• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Alternativa e vetme e shqiptarëve të Maqedonisë

March 15, 2016 by dgreca

Nga Suzana Tahiri /

Maqedonia ndodhet sërish para zgjedhjeve të parlamentare dhe sërish shqiptarët ndodhen përpara një dileme të madhe: të votojnë sërish BDI e Ali Ahmetit, të përkrahin PDSH e Menduh Thaçit apo të kërkojnë një alternativë tjetër. Sa kohë që kjo alternativë mungon dhe nuk ka shumë kohë që të konstituohet një formacion i ri politik që të jetë zëdhënës i aspiratave të të gjithë shqiptarëve, votuesit e kësaj përkatësie etnike kanë të drejtë të kërkojnë nga faktori politik që të hyjnë së bashku në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, pra në emër të një formacioni apo koalicioni politik që mbledh maksimumin e votave. Edhe për disa vjet shqiptarëve u duhet pikërisht kjo gjë që në zgjedhje parlamentare të hyjnë si një zë i vetëm (modalitetet e hyrjes në këtë mënyrë gjenden), çka domthënë më shumë deputetë në parlamentin e ri, më shumë bashkëpjesëmarrje në qeverisje, e cila përkthehen në më më shumë poste minsitrore dhe të institucioneve kushtetuese, më tepër të drejta dhe hapësira për komunitetin etnik shqiptar që jeton në viset autoktone. Nuk ka asnjë dyshim se partia shqiptare në bashkëqeverisje e Ali Ahmetit kanë bërë më shumë se kushdo tjetër për shqiptarët, por nuk ka arritur të mirën më të mundshme për shkak të funksionimit jo si parti europiane, të grindjeve të vazhdueshme dhe të mbeturinave klanore që gjenden shpesh brenda saj. Akoma më folklorike ka mbetur partia tjetër shqiptare e opozitës që edhe kur humb për disa zgjedhje të përgjigthshme rresht as ka ndryshim strukturash drejtuese dhe as që mund të flitet për norma demokratike. Por ndoshta kaq dinë dhe kaq mund të bëjnë si parti që bashkëqeverias ashtu edhe ajo që i ngjitet opozitës. Në këto rrethana votuesit shqiptarë kanë në dorë një mjet të fortë demokratik, votën e tyre që mund të mos ia japin askujt nëse nuk e shohin të bashkuar faktorin shqiptar. Dhe në Maqedoni nuk mund të ketë raund zgjedhjesh pa pjesëmarrjen e shqiptarëve, që janë aktualisht gati gjysma e popullsisë. Një përfaqësim sa më dinjitoz i shqiptarëve në strukturat e reja maqedonase, do tw thotë edhe një përmbushje e aspiratës së këtij shteti të brishtë për të qenë anëtar i familjes europiane dhe i NATO-s.

Filed Under: Opinion Tagged With: alternativa, e vetme e shqiptarëve, Suzana Tahiri, te Maqedonise

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT MUSLIMANË: GËZUAR KURBAN BAJRAMIN
  • Dr. Zana Nikolla: Rritja e kancerit kolorektal tek moshat e reja, shkaqet, rreziku dhe ndërgjegjësimi
  • Vazhdimësia e gjatë e vetëdijes shqiptare…
  • Nxënësit e “Albanian Roots” ju ftojnë në shfaqjen e përfundimit të vitit shkollor
  • Homeland through the lens of Elena Dorfman
  • Kritika letrare funksionale dhe promovimi i letërsisë së mirë…
  • Azem Shkreli, një nga kulmet e poezisë moderne shqiptare
  • Lufta SHBA- Iran dhe pse liberalët ka frikë nga një fitore e Trumpit
  • Hafiz Gagica, in memoriam
  • Vatra Chicago organizoi turneun e futbollit për fëmijët shqiptarë në Illinois
  • Eqrem bej Vlora, in memoriam…
  • Shqiptarët, një komb diaspore
  • Av.Hatixhe Berani Grbeshi, rrugëtimi i suksesshëm nga lufta në Kosovë te avokatia në Kaliforni
  • Pikniku i Vatrës Tampa Bay me rastin e mbarimit të vitit shkollor
  • Arsimi shqip në Vilajetin e Kosovës (1878–1912): midis politikës osmane dhe vetëdijes kombëtare shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT