-Në përmbledhjen e punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2016, të prezantuar sot, mes tjerash, bëhet e ditur edhe se, në luftën kundër krimeve të rënda, terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit, Policia e Kosovës ka zhvilluar 887 operacione, ka goditur 38 grupe kriminale, arrestuar 1246 persona, si dhe ushtruar 1154 kallëzime penale/
PRISHTINË, 27 Dhjetor 2016-B.Jashari/ Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj kanë qenë përgjegjëse për 70 prej 95 kritereve të Udhërrëfyesit për Liberalizmin e Vizave dhe të gjitha janë përmbushur plotësisht, tha sot ministri Skender Hyseni në konferencën për shtyp të fundvitit, duke folur për procesin e ntegrimit Evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
“Në kuadër të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për zbatimin e 99 masave zbatuese dhe 14 masave legjislative, nga të cilat 24 janë përfunduar, 34 janë në realizim e sipër dhe 55 masa adresohen në vazhdimësi dhe raportohen përmes të dhënave statistikore”, theksoi ai. Ministri Hyseni bëri të ditur se, është nënshkruar marrëveshja për vendosjen e bashkëpunimit operativ me FRONTEX, është iniciuar procesi për nënshkrim të marrëveshjes me EUROPOL dhe kanë vazhduar përpjekjet intensive për anëtarësim në INTERPOL. “Në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor, është nënshkruar marrëveshja me Lituaninë ndërsa janë në fazë të negocimit marrëveshjet me Turqinë, Estonin, Italinë, Belgjikën, Danimarkën”, tha ai.Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj, vijoi Hyseni, gjatë vitit 2016 kanë arritur rezultate konkrete në menaxhimin i migrimit dhe riintegrimit të qëndrueshëm.“Si rezultat i masave dhe politikave të ndërmarra, numri i kërkesave për azil nga qytetarët e Kosovës në vendet e BE dhe Zonës Schengen ka rënë nga 73,2015 të vitit 2015 në 10,220 në vitin 2016. Ndërsa, numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të ri-pranuar deri në fund të nëntorit 2016 është mbi 13,000”, theksoi ministri i Punëve të Brendëshme.Në përmbledhjen e punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2016, të prezantuar sot, mes tjerash, bëhet e ditur edhe se, në luftën kundër krimeve të rënda, terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit, Policia e Kosovës ka zhvilluar 887 operacione, ka goditur 38 grupe kriminale, arrestuar 1246 persona, si dhe ushtruar 1154 kallëzime penale.