• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GËZUAR FITËR BAJRAMIN 2022

May 2, 2022 by s p

Imam Edin GJONI

Vështirë që mundet kush ta përshkruaj vlerën Ramazanit më mirë seç e ka përshkruar Ibn Xheuzi-u në librin e tij “Bahçeja i predikuesve, dhe lulishtja e audiencës” Ai thotë, mirësia e Ramazanit në krahasim me 11 muajt e tjerë të vitit i përkon mirësisë së Jusufit a.s./Jozefi në krahasim me 11 djemtë tjerë të Jakubit a.s./Jakovit. Ata e morën më qafë, i bënë zullum sa që vetëm nuk e vranë, ndërsa ai – kur i erdhi dita që i ranë në dorën e autoritetit të tijë – i fali duke i thënë: “Për ju sot qortim nuk ka. Zoti ju faltë! Ai është më i mëshirëshmi mëshirëues.” Dhe deri sa neve për 11 muajt e vitit pretendojmë ta nximë shpirtin e vet, ta lëjmë në errësirën e pusit mu në mes të shkretëtirës së dëshpërtimit, Ramazani vjen jo vetëm për të na prekë në zemër dhe ndez dritën e shpirtit tonë për të na nxjerr nga terri dhe humnera e mëkatit, por edhe për të na bindur se për tragjedinë tonë akoma ka shpresë. Thua se Ramazani vjen për të na thënë: “nuk është bë kijameti, ju kurrë nuk mund të jeni në atë masë të këqij sa Zoti i Madhërishëm të heq dorë nga ju.” Ose, “ju kurrë nuk mundeni ta humbasni shpresën në faljen e Zotit”. 

Zoti thotë në Kur’an,

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

53. Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti. Profeti Muhammed a.s. njëherë pat thënë, “Sikur njerëzit të dinin se çfarë fsheh Ramazani, do të dëshironin që i tërë viti të jetë Ramazan.” Atëherë, nëse jo për gjë tjetër, atëherë të paktën vetëm për këtë që u përmend do ia vlente që krejt viti të jetë Ramazan. Ngase neve nuk kemi vetëm nevojë për shans të ri për ta përmirësuar vetën – sepse a jemi akoma në jetë, shansi është aty. Neve më tepër kemi nevojë që dikush të shoh potencial brenda nesh, ta zgjojë shpirtin tonë nga gjumi i gafletit (mospërfilljes), dhe t’i hap atij perspektiva të reja, t’a inspirojë dhe frymëzojë virtytin e bukur në sjelljen dhe verpimtarinë tonë. Për tridhjet ditë të shoqërimit më të, Muaji i Ramazanit ka arritur që ta bëjë mjaftë në këtë drejtim. Që të jemi të sinqertë, në fillim na dukej se ai kishte lypur shumë prej nesh, por ishte kjo vetëm e vetëm për të na dhënë në fund shumë më tepër se çfarë kishte lypur. Ndoshta na ka privuar ditën nga ushqimi dhe pija (edhe pse shumë prej nesh, filluar nga ky i cili ju flet, e kemi kompenzuar prej iftarit e deri në syfyr krejt atë çfarë e lëm mangët gjatë ditës). Ndërsa natën, ai ka kërkuar të diskonektohemi nga shprehitë tona, thjeshtë për t’na shtyrë t’i kthehemi Zotit të Madh, qoftë në namaz, në lutje, në dhikër (përmendje të Zotit), në lexim dhe konteplim të fjalës së Tij, Kur’anit. Por në të vërtetë e gjithë kjo ishte për të na dhënë një mësim të madh. Fillimisht, të na mësojë dhe rikujtojë se neve jemi shumë më tepër se një trup; se nevojat tona nuk janë ekskluzivisht vetëm ata fizike; dhe se nuk është vetëm ushqimi ajo që e mbanë njeriun gjallë. Mbi të gjitha, Ramazani na ndërgjegjësoi për shpirtin, të cilit po i dhe pak hapsirë, menjëherë del në shesh. Nëse vetëm për pak kohë i fikim – ose më mirë thënë, redukojmë – nevojat tonë fizike, do ndjemë rritje të shpirit dhe zgjërim të tij. Një liberalizim dhe emancipim nga fiziku, bile për një copë kohë, do na bëjë të ndjehemi si melekë (engjuj) në formë njerëzore. Por përse është përshpirtërimi aq i rëndësishëm – pyetje kjo që dikush mund ta shtroj sidomos sot në kohën e kultit të trupit njeriut, qoftë mashkull apo femër.  Përgjigja ime do ishte, për shkak se shpirti është konstituenti (përbërësi) kryesorë i qenies sonë. Ai njëherazi vjen si kurora e krijimit tonë. Pa te neve nuk jemi njerëz të mirfilltë. Kur Zoti i Madhërishëm i urdhëron engjujt t’i përulen njeriut në shenj respekti, ata do përulën vetëm pasi që njeriu ta ketë fituar shpirtin:

Kur t’a kem vën në proporcion trupin e tij (Ademit) dhe frymëzuar në të nga Shpirti Im, përuluni atij (ju melekë) në shenj respekti!  

Nëse trupin e kemi nga dheu e toka, shpirtin e marrim drejtpërsëdrejti me fuqinë krijuese të Shpirtit të hyjnorë. Prandaj, shpirti edhe njeh Zotin. Ai nuk e ka të huaj Madhërinë e Tij, xhel-le Xhelaluh. E sikur të ndjesh Zotin më afër, atëherë edhe  virtytin e ke më afër, dhe anasjelltas. Ngase neve nuk i afrohemi Zotit me distancë fizike (as me milimetra, as me kilometra, e as me megametra), por Zotit i afrohemi me kuptim: duke i adaptuar virtytet dhe atributet e Tija: ndjeshmërinë, mëshirën, drejtësinë, t’bukuren, bujarinë, faljen, etj. Nëse i do këto virtyte, nëse i kultivon ato dhe i shpreh në sjelljet dhe veprat tuaja, atëherë edhe Zotin do e mbash afër. Çdonjëra prej këtyre cilësive është cilësi hyjnore, par exellnce. E kur shpirtit ti jepet hapsira mbi trupin, nga ai do të dalin, madje shpërthejnë nga çdo anë – si fontanë gufuese – të gjitha virtytet fisnike që i përmendëm. Në këtë drejtim e gjejmë Profetin, edhe pse gjithmonë më bujari ndër njerëz, më bujar seç na ishte, ishte kjo pikërisht në Ramazan, kur e vizitonte Xhibrili – meleku/engjëlli i inspirimit – përndryshe Shpirti i Dëlirë, i cili ja mësonte kuptimet e reja të Kur’anit. Kuptimet këto që Profetin a.s. e përshpirtëronin akoma më tepër. Prandaj, do e gjejmë Profetin, pikërisht në Ramazan, të ndjeshëm ndaj nevojtarit dhe falës ndaj fajtorit, jasht çdo mase. Nuk ka shprehje më të mirë të bujarisë se sa falja e fajtorit dhe atij që të ka hyrë në hak. Njeriu me bujari të vet fal nga pasuria për t’i liruar skamnorët nga prangat e skamjes, por edhe e fal faljen për t’i liruar fajtorët nga barra e fajit. Ndoshta data e Çlirimit të Mekës mu më 20 Ramazan është shembull më i mirë për këtë. Atëherë kur Profeti Muhammed vjen si triumfues në Mekke, në vendlindje të tij, prej së cilës largohej i dëbuar dhe përndjekur (madje, gati vrarë) nga – kush tjetër veçse – kushërirët dhe bashkëvendasit e vet, që tashti, ata të njëjtit kur i ranë në dorë jeta dhe fati i tyre, ai a.s. i tha “Dilni nga shtëpijat tuja në të cilat jeni strukur dhe fshehur, se jeni të lirë! Atë ditë në Mekke u dëgjua jehona e fjalëve të Jusufit drejtuar vëllezërve të vet, “Për ju sot qortim nuk ka. Zoti ju faltë! Ai është më i mëshirëshmi mëshirues! Profeti e di se Allahu amneston keqëbërisit në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit, pra pse edhe t’i mos të falë. 

Prandaj fundi i Ramazanit, çlirimi i Mekkës, në të vërtetë është çlirim i shpirtit, fitore e virtytit, dhe pushtimi i shpirtërores. Në këtë drejtim, e gjithë kjo ndodhi jo rastësisht, por falë këtij muaji të madh i cili këndo që e prek, arrin disi t’a nxjerr më të mirën nga ai. Si njëfarë alkemist i cili me mjeshti transformon metalin prej bakrit në arë, madje edhe vetë arin duke e transformuar prej cilësisë më të ulët në atë me të dëlirë. Ngjajshëm, ky muaj na kthen në atë trajtën fillestare të shpirtit në të cilën Allahu fillimisht na ka krijuar, në ahseni taqweem, dhe të cilën trajtë dhe formë Ai e pëlqen prej nesh. Ose, sikur robi i Zotit, Hidri, i cili çfardo që prek, ose aty ku ai shklet, qoftë edhe shkretëtirë shterpe dhe pa jetë – me lejen e Zotit – e shndron në gjelbërim përplot jetë. Njëllojë edhe Ramazani na jep jetën e re, të pastër dhe të dëlirë sikur atë të foshnjës së posalindur. 

فمن صامه وقامه إيماناً واحتسابا خرج من ذنوبه كيوم ولدته أمه» (رواه النسائي)

 “Ai i cili agjëron muajin e Ramazanit dhe netët e tija i kalon në lutje – me bindje dhe përkushtim – del nga ai si dëtën që doli nga nëna e vet.”

Gjithë këto njerëz, filluar prej Profetit Musa a.s. dhe Danielit a.s. e deri te gjigantet e humanizmit njerëzorë, si Viktor Frankël, Elli Vizel, dhe ndoshta pak ma pak e njohur Irena Gut Opdajk (shkrimtarja e memoarit fantastik, In my Hand (Në Dorën Time), të gjithë këto – pa përjashtim – na kanë mësuar se gjatë historisë të gjitha mund t’i humbasim ose çdo gjë mund të merret prej nesh (shtëpia, familja, jeta – fundi i fundit), të gjitha përveç njërës. Ajo çfarë kurrë dhe asnjëherë nuk mundet askush ta marrë prej nesh është liria për të zgjedh, dhe liria se si do të përcaktohemi dhe vendosemi karshi rethanave të cilat na imponohen. Këto njerëz të mëdhenj të hisorisë tuaj kolektive na kanë dhënë këtë mësim juve dhe neve. Pra, se neve si njerëz jemi gjithmonë të lirë të zgjedhim veprimin tonë në dakordim me atë çfarë paraqet bindjen dhe botëkuptimin tonë. Prandaj, askush nuk mund të thojë se është i detyruar ti dëbojë sërish njerëzit nga shtëpiat e tyre të vetme të cilat i janë dhënë të strehohen, pasi që më 1948 ishin të dëbuar nga shtëpiat dhe vendbanimet të tyre fillestare, sëbashku me 700.000 refugjat të tjerë Palestinez (siç e shkruan Benny Morris). Jakovi nga Jerusalemi – që kemi pasur rast ta shohim  këto ditë në rrjeta shoqërore – nuk është i imponuar që ta marrë ose vjedhë shtëpinë e komshiut të vet Palestinez në Shejkh Xharrah me pretekst se nëse nuk e marrë/vjedh une, dikush tjetër do ta marrë, kështu që nuk është faji i im. Askush nuk është i detyruar të bombardojë godinën përplot të banuar me njerëz të rëndomtë, vetëm se ndoshta aty fshihen ca terrorista. Në fund të fundit, çdonjëri prej nesh ka mundësi për zgjedhur a do ta marrë shembullin e Kabilit/Kainit dhe të sillet ashtu siç është sjellur ai me vëllain e tij Habilin/Abelin, apo do të sillet si Jusufi/Jozefi me vëllezërit e tij. Njeriu mund të jetë ujk për vëllain e vet (homo homini lupus est), por mund të jetë edhe bari (rojtar). Ti gjithmonë ke më tepër mundësi përpara vetes. Nëse je përcaktuar për të dyten, atëherë dije mirë se ke përzgjedhur atë se çfarë përherë ka qenë prezente në memorinë dhe ndërgjegjen kolektive të bashkëkombëtarëve dhe bashkëfetarëve të tu, e nëse ti përcaktohesh për të parën, atëherë dije se ke marrë rrugën e atyre që kujtesa jote kolektive e njeh për armikun më i madh i popullit tënd. 

Çfardo që të zgjedhësh dhe të veprosh, ose mos veprosh, ose – madje – të qëndrosh indiferent dhe neutral, dije mirë se dikush të shef dhe gjykon, qoftë edhe ndërgjegja e jote, qoftë historia, qofshin yjet në qiell dhe syri i Zotit të Madh që është mbi ne të gjithë. Me fjalë të tjera, herët apo vonë, ose do ta bartin barrën e fajit ose nderin e lavdit për veprimin a mos-veprimin tonë – siç thotë Karl Jaspersi. 

Në këtë drejtim, dëshiroj ti kujtoj dhe këshilloj çdonjërin prej nesh që ndjekë këtë fe të bukur, Islamin, që kurrë mos ta humbim virtytin e mirësisë dhe të njerëzishmes (humanes) të cilën Allahu aq bukur e ka vendosur në ne dhe përherë e pëlqen ta shoh prej nesh në të gjitha rrethanat. Nëse e humbasim këte (pra të njerëzishmen, humanen, mirësinë e shpirti), jo vetëm që do ta humbasim veten tonë, por edhe Zotin pranë nesh. Ky muaj, të cilit sot jemi duke ia dhënë lamtumirën, pret prej nesh ta mbajmë dhe mirëmbajmë nivelin më të lartë të përshpirtërimit në çdo hap të jetës sonë.

Prandaj, le t’ia premtojmë këtij muaji në shkim se do ta shtyjmë sa më shumë ashtu që do të jetojmë në frymën dhe me impulsin e tij edhe pas shkimit të tij. Që do ngelim edhe mbas Ramazanit ashtu siç ishim gjatë tij. 

Kurse sot, sot është fest e madhe për ne. Bajram! Ia dolëm! Lusim që Allahu të jetë i kënaqur prej nesh dhe punës sonë! Prandaj, përhapeni gëzimin tuaj me urime! Kujtoni me ndihmë dhe dhurata ata që janë të varfur dhe në nevojë! Zgjatne doren (ose të pakten fjalen) e pajtimit dhe faljes! Dhe përkujtone dhe madhëroni Zotin me tekbire!  

Në emrin e të përndershmit Imam Jusuf efendiut, në emrin e kryetarit të Qendrës, zotëri Ahmed Veles dhe mbarë këshillit, dhe në emrin tim personal, 

Për hajr ju qoftë Fitër Bajrami!

Filed Under: Politike Tagged With: edin gjoni

Mark Gjonaj organizoi Iftar vëllazëror në Qëndrën Islame Shqiptaro Amerikane në Queens

April 28, 2022 by s p

Mu në çastet e muzgut të bukur pranveror të dielës së fundit të prillit, në hapsirat e Qëndrës Islame Shqiptaro Amerikane në Queens, në një atmosferë të përshpirtëruar dhe vëllezërore, u mbajt iftari solemn me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit. Mikëpritësi i iftarit ishte themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, kurse organizatori i tij ishte politikani, aktivisti dhe filantropi i shquar shqiptar, Mark Gjonaj. Në iftar morën pjesë një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të shoqatave shqiptare, figurave të shquara të komunitetit shqiptarë, nga intelektualët, afaristët, si dhe antarët dhe besimtarët e rregullt të Qendrës. Fjalën përshëndetëse e mbajti Imami i Qendrës, Edin Gjoni, i cili përzemërsisht përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për ardhjen e tyre. Ai në veçanti falënderoi mikpritesin e iftarit, z. Arbër Hajdarin dhe organizatorin, Mark Gjonaj, duke i uruar të dy ata për kontributin e tyre të lartë të cilin ata parreshtur e japin në shërbim të kombit. Ai, ndër të tjera tha:“Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur sofrën (tryezën) e ndajmë së bashku me fqinjët dhe miqtë, sidomos në këtë muaj të begatë. Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin përpiqemi t’i afrohemi Zotit. Kjo vërtetë arrihet me zbatimin e riteve dhe adhurimeve fetare, por gjithashtu edhe duke iu afruar zemrës së tjetrit. Prandaj, ky është muaj i miqësisë, dashurisë, ndjeshmërisë dhe respektit reciprok ndaj të tjerëve. Iftari është një rast i shkëlqyeshëm për ta realizuar një gjë të tillë. E nuk e thonë kot, “një nga rrugët të cilat na çojnë te zemra e tjetrit kalon pikërisht nëpër stomak”. Prandaj, unë sot falënderoj në veçanti Arbërin dhe Markun që na mblodhën sonte këtu dhe na mundësuan që të ushqehemi në nivele të shumta të qenies sonë, trupore, emocionale dhe ato shpirtërore.” Pas fjalës hyrëse, fjalën e ka marë Mark Gjonaj. Ai tha se, është një bekim i vërtetë kur mblidhemi së bashku “to brake bread together”. Prandaj edhe tek shqiptarët tradicionalisht vlen thënia, “shtëpia i takon Zotit dhe mikut.” Ai theksoi, se Ramazani është muaj në të cilin neve i japim një kuptim të vërtetë jetës. Se jeta e jonë nuk guxon të jetë vetëm akumulim i të mirave materiale, por duhet të jetë shumë më tepër se kaq. Në ata momentet e fundit të jetës tonë, çdo njëri prej nesh duhet ti bëjë pyetje vetes: “A e lëmë këtë vend më mirë seç e kam gjetur? Dhë në ç’masë kam kontribuar për ta lënë në gjendje më të mirë?” Arbër Hajdari është një prej atyre i cili ka kontribuar dhe kontribuon shumë për ta lënë këtë botë më mirë seç e kishte gjetur. Së bashku me vullnetarët e vet ka ndërtuar pesëqind shtëpi dhe qindra të tjerëve punon për t’ia siguruar ushqimin, dhe ka arritë atë që askush më parë nuk ka arritë ta bëjë. Prandaj, një duartrokitje për Arbër Hajdarin.” Më tej, Arbër Hajdari iu drejtua të pranishëmve duke i bërë të njohur se puna e tyre ka filluar me datën 24 shtator 2015, që njëherazi kishte rastisur të jetë dita e festes së Bajramit. Pra, “një ditë që mendonim ta kalonim ndryshe dhe të fillojmë të veprojmë diçka ndryshe” tha Hajdari. Kësaj nisme janë përgjigjur një numër i madh njerëzish. Sot Fundjava ka qendrën në Tiranë dhe në ka degët në çdo qytet. Ajo numron 13,000 vullnetarë në krejt vendin. Megjithatë, “çfarëdo që të jetë bërë” theksoi ai “nuk është unë që kam bërë ndonjë gjë. Kontributi më i madh ka qenë kontributi juaj. Në të vërtetë, puna që është bërë ëhtë shpërblim i qëllimit të pastër që keni pas për të bërë një punë mirë. Në momentin kur të humbet pastëritia e këtij qëllimi kjo punë do të shkatërrohet më shpejt se çfarë është krijuar.” Ai shtoi se bëmirësia nuk ëshët vetëm ndihma materiale. Bëmirësi është çdo fjalë mirë dhe buzëqeshje e cila sjellë shpresën se situata do të bëhet më mirë. Hajdaraj në fund uroi që Zoti t’ia pranojë gjithë agjërueseve këtë muaj, që t’ia pranojë lutjet e tyre. Ai shtoi, “më bëhet zemra mal sa herë që vijë këtu, sepse çdoherë ju shohë gjithëve bashkë dhe akoma më të fortë. Ju falëminderit!”Pas kësaj Hajdari iu përgjigj pyetjeve dhe komenteve të të pranishmëve kurehtarë, me ç’rast foli për projektet e rradhës së Fundjavës Ndryshe, si dhe për përfitimet Fundjavës nga sistemet tjera bëmirëse, konkretisht ata Amerikane. Më në fund studiuesi Dr.Paulin Marku e përmbylli me konstatimin se Arbër Hajdari falë punës së madhe që e bën ai nuk është thjeshtë një djalë 28 vjeçar, por në veprimtari dhe pedagogji tregon se është një burrë, kaluar burrërinë. Ai përgëzoi atë, stafin e tij dhe të gjithë donatorët arrijnë që të këthejnë buzëqeshjen tek të sëmurit, lumturinë te fëmijët dhe të vjetrit që kanë nevoja për ilaçe dhe ndihma mjeksore. Ramazani qoftë i bekuar dhe të pranuara qofshin lutjet tuaja! Ju falenderit për ftesë.” Pas iftarit të shijëshëm i cili u përgatit nga duart e vyera të pronarit të “Tratoria Ora”, Ramo Besit, Imam Edin Gjoni bëri lutjen e pas-ushqimit. Ai tha, Falëmnderit Zotit i cili na mundësoi çfarë të hamë dhe të pijmë. dhe që na mblodhi sonte këtu në këtë iftarë të begatë. Paqja, mëshira, mirësitë dhe bekimet e Zotit qofshin mbi zemrat bujare që e kanë shtruar këtë iftar, mbi miqtë të nderuar që e kanë ngrënë këtë iftar, mbi duartë e vyeshme që e kanë përgatitur dhe mbi gjithë që gjinden në këtë vend. O Zot i jonë, të falëmnderojmë për këtë faltore, Xhami, në të cilën na mblodhe, për shtëpitë, familjet, miqtë tonë dhe shokët të cilët na i dhurove dhe me ta na nderove, e sidomos për të pranishmit tonë sonte këtu. O Zot i jonë, kur të kemi ushqim, na i kujto ata që të uritur janë, Kur të kemi shtëpi, na mundëso t’i kujtojmë ata që kulm mbi kokë nuk kanë, Kur të kemi punën, na kujto ata që pa punë janë, Kur në mirëqenie të jetojmë, na mundëso t’i kujtojmë ata që vuajnë, Kur të jemi në shoqëri të miqëve dhe dashamirëve, na mundëso ti kujtojmë ata që të vetuar janë. Kur ti kujtojmë ata, na mundëso që ta zhdukim egoizmin tonë, ta ngrejmë ndjeshmërinë tonë, dhe jepna mundësinë që t’i ndihmojmë atyre – me fjalë dhe vepër – ta kenë atë që nuk e kanë, e që e neve e quajmë për mirëqenie të sigurtë dhe të patjetërsueshme. Ngase qëllimi i këtij muaji të bekuar të Ramazanit është që të afrohemi Ty, duke veshur veten tonë me cilësitë dhe tipare e mëshirës, bujarisë, altruizmit dhe dashurisë. Duke e gëzuar këtë ushqim sonte, të lutemi që të na japësh shëndet dhe force të vazhdojmë më tutje në këtë drejtim dhe të jetëjmë dhe punojmë ashtu që Madhëria e jote të jetë e kënaqur me ne. O Zot, bekoji dhe begatoji familjet tona, komunitetitm tonë, vendlindejn dhe atëdheun tonë, dhe këtë tokë për të cilen e lidhe fatin tonë SHBA. Amin!

Filed Under: Opinion Tagged With: edin gjoni, Qëndrën Islame Shqiptaro Amerikane në Queens

Artikujt e fundit

  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”
  • Zhvillimi e përdorimi i Gjuhës Shqipe në diasporë
  • Diaspora, kapitali kombëtar që ende nuk dimë ta vlerësojmë
  • HOMAZH E NDERIM PËR TË GJITHË ATA QË NDIHMUAN TË BËHEJ SHQIPËRIA
  • FEDERATA VATRA DHE RIKRIJIMI I SHTETIT SHQIPTAR 1920-1921
  • Kolë Idromeno, “parganjoti” që u bë artist i madh në Shkodër
  • KRIJIMTARIA POETIKE E DRITËRO AGOLLIT
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1914) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN NË DURRËS RRETH “AKSIONIT TË TIJ USHTARAK” PËR TË SHPËTUAR PRINC VIDIN
  • Ja pse Venezuela e Maduros nuk është viktimë, dhe pse SHBA po vepron ?
  • Rizza Milla: Radio “Zëri i Shqiptarëve” në Chicago, 3 dekada në shërbim të komunitetit dhe çështjes kombëtare
  • Promovohet filmi dokumentar “Shaban Murati-diplomati antitabu”
  • SHKRIMTARËT, LEXUESIT, KRITIKA…
  • REZISTENCA ANTIFASHISTE SHQIPTARE NË KONTEKSTIN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR NAZIZMIT GJERMAN NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT