• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rrëfimet e djalit nga Hoti

June 15, 2015 by dgreca

  -Refleksione për librin “Djali nga Hoti” të Kolec Traboinit /
Nga Sazan GOLIKU /
Një fletore hartimesh në frëngjisht e një nxënësi (më saktësisht të babait të vet) të vitit 1905, i kanë shërbyer Kolec Traboinit për të krijuar një libër me 29 rrëfime për fëmijë, çfarë shënon prurje të re, anipse rrëfimet janë të hershme të një kohe mbi një shekullore, por për shkak të veçorive të moshës nuk duket dhe aq larg. Bota e fëmijëve në të gjitha kohërat ka edhe të përbashkëta, si ëndërrimet, miqësinë, dashurinë, respektin, dëshirën për zbavitje dhe etjen për dije, siç shkruan autori Traboini në rrëfimin e parë në hyrje “Rrëfim i vogël për atin tim”. Letërsia për fëmijë e shekujve të kaluar lexohet aq mrekullisht edhe sot. Teknika dhe teknologjia e ka lehtësuar jetën, por nuk e ka ndryshuar shumë njeriun, i cili shpesh i lodhur nga jeta moderne, ku gjithçka vrapon pa të lënë kohë as të soditësh hënën e yjtë, zogjtë në fluturim, kaprojtë në pyll, lëndinat me lule, krahët e fluturave, xixëllonjat e buzëmbrëmjes, lulëkuqet e manushaqet. Pra, në këtë lodhje ai shpesh i kthehet natyrës plot dëshirë. Dhe natyra nuk ndryshon dhe aq në kufijtë e një shekulli. Ajo është shlodhëse dhe frymëzuese. Në natyrë njeriu gjen prehje e gëzim dhe në rrëfimet e një kohe të largët vihet re më shumë prania e natyrës se sa e teknikës dhe makinave që herë herë nëpër qytete të zënë frymën. Rrëfimet janë të gjitha të ilustruara dhe i takojnë asaj moshe kur fëmijët kanë mësuar të lexojnë dhe dëshirojnë edhe ata të kenë bibliotekën e tyre me libra të formatuar si ato të rriturve. Libri “Djali nga Hoti”, nga kjo malësi shqiptare e ndarë në mes të dy shteteve Shqipërisë e Malit të Zi, e dënuar të jetë dy gjysma, shpalos rrëfenjë pas rrëfenje ndodhi që e mbushin jetën e fëmijëve me mbresa të pashlyeshme nga koha kur kjo ndarje ende nuk kishte ndodhur. Ky libër plotëson një zbrazëti, atë të periudhës së jetës së fëmijëve shqiptarë para pavarësisë, me ngjarjet, mendimet, botën dhe ëndërrimet e tyre. Titulli i librit është mjaft domethënës, sepse personazhi që rrëfen ndodhitë është një djalë nga Hoti që ka zbritur në Shkodër për të mësuar në Shkollën Teknike Tregtare Italiane, ku mësohej gjuha shqipe krahas gjuhëve të tjera. Rrëfimet janë të shkurtra, subjektet janë të thjeshta duke përfshirë ato që ndërtohen si fabula, të cilat kanë për bazë cilësitë morale që duhet të fitojë një fëmijë, e mira dhe e keqja, jeta në Malësi me vështirësitë e saj, por edhe ngjarje nga qyteti i Shkodrës, gjithnjë të lidhura me botën e fëmijëve. Veç djalit nga Hoti, që është rrëfimtari, libri ka personazhe, të mirë por edhe ndonjë me vese, njerëz me shpirt të madh, por edhe kurnacë e gënjeshtarë. Bie në sy edhe ndjenja e miqësisë mes nxënëseve, të cilët e ndihmojnë njëri-tjetrin, si dhe dashuria dhe respekti për mësuesit e shkollës. Një rrëfim tregon për ditën e karnavaleve të qytetit, një tjetër se si pa pritur ra zjarr në shkollë. Ka dhe ndonjë aventurë të rrezikshme kur nxënësi Mateo me babanë e vet mbetën të bllokuar nga ariu në pyll ose në rrëfimin “Ujku në mal” që tregon çfarë ndodhi kur Pali u gjend i sulmuar nga ujku, fabulat për fluturën dhe mizën etj. Në mendje të mbesin Toma, vogëlushi bujar që dhuratën e ditëlindjes së vet ia fal një të varfëri, shëtitja e Luizës me babanë në pranverë, Gjergji dhe bërthama e pjeshkës, Gjoni, fëmija i pabindur, ndarja me mësuesin, festa në Malësi, marangozi i ndershëm që riparon dollapin e vjetër, një tregim për Gjergj Uashingtonin kur ishte fëmijë etj. Ky libër ka dhe magjinë e vet; me thjeshtësinë në të shkruar, me ato ngjarje të pabujë që e rrethojnë jetën e nxënësve, të mbushur me mbresa, do t’i nxisë lexuesit e vegjël të tregojnë e shkruajnë edhe vetë, sepse kësisoj ata do të mësojnë të rrëfejnë e kjo është shkolla e parë në krijimtari për ata, të cilët ëndërrojnë që kur të rriten të bëhen pse jo edhe shkrimtarë.

Filed Under: LETERSI Tagged With: e djalit nga Hoti, Kolec Traboini, Rrëfimet, Sazan Gjoliku

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT