• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Ditën e falenderimeve

November 28, 2015 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/
Mënyra më e thjeshtë për ti dhuruar mirënjohjen dikujt është ti thuash faleminderit. Për disa njerëz që nuk i japin vlerën e duhur kësaj fjale, të paktën SHBA e kanë njohur si festë zyrtare dhe e festojnë të enjten e katërt të çdo muaji nëntor. Ceremoni të mëdha organizohen me këtë rast në Amerikë, me lutje, muzikë, parada, lojra futbolli, ndarje dhuratash me ushqime për familjet e varfëra e njihet kryesisht si festë familjare, ku gatimi tradicional është gjeli i detit dhe keku me kungull të pjekur.
Por mos të harojmë se kjo datë shërben edhe për të rikujtutuar njerëzimin se mirënjohja ekziston duke thënë faleminderit. Me ligjërimin e festës së falenderimeve (Thanksgiving) mendoj se në një farë mënyre “i tërhiqet veshi’ ose vëmendja dikujt që haron “ose bën sikur haron” se ka për të falenderuar dikë (qoftë edhe pjestar i familjes) në këtë ditë të veçantë për të mirën që i ka ofruar sado e vogël apo e madhe të ketë qenë ajo.
Ngjarja që amerikanët zakonisht e quajnë “Thanksgiving e parë” u festua nga pelegrinët pas korrjes së tyre të parë në botën e re në vitin 1621, festë që zgjati tri ditë. Si festë në shkallë vendi u festua në vitin 1789 kur President ishte George Washington, ndërsa në vitin 1863 gjatë luftës civile Presidenti Araham Lincoln e shpalli si ditë kombëtare. Dita e falenderimeve bën pjesë në sezonin e gjerë të festave.
EZ Grill Restorant në Bronx dhe Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane (The Women’s Org. “Hope & Peace”) për të festuar këtë festë edhe ndër shqiptarët në Bronx – New York mblodhën rreth tryezës së ngrënies disa mysafirë për ti shprehur në një farë mënyre mbështetjen e mirënjohjen që kanë marë ndër vite nga disa njerëz të mirë të komunitetit tonë. Të pranishëm ishin N/Kryetari i Federatës Pan Shqiptare “Vatra” Z. Asllan Bushati me bashkëshorten Znj. Lume Bushati dhe vajzat Arkloda dhe Arela, Lideri i komuniteteve në Bronx dhe miku i shqiptarëve Z. Joseph Thompson, i cili njëherësh ka mbështetur Assamblyman Z. Mark Gjonaj në fushatat e tij elektorale si dhe komunitetin tonë në shumë iniciativa, ish e persekutuara politike dhe nëna e devotshme Znj. Dava Mirakaj, aktivistja e njohur Znj. Dardanesha Gashi, skenografi dhe piktori i talentuar Z. Astrit Tota, agronimi shqiptar Ndoc Gjeçi së bashku me gruan Znj. Drane Gjeçi, aktivistja për të drejtat e të verbërve Znj. Diella Smokaj me bashkëshortin, infermierja amerikane Znj. Shony R. Motos – anëtare e organizatës së gruas “Hope & Peace”, etj.
Ushqimi në restorantin EZ Grill ishte i një cilësie të mirë, të gjithë mbetën të kënaqur. Në tavolinat e pastra, shtrurar bukur e me shije, nuk mungoi vera e pijet e ndryshme, gjeli i detit dhe ëmbëlsira tradicionale.
Pas bisedave që rodhën natyrshëm nga gjithëseicili, festa mori ngjyrat e një feste familjare. Pronarët e lokalit bashkëshortët Teuta dhe Edmond Bollo, këta njerëz të mirë shqiptarë, që edhe pse një vit kanë që e kanë hapur bisnesin e tyre në Bronx, për çdo festë tregojnë dashamirësinë e tyre duke u servirur klientëve të tyre edhe ushqim falas, apo suportuar festa të ndryshme me gatimet e tyre. Restoranti EZ Grill ka një ambjent të bukur me lule, piktura dhe mbahet shumë pastër. Për kujdesin që Teuta dhe Edmondi tregojnë ne mirëmbajtjen e tij  janë vlerësuar me Titullin “A” nga Shërbimet Higjenosanitare në New York, ky stimul i jep kurajo atyre për të ecur më shumë përpara në bisnesin e ri. Teuta si anëtare e organizatës së Gruas “Hope & Peace” u angazhua shumë që dreka e festës së Falenderimeve të kalonte sa më mirë, gëzueshëm e me gatime të pëlqyeshme. 
Siç thamë më sipër dreka kaloi si një feste familjare, pasi Dardanesha, Dava, Asllani, Astriti, Diella apo dikush tjetër solli aty copëza kujtimesh nga jeta e veprimtaria e tyre në Shqipëri si dhe vështirësitë që kanë hasur në fillimet e veta në emigracion, mikëpritjen që kanë gjetur nga bashkëatdhetarët edhe pse të panjohur më parë në Amerikë. Jemi emigrant në këtë vend e një pjesë e jona nuk i kemi afër pjesëtarët e tjerë të familjes, pra kemi nevojë për mbështetje, veçanerisht në sistemimin me një punë për të mbajtur familjen. Emigracioni duke mos qenë i lehtë, na ka krijuar mundësinë që të jemi të lidhur me komunitetin tonë apo të huaj dhe ky është një tregues i mirë për një shoqëri të shëndoshë e bashkëjetesë të mirë mes njëri tjetrit, pasi paqja e harmonia sjell gjithmonë suksesin e përparimin e një vendi.
   Organizata e Gruas “Hope & Peace” ndau disa Çertifikata Mirënjohje për gratë e pranishme. Z. Joseph Thompson pasi përshëndeti pjesëmarrësit dhe vlerësoi shumë punën e Z. Mark Gjonaj, e organizatës së gruas “Hope & Peace” i dhuroi Çertifikatë Mirënjohje Znj. Dava Mirakaj, si nënë e mrekullueshme, qëndrestare gjatë viteve të komunizmit në Shqipëri, e cila edhe pas arrestimit të të shoqit të ndjerit Mois Mirakaj nuk u përkul para vështirësive por me forcën e guximin e saj arriti të përballojë të keqen e kohës. Znj. Dardanesha Gashi i dha Çertifikatë Mirënjohje Znj. Lume Bushati, si nënë shëmbullore për fëmijët e saj dhe si veprimtare humane në komunitet.  Znj. Teuta Bollo si nënë e bashkëshorte e kujdesshme dhe si një pronare bisnesi me prespektivë suksesi Çertifikatën e Mirënjohjes ja dha Z. Joseph Thompson. N/ Kryetari “Vatrës” Z. Asllan Bushati pasi bëri përshëndetjen e rastit dhe bëri një pasqyrë pozitive për të gjithë të pranishmit, ju dha roli i përkthyesit në këtë event të bukur e të paharuar.
Festa në EZ Grill Restorant kaloi këndshëm edhe nën tingujt e muzikës shqiptare dhe amerikane e nën urimin “Faleminderit”. Por një falenderim të përbashkët duhet të japim për Z. Mark Gjonaj, i cili çdo vit për Festën e Pavarësisë vendos në Bronx, Brooklyn, Queens, Staten Island dhe Westchester flamujt shqiptar dhe amerikan, 300 flamuj të tillë përshkojnë këto rrugë e qyteteve nën madhështinë e përjetshme. Të shpresojmë që edhe në Shqipëri të ligjërohet kjo ditë si festë zyrtare, kanë shumë për të thënë shqiptarët si më fal ashtu edhe faleminderit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: e falenderimeve, Mimoza Dajci, Ne diten

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT