• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARË, TË KEQEN E KEMI BRËNDA!

July 24, 2014 by dgreca

Nga Rasim Bebo, Çikago/
Është fatkeqësi, që ne të luftohemi sot nga injorantët dhe intelektualët. Më shkoqur: Në çdo vend të varfër të botës e jo vetëm në Shqipëri, përparon islami vehabistë, terrorist, mbështetës i alkaidës dhe i xhihadit. Ky është një realitet i sotëm, i financuar nga autoritetet fetare të Arabisë Saudite… Islami arab i plotfuqishëm me para nafte kërkon mobilizimin e gjithë popujve që t’i shërbejnë interesave të veta, të luftrave kundër demokracisë. Në rastin më të parë që do të shohë një vend të dobësuar, do ta sulmojë për ta copëtuar dhe pushtuar e për të vendosur sheriatin, kudo ku të mundet. Ky fenomen është i njohur me etiketën poetike: “pranvera arabe”, ndërsa në të vërtetë, realiteti që gatuhet, është regjimi Taliban, siç e ka pasur Afganistani. (Aurel Desareti 10-6-2014). Maqedonia sllave dhe Serbia ka përdorur shumë metoda për diskriminimin e shqiptarëve. Tani ata kanë gjetur bashkërisht diçka të re, krijimin e sekteve të reja, që deri në pavarësinë e Kosovës ishte i panjohur, që nuk i dinim e nuk i njihnim më herët. Si na mbiu, e kush na e mbolli në kopësht këtë egjër helmuese, e cila është duke na penguar aktivisht, për tu bërë pjesë e Evropës se civilizuar. Hoxhallarët, në kohën e Serbisë së parë, ishin kthyer në misionarë më të rrezikshëm në shërbim të pushtetit okupues për asimilimin e popullsisë shqiptare. Ata ishin bërë “Dërzhavni imami”(imamë shtetëror), të cilët paguheshin drejtpërdrejtë nga Beogradi. Rrogat e tyre ishin te rangut të ministrave. Imamët në çdo të dytën fjalë, i predikonin popullit se ishin turq dhe “myslimanë”, ndërsa kërkonin që emërtimi “shqiptar” të çrrënjosej nga fjalori i përditshëm. Një pjesë dërmuese e pleqve, betimin kryesor e kishin “pasha Turqinë!”, “Në qofsha turk, i biri turkut…” etj. Pohim ky, që kishte zëvendësuar atë: “ Jam shqiptar e bir shqiptari”. Varri i myslimanit sa më shpejt të zhduket është sevap (mirë), është haram të rregullohet varri i myslimanit, sepse shkijet i rregullojnë varret! Sepse, kjo botë është e kaurëve, kurse bota tjetër është e myslimanëve… Bashkëpunimi në mes të sllavo-ortodokësve dhe islamizmit, kishte bërë, që një numër rusësh dhe sllavësh të mbaronin shkollat medresetë në Stamboll dhe të trajnoheshin në Moskë dhe Beograd, e pastaj dërgoheshin si imamë në vendbanimet shqiptare, për t’i spiunuar dhe për t’i asimiluar shqiptarët. Kurani që përdorej në territoret shqiptare, ishte i deformuar apostafat për shqiptarët. Si në kohën e Titos edhe sot, një pjesë dërmuese e imamëve, janë dora e djathtë e pushtetit, në spiunimin e popullsisë shqiptare tek organet e sigurimit shtetëror. Një pjesë e madhe e spiunimeve të popullit shqiptar, bëhej pikërishte nga imamët shqipfolës. Në vitet ‘90 Milosheviçi grumbulloj rreth vetes së tij, atë pjesë shqiptarësh, të cilët kurrë nuk kishin qenë as në xhami as në kishë, dhe u kthyen në imamë myslimanë, me rroga të mëdha për të shpërndarë helmin dhe përçarjen popullit shqiptar. Pas çlirimit të Kosovës, dolën në shesh fenomene të reja, veç ndërtimit të xhamive jashtë traditës, u ndërtuan xhami edhe në fshatra të thella, ku nuk kishte pasur xhami, u krijuan me qindra sekte të reja fetare ekstremiste, që populli ynë s’i kishte parë dhe njohur. Beogradi bën propagandë me imamë dhe hoxhallarë, duke shpërndarë këto sekte për anomali dhe shkatërrim të vendit. (Nga Reshat Badallaj 22 prill 2012) Maqedonia, si dikur Serbia, ka përdorur shumë metoda për diskriminimin e shqiptarëve, tani bashkërisht kanë gjetur diçka të re, fatkeqësisht, bima e egër e mbjellë dhunshëm së fundi në trojet tona, vehabisto-shqipfolës, shkon edhe më larg duke mos e pranuar fare kombin shqiptar. Eshtë koha për tu thënë ndal, ekstremistëve fetarë. Duhet të punojnë të gjithë për çështjen e kombit, se feja është besim privat individual, që s’ka të përbashkët me kombin
Faik Konica, pohonte afërsisht para një shekulli, se armiku më i madh i shqiptarëve, mbeti vetja e tyre. Shteti AMË ka për obligim ligjor, domosdoshmërisht të mbrojë me të gjitha mjetet bashkatdhetarët e vet, që gjenden jashtë kufirit politik të kësaj Shqipërie Xhuxhe. Ku je fshehur, pse po hesht ti, Edi Kristaq Rama?! E kam kritikuar shumë Sali Ram Berishën, por ti do të dalësh edhe më i pafytyrë… Ku je fshehur, pse nuk largohesh nga qeveria ti, Ali Ahmeti?! … Përveç dështimeve, rrenave dhe mashtrimeve të tjera, ti llomotit se Shqiptarët janë “popull shtet-formues” në FYROM. Me pjesëmarrjen tënde kuislinge në qeverinë e kriminelit Nikola Grujevski, ti para faktorit perëndimor, legalizon legjitimitetin e tij racist/nazist, shkatërrues, aparteidin, genocidin mbi popullsinë shqiptare… Nuk janë të rastit pëllitjet e shpeshta të kriminelëve “sllavo-maqedonë”: “Shqiptarët të digjen në dhomat e gazit”, “Shqiptari i mirë është shqiptari I vdekur”. (Ndue Uka , 10 qershor 2014, “Opinion”)
Kanë dalë në sipërfaqe intelektualë me tituj profesorë, doktorë antikombëtarë, të tillë janë, Nexhmedin Spahiu, njeri me dorë të zgjatur ndaj pushtetit serbosllav! Asllan Dibrani shkruan për të: “Edhe atëherë kur ne ndodheshim në burgjet jugosllave për të mbrojtur indetitetin nacional, ai ishte në kolltukët e tyre dhe lëshonte leksione kundër nesh për të mbrojtur Jugosllavinë nga nacionalizmi shqiptar. Ky është ngritur me një kapital nga rrjetat financiare sërbo-ruse-arabe, ka hapur një televizion privat “TV Mitrovica” me një program pa vlerë, pa vizion pa koncept, me orientim aziatik, me program fetar vehabist, të versionit antishqiptar, përmes talibanizmit” shqiptar, duke mashtruar njerëzit e shkallës së ulët dhe të pa shkollë. Ky shkon aq larg, deri duke përgatitur rekrutë mercenare shqiptarë, për të luftuar për çështjen fetare edhe në luftën civile aktuale në Siri. Për situatën e krijuar, kanë përgjegjësi qeveritë aktuale në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, të cilat mohojnë historinë e kombit tone, duke u përkulur rreth propagandës islamike me qëndrime antishqiptare. Nexhmedin Spahiut, i duhet mbyllur “TV Mitrovices” si medium antishqiptar! Citojmë disa artikuj që i ka kryqëzuar vetëm me karakter fetar si bazë. Ky ka insistuar heqjen e shtatoreve të Skënderbeut në Tiranë, Prishtinë e gjetiu, për t’u zëvendësuar me atë të Sulltan Muratit. Ma tej, shkon me fjalët e pabesueshme për ta saksionuar kryetrimin, Gjergj Kastriot Skenderbeun, si antishqiptar. (“Kultura Opinion”. 12 qershor 2014).
Ndërsa. Dr. Aleksandër Lambert, shkruan: “Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmëndore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila, etj.
Në fakt Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar, ishte katolik kur ai luftonte kundër otomanëve për 25 vjet rresht duke mbrojtur lirinë e Shqipërisë dhe duke penguar ushtritë otomane të mbërrinin deri në Vatikan”. (Lambert: “Evropa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj Kombin Shqiptar”, “Zgjohu Shqiptar” 22-10-2011). H. Feraj e të tjerë si ky, thonë se Skënderbeu është protagonist kryesor i historiografisë komuniste, i futur në tekstet e historisë prej komunistëve” … Pra, po pjellin frymën me veprime antikombëtare, ky “doktor” pasqyron qëndrimin e drejtuesve për ta zhbërë kombin shqiptar! (Asllan Dibrani, 12 qershor 2014, “Kultura Opinion” Këta xhihadiste myslimanë, janë ata që sulmojnë figurat më të ndritura të popullit shqiptar, siç është shenjtëria Nënë Tereza, që është simbol i gjithë botës për humanizmin e saj. Ajo e zuri nga jaka e xhaketës Byll Klintonin, “Të mbronte Kosovën dhe Shqipërinë”,, dhe ky pas vdekjes vizitoi varrin e saj duke pëshpëritur te varri: “Amanetin tuaj e dërgova në vend”.
Nga Z. Fahri Xharra citojmë: “Zoti na ruejtë nga nexhmedinspahitë, Halilmatoshët, naimrustemët dhe shkelzengashët. Një nga shkaqet që trungu ynë ka ngelur kaq i cunguar, është fakti se ne nuk i kemi ushqyer rrënjët tona”. Zoti Xharra, nga kush e kërkon të ushqejë rrënjët, kur që nga nëntori 1941 dhe deri sot Shqipëria është drejtuar dhe drejtohet nga dy guvernatorë: I pari nga serbi Miladin Popoviç dhe i dyti nga prifti grek Janullatos. Z. Xharra, ju shkruani bukur, rrjedhshëm dhe ngjeshur. A ka mundësi, historiani të shkojë thellë e më thellë me llambë në dorë për të gjetur rrënjët, kur qeveria dhe Akademia e Shkencave vazhdojnë me nostalgji rrugën e Enverit dhe të Naxhmijes, me besnikët e saj, që janë pleksur ngushtë me Athinën dhe Beogradin në një rezonancë kundër kombit të vet shqiptar. Kur shkencëtarët Darvin, Lavoiser dhe Lomonosov, kanë qenë figura në akademitë e shkencave të tyre dhe ndihmoheshin nga shteti, ndërsa akademikët tanë, disa u pushuan nga puna, disave u lidhën një rrogë tej minimales, dhe larguan bashkë me kryetarin e tyre Ylli Popën. Shumë nga ata me diploma të marra ne Berlin, Francë, Londër, Amerike etj., sot lajnë pjatat, ashtu si dhe unë në SHBA, e të tjerë gjetkë, për të siguruar ushqimin e familjeve të tyre. Ndërsa ata shkencëtarët të huaj që përmendëm në krye, nuk i kishin këto probleme.
“Bota sot”, ndjek sulmet e hakersave të angazhuar nga qarqet politike, fetare radikale, që kanë mbështetje nga jashtë dhe nga njerëzit me pushtet nga brenda, mbas disa shkrimeve të tyre që identifikojnë Skënderbeun me kryekryminelin sërb Milosheviç, … Kjo gazetë ka zbuluar fytyrën e vërtetë të forumeve radikale islamike me instruksione të qarta nga vendet armike, ku para së gjithash hynë Serbia, apo nga njerëzit pushtetarë me ndikim, që rrinë prapa grilave, për shkak të bëmave të pështira, të padurueshme, të shkeljeve të shumëfishta ligjore, … sipas sinjaleve të fundit kanë origjinë tё përbashkët të një trekëndëshi Rusi-Serbi-Bosnjë. ( 29 gusht 2013).
Sllavët, për të ndalur frymëmarrjen e shqiptarëve, përgatitën të ashtuquajturin “Mostra” në Smilkovec – më 30 qershor 2014. U dënuan me burg të përjetshëm Halil Demiri, vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq, Fejzi Haziri dhe Sami Luta, nën akuzë se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, afër liqenit të Smilkovcit. Ky është një projekt i konstruktuar shumë më herët nga shteti sllavo-maqedonas, vetë i vranë fëmijët e tyre, për të akuzuar dhe dënuar shqiptarët. Ky është thjeshtë montim politik, nuk ka të bëjë aspak me vrasjen e sllavo-maqedonasve nga ky grup i shqiptarëve. Ndërsa shqiptarët që mohojnë Atdheun dhe Kombin e tyre, si avokati mbrojtës Naser Raufi dhe ministri i “shqiptar” i drejtësisë, Adnan Jashari, arritën ta quanin vendimin e “pagabueshëm” të gjyqësisë “alla makedonski”. Më 4 korrik të këtij viti, u ngritën në protesta mijëra shqiptarë, me urrejtje të madhe nga padrejtësitë, dhuna dhe terrori sllavomaqedonas, më bekimin e partive shqiptare për sa e sa vite ushtrohen ndaj tyre. U pa se rinia shqiptare, kudo ku është në botë solidarizohet me Rininë Shkupjane, që mbajti një nga protestat më masive dhe mjaftë të fuqishme për liritë dhe të drejtat kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve, si dhe Kundër vendimit të njëanshëm gjyqësor për rastin e ashtuquajtur “MOSTRA”. I dashur lexues, po shkruaj mesazhin e Prof. Dr. Vedat Shehut që nënvizon DRIDHMAT që ndjejnë i gjithë populli shqiptar: “Kam drithma nga valëvitja e simboleve fetare, prej klerikëve politika-bërës. Klerikë të tillë frymëzojnë banda të armatosura si djaj që, në emër të simbolit dhe me simbolin në ballë, shkrumëzojnë fshatra shqiptare dhe bastisin krahina të lulëzuara shqiptare. Dridhem unë nga valëvitja e simboleve klerikale, ashtu siç u drodh Xhordao Brunua, kur i valëvitën simbolin dhe e dogjën të gjallë, ashtu si u drodh Galileu, kur duke valëvitur simbolin klerikal e kërcënuan ta digjnin të gjallë, dhe ai i dridhëruar përsëriti fjalët e klerikut jo fjalët e së vërtetës shkencore. Unë dridhem edhe më shumë kur tunden smbolet klerikale nga klerikë mediokër dhe të shitur ndaj politikave fetarë, që nxisin përçarje dhe urrejtje, stimulojnë terroristët modern të e pokës sonë. Klerikët me këto simbole valëvitëse të kundërta, janë vënë përhershmërisht në shërbim të forcave të errëta të urrejtjes së një populli kundër një populli tjetër. Këta klerikë hipokritë, predokojnë simbolin e Zoti dhe bëjnë punën që s’e bën dot as simboli i djallit.
korrik 2014.

Filed Under: Opinion Tagged With: E KEMI BRËNDA!, rasim bebo, shqiptare, TË KEQEN

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT