• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një fazë e re e rëndësishme e marrëdhënieve BE-Kosovë

November 25, 2016 by dgreca

5

-Takimi i parë i Këshillit për Stabilizim Asociim në mes të BE-së dhe Kosovës/

3

-1st meeting of the Stabilisation and Association Council between the European Union and Kosovo/

4 PRISHTINË, 25 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Këshilli për Stabilizim Asociim në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbajti takimin e tij të parë më 25 nëntor 2016. “Ky takim inaugurues shënon një fazë të rë të rëndësishme të marrëdhënieve BE-Kosovë”, thekson komunikata nga Brukseli, dërguar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.Bëhet e ditur se, Këshilli për Stabilizim Asociim mirëpriti hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) më 1 prill 2016. Bashkimi Evropian bëri me dije se MSA-ja është në thelbin e marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës. Ajo ofron kornizën kontraktuale në kuadër të së cilës BE-ja dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin dhe do të kontrollojnë zhvillimet e marrëdhënieve të tyre.“Të dyja palët mirëpritën përzemërsisht nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e Bashkimit, e cila do të ofrojë mundësi të reja për popullsinë e Kosovës, duke filluar nga hulumtimi deri te shkëmbimi i studentëve”, thekson komunikata nga BE.Gjatë takimit, pati diskutime mbi zhvillimet e fundit kryesore në lidhje me përmbushjen e kritereve politike, si dhe gjendjen aktuale të kritereve ekonomike, bashkëpunimit financiar dhe zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.Këshilli për Stabilizim Asociim mirëpriti lançimin e Axhendës për Reforma Evropiane në 11 nëntor, e cila do të luaj një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e përpjekjeve të Kosovës për reforma, në fushat siç është qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, konkurrenca dhe klima e investimeve, si dhe punësimi dhe edukimi. “Kjo do t’a ndihmojë Kosovën në zbatimin e obligimeve në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim”, vlerësohet në komunikatë.Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e reformave në fusha të ndryshme duke përfshirë sundimin e ligjit dhe reformat ligjore, respektimin e të drejtave themelore, reformën e administratës publike dhe reformat ekonomike.“Këshilli për Stabilizim Asociim mirëpriti progresin e dukshëm të Kosovës të arritur në përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. BE-ja nxit Kosovën për intensifikimin e punës në ratifikimin e marrëveshjes së kufirit më Malin e Zi dhe të vazhdojë të forcojë të dhënat mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thekson komunikata.Gjatë takimit u theksua rëndësia e progresit në dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja dhe të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve tanimë të arritura pa vonesë.Takimi u kryesua nga Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, në emër të Bashkimit Evropian. Komisioneri Johannes Hahn përfaqësoi Komisionin Evropian. Delegacioni i Kosovës është udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, përfundon komunikata.

KRYEMINISTRI MUSTAFA: KOSOVA E PËRKUSHTUAR NË RRUGËN INTEGRUESE EVROPIANE/

Bruksel, 25 nëntor 2016/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. Kryeministri Mustafa, në  fjalën e tij hyrëse tha se ky takim ka rëndësi të madhe në rrugën e Kosovës në rrugën evropiane të Kosovës.Kryeministri Mustafa foli edhe për rëndësinë e MSA-së, duke shprehur përkushtimin e Kosovës për implementimin edhe ndërmarrjen e reformave si dhe për intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit me BE-në.“Kosova nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon rrugë të shkurtër drejt BE-së por kërkon mundësinë e barabartë si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të realizuar vizionin për një të ardhme në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri Mustafa, duke theksuar edhe rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.Më tej, gjatë takimit janë trajtuar  çështjet që lidhen me implementimin e deritashëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe për proceset dhe zhvillimet tjera të rëndësishme në Kosovë dhe në raport me integrimet evropiane. Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Mustafa, përbëhet nga ministrat Enver Hoxhaj, Abdullah Hoti, Skender Hyseni, Hykmete Bajrami dhe zëvendësministrja Anila Statovci.Takimi u kryesua nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ndërkaq pjesë e delegacionit të BE-së është edhe komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian. Po ashtu, më herët është nënshkruar Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së, nga ministri Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini.Me këtë rast, përfaqësuesja e lartë Mogherini dhe ministri Hoxhaj kanë vlerësuar rëndësinë e madhe që ka për Kosovën kjo marrëveshje, e cila i hap Kosovës mundësi të mëdha për pjesëmarrje në programet e BE-së.

PRESS RELEASE/

 1st meeting of the Stabilisation and Association Council between the European Union and Kosovo/

Brussels, 25 November 2016/

The Stabilisation and Association Council between the European Union and Kosovo held its first meeting on 25 November 2016. This inaugural meeting marks a new important stage in EU-Kosovo relations.The Stabilisation and Association Council welcomed the entry into force of the Stabilisation and Association Agreement (SAA) on 1 April 2016. The European Union noted that the SAA is at the core of the relationship between the EU and Kosovo. It provides the contractual framework within which the EU and Kosovo will intensify their co-operation and take stock of developments in their relationship. [Both sides also warmly welcome today’s signature of the framework agreement on Kosovo’s participation in Union programmes, which will open up new opportunities for the population of Kosovo, from research to student exchanges.]During the meeting, discussion took place on recent key developments relating to the fulfilment of the political criteria, as well as the state of play concerning the economic criteria, financial cooperation and the implementation of the Stabilisation and Association Agreement.

The Stabilisation and Association Council welcomed the launch on 11 November of a European Reform Agenda which will play an important role in guiding Kosovo’s reform efforts, in areas such as good governance and rule of law, competitiveness and the investment climate, as well as employment and education. This will aid Kosovo in its implementation of the obligations under the Stabilisation and Association Agreement.The meeting discussed reform priorities in areas including rule of law and judicial reforms, respect for fundamental rights, public administration reform, and economic reforms. The Stabilisation and Association Council welcomed Kosovo’s significant progress in fulfilling the requirements of the visa liberalisation roadmap. The EU encourages Kosovo to intensify work on the ratification of the border/boundary agreement with Montenegro and to continue to strengthen the track record in the fight against organised crime and corruption.The meeting underlined the importance of progress in the EU-facilitated dialogue between Pristina and Belgrade and of the implementation of all agreements already reached without delay.The meeting was chaired by High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Federica Mogherini, on behalf of the European Union. Commissioner Johannes Hahn represented the European Commission. The delegation of Kosovo was led by Prime Minister Isa Mustafa.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, e marrëdhënieve BE-Kosovë, e re e rëndësishme, Një fazë

Artikujt e fundit

  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT