Një CV e Nolit për 25 vjetorin e klasës se tij në Haward . Noli u mbajt internuar në Ellis Island për disa kohe/
Nga Rafael Floqi/
Për figurën e Fan Nolit është folur shumë por sidoqoftë çdo dokument autentik ka rëndësi Rastësisht duke kërkuar për diçka tjetër hasa në ketë botim të Hawardit të bërë me rastin e 25 vjetorit të Klasës të ndjekur nga Noli në vitin 1912
Libri është hartuar nga sekretari RAYMOND S. WILKINS i cili me rastin e botimit me 14 Maj 1937 shkuante “ Kam besim the pres që ju të gjithë të bini dakord se ky libër është me vlerë dhe i këndshëm. Libri është ndërtuar në baze të corucilim vitae të studentëve dhe te fotografive te tyre. Wilkins i cilëson ato si një tregim i detajuar personal me vetëpërmbajtje, modesti, heshtje, drojë, inerci, vetë-ndërgjegje, për të përmendur vetëm disa nga karakteristikat, që çuditërisht shihen edhe ne këtë CV të Nolit. E rëndësishme është se në ketë libër libër ka lënë edhe një biografi CV me dorën e tij, vetë Fan Noli i cili ndoqi kolegjin e Hawardit nga viti 1909-1912dhe u diplomua me notën AB cum laude. Është interesant fakti se në këtë vit kur është botuar kjo CV Noli vetë deklarohet si i tërhequr nga jeta politike dhe i përkushtuar punës kishtare dhe muzikës.
“Pasi u ktheva në Shtetet e Bashkuara në 1931 kam qëndruar jashtë politikës. Dhe unë tani jam duke studiuar muzikë, duke trajnuar koret për kishat e mia dhe shkruar sonata, fuga dhe koncerte për kor dhe orkestër. Kjo tërheqje dhe vetë deklarim i Nolit siç duket lidhet me faktin që pikërisht pasi qe kthyer në Amerike, pas Revolucionit të Qershorit dhe pas pjesëmarrjes në KONARE dhe në veprimtari revolucionare dhe si pasojë edhe e spiunimeve të ndryshme edhe nga vetë brenda diasporës si dhe nga prishja e marrëdhënieve me Konicën. Noli është mbajtur i Internuar “me kërkesë të mbretit” në Ellis Island për një farë kohe, siç pohohet edhe në Librin “ Emigrantë të shquar në Ellis Island” , pohohet se ai është mbajtur aty në Tetor te vitit 1932. Ne fakt sipas faqes Acenstry.com Noli kërkesën për remigrim e kishte bërë me kërkesë të Vatrës.
Ja çfarë shkruan në jetëshkrimin e vet Fan Stilian Noli.
FAN STiLIAN NOLI
LINDUR në Ibrik Tepe, Adrianopojë, Turqi, më 6 janar, 1881.
PRINDËRIT: George Stilian Noli, Maria Golaçi.
STUDIOI NË: Gjimnazin grek, Adrianopojë, Turqi.
NDOQI KOLEGJIN : 1909-1912. DIPLOMUAR me A. B. 1911.
I pamartuar.
PROFESIONI: Peshkop i Kishës Shqiptare në Amerikë.
ADRESA: 16 Blagden St., Boston, Mass.
Pasi u ktheva në Shtetet e Bashkuara në 1931 kam qëndruar jashtë politikës. Dhe unë tani jam duke studiuar muzikë, duke trajnuar koret për kishat e mia dhe shkruar sonata, fuga dhe koncerte për kor dhe orkestër.
PUBLIKIME: “Historia e Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Luftërat e tij kundër turqve, 1414-1468, “(në shqip);
Poezi të botuara në gazeta të ndryshme shqiptare.
Kam përkthyer në shqip: Libra të Shërbimit të Kishës Ortodokse Shqiptare;
Nga William Shekspiri, Hamletin, Othellon, Makbethin, Julius Caesarin,
Nga Henrik Ibsen: Armikun e popullit,
Nga Lady Ingerd i Osterrad;
Nga Blasco Ibanez: Kasollja;
Nga Edgar Allan Poe: Korbi;
Nga Henry Wads Worth Longfellow: Scanderbeg, nga Rrëfenjat e Hanit anës rrugës: Skënderbeu,
Nga Miguel de Cervantes Saavedra: Don Kishoti; nga Omar
Khayam: Rubaiat; si dhe poezi të ndryshme dhe tregime të shkurtra të publikuara në
gazetat shqiptare.
Kam hartuar dhe redaktuar në gjuhën shqipe: Një libër himnesh fetare për kor të përzier, që përmban një shkrirje mes riteve te kishës Ruse dhe Bizantine, me tekst shqip për katër zëra.
PERGJEGJESI DHE OFIQE:
Redaktor i gazetës shqiptare “ Dielli” Boston, 1915-1916; president i Federatës Shqiptare të Amerikës “Vatra” 1915-1918;
president i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, Zvicër, 1920-1921,
1924, anëtar i Parlamentit shqiptar në Tiranë-Shqipëri,
1920-1924; Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, 1922,
Peshkop Mitropolit i Durrësit dhe primat i Shqipërisë, 1923-1924;
Kryeministër dhe duke vepruar si regjent i Shqipërisë, 1924.
Anëtar : i Kishës Shqiptare të Shën Gjergjit, Boston, Massachuset.