• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

9-vjeçarja nga Kosova, Erza Muçolli e treta në “France’s got talent”

January 29, 2015 by dgreca

Këngëtarja nëntëvjeçare me origjinë nga Kosova e që jeton në Francë, Erza Muçolli, ka përfunduar në vendin e tretë të garës “Franca kërkon një talent”, dhe pse mediat franceze dhe profesionistët e muzikës e kanë cilësuar fituese morale të këtij spektakli, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbrëmja e finales së “France’s got talent”, një format mbarëbotëror që për Francën organizohet nga televizioni M6, u mbajt të martën mbrëma, dhe tërhoqi vëmendjen e audiencës franceze.
Kësaj radhe, ky spektakël zgjoi interesim të madh edhe mes shqiptarëve pasi ndër pesë finalistët e këtij spektakli ishte edhe vogëlushja me origjinë nga Kosova, e cila për nëntë javë rresht përcolli emocione të forta për publikun që e ndoqi nga ekrani. Në finale nëntëvjeçarja e talentuar në fushën e muzikës u radhit e treta në këtë talent-shou francez.
Në natën finale, Muçolli në skenë u paraqit si një engjëll i shndritshëm, me një prej këngëve tradicionale parisiene, duke i rrëmbyer zemrat e publikut që e shoqëroi gjatë gjithë këngës me duartrokitje dhe brohoritje, ndërsa juria filloi të kërcente sikur të ishte pjesë e koreografisë së këngës.
Edhe pse Erza nuk e fitoi çmimin e talentit më të mirë të Francës, ajo ishte fituesja morale e këtij edicioni, pasi skualifikimi i saj u kontestua me brohoritje nga publiku në sallë.
Sipas mediave franceze dhe kritikëve të këtij vendi, Erza në këtë eveniment ringjalli këngën klasike parisiene.
E veçanta e prezencës së Muçollit në këtë spektakël muzikor qëndronte jo vetëm te talenti dhe interpretimi i këngës franceze “Eblouie pa la nuit”, por edhe te vlerësimi që i bëri publiku francez që ndodhej në sallë, i cili nuk reshti së duartrokituri 9-vjeçaren shqiptare, që po krahasohet me këngëtarë të njohur botërorë.
“Erza Muçolli është vetëm 9-vjeçare, por edhe një talent i madh”, “Erza, fituesja morale e ‘France’s Got Talent 2015 në M6’?”, ishin këto vetëm disa komente të mediave e ato të profesionistëve të muzikës, që theksuan se vogëlushja kosovare bëri për vete jurinë e këtij evenimenti nga më prestigjiozët të Francës.
Edicionin e nëntë të “France’s Got Talent” e fitoi grupi “Le bagad de Vannes” , i cili njëherësh ka fituar 100 mijë euro dhe do të marrë pjesë në një festival në Montreal. Vendi i dytë i takoi 49-vjeçares Marine.
Erza Muçolli është prezantuar në disa emisione në mediat franceze për festat e fundvitit të kaluar. Ajo madje po krahasohet edhe me këngëtaren franceze të njohur në botë Indila. Muçolli ka disa vjet që jeton në Francë së bashku me familjen e saj, e cila ka mbërritur atje në vitin 1991.
Babai i saj, Mehmet Muçolli, është me prejardhje nga Zabeli i Drenasit dhe së bashku me gruan e tij, Luljana Muçolli, dikur ishin pjesë e shoqatave kulturore artistike në Kosovë.(Sipas ATSH)

Filed Under: Kulture Tagged With: “France’s got talent”, 9-vjeçarja nga Kosova, e treta në, Erza Muçolli

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT