• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Historia e shkurtër e një harrese të madhe

December 10, 2016 by dgreca

1-italian-albanezeLibri “Italianë të Shqipërisë” i shkrimtarit italian Uilliam Buonapace të cilin e lexova me një frymë vjen për lexuesit dhe në gjuhën shqipe./

Nga Leonora Laçi-studiuese, dhjetor 2016/1-leonora-laciAutori i librit të cilin pata fatin ta njoh para ca ditësh në promovimin që ju bë këtij libri në Durrës dhe të shkëmbej mendime të frytshme për kulturën, historinë, fatet e dy popujve të cilët janë ndeshur shpesh herë, për dy popuj që kanë qenë miq po aq sa dhe “armiq”. Kjo miqësi dhe armiqësi e supozuar ka ardhur për shkak të pozicionimit ideologjik të tyre përgjatë periudhës komuniste apo dhe më heret të interesave politike dhe ekonomike të qeverive të ndryshme.

Në këtë libër përplasen fuqishëm fate si dallgët e furishme por që kur tërhiqen lënë pasoja,  përgjysmohen ëndrra, thyhen shpresa të vetushqyera, kryqëzohen fate, rrëfehen dhimbje. Libri në sintezë të tij ka dy popuj që ishin sa afër dhe larg, dy popuj që politika i ndau por dashuria njerëzore i bashkoi. Përshkruhet hollësishëm fati i lidhur me vendin e shqiponjave dhe sakrificën njerëzore për hirë të familjes.

Studimi i Buonapaces na jep një mësim të qartë, na tregon shtigjet dhe i shkel i pari ato, ku me kujdesin që tregon ndaj detajeve, i qartë në lidhëshmërin e mendimit, thellësinë e mendimit, bën  përshkrimin e proceseve historike, me ftohtësinë në gjykim. Ç’gjykim them? Ai nuk gjykon në fakt, ai parashtron faktet dhe na e lë neve në dorë ti interpretojmë. Ngacmon të kaluarën, që të nxisë historianët shqiptarë e ata italianë të punojnë më tej në shtegun që ai hap për të zbardhur se çfarë ndodhi me italianët e ngelur në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë fashiste e deri në vitet ’90. Nuk janë pak i thonë gjysmë shekulli.

Dokumentet e literaturën e shfrytëzuar e përdor me mjeshtëri duke qenë skeptik por dhe duke e vënë vehtën në realitetin e kohës kur ndodhin ngjarjet, nuk paragjykon ideologjitë, pasi ata janë pjellë e njerëzve, nuk vijnë rastësisht. Megjithëse qellimi i tij nuk është përshkrimi historik i ngjarjeve, por ky është i pashmangshëm.

E fillon me harresen si prolog, atë harresë institucionale të Italisë kundrejt bashkëatdhetarëve të saj të mbetur në Shqipëri.

Dhe e vazhdon duke sjell shembuj të italianëve që ngelen në Shqipëri. Përshkruan  marrëdhëniet midis dy vendeve përgjatë viteve 1904-1939, për tu ndalur tek  ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore dhe pasojat e pushtimit italian të Shqipërisë, më tej, kapitullimi Italisë e ardhja e gjermanëve për të vazhduar me përfundimin e luftës.  Më pas fillimi dhe fundi i Luftës së Ftohtë dhe e mbyll me dramen e një populli që do të iki nga e shkuara, nga vetvetja, vetëm e vetëm të harroj, endet në rrugët e botës pa asnjë synim përveç ikjes nga bunkieri, burgu, Shqipëria.

Unë do ndalem tek qëllimi i këtij studimi, italianët  të cilët mbetën në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë Musoliniane (që disa u riatdhesuan përgjatë viteve 1945-1950), dhe ndarjen në disa kategori që i bën autori duke shfaqur hapur përdorimin e dy standardeve të qeverisë së Enver Hoxhës (fq 15-16):

Kategoria e parë ushtarakët që kishin marrë pjesë në rezistencën kundër nazistëve. Këta fituan të drejtën e riatdhesimit pa asnjë kufizimqë në vitin 1945 dhe u kthyen në Itali të veshur me uniformat e tyre duke pasë privilegjin të marrin me vete armët e tyre. Ishte një akt që tregonte vlerësimin e tyre ushtarak dhe politik.

Kategoria tjetër ushtarakët që ndodheshin akoma në vend, por që nuk kishin marrë pjesë në luftën kundër gjermanëve. Këta kishin qëndruar të fshehur ose ishin zenë robër dhe konsideroheshin se i përkisnin një ushtrie të mundur. Edhe këta u kthyen në një pjesë të madhe në të njëjtin vit me të parët natyrisht, pa armë, shpesh herë me njëmijë vështirësi dhe pasi u keqtrajtuan dhe u poshtëruan nga ana e autoriteteve shqiptare.

Kategoria e tretë përbëhej nga civilët dhe përgjithësisht nga italianët që nuk kishin qenë në ushtri. Këta ai i ndanë në dy nënkategori: a) Funksionarët e shtetit, karabinierët ose njerëz të efektivave të tjera të ruajtjes së rendit, që shpesh pësuan persekutime, arrestime dhe dënime shumë të rënda që në disa raste qenë dënime me vdekje. b) Punonjësit që kishin kompetenca teknike, të cilët Tirana i përcaktoi si “specialistë”, të detyruar të mbeten, shpesh në kushtet e një gjysmëburgimi për disa vjet pas mbarimit të luftës me qellim që të kontribuonin në rindërtimin e vendit të shkatërruar.

Kategoria e katërt kleri katolik, që u persekutua rëndë dhe u akuzua se ishte një përbërës i spiunazhit fashist dhe u konsiderua si një nga armiqtë kryesorë të regjimit të ri.

Në fund mbeteshin pjesëtarët e familjeve të përziera: italianë ose italiane të martuar me shqiptarë. Këta u detyruan të qëndrojnë në Shqipëri edhe pas vitit 1950, disa dhe përjetësisht, të braktisur me kuptimin e mirëfilltë të fjalës nga ana e autoriteteve italiane, pra të përfshirë forcërisht brenda regjimit totalitar.

Autori na lë të kuptohet se ka në fokus qendresën heroike të femrave, nënat, grave italiane që u martuan me shqiptar,  heroizmin e tyre që e treguan në forma të tjera, citoj (fq 16)-“Ata ishin të ndërgjegjshme se përzgjedhja e tyre do të kishte si pasojë që të mos shihnin, me gjasë edhe për gjithnjë, njerëzit e tyre të dashur përtej detit dhe do të duhet të përballnin, fillikat, një regjim armiqësor, vështirësi, diskriminime dhe ndoshta burgun. Dhe megjithatë vendosën të qëndrojnë, me një akt guximi të pabesueshëm”.

Duke përshkruar ngjarjet historike që lidhnin fatet e dy vendeve, ndërfuten në rreshta dhe jetë njerëzish të thjeshtë, peripecitë e tyre në kampe internimi apo burgje, duke bërë llojë-llojë punësh për të mbajtur frymën gjallë.

Përmend shumë familje italiane ndër ta përmendim këtu: Maria Moretta, Maria Kiezën, Elena Gjiken, Xhuzepe Terruzi, Ugo Beluci, Armando Batisti, Mario Grosi, Xhovani Kanteli, inxhiniere Simonçini, dr.Venancio Loçi, dr. De Markis, dr.Rumo, inxhi.Galo,inxhi.Agostinone, dr.Franko Benani, Rubolini etj.

Autori flet dhe me shifra e nëpërmjet dëshmive tronditëse, të familjarëve, po sjelli këtu një fragment nga libri, citoj (nga faqja 71-72): “Arnaldo Kançiano në dëshmin e tij thotë- Më 22 tetor 1947 vendimi u ekzekutua: 16 dënime me vdekje nga 25 të pandehur. Tre dënime me varje, 13 me pushkatim: ndër ta ishte dhe Saxhoti. Dy të pandehur të tjerë, Monaldi dhe Andena u dënuan me 15 vjet privim lirie. Nuk e dija me saktësi se ku ishin ngritur trekëmbshat për tre të dënuarit me varje. Atë ditë, rastësisht, duke kaluar nga Fusha e Druve me mbesën time Nina, m’u shfaq papritmas një skenë e llahtarshme! Tre trupa që vareshin, një grup fëmijësh që i zinin nga këmbët, i rrotullonin, litari mblidhej dhe pastaj e linin që të shpërdridhej për të parë ata të mjerë që silleshin rreth vetes. Ika, duke e tërhequr për dore vajzën, në një rrugicë aty afër”.

Ai vë theksin tek harresa që ju bë nga autoritetet italiane, ku italianët dhe italianet pranuan nënshtrimin duke u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë në një vend që në thelb i konsideronte si një mish i huaj që duhej mbajtur nën mbikëqyrje të fortë dhe në një pozitë sociale të dorës së dytë. Ku u vranë shpirtërisht dyfish nga atdheu i tyre (Italia) por dhe nga Shqipëria komuniste që tashmë kishin lidhur të ardhmen e tyre duke zgjedhur me apo pa dëshirë të jetonin për hirë të familjes këtu. Autori nuk e justifikon heshtjen e autoriteteve italiane për ta, ku në faqen 121 konkludon se:” Mungesa e impenjimit nga ana e autoriteteve italiane ndaj qytetarëve të vendit tonë në Shqipëri do të mund të justifikohej vetëm në se do të kishin ekzistuar dy kushte të veçanta: mungesa e marrëdhënieve normale diplomatike midis të dy vendeve dhe pamundësia për të pasë lajme të tyre dhe për të njohur numrin e tyre të saktë, identitetin dhe vendbanimet e tyre. Mirëpo asnjë nga këto kushte nuk ishte i pranishëm dhe historikisht asnjë justifikim s’mund të qendrojë. Shteti italian kishte dijeni dhe kishte mundësi të vepronte. Ekzistonin mundësitë diplomatike dhe politike. Natyrisht është e pamundur të dish se cili do të kishte qenë rezultati i një ndërhyrjeje, por kjo nuk justifikon heshtjen dhe mosinteresimin nga ana e tij. Ajo që ka munguar ishte vullneti politik”.

Libri mbyllet me çështjen “Riatdhesimi” ndërkohë komunizmi po lëngonte në shtratin e vdekjes, dhe këtu fillon mbarimi i harresës për disa dekada të italianëve që mbetën në Shqipëri. Si dhe shkruan për operacionin C.O.R.A për riatdhesimin e plotë të iniciuar nga qeveria italiane. Tashmë fillonte një dramë tjetër ajo e përshtatjes me atdheun Italinë, takimi me familjarët. Siç e përshkruan autori në fq 131-132: “ Të riatdhesuarit e kuptuan shpejt se problemet e tyre nuk kishin marrë fund. Kthimi në Itali, largimi nga një vend në tatëpjetë, një e kaluar mundimesh dhe vuajtjesh, nuk mjaftonin. Atdheu i ri e i vjetër që e kishin ëndërruar dhe fantazuar, nuk doli ashtu si e prisnin, por si ishte në realitet: një vend i çorganizuar, me ligje të komplikuara dhe në një fazë krize dhe konfuzioni ku ksenofobia dhe racizmi i hapur dhe i fshehtë po nxirrte kryet kërcenueshëm pikërisht ndaj atyre që vinin nga bregu i tjetër i kanalit të Otrantos. Të gjithë këta faktorë sigurisht nuk e lehtësuan integrimin në realitetin e ri”.

Duke përgezuar autorin Buonapace dhe bashkëpunëtorët e tij. Besoj se ky  libër do jetë vetëm fillimi i zbardhjes së një prej episodeve më të dhimbshme të persekutimit komunist, i cili e filloi me armiqtë e partisë, shqiptarë e të huaj dhe e mbylli dukë ngrënë kokën e vet.

Filed Under: Kulture Tagged With: e një harrese, Historia e shkurtër, Leonora Laci, të madhe!?

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT