• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Deivis Ajazi, një histori rrëqethëse e adoleshentit shqiptar

July 12, 2016 by dgreca

Odiseja nga 28 gushti, deri 16 shtator 2015…Tani kam vendosur: Në Shqipëri nuk kthehem kurrë. Edhe sikur me jetë ta paguaj, aty nuk kthehem./
Nga Arben Progonati/
E njoha rastësisht në FB. Duke parë disa nga librat e mi më bëri kërkesë dhe më ftoi në një bisedë. Më tregoi se kishte një jetë të vështirë për mbijetesë në Shqipëri dhe për shumë arsye për të parë të ardhmen mori rrugën e emigracionit.  Kur i lexoja rreshtat e tij shumë gjëra më dukeshin të pabesueshme.  Skena si në filmat hollivudianë. Udhëtime që nuk mund ti mendojë arsyeja njerëzore në shekullin e XXI. Në një moshë të adoleshencës merr përsipër veprime dhe lëvizje që si bën dhe një i rritur. Dhe të gjitha këto në emër të mbijetesës apo për ti shpëtuar një gjakmarrjeje.  
Ja si shkruan ai në ditarin e tij:
“Quhem, Deivis Ajazi! Me origjinë jam nga Lura. Prindërit kanë disa vite që kanë ardhur në Tiranë. Banoja në Tiranë,  lagja “Lura”. U zhvendosëm nga Lura për problem hasmërie, siç më thoshin prindërit. Babai im quhet Arben Ajazi.  Kur më thoshin çështje hasmërie, nuk e kuptoja, pasi isha I vogël dhe prindërit I shikoja si të trembur. Nuk e mora vesh kurrë të vërtetën e hasmërisë. Kjo gjendje më bëri të mendohesha gjatë të ikja përfundimisht nga Shqipëria. Nuk shikoja asnjë të ardhme. Mendoja vetëm ditë e natë vetëm të ikja. Të ikja larg nga vendi im, nga të dashurit e mi. Nuk gëzoja asgjë si fëmijë, nuk gëzoja asgjë si bashkëmoshatarët e mi. Nuk dija kush ishin lodrat, gëzimet, festat, akulloret, topi, miqtë e moshës. I mbyllur në vetminë time nag skamja dhe gjakmarrja. 
Isha vetëm 15 vjeç kur mendova të largohesha përfundimisht nga Shqipëria. Nga Shqipëria jam nisur më 28 gusht 2015.  Jam nisur nga Durrësi në drejtim të Italisë, brenda në kamion.  Do pyesësh ku e gjeta kamionin? Tek parku afër doganës. Pyesja nga ishin kamionët, ku shkonin etj…Pashë një kamion me targa italiane, gjeta momentin dhe u struka brenda saj. Nuk më pa askush. Kisha ca bukë dhe një shishe ujë me vete. Nuk e di sa orë udhëtova. Kisha sajuar një të çarë nga mushamaja e kamionit dhe shikoja ku ecnim. Kur kishte kaluar mbi 10 orë udhëtim, kamioni ndaloi shumë gjatë. Dëgjova çelësin e derës së kamionit që u mbyll. Ishte natë. Zbrita me frikë. Eca rrugë pa rrugë deri sa pashë një kioskë. U ula në një stol afër saj. Pas disa orësh shkova afër vendit ku ishte kamioni që më solli. Pashë shumë kamionë të tjerë. Shikoja vetëm targat të mos thoshte Albania. Hipa në një kamion që me sa dukej ishte me targa spanjolle. Prapë nj udhëtim shumë i vështirë. Mbi 20 orë me disa ndalime të shkurtra. Kur zbrita isha i dërmuar. Kisha ca euro me vete. Shkova në një supermarket bleva ujë një bukë dhe dhe pak djathë. Oh sa më shijuan. Ne Spanjë kam fjetur nëpër lulishte natë dhe ditë dhe bukë haja një herë në ditë. Mbas disa ditësh takova rastësisht disa shqiptar, ata me pyeten pse je këtu, çfarë bën? Un ju tregova të vërteten mirëpo edhe ata donin të iknin për Angli pas Spanjës. U bëmë grup. U lidhëm dhe po bënim plane se si të iknim në Angli. U hodh ideja të shkonim në Holandë….Prej andej thoshin se është më lehtë, ka më shumë lëvizje dhe ka më shumë komunikim. Vendosëm të shkonim me tren për në Holandë.  Aty ndenjëm disa ditë duke marr informcion se ku qëndronin kamionët që niseshin për në Angli. Rrinim dhe me frikë. Kudo ishte policia. Sa mërzitje, sa problem që ishte. Unë nuk isha larguar asnjëherë nga familja jo më nga Shqipëria. Ditë tepër të vështira,. Ankth! Së fundi e gjetëm kamionin. U futëm në një rrëzë në fund sa nuk na vinte ajër fare. Rrija i strukur si harabel i frikësuar. Nuk e di se sa orë, ditë, natë shkoi udhëtimi, por di se në një moment më ra të fikët. Shokët e mi kishin marrë ujë me vete dhe mezi më sollën në terezi. Një udhëtim i pabesueshëm, më keq se në filma.  Kam luftuar me vdekjen. Por fati ishte i keq. Sa mbërritëm në Angli na kapi policia. Ishte 16 shtator 2015! U tremba! U tmerrova! Thashë tani është fundi im. Na çuan në rajon të policisë. Sërishmi më ra të fikët. Nuk isha mësuar me ngjarje të tilla. Nuk dija si ishte bota, pasi isha i pa dalë.  Kisha ndjenjë pasigurie. Policët më çuan në spital. Panë gjendjen time të stersuar dhe menduan se mos u ngelesha në dorë. Pas daljes nga spitali erdhën dhe më morën dy gra  të cilat më çuan në një familje angleze për tu kujdesuar për mua. U kam borxh jetën…Deri këtu diçka po shkon mirë. Se di në çfarë shinash do ecë jeta ime…jam në pritje!
 
Tragjedia familjare
Familja ime është në hasmëri me vite për çështje tokash.  Familja me ët cilën kemi hasmëri për vite me radhë i bën presion familjes time ti japim tokën aty ku kemi shtëpinë, madje së bashku me shtëpinë.  Prindërit më thoshin mos u mërzit, familja jonë nuk u ka borxh tokë askujt. Disa herë kemi pasur dhe përleshje fizike me ata që na kërkojnë tokat. Disa kohë ra në heshtje kjo punë. Por muajt e fundit nisi më keq. Çdo ditë presione shantazhe,m kërcënime për asgjësim fizik. Një jetë e padurueshme dhe tepër e frikshme. Policia ka ardhur disa herë dhe së fundi ka thanë u lodhëm me ju, zgjidheni me njeri-tjetrin. Pra ishte një polici e dobët, e pafuqishme para të fortëve. Familja që na ëkrcënon, para disa vitesh ka vrarë një të afërm të fisit tonë. Ata janë fis i madh që kanë emër për ët fort dhe pol mos respektim ligji. Pra ligjin e bën i forti.  Të gjitha këto kanë ndikuar në personalitetin tim. Frikësohesha nga çdo gjë. Shokët më tokshin frikacak dhe më trajtonin keq. Disa prej shokëve më bënin presion të miresha dhe të përdorja drogë.  Më ofronin në grupin e tyre dhe më bënin presion të vidhja.  Kur nuk zbatoja urdhrat e tyre ata më rrihin dhe ma bënin trupin pis të zi nga goditjet. Shkoja në shtëpi duke thithur lotët dhe mundohesha që prindërit ët mos merrnin vesh.  Por më vonë edhe ata e morën vesh të vërtetën por nuk kishin fuqi vepruese. Nuk kishin mbështetje. Nga këto halle babai filloi të pinte dhe të bëhej dhe ai i dhunshëm në familje. Unë kam një vëlla dhe një motër. Shumë herë shikonim që babi vinte dorë tek nëna por edhe tek ne. Babai nuk punonte por ato çka kishim kursyer i linte në lokal duke pirë ditë e natë. Një gjendje alarmante. Unë nëna, motra dhe vëllai nuk kishim mbështetje tek askush . Të vetmit që na ndihmonin ishin dajallarët. Ata na ndihmonin dhe na dërgonin para dhe ushqime që të mbanim veten gjallë. Këto ishin arsyet që u largova. Këto ishin ato që ma bënë jetën sterrë në Shqipëri. Tani kam vendosur: Në Shqipëri nuk kthehem kurrë. Edhe sikur me jetë ta paguaj, aty nuk kthehem.

Filed Under: Komente Tagged With: Deivis Ajazi, e adoleshentit shqiptar, një histori rrëqethëse

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT