• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nju Jork, diskutim mbi arritjet dhe sfidat e Kosovës

February 13, 2018 by dgreca

1 salleNë Nju Jork u mbajt mbrëmë një diskutim me diplomatë dhe personalitete të tjera mbi 10-vjetorin e Kosovës dhe sfidat që e presin pas dekadës së parë të pavarësisë.

3 teuta

Folësit vunë në dukje arritjet e Kosovës gjatë dhjetë viteve të kaluara dhe thanë se një ndër sfidat e rëndësishme është anëtarësimi i vendit në Kombet e Bashkuara si dhe në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ata thanë gjithashtu se marrëdhëniet e Administratës së Presidentit Trump me Kosovën mbeten të forta.

1 ok Teuta

“Kosova 10 vjet pavarësi” ishte tema për të cilën u fol në panelin organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës dhe “Independent Diplomat”, një organizatë e specializuar për strategjinë diplomatike. Diskutimi u mbajt në “Shoqatën Japoneze” të Nju Jorkut.27751839_368105673657188_8381675237478895789_n

Zalmay Khalilzad ka qenë ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë. Ai tha se megjithë diferencat partiake të politikanëve në pushtet, administrata e Presidentit George W. Bush nuk pati dallime me administratën e mëparshme të Presidentit Bill Clinton përsa i përket strategjisë dhe objektivit për Kosovën. Po ashtu, – tha ai, – u punua ngushtë me aleatët. Në komentet për Zërin e Amerikës, ambasador Khalilzad reflektoi për dhjetë vjetët e pavarësisë së Kosovës:“Vendi është zhvilluar mirë dhe ata mund të krenohen për shumë arritje. Kosova është një vend demokratik, ka mbajtur zgjedhje, ka një kushtetutë si dhe shtyp të lirë, shoqëri civile të lirë dhe një debat rigoroz. Nga pikëpamja ndërkombëtare vendi ka ecur mjaft. Është njohur nga 114-115 vende dhe është anëtar i shumë organizatave ndërkombëtare. Ende nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara, por edhe kjo do të vijë. Këto janë sfida që mbeten, siç është edhe normalizimi me Serbinë”.

4 salle

Enver Hoxhaj, Zëvendëskryeministër i Kosovës, i cili ka qenë pjesë e ekipit negociator në kohën e përgatitjeve për pavarësinë, i përshkroi kështu përparësitë për shtetin e ri:

“Natyrisht që prioritet kryesor për Kosovën duhet të jetë përmbyllja e shtetndërtimit, që nënkupton anëtarësimin e Kosovës në OKB si dhe në Bashkimin Evropian e në NATO. Këtu, një ndërmarrje dhe një vemendje edhe më e madhe amerikane dhe evropiane është e rëndësishme sa për Kosovën po aq edhe për rajonin.”

Christoph Heusgen, ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, njihet si këshilltari më me ndikim në politikën e jashtme i Kancelares Angela Merkel.

“Gjatë 12 vjetëve që kam punuar për Kancelaren, gjithnjë e kemi patur Kosovën në mendjen tonë. Ne duam që Kosova të jetë e suksesshme. Po punojmë shumë, ndonëse jo me shumë sukses, që edhe ato vende në Bashkimin Evropian që nuk e njohin Kosovën ta njohin atë. Mosnjohja prej tyre vjen jo ngaqë ato nuk e pëlqejnë Kosovën, por për shkak të problemeve të tyre të brendshme. Mendoj se mund ta kapërcejmë këtë”.

Eliot Engel, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, ka qenë një mbështetës aktiv në Kongresin amerikan për pavarësinë e Kosovës. Në komentet për Zërin e Amerikës, ai foli për çështjen e transformimit të forcave të sigurisë në një ushtri të Kosovës. Ai u bëri thirrje të ndryshojnë qëndrim atyre vendeve fqinje që mendojnë se Kosova nuk ka nevojë për ushtri.

“Mendoj se çdo vend sovran ka të drejtë të ketë ushtrinë e tij dhe Kosova nuk ka pse të trajtohet ndryshe nga shtetet e tjera në rajon. Ka disa detyrime që Kosova duhet të plotësojë, siç i kërkohen nga komuniteti ndërkombëtar dhe unë nuk kam ndonjë kundërshtim me këtë. Por, si shkëmbim, edhe Kosova duhet të marrë diçka. Mendoj se të kesh një ushtri, kjo është një gjë bazë.” 

Ambasador Khalilzad tha se i sheh si mjaft pozitive marrëdhëniet e administratës së Presidentit Donald Trump me Kosovën:

“Angazhimi amerikan për Kosovën mbetet siç ka qenë dhe nuk kam dëgjuar që të jetë vënë në pikëpyetje. Marrëdhëniet janë mjaft solide. Kosova përballet me sfida, të cilat kërkojnë një marrëdhënie të fortë me SHBA si dhe me Bashkimin Evropian.”

Ky ishte njëri ndër disa aktivitetet që Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork po organizon me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë:

Teuta Sahatqija është Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork:“Sot ne po e vazhdojmë shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës këtu në Nju Jork. Filluam me shkollën shqipe në Staten Island, vazhduam me një turnament futbolli, sot kemi një debat diplomatik për rrugën e Kosovës drejt pavarësisë dhe më tutje. Do të vazhdojmë me një ekspozitë fotografike, pastaj një koncert për nder të Nexhmije Pagarushës dhe do ta përfundojmë me një pritje për diplomatë në Nju Jork, në Kombet e Bashkuara. Do të jetë një aktivitet shumë ambicioz për festimin e këtij përvjetori të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.”Gjatë dhjetë vjetëve të pavarësisë, Kosova ka zbatuar reforma në shumë fusha, siç janë krijimi i një ekonomie tregu dhe sundimi i ligjit. Por siç u tha edhe nga panelistët, ajo përballet me një numër sfidash të mëdha në rrugën e së ardhmes, për t’u anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Bashkimin Evropian dhe në NATO.(Kortezi VOA.Fotot-Konsullata e Kosoves)

Filed Under: Featured Tagged With: arritje, e sfidat e Kosoves, Nju Jork, Teuta Sahatcija

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT