• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova përfshihet në “Indeksin e Lirisë Ekonomike”

April 27, 2016 by dgreca

-Publikuar nga “The Heritage Foundation”/

PRISHTINË, 26 Prill 2016-B.Jashari/ Kosova  është përfshirë në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” -Publikuar nga “The Heritage Foundation”. Ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e  “The Heritage Foundation”, zëvendëspresidentin Jack Spencer dhe udhëheqësin e Institutit për Ekonomi të Lirë Anthony Kim, me të cilët ka diskutuar për prezantimin e hulumtimit të këtij institucioni “Indeksi i Lirisë Ekonomike”, ku Liria ekonomike e Kosovës është vlerësuar për herë të parë në Indeksin e vitit 2016. Ministri Hoti, thekson njoftimi i dërguar, e vlerësoi lartë punën e “The Heritage Foundation”, në veçanti për përfshirjen e Kosovës në  hulumtim të këtij institucioni “Indeksi i Lirisë Ekonomike”.

“Vlerësimi i Kosovës për herë të parë dhe pozicionimi në vendin e 84 në këtë raport është një e arritur për vendin tonë. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme kur kemi parasysh që këtë herë Kosova sa i përket lirisë ekonomike në këtë publikim është ranguar më mirë se sa disa vende të rajonit dhe BE-së”, tha ministri Hoti. 

Ai gjithashtu i njoftoi të pranishmit për Strategjinë Zhvillimore të Kosovës, ndryshimin e politikave fiskale, fillimin e prokurimit elektronik si dhe për zhvillimin e sistemit bankar në Kosovë.Zëvendëspresidenti i “The Heritage Foundation”,  Jack Spencer, duke falënderuar ministrin Hoti për gatishmërinë e qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar me institucionin e tij, sidomos gjatë procesit të hulumtimit të këtij institucioni “Indeksi i Lirisë Ekonomike”, tha se përmes këtij hulumtimi bëhet vlerësimi vjetor i lirisë ekonomike për 186 vende dhe territore në mbarë botën.Liria ekonomike e Kosovës është vlerësuar për herë të parë në Indeksin e vitit 2016. Në renditjen botërore, Kosova në këtë publikim renditet në vendin e 84.Heritage Foundation është një nga vlerësuesit për Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation – MCC). Në mënyrë specifike, Heritage Foundation në partneritet me “The Wall Street Journal” shqyrton performancën e politikave tregtare të vendeve të botës dhe bën publikimin e hulumtimit vjetor “Indeksi i Lirisë Ekonomike”. Ky hulumtim shërben si bazë për notim nga ana e MCC të indikatorit të “Politikave Tregtare” tek “Liritë Ekonomike” të vendeve të ndryshme.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: e Lirisë Ekonomike”, kosova, përfshihet në “Indeksin

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT