• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY MUZIKANTË SPANJOLL KONCERT NË DURRËS

June 24, 2015 by dgreca

Shkruan: Kadri Tarelli/

Këto dit të mes qershorit 2015, një ngjarje e rrallë për qytetin dhe jetën artistike në Durrës. Klubi i artit dhe kulturës “Sigal”, në bashkëpunim me ambasadën e Spanjës në Shqipëri dhe shoqatën “Syri blu” në Tiranë, organizoi në mjediset e tij, një koncert me muzikë nga Spanja. Dy muzikantët u pritën nga artdashësit durrsak me ngrohtësi e duartrokitje. Salla u mbush plot e përplot si rrallë herë.Për të qënë të vërtetë e të saktë me veten dhe qytetarët, duhet thënë se janë të shumta veprimtaritë artistike që organizon kjo qendër në qytetin tonë bregdetar, për gjatë gjithë vitit. Mjafton të përmend se vetëm brenda Qershorit, në një muaj dit, janë zhvilluar katër veprimtari të tilla, të ndryshme në emërtim, pamje, lloj e përmbajtje, por që i lidh e i përshkon i njëjti fill i përbashkët, që është arti me mesazhet universale për shpirtin dhe të bukurën, për fjalën dhe vlerat njerëzore, për letërsinë, poezinë, historinë, pikturën dhe muzikën. Janë veprimtari që mbushin boshllëkun artistik të qytetit, duke ndihmuar sado pak në zhvillimin dhe mbajtjen gjallë të traditës artistike e kulturore të Durrësit të lashtë tremijëvjeçar. Për këtë duhen falënderuar dhe përshëndetur ideatorët dhe organizatorët.

Për të pasur një ide më të plotë mbi veprimtaritë e fundit të kryera në këto mjedise, po përmend shkurt vetëm katër prej tyre:Si fillim: mbrëmje poetike organizuar nga poeti dursak Ruzhdi Gjolaj, i cili në një formë tepër origjinale, recitoi para publikut pjesë të zgjedhura nga veprat e tij.

Pa kaluar java, shkrimtarja durrsake Vitori Xhako, përmes emocioneve të forta, paraqiti librin e saj të fundit “Mos m`i vrisni arinjtë e bardhë”. Veç shkrimtarëve dhe artistëve durrsak ishin të pranishëm edhe shumë të ftuar nga Tirana dhe Elbasani.

Një tjetër veprimtari që meriton të përmendet është takimi muziko-letrar, kushtuar 101-vjetorit të vdekjes së Kolonelit hollandez Tomson. Me këtë rast studjuesit Fluturak Germenji publikoi librin “Koloneli Tomson. MISIONI HOLLANDEZ”, kushtuar këtij ushtaraku e burrë shteti, që dha jetën për çështjen shqiptare, në moment të vështira të historisë sonë të trazuar të viteve të para pas pavarsisë. Historian dhe studjuesi durrsak Skënder Lila, njohës i mirë i ngjarjeve të atyre viteve, vlerësoi lart librin dhe punën e autorit, sepse me dokumenta paraqet dhe plotëson më së miri, atë periudhë tragjike për historinë e ngatwruar tw Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në këtë hulli artistike është edhe koncerti i dy muzikantëve spanjoll, Daniel Bellon dhe Diego Maceiras. Të dy në moshë të re, rreth të tridhjetave, virtuozë në lojën e tyre muzikore në gajdë dhe fizarmonikë, shumë të njohur në Spanjë e vende të tjera, së fundi edhe tek ne në Shqipëri e në Durrës. Ata sollën për artdashësit durrsak muzikë folklorike tradicionale të krahinës së Galicisë në Spanjë, ritme muzikore të shpejta, të hareshme, do t`i quaja të nxehta, që burojnë e i shkojnë përshtat një populli gazmor e me shpirt të ndezur mesdhetar, siç janë spanjollët. Duartrokitjet e publikut i shoqëruan të gjitha pjesët. Çuditërisht gjuha e muzikës s`do përkthyes. Ajo i kapërcen kufinjtë e shteteve dhe dallimet mes popujve. E bukura është e bukur, pëlqehet nga të gjithë, pavarësisht vendit nga vjen.

Urime më të mira organizatorëve të klubit “Sigal”, për veprimtari të tjera artistike po kaq të bukura e të dobishme.

Ne Foto: Daniel Bellon, djathtas dhe Diego Maceiras.

Filed Under: Kulture Tagged With: dy muzikante spanjoll, Kadri Tarelli, në Durrës

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT