• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EDMOND NIKOLLA, MES DIASPORES SHQIPTARE TE EUROPES DHE AMERIKES

May 4, 2016 by dgreca

Portreti i këngëtarit, instrumentistit me karrierë të pasur artistike, Shqiperi dhe Europë, tani në SHBA/

Nga Beqir Sina/

NEW YORK : Këngëtari i mirënjohur – dhe një prej atyre më të adhuruarit në komunitetin shqiptarë, në Amerikë, Edomond Nikolla, nga Lezha, shtroi para vetes një detyrë me të vërtetë madhështore: ai vendosi të vijë e të këndojë për shqiptarët e Amerikës, mbas një suksesi të madh në Shqipëri, ku ai lindi këngëtar, dhe një veprimtarie 15 vjeçare në Zvicër(Europë).

Mirëpo, tashmë, që prej dy vitesh, ai udhëton pa u lodhur, duke u bërë pjesë e komunitetit të artistëve shqiptarë në SHBA: pjesë e aktiviteteve, koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, dasmave dhe gazemendeve të tjera, familjare, së bashku me këngëtarët dhe muzikanët e eletitës në diasporë, të cilët dallohen në këtë komunitetet dhe i kanë shërbyr këtij komuniteti me dekada.

Mirëpo, tashmë, që prej dy vitesh, ai udhëton pa u lodhur, duke u bërë pjesë e komunitetit të artistëve shqiptarë në SHBA: pjesë e aktiviteteve, koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, dasmave dhe gazemendeve të tjera, familjare, së bashku me këngëtarët dhe muzikanët e eletitës në diasporë, të cilët dallohen në këtë komunitetet dhe i kanë shërbyr këtij komuniteti me dekada.
Ai, megjithëse, ka një periudhë prej 2 vitesh në komunitetin shqiptarë, në SHBA, deri më sot ka realizuar shumë evenimente të ndryshme mbrëmje festive, ceremoni private dhe koncerte, duke kënduar për shqiptarët e Amerikës, dhe u bërë kështu nga më të kërkuarit, në mesin e këngëtarve të komunitetit.
“Dashamirësit e muzikës janë ata që më japin energji dhe nxitje për karrierën time muzikore, edhe më mbushin me jetë, duke më shtuar gëzimin e tim. Vërtet ne shqiptarët, jemi vatër talentësh, po përmendi se ne në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, e diasporë, kemi shumë këngëtar dhe muzikant të sukseshëm, që këtu në diasporë,(SHBA) më duket se kemi gjetur forcë, mençuri dhe shpirt racional, tipik me traditë të njohur në trojet, tona, aty ku lindë dhe kultivohet me shekuj – muzika dhe kënga jonë e pastër shqiptare. Edhe, unë ashtu si në Shqipëri, e më pas me shqiptarët e Zvicres, tani në Amerikë, po mundohem të sjellë risi në muzikën e bukur dhe të dashur shqiptare, pra muzikën popullore dhe folklorike, që pëlqehet sidomos kaq shumë edhe nga shqiptarët e Amerikës, e diasporës shqiptare kudo”- ka thënë ndër të tjera këngëtari nga Lezha në Amerikë, Edomond Nikolla .
Ai është lindur në Lezhë, dhe, ka studiuar në violinë në liceun “Prenk Jakova” ne Shkodër. Më pas Edmondi, ka vazhduar studimet për fizarmonikë në liceun”Jordan Misja” në Tiranë.
 Edmondi, vjen nga një familje muzikantësh, pasi babai i tij, i ndjeri Mark Nikolla “Artist Popullor, i skenës” ka qenë dhe do mbetet instrumentist dhe këngëtar i mirënjohur i koncerteve dhe festivaleve folklorike, brenda e jashtë vendit.
Që nga mosha 6-vjeçare, ai ndoqi pasionin dhe dëshirën e madhe të babit, me muzikën. Profesioni i tij aktual, është muzikant dhe këngëtar në komunitetin shqiptarë.
Edmond Nikolla, është një emër i ri – në eltitën e këngëtarve të komunitetit shqiptarë në Amerikë, por, jo i tillë në muzikë. Fryma, që ai përcjell me këngët e tij, dhe mënyra se si ai prezantohet tek shqiptarët e Amerikës, janë kënaqësia që i ka sjell publikut, këtu, duke e bërë, atë, tashmë të jet nga ata më të kërkuarit,e komunitetit shqiptarë të Amerikës.
Aty, ku ai tashmë, po preformon me këngët e tij, në koncerte festive, veprimtari e gëzime familjare, por, edhe në aktivitetet e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, ku ai këndon për të, dhe është pjesë me Grupin e Rozafatit , tregon se ai ka lindur këngëtar, e ka muzikën në gjak, dhe, se e do muzikën ashtu si e do edhe jetën e tij.
Nga mënyra se si ai flet kur takohesh me Edmondin, mëson nga thejshtësia e çiltërsia e tij, prej një këngëtari, të lindur, se muzika, është gjithçka për të, siç është gjithëçka për jetën e një këngëtari, e cila fillon prej nga profesioni, familja dhe gjithëçka, që sillet për rreth tij.
“Kënga, ka lindur bashkë me mua, pasi vijë nga një familje muzikanësh,” ka thënë ai në një intervistë, teksa prezantonte vetveten. Babai im, shtonë ai, Mark Nikolla, “Artisti popullor i skenës”, ka qenë dhe do të mebetet istrumentistë dhe këngëtar i mirënjohur i koncerteve dhe festivaleve brenda dhe jashtë Shqipërisë.
“Edhe, unë, që nga mosha 6 vjeçare, ndoqa pasionin tim dhe dhe dëshirën e babait tim( i cili nuk jeton më), muzikën”. Pas mbarimit të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, tregonë Edmond Nikolla, mora pjesë në koncerte të ndryshme në RTSH, në Stamboll, me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore në Tirane, Itali, Gjermani,Kosovë ,Mal të Zi, Maqedoni, si dhe në shumë evenimente të ndryshme në qytetin e lindjes, Lezhë.
Ndërkohë, simbas tij në datën 3 shkurt të këtij, viti, ai ka realizuar Koncertin Recital me një sukses të jashtëzakonshëm në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” Lezhë.
Performanca artistike prej 15 vitesh në Zvicër, deri në SHBA.
“Por, tani jam shumë i kënaqur, që po preformojë live këtu në Shtetet e Bashkuara, New York, New Jersey dhe Connecticut, Arizona,Florida,Houston etj, për komunitetin e mrekulleshem shqiptar, si muzkant dhe këngëtar” na thotë këngëtari Edmond Nikolla.
 “Familja ime përbëhet nga nëna, dhe 2 vëllezër që, jetojnë në SHBA, nusen dhe 2 djem që me japin jete.
Tek fëmijët e mi, unë gjej kuptimin e gjithçkaje” ka thënë këngëtari Edmond Nikolla.
Pas shumë aktivitetesh të pasura artistitik dhe kulturore, në mesin e shqiptarëve të Zvicrës, Italisë, Gjermanisë, Kosovës, Mali i zi, Maqedoni, Edmond Nikolla nga Europa, erdhi ne Amerikë, ku ai ka pas shumë sukses.
Këtu në SHBA. ai ka bashkëpunuar me shumë këngëtar dhe muzikant në mënyrë mjaft aktive, duke marrë pjesë në mbrëmje festive koncerte, dhe dasama e gazmende, të cilat janë bërë një gëzim më shumë, për komunitetin shqiptarë, por edhe për gëzimet familjare.
Ç’ka, do të dukej, në vështrim të parë, se çdo gjë shkon mbarë e mirë në jetën e tij dhe se ai është një Artist mëse i suksesshëm dhe i preferuar nga publiku.
“Që, kur nisa të këndojë, në Shqipëri, tha ai, dhe vendi im doli nga ai izolimi totalitar, që e kishte mbajtur regjimi komunist, Shqipërinë, për afro gjysmë shekulli , ëndërroja të këndoja dhe të bëja muzikë, në këtë vend të madh, të lirë dhe demokratik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të këndoja për komunitetin shqiptarë në SHBA” -thotë këngëtari i mirënjohur Edmond Nikolla.
Këngëtari, lezhian Edmon Nikolla, ka kontribuar disa herë në komunitetin katolik, të cilit ai i përket, si besimtar, aq sa Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare, në Amerikë, Dom Pjetër Popaj, e vlerëson mjaft lart talentin, dhe kontributin e tij, sidomos në aktivitetet e tij, aktivitetet kulturore e artistike të kësaj Kishe.
Tashmë, që prej 2 vjetësh, këngëtari dhe instrumentisti Edmond Nikolla, merr pjesë pothuajse në çdo mbrëmje festive, veprimtari të komunitetit, me grupe e tjera të këngëve dhe valleve, paraprakisht, është “futur” në listën e këngëtarve dhe muzikanëve më të preferuar dhe më të kërkuar, të komunitetit shqiptarë të Amerikës.
Ndërsa, pritja që i bëhet atij, tani është gjithmonë shumë e ngrohtë!
Edmond Nikolla, është mëse i bindur se këtu në Amerikë, komuniteti shqiptarë me festimin e shënimin e disa nga ngjarjet më të rëndësishme, më të spikatura, të cilat janë më mbresëlënëse në jetën kulturore të Shqiptarëve të Amerikës, por edhe të tij, pikërishtë, tani që ai është bërë pjesë e këtij komuniteti “pritja, që i bëhet atij është gjithmonë shumë e ngrohtë dhe shumë më e dashur !
” “Pas, preformimeve të mija të para, para shqiptarërve të Amerikës, thotë Edmondi, nuk e dija, nëse do të pritesha edhe në shfaqjet e tjera, po aq ngrohtë sa dhe të parat, nëse do të kisha kaq shumë duartroktije, po të tilla të bujshme nga ana e publikut dhe sallat e lokalet, që do të ishin të mbushura plot e përplot.
Por, kam parë se lokalet , po vazhdojnë të jenë të mbushura, dhe, si i themi ne shqiptarët “s’ke ku të hedhësh kokrrën e mollës”.
“Mbasi, sipas meje komuniteti shqiptarë, thotë ai, është i mrekullueshëm, dhe shumë artëdashës, me kulturë dhe me entuziazëm, i cili di të vlersojë dhe të çmojë muzikën, i përmalluar dhe i dashur për këngën, vallen dhe muzikën shqiptare”, na tha Edmond Nikolla.
Duke, shtuar se falë këngëtarve dhe muzikanëve të dalluar të komunitetit, nga ata të mëparshëm në Amerikë., edhe unë, tani, tha Nikolla, duke iu bashkur këtij komuniteti artistësh shqiptarë, po përpiqem, që të gjithë së bashku, të bëjmë sa më madhështore, sa më të gëzueshme, çdo veprimtari, apo mbrëmje festive ,dhe mbrëmje familjare, dhe të shkojmë atje ku kemi adhuruesit tanë, dhe falë këtij komunitetit tonë, i cili është vazhdimisht në rritje, dhe na pret ngrohtësisht.

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: Beqir Sina, Edmond Nikolla, portret kengetari

Edmond Nikolla- Lidhja ime me muzikën dhe bashkëpunimi me këngëtaren e talentuar Kristina Marku

November 11, 2014 by dgreca

DIASPORA- Personazh/Flet Artisti i mirënjohur i diasporës, këngëtari Edmond Nikolla/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Është lindur dhe banon në qytetin e Lezhës. Vjen nga një familje muzikantësh, pasi babai i tij, i ndjeri Mark Nikolla “artist popullor i skenës” ka qenë dhe do mbetet instrumentist dhe këngëtar i mirënjohur i koncerteve dhe festivaleve folklorike brenda e jashtë vendit. Që nga mosha 6-vjeçare ndoqi pasionin dhe dëshirën e madhe të babit muzikën. Profesioni i tij aktual është muzikant dhe këngëtar.
-Ndërkaq, ju njohim si artist, por … cilat janë studimet tuaja?
Kam studiuar violinë në liceun “Prenk Jakova” në Shkodër. Më pas kam vazhduar studimet për fizarmonikë në liceun”Jordan Misja” në Tiranë.
-Jeni për martesë, apo bashkëjetesë ?
Besoj tek dashuria dhe jam për martesë.
-Familja juaj përbëhet nga … ?
Familja ime përbëhet nga nëna dhe 2 vëllezër që, jetojnë jashtë vendit, nusen dhe një djalë që më jep jetë. Tek ai gjej kuptimin e gjithçkaje.
-Si do ta përkufizonit shijen e dashurisë?
Dashuria është ndjenja më e bukur që, e shoqëron njeriun në rrugëtimin e tij jetësor.
-Klipi juaj më i fundit, është?
Klipi im më i fundit është një bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur Kristina Marku, i titulluar “Merrja kangës me shoqni”.
-I kënaqur nga bashkëpunimi me Kristinën?
Patjetër që po, jo vetëm nga Kristina, por nga i gjithë bashkëpunimi. Them se kemi bërë një punë të mirë
-Cilët ishin bashkëpunëtorët e këtij projekti?
Bashkëpunëtorët e këtij projekti ishin: teksti A. Trebicka, Muzika dhe ork: A.Fortuna si dhe “Tv musical”. I falënderoj nga zemra të gjithë.
– E ke arritur suksesin që ke dëshiruar kohë më parë?
Mendoj se po. Por punoj vazhdimisht që kohën ta kaloj dhe jo të më kaloj ajo mua. Në muzikë nëse nuk ndoqe kohën del jashtë mode.
– 24-orëshi i Edmondit, si është?
Shumë i ngarkuar me punë në studio e aktivitete muzikore.
-Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë. Apo cilat modele keni për zemër?
Nuk kam ndonjë idhull dhe nuk do të doja të kopjoja askënd. Dua dhe jam vetvetja. Në këngë nis nuk je i tillë je i detyruar të stonosh.
-Pjata juaj e preferuar është …?
Pjata ime e preferuar janë frutat e detit dhe gjithçka që, ka lidhje me specialitetet e detit.
-Impenjimet aktuale, cilat janë?
Aktualisht ndodhem në Zvicër, ku këtu gjej ngrohtësinë prej 13 vitesh si muzikant dhe këngëtar. Për momentin performoj live në një restorant në Zvicër.
-Edi, je penduar ndonjëherë që, ke zgjedhur rrugën e muzikës që, jeni bërë këngëtar ?
Asnjëherë, pasi nuk ka qenë një përzgjedhje momentale, nuk jam bërë këngëtar rastësisht. Ajo është një ëndërr që, ka filluar realizimin e saj që në fëmijërinë time.
Ju falënderoj juve, stafin së pari dhe lexuesin e falënderoj përzemërsisht që, ndanë kohën e tyre për të lexuar intervistën time.

Filed Under: Kulture Tagged With: dhe Kristina Marku, Edmond Nikolla, Lidhja em muziken

Artikujt e fundit

  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT