• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJE AMBASADORE E SHQIPERISE NE AMERIKE, E PA VLERESUAR NGA SHTETI SHQIPTAR

February 17, 2015 by dgreca

CARRIE HOOPER PREZANTOI SHQIPERINË NË QENDRËN SHUMËKULTURORE TË ELMIRA COLLEGE/
Nga Dalip Greca/
*A do të kujtohet ndonjëherë shteti shqiptar me shume ambasadorë e konsuj të akredituar që ta vlerësojë këtë ambasadore vullnetare te Kombit tone?/
•Kush do ta mundësoi plotësimin e dëshirës së Carrie për të vizituar Shqipërinë dhe Kosovën?/
•Do t’i sygjeroja shtetit shqiptar qe te bente nje vleresim per kete artiste, per kete pedagoge, kete mike te perzemert, qe e dashuron popullin shqiptar, e do Kombin tone, e promovon ate kudo, e adhuron gjuhen shqipe. Te gjitha i bene vullnetarisht. Dhe mos harroni, ajo eshte nje e verber, qe ne vend te syve ka vene zemren. Fatmirsisht zemra e saj rreh shqip!/
****
Carrie Hooper. Një emër që flet shumë për Shqipërinë , për Kombin Shqiptar, për Kosovë e Shqipëri.Ajo është një ambasadore e pa akredituar e Kombit tonë. Na ka përfaqësuar, na ka prezantuar denjësisht në Amerikë e Kanada. Na ka prezantuar me muzikën e saj, këngët e bukura shqip. Ishte tragjedia e Kosovës gjatë luftës së Kosovës, ku ajo është takuar me kosovarët që vala e luftës i solli në Amerikë, qe ia shtoi aq shume dashurine per Kombin tone. Ajo është njohëse e nëntë gjuhëve të huaj. Gjuhën shqipe e mësoi vetëm për dy vjet dhe e flet mrekullisht. Si arriti tek gjuha shqipe? Kishte një studente shqiptare nga Tirana në kursin e gjuhes Italiane ne vitin 2008. Pra takimi me studenten nga Tirana, sherbeu si shtyse qe nxiti të mësoi gjuhën shqipe. Gjithcka e ka arritë me punë te jashtzakonshme. Punoi 8 muaj me një metodë anglisht–shqip ne shtepine e saj. Më pas ndoqi një program në Arizona për mësimin e shqipes, ku kishte kurse me tre nivele per mesimin e shqipes. Ajo është e verbër, por drita I buron prej zemre. Është pedagoge e italishtes dhe gjermanishtes ne Kolegj.
Gjuha shqipe për Carrie është shumë e bukur, edhe pse duket e vështirë .
Apeli i Carrie Hooper është i drejtëpërdrejtë:”Shqiptarë të Amerikës dhe të Kanadasë, mos i lini fëmijët tuaj që të humbin gjuhën e bukur shqipe! Unë vetë do të isha një mësimdhënse e gjuhës shqipe për fëmijët tuaj!”
Carrie Hooper është dhe një këngëtare e shkëlqyer e kengeve shqiptare. Ajo e ka konfirmuar këtë në veprimtaritë e shqiptarëve të Amerikës dhe në Kanada. Madje edhe ka kompozuar vetë këngë shqipe. Ka shkruar cikle të tëra me poezi, me shume se 60 poezi ne gjuhen shqipe. Shqiptarët e Amerikës e duartrokitën Carrie Hooper në festë ne 100 vjetorit të Vatrës. Unë nuk shoh, por e ndjej se Flamuri shqiptar është kuq e zi me shqiponjen dy kernare, thote Carrie.
Njohuritë e zonjushes Hooper nuk përfundojnë me kaq, ajo njeh historinë e shqiptarëve që nga lashtësia, flet gjatë për Ilirët, për bizantin, per pushtimin turk, për qëndresën e Skënderbeut, për ikjen e shqiptarëve pas vdekjes së Skënderbeut ne Itali-arbereshet, për lëvizjet për clirim kombëtar, per Rilindjen Kombetare, për shpalljen e Pavarësisë , për Ismail Qemalin, për Princ Vidin, për Fan Nolin, për Kishën Autoqefale, për Princ Vidin, për Mbretin Zog, për Luftën e Dytë Botërore, për shembullin e shkëlqyer të shqiptarëve që mbrojtën e hebrejve, për regjimin dictatorial komunist, vuajtjet e shqiptarëve në burgjet e tmerrshme të Spacit dhe Burrelit, për kampet e internimit, për Kosovën, për vuajtjet nën Serbi, për luftën për liri me mbështetjen e Amerikës, për Adem Jasharin, për Ibrahim Rugovën, për gjithcka nga historia jonë kombëtare, Carrie Hooper flet skatesisisht. Dhe gjithcka e ka mesuar vete, ne menyre autodidakte.
Deshira e Carrie Hooper eshet qe te vizitoje Shqiperine dhe Kosoven. Po ende eshet ne pritje se kush do t’ia plotesoje kete deshire? Ne kohen e Mbreterise Shqiptare ,Konsullatat shqiptare ne Nju Jork dhe Boston, I gjuanin rastet e tilla dhe pasi I gjenin miqte I nisnin ne Shqiperi dhe kur ktheheheshin ne Amerike, ata flisnin publikisht per te mirat e Shqiperise. Po tani?
Carrie Hooper ka një repertor të pasur këngësh shqiptare. Ajo i këndon këto këngë nëpër veprimtaritë që organizohen në Amerikë e Kanada, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga ajo vetë , madje edhe atje ku mungojnë shqiptarët, ajo u percjell amerikaneve historine e lashte et shqiptareve, gjuhen e bukur shqipe, kenget e bukura shqiptare. I tillë ishte dhe prezantimi që ajo bëri në fund të janarit 2015 në Ermira College.
Informacionin e përcjell ky mesazh që Carrie pati mirësinë të ma dërgonte. Ndiqeni, nuk e kam prekur fare tekstin, sic e shkroi ajo. Shiheni sa bukur e shkruan gjuhën shqipe.
***
Një prezantim për Shqipërinë

I dashur Dalip,
Përshëndetje! Shpresoj të jeni mirë si dhe unë jam mirë. Të enjten më 29 janar dhashë një prezantim për Shqipërinë te Qendra Shumëkulturore te Elmira College. Dy studentë të mi për gjermanisht, një grua tjetër, dhe drejtoresha e Qendrës Shumëkulturore erdhën. Së pari fola për ndodhjen e vendit dhe përshkruajta terrenin e Shqipërisë. Pastaj përmenda fetë kryesore dhe fola për historinë e vendit. Fola për prejardhen ilire të shqiptarëve dhe thashë se qytetërimi shqiptar dhe gjuha shqipe janë më të lashtë se qytetërimet romake dhe greke. Përmenda herein kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe pushtimin pesëshekullorë të Shqipërisë nga Turqia. Më tej përmenda Ismail Qemalin dhe se si ngriti flamurin në Vlorë më 28 nëntor 1912 duke shpallur pavarësioë e Shqipërisë. Përveç kësaj përmenda mbretin Zog, aneksimin e Shqipërisë nga Italia, kohën e egër të komunizmit, dhe tranzicionin në demokraci. Përmenda gjithashtu kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pastaj fola për vetë gjuhën duke shpjeguar shkronjat dhe tingujtë që shqipja ka që nuk gjenden në gjuhën angleze. I luta të pranishmit të përsërisnin përsh¾ndetje si Mirëmëngjes, mirëdita, dhe mirëmbrëma dhe numrat një deri më dhjetë. Një student më pyeti për ushqimin shqiptar dhe një grua më pyeti se si do të shkruhej emri i saj në shqip. Në fund të prezantimit këndova dy këngë duke shoqëruar veten me çifteli: Mora testin dhe Zare trandafile. Pastaj këndova Himnin e Flamurit. Prezantimi im u pranua shumë mirë.
Tani po mbyll duke ju uruar gjithë të mirat.Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Të fala,
Carrie
***

Filed Under: Komunitet Tagged With: ambasadorja, carrie hooper, dalip greca, e pavlersuar, Ermira

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT