Intervistoi: Rafael Floqi/
Në këtë kohë që Rusia po e shndërron krizën ndaj Krimesë në atë që ministri Jashtëm Anglez e quan kriza më e madhe e shekullit te XXI, ne biseduan me djalin e ish- presidentit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Sergej Krushov i cili jep mësim si profesor në Universitetin Broën. Ai u largua nga Bashkimi Sovjetik me 1991 dhe u vendos në SHBA. Ai është kuratoiri i kujtimeve të babait të vet, por dhe një njohës dhe analist i çështjeve të Evropës Lindore ,dhe sidomos, atyre ruse. Sergej Nikitich Hrushov ka lindur më 3 korrik 1935 në Rusi dhe banon në SHBA, ku është bashkëpunëtor i vjetër në Ëatson Institute for International Studies në Universitin Broën në Providence, në Rhode Island. Ai mban ligjërata për luftën e ftohtë dhe është këshilltar i Muzeut të Luftës së Ftohtë.
Sergej , si e vlerësoni situatën aktuale në Ukrainë dhe në Krime?
-Ne Ukrainë po përjetojmë revolucionin e dytë pas revolucionit të vitit 2004 kane ndodhur 2 revolucione. Të bësh një revolucion do të thotë të mos përfillësh çdo ligj dhe ta marrësh pushtetin me force. Ata rrëzuan qeverinë dhe ata vendosën me vendim të gjykatës kushtetuese qeverinë e tyre. Dhe kur ndodh kjo edhe rajoni merr shembull.
Ju duhet ta kuptoni se ukrainasit nuk janë pro rusë. Ukraina është një shtet i ri i krijuar 15 vite më parë. Ata janë për Ukrainën. Më përpara pjesa Lindore e Ukrainës ka qenë 300 vjet në Rusinë dhe pjesa perëndimore nën Perandorinë Austro Hungareze. Kjo për të kuptuar se ata kanë marrëdhënie shumë të tendosura me njeri-tjetrin. Ekstremistët, ata që ishin në sheshin Meidan, ata i kërcënuan krimeasit, dhe ata vendosin ta zëvendësojnë kryeministrin e tyre me një tjetër qe është më i verbër pas Putinit. Ukrainasit mendojnë se Putini e bëri këtë gjë, por prezenca e madhe ruse i ka ftohur këta ekstremistë dhe Qeveria e Ukrainës, po përpiqet te bashkëbisedojë me ta. Nëse ata nuk do ta shihnin zgjidhjen e këtij problemi në Rusi dhe jo në Kiev, ne do të kishin një diçka tjetër. Unë nuk mendoj se kjo është një krizë ruso-amerikane jo, kjo është një krizë ukrainase dhe ata duhet ta zgjidhin.
=Por a ka risk që kjo krizë të shndërrohet kjo një krizë amerikano ruse, a mendoni dhe ju kështu?
-Jo, dhe ky nuk është qëndrimi i politikës amerikane, por ukrainasit mendojnë sesa më shumë Amerika të përzihet në çështjet e tyre, aq më mirë do të ishte për ta. Ne do ti zgjidhim krizat brenda nesh me metodën tonë, pa çuar në një luftë civile. Unë kam shumë miq në Ukrainë që mendojnë se ata nuk do të shkojnë të vrasin njeri tjetrin.
Babai juaj, Nikita Hrushov qe ai i që ia caktoi Krimenë, Ukrainës në 15 minuata me një vendim të Komitetit Qendror, pjesëmarrësit e approvuan dhe Ukraina e mori rajonin falas madje dhe sot ka një ndjenjë kundërshtie ndaj kësaj. Si e vlerësoni këtë gjë nga perspektiva e sotme?
-Nuk mund të ketë perspektive të sotme për atë që ndodhi 50 vjet më parë. 50 vjet më parë qe thjesht për administrim për biznes dhe nuk ishte për politikë apo ideologji pasi qe i njejti vend. Ata ndërtuan një kanal nga Kerch.dhe një rezervuar si dhe një kanal tjetër për në Donec, dhe ishte me thjesht për lehtësinë e dhënies së fondeve për një Federate, sesa dy shteteve dhe për të mos pasur më shumë burokraci. Kështu ata vendosën ta kalojnë Krimenë nga autoriteti i Federatës Ruse tek ai i autoritetit të Ukrainës.
Por në vitin 1991 kur u krijua Ukraina dhe po shpërbëheshin repubikat ish Sovjetike pati një bisedë midis Jelcinit the Kravchukut, që e pyeti si do të bëhej me Krimenë?
=Jelcini i tha : Ju mund ta mbani. Kështu kjo krizë nuk nisi në 1954 por në 1991.
A mendoni se Putini do t’i shtyjë më tej tanket në Krime dhe të zhvillojë aty luftë që do ta zgjeronte konfliktin?
-Nuk ka pasur asnjë të shtënë atje dhe nuk do të ketë. Krimeasit janë një popull shumë paqësor dhe ata e dinë të gjithë rusë, tartarë dhe minoritete të tjera që duan të jetojnë në paqe. Unë mendoj se nëse Putini do t’i çonte forcat aty do të ishin si forca paqeruajtëse dhe jo paqeturbulluese. Dhe unë pashë sekretarin Kerri që shkoi në sheshin Meidan dhe ky është veprim turbullues pasi e nxit opozitën ukrainase të vazhdojë rrugën e saj.
Ka shumë diskutime këtu në Shtetet e Bashkuara rreth sanksioneve kundër Rusisë për të anuluar takimin e G-8-tës dhe për ta larguar Rusinë nga G-8. A mendoni se kjo është një ide e mirë presioni diplomatik?
-Kjo është një ide jologjike. Pse ju nuk e keni ftuar atë vend Rusinë për qejf në G-8. E keni ftuar pasi është një vend që ka një rol të
rëndësishëm. Duke e përjashtuar nga ky takim ju nuk e përjashtoni nga politika dhe gjithë gjërat e tjera. Nëse nuk diskutojnë me
njeri tjetrin atëherë pse u krijua G-8-ta. Po të mos diskutojnë këta politikanë do të jenë më pak të efektshëm.
Ka mjaft investime nga Rusia në Ukrainë dhe në Krime dhe është dhe baza e rëndësishme e Sevastopolit. A mendoni se Rusia do të involvohet më shumë në gadishull?
-Baza e Sevastopolit ka qenë një bazë ruse prej vitit 1780, ka pasur dy lufta dhe dy rrethime të Sevastopolit. Sevastopoli është baza e Flotës Ruse të Detit të Zi. Rusia do ta mbajë këtë bazë ushtarake që është mjaft e rëndësishme për ta. Por kjo s’do të thotë se ata kërkojnë një prani më të madhe ushtarake në gadishull. Dhe ka një marrëveshje të tretë mes Rusisë dhe Ukrainës që Rusia mund të rrijë atje për të paktën 50 vjet.
A mund te keni ndonjë parashikim për ndonjë lëvizje të mundshme si nga ana Rusisë apo Ukrainës?
Unë nuk mund të parashikoj asgjë, pasi unë nuk jam Putini apo Jatsenyouk-u. Ata duhet të takohen me njeri tjetrin dhe nëse janë
politikanë të zgjuar do të gjejnë një mënyrë se si ta zgjidhin këtë krizë. Me një zgjidhje paqësore të çështjes se Krimesë,
Krimea do të jetë përsëri brenda Republikës së Ukrainës. Ndryshe mund te ndodhë që Krimeasit të kërkojnë pavarësi, njësoj si Kosova që shpalli pavarësi nga Rusia.
Pra ju shihni një ngjashmëri, unë nuk mendoj kështu?
Është ngjashmëri kur ke një pakicë dhe një shumicë dhe kur arrihet në një tensionim. Kur ka tensionim kriza mund të thellohet më tej që mund të çojë në pavarësim. Nëse zgjidhet në mënyrë paqësore ju mund ta ruani unitetin e vendit. Kjo është ngjashmëria mes Kosovës, Krajinës dhe Serbisë apo midis Gjeorgjisë dhe Abkazisë. por natyrisht që ka faktorë dhe aspekte nacionale të ndryshme.