NGA SULO GOZHINA*- DUMRE-Korrik 2021– Sapo lë kthesat e forta në dalje të fshatit Havaleas, rruga e asfaltuar dhe e mirë, merr një të përpjet për të dalë mbi një kodër të fshatit Vlashuk e që vazhdon kodër pas kodre, ku në të katër anët e horizontit shikon një pejsazh magjik… njëra pas tjetrës të shfaqen kodrat e mbjella me pemë frutore e me bimë medicinale. Ndonse je duke udhtuar në një makinë, vetja të duket sikur ke hipur në një ballonë, pasi udhëtimi mbi rrafshin e kodrave bën të mundur shfaqjen e njërit pas tjetrit të liqeneve të Dumresë, që mbajnë në jetë jo vetëm banorët e kësaj zonë, por dhe faunën e florën e saj tepër të rrallë.
Një fllad i lehët që na rreh ëmbël në fytyrë sa herë ulen xhamat e makinës e kur qëndron në ndonjë vend turistike të padashëm, kryqëzimi i rrymave të ajrit të sjell një qetësi të rrallë shpirtërore . Për momentin nuk të mungon asgjë, duke menduar se Zoti ka punuar shumë për ta formësuar këtë parajsë. Duke e vështruar masivin e kodrave që lagin këmbët në ujërat e Liqeneve, krijon iden se një piktor i talentuar, me penelin e tij, ka realizuar mrekullinë në telajon e Dumresë e që një vend i tillë gjendet rrallë në botën. Këtu, oksigjeni, gjelbërimi, kaltërsia e liqeneve si dhe tokat e mbjella me bimët e duhanit, grurit, misrit, jonxhës e plot asete të tjera, që banorët e zonës i kultivojnë si burim jetese, të kalojën ndërmend një qilim të stërmadh, të qendisur bukur nga duarët e artisve të Dumresë. Duke kaluar njëra pas tjetrës kodrat e mbjella me pemë frutore, Ullinj, Pjeshkë, Hardhi (rrush), si dhe bimë medicionale e aromatike; Dafinë, Sherebel, Rigon, Shafran, si dhe me vilat e banorve e të gjithë këtë mrekulli natyrore, ke mbëritur në qëndrën e saj Belsh, qyteti që ka bërë emër brenda dhe jasht vendit duke u mbipopulluar çdo ditë e më shumë nga turistët e vendit dhe të huaj. Dumreja njihet që nga lashtësia e deri në ditët tonë jo vetëm me historinë e saj, por edhe me legjendat, që janë pjesë e Mitologjisë Kombëtare.
Arif Tafani – Kësaj mrekullie, çdo ditë, me investimet tona, i shtojmë nga një asset…
Kryetarin e bashkisë Belsh, Arif Tafani e gjetëm në zyrë, madje duke pritur banorët e zonës…….. Jemi në një zonë të mrekullueshme që na i ka falur perndija, por edhe banorët e saj kanë ditur ta mbrojnë,- këto kanë qënë fjalët e para të kreut të bashkisë pas prenzantimit, -dhe më pas nuk ka nguruar që të na bëjë një shetitje buzë liqenit në shëtitoren ku përplasen ëmbël dallëgët e vogla të liqenit që i japin freski banorve të qytetit. Investimet e viteve të fudit kanë bërë që Belshi nga dita në ditë të mbipopullohet nga turistët e vendit dhe të huaj. Para shumë vitesh as që bëhej fjalë për hotele në qytetin e tonë, ndërsa tani hotelet janë shtuar, por nuk është e lehtë të gjesh vende të lira,nuk ka vende dhe ne, si bashki dhe kryesisht zyra turistike pranë bashkisë nga dita në ditë po inkurajon banorët e qytetit por dhe të krejt zonës për të ngritur bujtinat për turistë. Si bashki i kemi vënë vetes si detyrë për të arritur objektivin “një liqen, një asset turistik” dhe deri tani thuajse në shumë liqene ja kemi arritur. Banorët e fshatrave që janë me banim në brigjet e liqeneve kanë filluar të merren me këtë nisëm dhe them se veç aseteve të tjera buqësore, blektorale, një tjetër asset është dhe ngritja e bujtinave për të pritur turiste të vendit dhe të huaj. Ndryshe nga zonat turistike si në bregdet apo në mal ,ku turizmi zhvillohet sezonal në zonën e Dumresë, ai është vjetor. Në çdo fundjavë pranë liqeneve vijën qytetar nga Tirana, Elbasani, Peqini e Lushnja, nga Berati e Kuçova, por që të mos harrojmë se po çdo fundjavë vijnë edhe grupe turistike që tashëm janë bërë të përditëshëm. Janë dashur shumë punë, mund edhe djersë të bashkuara këto me investime nga taksat e banorve, qeverisë si dhe investime vetjake të banorve për të arritur rrezultate, ndonëse kemi shumë punë për të bërë. Zona jonë vijon- pak me mburrje kryetari, nuk njeh nocionet fshat apo qytet, – kjo kulturë që nga lashtësia, ne nuk i kemi ndar asnjëherë aktivitetet kulturore pasi nga vetë vendosja e planimetrisë të fshatrave të duken si qyteza të vogla më vete. Zona jonë ka historinë dhe legjendat e saj.
Për historinë dhe legjendat e zonës tonë Dumresë them t’ua lëmë historianve dhe vetë historisë të banorve që tregohet e kalon brez pas brezi për të mbritur deri në ditët tona. E tillë është njëra prej tyre, Bukuroshja e Fjetur, e Seferaj e plot të tjera.
Investimet zënë një vend të rëndësishmë tek banorët e zonës, pasi ne kemi rreth 32 mij banor të bashkisë, nga e cila vetëm një e treat e tyre jetojnë në qytet. Papunësinë e kemi në shifra të ulta, ashtu si dhe kemi në numër të kufizuar edhe familjet e trajtuara me asistencë. Një investim i rëndësishëm është ai në liqenin e Seferajt dhe në shumë liqene të tjera përreth, që për fatin tonë numrohen 84 të tilla, e që shumica presin investime të tjera.
Turizmi – zëri kryesor i ditëve të sotme
Cilido që kalon në rrugën në sheshkodrat syri të zë investimet që po bëhen në liqenin e Seferajt e në shumë liqene të tjera që kapin shifrën e mbi 2 milionë Euro, një tjetër investim është edhe ai për infrastukturën e fshatrave që lidhen mes njëri-tjetrit dhe atë me qytetin, qëndrën e bashkisë. Një vend të rëndësishëm zë zhvillimi i projektit turistik në Marinëz, Seferaj. Si dhe reabilitimi i shtigjeve turistike mes tyre e më gjerë. Një zë të vaçant zë dhe integrimi i turizmit vjetor, nisur kjo nga vetë klima që ofronë zona duke vënë në dispozicion, komoditetin, ushqimin bio, infrastrukturën e të tjera kërkesa që kanë turistët.
Buqësia – zë një vend të rëndësishëm, pasi vetë klima jonë bënë që të rriten llojshmërish bimësh edhe ato industrial. Të veçanta në zonën tonë janë rritja e prodhimi nga shafrani një bimë mjeksore dhe e tavolinës ushqimore, rigoni, rrëzëmarina, duhani sherbeli i kultivuar e plot të tjera bimë industiale. Një vend të dukshëm zënë edhe drithrat, gruri, misri, tërshëra, elbi e plot të tjera si jonxha, koçkulla, etj, që janë bimë industrial, por dhe që përdoren për ushqime për njerzit dhe për blektorinë. Në vitet e diktaturës rëndësi të vaçant kishin drithrat e bukës pasi në parimin “mbështetmi në forcat e tona”, e gjith toka mbillej me kulturën e grurit e misrit dhe prodhohej aq shumë sa për shirjen e tij duhej makina shirëse që në atë kohë ja vunë emrin “Dumraja” që sot ka ngelur për nostalgji. Një vend të rëndësishmë zë edhe prodhimi i gjallesave në liqenet, kryesisht llojt e veçanta të peshkut si dhe është krapi. Ndoshta fola shumë për buqësin por ajo zë një vend të vaçant pasi si dhe folëm pak më larët 78.6 %, të banorve jetojën në fshat.
Lashtësia dhe kultura – janë si dy pika ujë të lidhura ngusht me njëra tjetrën. Rrënjët e kësaj zonë si gjith shqipëria i kanë tek ilirët që kanë ecur ndërvite duke lënë gjyrmët e tyre. Të dhënave historike sipas studiuesve të kohës, si nisur nga një shkrim në ATSH,(kanë treguar se prejardhja nga lashtësia është ilire. mësëmiri këtë e tregon gërmimet arkologjike në Gradishtë, ku përfshihen disa periudha banimi si ajo e bronzit të hershëm, 3000 – 1100 p.e.s, periudha e Hekurit 1100 – 500 p.e.s, periudha antike Ilire, shek.V- I p.e.s. periudha Romake shek. I – IV e.s periudha e Antikitetit të vonë (shek. IV-VI e.s.), periudha Bizantine (shek.VII-XI e.s.), e deri në periudhën e pushtimit Osman (shek.XIV-XIX e.s.
Qyteti në lashtësinë e tij historike sipas gërmimeve në Gradishtë përmban gjetjen e një varri princëror, ku janë gjetur sende të shumta si helmeta, kazan bronzi, krater me voluta të cilat janë të ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Tiranës.
Belshi është një qytet me vlera historike të bazuara që nga shekulli IV p.e.s ku sipas historianëve njihet si një ish qendër urbane nga më pas u kthye në një qytet të fortifikuar i krahinës së Parthinve. Madje në programin e tij politik për shtetin e ri shqiptar, Sami Frashëri propozoi që kjo zonë të ishte kryeqendra e shtetit të ri shqiptar. Gjatë kësaj periudhe është zbuluar dhe legjenda për ekzistencën e një princi Ilir të quajtur Princi i Belshit. Varri i zbuluar është pikërisht dhe zanafilla e të dhënave historike të qytetit nga stolitë deri tek 70 objektet prej qeramike, arme, enë bronzi. Vlerat Arkeologjike të qytetit tregojnë për elementë tepër interesant ku dallon gjetja e enëve qeramike (baltë e pjekur) shek. IV-II p.e.s. të periudhës qytetërimit ilir. Vlen të përmenden objektet siç janë enë balte pa vegje, me një ose dy vegje, portrete të ndryshme në terrakotë, stoli prej ari, enë prej bronxi, monedha, figurina dhe pllaka relievi, byzylyk argjendi, enë për pije me figurën e Afërditës, karfica dhe gjilpëra argjendi etj.
Aktivitete kulturore për fëmijë dhe për të rritur – janë një sërë aktivitetesh të zhvilluara në Belshin e “Rilindasit, Samiut” apo dhe të “Bukuroshes së fjetur”. Një nga aktivitetet që ka mbetur në mendjen e banorve të Dumres është eventi Mis&mister, Cilder që u zhvillua në sheshin qëndror të qytetit, buzë liqenit me producente Albana Cakshirin. Por edhe aktivitete të tjera kulturore janë zhvilluar në këtë qytet dhe në shumë fshatra atje ku banorët jetojën pranë liqeneve.
Kultura – Janë me qindra aktivitete kulturore të organizuara edhe në kuadër të ditëve festive dhe ditve të programuara nga sektori i cultures. Emër dhe gjallëri kulturës së Belshit i ka dhënë Ansambli Folklorik, i cili ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike kombëtare të organizuara në Gjirokastër, ku ka marrë edhe çmime si dhe ka marrë pjesë edhe në festivalin ndërkombëtar në Toskana të Italisë, ku u vlerësua me çmimin e dytë. Zona ka dhe veshjet e saj karakteristike, të cilat janë 5 kostume që prodhohen në mënyrë artizanale në Belsh nje nga familjet me te mëdha është familja Hysa. Kjo tregon se Kultura e Belshit është e lashtë dhe e pasur sa dhe vetë historia e këtij qyteti. Ajo ka këngët dhe vallet e saj karakteristike, këngët e Belshit këndohen me iso polifonike. Ato shpesh shoqërohen dhe me valle, e cila është e veçanta e kësaj zone. Belshi ka edhe një shtëpi kulture model për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, për nga ana e kulturës dhe traditës që e ruajnë me aq kënaqësi dhe po e kalojnë tek brezat e ardhshëm njerëz të njohur për këtë zonë si : Qemal Fejzo, Petref Hysa dhe Shefqet Tafani.
Projektet – janë një sërë projektesh të cilat nga dita në ditë ndryshojnë pamjen e të gjith Dumresë me epidëndrën Belsh. Mes shumë projekteve janë dhe ato të infrastrukturës si dhe një i vaçant është edhe “Shtigjet Turistike në Liqenet e Belshit”. Mrekullisë që çdo ditë me investimet tona i shtojmë nga një asset, përfundon prononcimin e tij kryetari i bashkisë Arif Tafani .
Një e pisod i pa harruar
Në kujtimet e mija mes shumë episodeve të fëmijërisë më ka ngelur në mendje edhe makina shirëse “Dumreja”, ishte një makineri shirëse e madhe e ndërtuar në atë mënyrë që të shinte të mbjellat e lashta si grurin, koçkullat, elbin, tërshërën, jonxhën, sojën etj. Mbaj mend se në ato rrugët e pa shtruara që herë pas here i gërryenin shirat e prillit e majit, bëheshin të pa kalueshme dhe kur vinte vera e koha për të shirë të lashtat shumë punëtor rreshtoheshin pas dhe në ansoret e kësaj makinerie gjigante e lidhur me litar për të mbajtur ekulibrin në rrugët e pjerta me qellim që makineria të mos përmbysej. Cili do person që ka banuar në fshat të moshës mbi 60 vjet sot, duhet ti mbajnë mend mirë këto episode që ndodhnin në fillimin e korrje-shirjeve. Një aksion që qeverria e diktaturës e fillonte me tambura e saze nga korrja e shirjeve deri në ngumbullimin në makazinat e shtetit.
Ky episod më më vjen në mendje teksa udhtoj për në Belsh.
Më herët : Një ftesë e bërë nga Dr. Profesror Nikollaq Bardhi bëri që të udhtoja drejt qytetit të Belshit dhe që vetë rruga nga Berati për në Belsh kalonte nga Kuçova në një rrugë turistike e asaj paranomike. Duke përshkruar këtë rrugë magjike si dhe takimet me kryetarin e bashkisë dhe me shumë banorë të zonës bëri që të kaloja një ditë të mirë e mbresëlënse, jo vetëm nga pritja, por dhe të mësoja shumë nga historia e legjenda e Belshit e të krejt Dumresë. Duke marë me vete kënaqësin e një kafeje buzë liqenit para bustit të Rilindasit Sami Frashëri dhe Bukuroshes së fjetur, si dhe shijimin e kafesë nga një bukuroshe, kamarjere me sytë e kaltër si të liqeni dhe mikpritjen e kryetarit Tafani u largova për të renditur rrugës reportazhin si dhe mendimin për t’u rikthyer sërisht një ditë në Belshin magjik.