• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zotërinj, shkëputuni nga “Vatha” e Akademisë së mykur të Tiranës!

September 4, 2014 by dgreca

Opinion Nga Rasim Bebo, Çikago/
Para pak kohësh janë botuar dy artikuj në gazetën “DIELLI” online (www.gazetadielli.com), i pari nga Prof. Isuf Bajrami: “Epiri dhe përkatësia etnike e Epirotёve”, më 19-8-2014 dhe artikulli i dytë nga Agim Popovci: “Maqedonia, kjo furrë bërthamore historike dhe gjeografike”, më 21-7-2014. Këta zotërinj vazhdojnë të shkruajnë, duke u mbështetur në ato referenca të kohës së Enver Hoxhës, duke mos marrë parasysh, literaturën e përkthyer pas vitit 1990. Për Kujtesë: Janë botuar katër HISTORI TË SHQIPËRISË nga: Edwin Jacques: “SHQIPTARËT” Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, botuar më 1995, me 765 faqe;
Mathieu Aref “SHQIPËRIA” (Historia dhe Gjuha) Odisea e pabesueshme një populli para Helen”, botuar Plejad më 2007, me 607faqe;
Zhan Klod Faveirial “HISTORIA” (më e vjetër) e SHQIPËRISË, Plejad 2004, me 552 faqe;
Tajar Zavalani “HISTORI E SHQIPNISË”, botues PHOENIX shtëpia e librit, më 1998, me 388 faqe;
Dhimitër Pilika, “PELLAZGËT” origjina jonë e mohuar, botimet enciklopedike, Tiranë 2005, me 476 faqe; Aristidh P. Kola, “ARVANITASIT” dhe prejardhja e grekëve, vështrim historik – Folklorik – Politik – Gjuhësor. Shtëpia botuese 55, më 2002, me 558 faqe etj.
Robert d’Angeli me Shtatë volume, përmbajtja e përgjithshme e librit “ENIGMA”.
Ju zotërinj, zini në gojë PELLAZGËT, por nuk keni marrë pjesë në formimin e shoqatës “QENDRA STUDIMORE PELLAZGJIKE” në dy mbledhjet e saj më 15-4-2011 dhe më 21 – 22 tetor 2011. Më 2 janar 2012, Mathieu Aref mbrojti tezën e doktoraturës: “Studime e kërkime shkencore mbi Pellazgët me prejardhjen e qytetërimit grek”. Të cilit, iu dha titulli nga Universiteti i Sorbonës: “Doktor në shkencën e historisë së antikitetit”. Kjo merret pikë referimi në bibliografi për të gjitha shkencat e botës që do të merren këtej e tutje me antikitetin evropian.
z. Isuf, ju shkruani: “… në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri … Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten,”. Por pellazgët me helenët, i ndan një kohë prej mbi 1500 vjetësh dhe emri i helenëve doli në histori pas vitit 1830, nga prof. Dr. Robert Angeli.
Z. Isuf ju thoni: “Fijet e misterit pellazg ndërthuren ndër kohëra, gjersa në histori përmenden Ilirët. Si një popull kryesor, si një “Hauptvolk…”.
Robert d’Angheli shkruan: “…në kundërshtim me atë që shkruajnë autorët e sotëm, të cilët deklarojnë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, … këta të fundit jo vetëm janë pasardhës të ilirëve, por para së gjithash të pellazgëve, gjë që nuk është e njëjtë, sepse kur i deklarojmë, ose kur deklarohen vetëm si pasardhës të ilirëve, merret para sysh vetëm një pjesë e vogël në vend të tërësisë. Ilirët përbënin vetëm një pjesë të vogël të pellazgëve ose shqiptarëve. Për ta mund të thuhet se: “Gjithë Ilirët janë shqiptarë”, por e kundërta nuk është aspak e vërtetë, domethënë: gjithë shqiptarët, janë ilirë”.
Edwin Jacques shkruan: “Një hulumtim i qytetërimit të hershëm shqiptar, na çon te pararendësit pellazge. Dorëshkrimet më të hershme, tregojnë: se pellazgët ishin zotër të Gadishullit Ballkanik, me qendra të fuqishme në Mikenë, Spartë dhe Athinë. Më vonë pellazgu Agamemnon, do të renditet si mbret i Mikenës dhe i Argosit, kurse i vëllai, Menelau, mbreti i Spartës. (Flasim për shek. XIII, ndërsa semito egjiptianët kanë ardhur më pas në shek. VI. Këtu nuk ka ndërthurje dhe “mister” “Haptvolk”. (Në A. SH. vazhdon deukalionizmi për përfshirjen e pellazgëve. Shën. im). Dhe më tej, Doktor Mathieu Aref shkruan: “Kështu, më shumë lehtësi mund të vërejmë se pas më shumë se pesë mijë vjetësh pellazgjishtja e lashtë përjeton përgjithmonë në shqipen e sotme. Kjo e fundit është me të vërtetë një fosile e gjallë. Qe ka lindur para hënës “proselinoi”. Z. Isuf ju shkruani: “Perandoria bizante, Mbretëria bullgare dhe serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin… ( Por s’mund të konsiderohesh si qefin definitiv që mbështillnin një popull kufomë…).
Doktor Arefi thotë: “Malësitë e pamposhtura dhe relievi tepër i thyer i Shqipërisë dhe viset rreth saj (Kosovë, Maqedoni, Epir dhe Mali i Zi) i kanë bërë të mundur këtyre popullsive të ruajnë pothuajse të paprekura, kulturën, gjuhën, zakonet, doket dhe kostumet e lashta të tyre. Këto male që kulmojnë rreth 2800 metra, me lartësi mesatare 700 metra, më e larta e Evropës, Kanë qenë një mbrojtje e vërtetë e gjuhës dhe e kulturës pellazge. Dihet se një ndër vendbanimet e hershme të pellazgëve ka qenë Arkadia… Së fundi, shënojmë se heroi legjendar Evandri, i lindur në Akardi, u nis në krye të një kolonie Arkadianësh për tu vendosur në Itali (Latium/Mali Palatin), rreth 60 vjet para luftës së Trojës. Ai do të u këtë mësuar vendasve shkrimin, ligjet e reja dhe kultin e perëndive hyjnore”. (“Shqipëria”, 07, f. 110).
Z. Isuf ju shkruani: “Përmes faktesh të shumta, ai arrin në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët”. E. Jacques shpjegon: “Hylli njihet si mbreti më i hershëm qe sundoi mbi familjet dhe fiset e shpërndara pellazge, të njohura si Mbretëria e Ilirisë. Ai vdiq në vitin 1225 p.e.s. Zotërimet e tij shtriheshin për gjatë bregut lindor të Adriatikut, në veri deri në gjirin e Triestes, kurse në jug deri në lumin Vjosa. Historiani Gibon shprehet se, më vonë, Iliria përmblodhi të gjitha trevat në jugë të Danubit. Ndërmjet detit Adriatik dhe detit të Zi … dhe si kryeqytet i Ilirisë ka qenë gjithmonë Shkodra. (Ndërsa të tre shtetet pellazge kanë pasur së bashku si epiqendër të tyre Argosin, prandaj janë të tre të njëjtë etnosi. Shën. im). (“Shqiptaret”, f. 95).
z. Isuf, ju flisni për Deukalionin i mitologjisë greke. “Në përmbytjen e botës. Deukalioni dhe Pirrua shpëtuan me anën e një barke…”. Doktor Arefi thotë: “Legjenda e Deukalionit u krijua për të fshirë plotësisht të kaluarën pellazge, një përmbytje që fshinë gjithçka, në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu, si me magji, dolën në dritë Heleni i Deukalionit dhe i Pirrhas: Helen, Eponim i stërgjyshit të grekëve. De Zhubainval e thotë me forcë: “Ndërfutja në përmbytjeje në fund të historisë pellazge është pasojë e natyrshme e pushtimit të Greqisë nga raca helene, historia e së cilës fillon me përmbytjen e Deukalionit”. (Sot me këtë përmbytje është dakord edhe Akademia e Shkencave Shqiptare. “Kabale und liebe”. Shën im) (“Shqiptarët”, f. 22). Profesor Gene Haddlebury citon: “Historianë, e kemi sajuar Greqinë e lashtë. Një grup historianësh të njohur, mbajtën një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave, tek National Geographic Society, për të deklaruar se e kanë “Fabrikuar krejtësishtë Greqinë e lashtë”. (Kryetari i studimeve helenistike në Universitetin e Georgetown U.S.A. 20 tetor 2010).
Z. Isuf: “Sipas historianëve antikë, Ambrakia (Arta e sotme) ka qenë kryeqyteti i Pirros. …”.
Prof. Dr. Dh. Pilika shkruan: “Nga burimet e qëmoçme, tani vonë u hetua se kryeqyteti i Pirros Ambrakia (Arta), pat arritur një ngritje të tillë kulturore, sa ishte e stolisur, ndër të tjera, përveç me dy teatro dhe me plot 1.015 shtatore të ndryshme, numër ky mahnitës për cilindo metropol te rruzullit tokësor deri më sot.”
Plini (Plaku), tregon me përpikmëri, se statujat e famshme të nëntë muzeve në Ambrakinë pellazge, u vodhën nga romakët…”.
Polibi tregon: “… Mark (Fulv Nobiliori, më 189 p.e.s.) hyri ne Ambraki…i dhuruan një kurorë ari prej 150 talentesh {mbi 3000 kg}”. (“Pellazgët…”, bot. 2005, f. 351).
Z. Isuf Bajrami, nuk jeni shkëputur nga “Vatha” Akademia e mykur e Tiranës. Flasim për Pellazgët dhe Akademia e SH. Sh. që nuk mori pjesë në tre mbledhjet kushtuar Konferencës së Shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike”. Në dy mbledhje në Tiranë dhe një në Universitetin e Sorbonës Paris, gjithashtu as në përkujtimoren e 70 – vjetorit të lindjes së arvanitasit të madh Aristidh Kola. Pse?… Se me sharlatanizmin që bën greku, për mos njohjen PELLAZGE është bashkuar dhe kjo Akademi. Priftrinjtё me andartёt sllavo-bullgarë, nё luftё kundër shqiptarёve maqedonas. Ndofta te kjo foto ndodhet peshkop Kara Vangjeli, që urdhëroi andartët te vrisnit Papa Kristo Negovanin.

Z. Agim Popovci, ju shkruani duke marrë nga libri i Robert D. Kapllan: “Fantazma Ballkanike” dhe pyet: “kush janë dhe pse janë të tillë maqedonët, pse ekziston konflikti me myslimanët shqiptarë dhe të gjithë ata që nuk janë maqedonë. … Konflikti i pushtetit maqedon me jomaqedonët nuk është asgjë e re, ashtu si edhe ai me myslimanët. Pse maqedonët janë të tillë dhe pse Maqedonia është kaq e brishtë, nuk flet vetëm historia por edhe protagonistët e realitetit të sotëm. Pse gjithë kjo frikë nga shqiptarët, pse përdoret dhuna”? Fotografinë qe keni vendosur në artikullin tuaj, e keni edhe këtu, kjo tregon dhunën dhe tmerrin që përdorni ju sllavo-serbo-bullgarë kundra popullit autokton maqedono-shqiptarë. Ju pushtuesit sllavë dalloheni nga të gjithë pushtuesit e tjerë. PSE? Se ju pushtuat vendin, rrëmbyet emrin “maqedon”, morët flamurin dhe identitetin. Formuat “qeverinë Maqedone”, luftoni për te zhdukur Kombin Amaqedono-shqiptarë, duke shprehur: “Më mirë një shqiptar i vdekur, se sa i gjallë,” arritët kulmin me vrasjen e fëmijëve tuaj për të akuzuar shqiptarët, nuk lini poshtërsi pa fabrikuar për kundra shqiptarëve, shqiptarit Pellazgo Maqedon që jeton në vendin, e tij në tokën e tij me flamurin e tij. Pra si mos të jetë shqiptari me dorën te shpata dhe te pushka, për të cilën u bë mysliman se preferon lirinë dhe dyfekun. Ne Shqiptarët nuk jemi “ashkla”, por vetë vendi që jetojmë për mijëra vjetësh. Nuk jemi si sllavët që u zgjuat nga gjumi duke jetuar me peshk dhe kafshë të gra në moçalet e Vollgës, dolët në sipërfaqe pa identitet, pa histori, si kafshë të egra lakuriq, një turmë rrjepacakësh. Këto reshta, ia kthej fotos tuaj të andartëve të urryer dhe atyre të Robert D. Kapllanit për të ditur të vërtetën.
Z. Popovci shkruani: “Maqedonia, furrë bërthamore historike dhe gjeografike”. Këtej vjen “Konflikti i pushtetit maqedon me jomaqedonët. (kuptohet se maqedonët janë sllavët” dhe jomaqedonët janë shqiptarët). Po, Agim Popovci, me priftërinjtë dhe andartët që bashkëveproni, jeni hedhur kundra myslimanëve shqiptarë të maqedonisë, se ata mbajnë në dorë flamurin e lirisë së popullit, deri në shpartallimin tuaj të plotë. Ju nënvizoni: “ Ju renditni, Maqedonia është përzierja më e tmerrshme e popujve… turq, shqiptar, serb, rumun, grek. Bullgarë që jetojnë atje…”. Jo, z. Popovci. Në Maqedoni banojnë maqedonët, pasardhësit e pellazgëve të shqiptarëve të sotëm. Të tjerët me përjashtim të sllavo-maqedonëve jane pakicë e papërfillshme. Historikisht, janë tre popuj vëllezër, të ardhur nga epiqendra pellazge që prej shek. të IX p.e.s. nga ARGOSI: Maqedonët, Iliret dhe Epirotet dhe të vendosur në ato vende që është folur disa herë dhe që janë edhe sot.
Edwin Jacques shkruan: “Vdekja e Aleksandrit të Madh shënoi fundin e bashkimit të tri mbretërive shqiptare: Maqedonisë, Epirit dhe Ilirisë. … Perandoria u nda në pjesë të gjeneralëve shqiptarë. Antipatri vazhdoi administrimin e Maqedonisë dhe të Greqisë (në atë kohë nuk njihej emri Greqi), Lisimaku mori Trakën, Antigoni Azin e Vogël, Ptolemi Egjyptin dhe Perdika Azinë. … Gjatë atyre viteve të trazuara, në Maqedoni sunduan dhjete mbretër maqedonë, nga viti 317-168 p. e. s., që u pushtua nga Roma… As shqiponjat e as populli i shqipes nuk mundi të durojë robërinë… As Perandoria e fuqishme e Romës nuk mundi të mbyste dëshirën e tyre të zjarrtë për liri”. (“Shqiptarët”, bot. 1995, f. 128,146). Prof. Dr. Tajar Zavalani shkruan: Vargu i popujve barbarë, prej tri racash të ndryshme invaduesish, ishin: gjermanët, hunët e Atilës dhe sllavët. Më aktivët ishin sllavo-bullgarët dhe avarët. Sllavet jetonin në luginën e lumit Pripet, të krahinës Bjellorusisë që quhej Polesje, jetonin duke zënë peshk dhe duke gjuajtur shtazë të egra. … Me 580 e. s. një fuqi e kombinuar sllavësh, avarësh dhe bullgarësh që arrinin 100.000 vetë u nisën prej grykës së Danubit dhe bënë kërdinë në tre shtetet shqiptare. Këta vranë, prenë, dogjën dhe plaçkitën si deshën për katër vjet. Kjo tragjedi arriti kulmin në vitin 617 me ofensivën e forcave të bashkuara Avaro-Sllavo bullgare. Prokopi shkruan: “Si një valë deti prej njerëzish, me burra, gra dhe fëmijë, ata u vërsulën duke kthyer në gërmadha dhe zhytën në gjak Ilirinë, Maqedoninë, Epirin dhe Thrakën, ata grinë dhe masakruan të gjithë njerëzit, pa dallim seksi apo moshe, që u ranë ndër duar. Nga kjo shfarosje, në shkallë të tillë, i gjithë vendi u mbulua me kufoma që nuk kish kush ti varroste. Pas llogaritjes sime, më se 200.000 veta humbën jetën ose u rrëmbyen si skllevër gjatë invazioneve sllave… Ku shkeli këmba e tyre, u bë si një shkretëtirë e Azisë…” .
Historiani anglez i Serbisë William Temperley shkruan: “Sllavët shkatërruan monumentet e mrekullueshme të qytetërimit romak, që ishin krijesat e gjeniut të perandorëve të mëdhenj të Dioklecianit dhe Justinianit me orgjinë shqiptare”.
E gjithë kjo katrahurë dhe shkatërrim erdhi nga pushtuesit sllavë që u lëshuan si ujqër të uritur mbi trojet shqiptare, prej këndej filloi konflikti ndërmjet sllavëve pushtues të Maqedonisë dhe maqedonëve vendas. Ju z. Popovci këtë urrejtje ndërmjet vendasve (shqiptaro maqedonasve) dhe pushtuesve sllavë, kërkoni ta lidhni me figura sllavo-serbo-bullgare si me poetin Gane Todorovski, me studiuesen britanike Mersia Mekdermot, për Goce Deçevin, që e nxjerrin si hero bullgarë, një fare Rebeka, që nxori nga trasta Xhon D. Rid me shkrimet e vitit 1916. Në historinë për Maqedoninë nuk i kam hasur këto figura të tilla për Maqedoninë shqiptare. Z. Popovci, si sllav që jeni, shkruani për sllavët dhe kjo është normale.
Aristidh Kola shkruan: “… Sulltan Murati IV, lëshoi urdhër sipas Kuranit, ku thoshte: “Sa të krishterë kanë feude të turqizohen (myslimanizohen) dhe do t’i marrin ato, në rast të kundërt, do ti humbasin” … përveç pasurisë, u hiqet dhe liria. Janë njerëz të kategorisë së dytë. Kështu shqiptarët duhet të zgjidhnin midis Krishtërimit dhe lirisë. Shqiptarët gjithmonë kur gjënden në dilema të tilla kanë parapëlqyer lirinë dhe pasurinë. Myleri konstaton: “Feja e krishtere mbështetet tek mëshira. Shqiptari nuk do mëshirën, por admirimin…”. (“Arvanitasit”, bot. 2002, f. 283). Kështu shqiptarët nga fundi i shek. XVI dhe XVII u konvertuan në fenë myslimane të tre trevat shqiptare rreth 70% të popullsisë.
Nejazi Muhameti shkruan: “Shqiptarët ishin rrethuar prej dy racave të forta, të cilat, gjatë gjithë kohës së mesme donin t’i asimilonin. Dallga sllavo-greke kishte për ta zhdukur këtë popullsi, por të mos kishte përqafuar myslimanizmin. Josif Bagëri thotë: “Asimilimi u përballua gjatë 540 vjetëve të regjimit osman. Ndodhi vetëm në vitin 1913 e këtej, kur e pushtoi Serbia dhe vazhdoi gjatë sundimit komunist”. (Maqedonia Shqiptare, bot. 2009, f. 95).
Në Maqedoni ka shqiptarë myslimanë dhe ortodoksë. Ortodoksit në Maqedoni u thithën nga të dyja kishat veri dhe jug, për këtë, pyet Prof. Dr. Uran Asllani: Ku janë shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë?. Nuk kemi dëgjuar ose parë veprimtarët shqiptarë, emrin e ndonjë shqiptari ortodoks. Ku janë vallë ata? Pse kanë harruar që janë shqiptarë? (Uran Asllani, “Vargmali”, 4-8-2009).
Robert d’Angeli shkruan: “… serbët që ëndërrojnë për “Ilirizmin” dhe që nuk arritën gjithashtu të quhen “Ilirë”, në vend të këtij emri, kanë “uzurpuar” doket e zakonet, mënyrën e veshjes dhe të jetesës të shqiptarëve, të cilëve u kanë zënë vendin. Maqedonasit, thotë DROYSEN, i përkisnin po asaj race pellazge,… e gjithë bota e gjerë pellazge, nuk kishin asnjë marrëdhenie me helenët. … Deri në shek XIX ka ende në Greqi, në Itali dhe Sicili, popullsi të quajtura greke por shqipfolës. Këta shqipfolës të Turqisë Evropiane dhe të Azisë u shkëmbyen më 1923, me një fjalë u këmbyen shqiptarët myslimanë të Çamërisë me shqiptarët ortodoksë të Izmirit Turqisë. Masa të tëra, qindra mijëra , të cilët arsimoheshin në greqishten ose latinishten, por në vatrat e tyre flisnin gjuhën e stërgjyshërve pellazgjishten ose shqipen. K. Amantos, kur në shek VII sllavet niseshin te vinin drejt Maqedonisë, duke ndjekur brigjet e VARDARIT, ata nuk gjetën në vend veçse pellazgë, ose vetëm shqiptarë. Të gjithë të huajtë e tjerë, po ashtu edhe këta u shqiptarizuan. Në rrethinat e Korçës, ka ende fshatra të tëra, midis tyre edhe Boboshtica, të banuara nga bullgarë të shqiptarizuar. (“Enigma” f.250)
Alfons La Martin në veprën “Histoire de la Turquie, 1854, … “E vetmja gjë që ka mbetur e pandryshuar te shqiptarët, është pasioni i pavarësisë dhe i fitores. Kjo është toka e heronjëve të të gjitha kohëve… Ne e pranojmë, se Homeri aty gjeti Akilin e pamposhtur, Greqia Aleksandrin e madh. Turqia Skënderbeun. Njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak, të së njëjtës gjini. (“Maqedonia Shqiptare”, f. 184).
Z. Popovci Ju thoni: “Ky është vendi më i paqëndrueshëm në Ballkan… Në Luftën e Dytë Botërore, forcat okupuese bullgare vepruan së bashku me nazistët “Bllgarizimi” i dhunshëm i popullsisë, vetëm ka përsëritur egërsinë që forcat okupuese serbe dhe greke kishin zbatuar në vitin 1913. Sipas studiuesve të huaj, po në vitin 1913, Shkupi ka pasur rreth 50.000 banorë (55%), 30.000 shqiptarë myslimanë, bullgarë 12.000, serbë 3000, 2000 izraelite. Nga (G. L. Jaray, Paris 1913).
Sot më shumë se kurrë, kemi miq, që interesat e tyre lidhen ngushtë me interesat tona, që falë Zotit kemi një pozicion gjeografik me shumë rëndësi që na jep shkak që kjo Shqipëri Xhuxhe, mos të kufizohet me shqiptarë, por të kufizohet direkt me shtetet fqinje ashtu si kane qenë kufizuar me katër vilajetet shqiptare. Kjo është “Shqipëria Natyrale” dhe këtu do të arrijmë. S’kualifikimi i pret anëtarët e Akademisë së Sh. Shqiptare, të cilët ende të pashkëputur nga kjo “tutelë”e vjetër do marrin vulën e turpit dhe të tradhtisë.
Rasim Bebo, Addison, Çikago, shtator 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Agim Popovci, Akademia e Shkencave, Edwin Zhak, Isuf Bajrami, rasim bebo, Vatha e mykur

Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditë e sotme

May 10, 2013 by dgreca

Kur Edwin Jaques (Edvin Zhak) i shkruante Diellit dhe Vatrës/
Për shqiptarët është i njohur emri i Edwin Jaques(Edvin Zhak), autor i librit të bujshëm “Shqiptarët, historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, parathënien e të cilit po e botojmë. Interesant është fakti i letërkëmbimit të Edwin Jaques me redaksinë e gazetës Dielli dhe Federatën Vatra, ku ai informon rreth projektit të tij për këtë libër, Edwin Jaques ende s’ishte botuar. Sic pohon vetë Edwin Jaques ai kur ishte së bashku me gruan në shkollën Amerikane të Korcës, ishte pajtimtar i gazetës Dielli. Madje në një letër , që ndodhet në arkivin e Vatrës, dërguar me 14 janar 1987 nga Pittsfield, NH 03263, kërkon që sërish të abonohet në gazetën Dielli. Ai pohon se mund të lexojë dhe të shkruaj ende në gjuhën shqipe edhe pse kishte vite që s’kishte më kontakte me shqiptarët. Si për ta vërtetuar atë që pohon, pjesa e fundit e letrës është shkruar në shqip.Letra e Edwin Jaque ruhet ne arkivin e Vatres.

Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditë e sotme
Nga Edvin Zhak
Kur komunizmi ra ne te gjithë Evropen Lindore, Shqipëria mbeti bunkeri i fundit i stalinizmit. Ne atë kohë, nje zëdhënës i Komisionit te Kombeve te Bashkuara per Te Drejtat e Njeriut e identifikoi Shqipërinë si “i vetmi vend ne bote i cili e ka shtypur krejtësisht lirinë fetare” (Dielli 25 prill 1988, 8).
Mbajtesit e pasaportave amerikane mund te kujtojnë se disa vite me pare Shqipëria ishte një nga pese vendet ku e kishin te ndaluar të shkonin per vizitë; edhe kur, me 1967, Shtetet e Bashkuara e hoqen kufizimin e tyre per udhëtimin në Shqiperi, qeveria shqiptare menjëherë vendosi kufizimin e vet.
Kur ish-Presidenti Karter lajmëroi se njeriu pergjegjës per parapërgatitjet e tij peruruese, Bardhyl Tirana, do të kryesonte departamentin e tij të mbrojtjës civile, në këtë emër disa njerëz mund të kenë dalluar emrin e kryeqytetit të Shqipërisë, Pak vetë, ndoshta, do të kene bere një lidhje midis komunitetit shqiptar ne Detroit dhe avokatit te gjykatës së lartë ne Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, Gjon T. Koteli (John T. Kotelly), i cili me 1979 mori emërtimin e lakmuar Gjon Marshall (John Marshall Award) per suksesin e tij në ndjekjen penale te cështjeve të rëndësishme të korrupsionit publik. As nuk mund të pritej që, nën mbìemrat ekzotikë ose të amerikanizuar të fqinjëve etnikë, njerëzit të njihnin bijtë dhe bijat e panumërt të imigrantëve shqiptare të përulur, të cilët me vendosmëri iu ngjitën shkallëve të suksesit, së pari në tregti, me pas në profesione.
Njëri prej tyre është Antoni Athanas, një ish-imigrant pjatalares e kamarier, që e ktheu një nga pese restorantet e tij, “Pier Four” të Bostonit, në atë që Wall Street Journal njëherë e quajti restoranti me i madh në botë.
Ai tani kryeson një projekt zhvillimi digash prej një miliard dollarësh në Boston.
Plejada e shqìptarëve të shquar përfshin Gjon Belushin, komedianin e Hollivudit, qe pak vite me pare bëri tërë Amerikën te qeshë, por që rendja e tij tragjike pas lumturisë personale e dërgoi me 1982 në mbidozimin fatal me drogë. Vëllai i tij, Xhejms Belushi, është sot një aktor i njohur. Një tjetër shqiptar i njohur është edhe gazetari Donald Lambro, që beton kudo. Ai është quajtur nga Reader’s Digest (korrik 1986, 60) “eksperti numër një i gazetarisë” per programet qeveritare harxhuese. Po kështu, i njohur është edhe Uilliam Gregori, kapiteni i forcave ajrore dhe piloti i provave ne kualifikimin pasuniversitar nga Unìversiteti Kolumbìa (Columbia University), i cili me 1990 u zgjodh nga NASA per t’u përgatitur si astronaut per pilot anijeje kozmìke.
Shikuesit e lajmeve vështirë te mos kenë vene re përmendjen e shqiptarëve ne botë. Kur Papa Pali VI theu cdo precedent, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara me 1965, i vetmi delegacion që protestoi dhe e bojkotoi fjalimin ishte nga Shqipëria.
Kur Gjykata Botërore në Hagë lajmëroi vendimin e saj lidhur me pengjet amerikanë në Iran dhe bota nuk e dinte nese Teherani do ta respektonte atë, reporterët vune në dukje se që kur ishte themeluar kjo gjykatë, në 1945, vendimi i saj ishte kundershtuar vetëm një here, dhe ky vend kishte qenë Shqipëria.
Kur Republika Popullore e Kinës ishte disi jashte familjes ndërkombëtare, ajo u propozua me sukses per anëtarësi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nga klientja e saj e vogël, por kokëfortë, Shqipëria.
Me 1980, kur një projektrezolutë e Kombeve te Bashkuara dënonte agresionin e armatosur sovjetik në Afganìstan dhe kërkonte tërheqjen e menjëhershme të trupave të huaja, Shqipëria ishte një nga të katër shtetët e vetme komuniste që votuan kundër Moskës.
Dikur unìk, si i vetmi vend kryesìsht mysliman ne Evropë, disa vjet me pare Shqipëria u krenua duke u quajtur i pari dhe i vetmi vend krejtësisht ateist në historine e botës, një përpjekje e pashoqe brutale e bëre gjatë vìteve të komunizmit per të shfarosur te gjitha gjurmët e çdo feje ne vend.
Një studim i vitit 1989 mbi të drejtat e njeriut, i bëre nga Instituti Puebia i Uashingtonìt, e identifikoi Shqipërine si “abuzuesja me e madhe e lirisë fetare sot në botë” (Dielli 10 shtator 1989, 8). E megjithatë, kush nuk ka degjuar per Nënë Tërezën, fituesen e shenjtë të emërtimit Nobel, engjëllin roje të banorëve të rraskapitur e të braktisur në Kalkuta dhe në 60 vende të tjera, që lindi në Shkup, në një familje shqiptare me emrin Bojaxhiu?
Në faqet e mëposhtme do të shohim se ata pretendojne që kanë prejardhjen nga luftëtari i madh Akili dhe nga heronj të tjerë të” pushtimit të Trojës së lashtë. Ata bëjnë të tyrin Aleksandrin e Madh, që shpëtoi civilizimin perëndimor nga hordhitë pushtuese te Persisë. Pirro qe një tjetër shqiptar.
Shqiptarët dominonin në elitën e Gardës Pretoriane të Romës dhe në radhët e shquara të ushtarëve-perandorë, duke përfshire të famshmit Diokletianin dhe Kostandinin e Madh. Perandori i shquar Justiniani i Madh, që zuri fronin në Kostandinopojë, ndoshta ishte me origjinë nga Ohri. Me pas kemi Skënderbeun e pakrahasueshëm, i cili pothuajse i vetëm u bë mburoja e Evropës kundër turqve per një çerek shekulli.
Guximi dhe besnikëria e shqiptarëve i ben sulltanet e Turqise t’ì preferonin ata si jenicerë ne truprojën mbretërore dhe si Garda Pretoriane para tyre, ata mundën dhe shpesh u bene perandorë ose thyen perandorë.
Ishin shqiptare të ikur per t’i shpëtuar shtypjes turke ata që udhëhoqën luftën per çlirìmin e Greqisë. Në fakt, qenë shqiptarët ata që mbanin kostumin, i cili përdoret akoma edhe sot si uniforme nga kufitaret ose rojet mbretërore greke: fustanella ose fundi i bardhë me pala prej shajaku, opingat prej lëkure me maja te ngritura lart dhe me xhufka shumengjyrëshe, brezi ose rripi bojëgjak plot me arme, një xhaketë e zezë me krahe dhe një feste e bardhe.
Garibaldi dhe pasardhesit e refugjateve shqiptarë në Itali luajten nje rol parësor ne luften per unifikimin e Italisë me 1860. Eshtë e kuptueshme atëhere pse Enver Hoxha do të deklaronte, “Historia jonë nuk është shkruar me penë e bojë, por me shpatë e gjak.”
Megjithatë, shqiptarët kanë shkëlqyer edhe ne gjera te tjera, përvec, posteve ushtarake. Dijetarë seriozë pretendojnë qe kanë patur etni shqiptare edhe Homeri, Aristoteli dhe Hipokriti, “Ati i Mjekësise”. Xheromi, qe përktheu Biblën ne latinisht (Vulgatën), ishte pasardhës ilir, apo shqiptar, siç ishte edhe Papa Klementi XI. I tillë ishte edhe Patriarku Ekumenik Athenagoras I, i cili me 1964 u takua me Papa Palin VI per te çliruar njëri-tjetrin nga anatemat e 1054, që ndanë Kishen Katolike Lindore nga Perëndimi.
Nje numër jashtëzakonisht i madh shqiptaresh u ngritën ne postet qeveritare me te larta të perandorise otomane. Burri i shtetit italian Francesko Krispi e shpalli veten prej gjaku shqiptar. Po i tillë ishte edhe Muhamed Ali Pasha, i cili me 1805 themeloi regjimin njëshekullor në Egjipt. Po keshtu edhe Mustafa Qemali, i quajtur “Ata-Turk” (Ati i turqve), themeluesi i Turqise moderne.
Ka gjithashtu edhe shumë të tjere, te cilëve nuk u dihet emri. Mungesa e dokumenteve te hershme shqipe na ka lëne vetëm gjurmë të muge’ta të fillimëve të tyre. Ka mundësi qe mbi 200 breza shqiptaresh, qe nuk uà dime emrat, të kenë jetuar dhe pimuar, dashuruar dhe urryer, martuar dhe lindur, duke luftuar vazhdimisht per të mbijetuar. Ata me fëmijët dhe me komunitetet e tyre nganjëherë shijuan bollëk dhe shpeshherë të dëshpëruar vuajtjen nga skamja. Ata kërkuan të permiresojnë gjendjen e tyre, ata përjetësuan gjuhën dhe kulturën e tyre dhe shpesh ata vdiqën pothuajse pa lëne asgjë per të dëshmuar per luftën e tyre. Këta shqiptare madhështorë e kanë vazhduar luften e tyre dramatike per 70 shekuj, por kanë regjistruar si të begatë vetëm tre të fundit prej gjithë këtyre shekujve.
Shumë shekuj të heshtur paraardhës naj apin vetëm pamje të rastësishme dhe kalimtare të së kaluarës heroike të këtij populli kaq shumë te panjohur. Shqiptarët kanë jetuar në nje vend horizontesh të dhëmbëzuar, majash të larta, shkëmbinjsh të thiket, rrafshnaltash erërrahura dhe grykash plot me bore. Ata nuk e quajtën atë “Albania”, por “Shqipëria”, “Toka e Shqiponjës”. Ata nuk e quajtën veten “Albanians”, por shqiptare, ose “Bij të Shqiponjës”. Keshtu, ata u identifikuan me më fisnikun prej shpendëve, që fluturon me lart, që 135iftohet përjetë dhe që e ben çerdhen ndër maja mbi dy mijë metra te larta.
Kjo toke piktoreske është përmendur në letërsi me konsideratë. Megjithëse Uilliam Shekspiri kurrë nuk e ka vizituar këte vend, ai e vendosi komedinë e tij “Nata e Dymbëdhjetë” në Iliri, pra në Shqipëri. Vizitat që ben Lordi Bajron në Shqipëri e lane atë kaq entuziast per vendin dhe popullin, sa miku i tij poet, Shellì, i vurì nofkën “Albi”. Ne Cajld Haroldin (1.2.46) Bajroni e shprehu admirimin e tij per “luginat e Ilirise”, per “malet e shumta sublime”, per ato “toka te rralla dhe per përrallat e lashta”, dhe shpallì “te lillà gryka te bukura rrallëherë t’i sheh syri”. Ai derdhi poezi gjithashtu edhe per popullin, duke e quajtur Shqipërinë “nene e rreckosur burrash t’egër” (1.2.38). Ai e pikturoi “shqiptarin e eger me fustanellë gjër me gju / me kokë me shami lidhur e pushkë te zbukuruar / dhe ruba me fije ari t’bukra per t’i pare” (1.2.58). Po aty, ai gjithaslitu deklaroi “Arnautët, ose shqiptarët, me shtangën kaq shumë me ngjashmërinë e tyre me malësorët e Skocise; pikërisht malet e tyre, fustanella, megjithëse e bardhë, forma aktive hollake, dialekti i tyre kelt ne tingëllim dhe zakonet e tyre te ashpra, te gjitha me kthyen prapa…”
Po kështu edhe gjakmarrjet e tyre te rrepta ndërfisnore, edhe gajdet me lëkurë dhie ose derri të lemuara me ujë të ngrohte e vaj, melodia e gëzueshme e te cilave, e ngjashme me atë te flautìt, shoqerohej nga një zukatje e lehtë, tamam si ajo e muzikes se gajdes së malësorit skocez.
Përtej Atlantikut, legjenda e heroit te Shqipërise, Skenderbeut, tregohej nga çìfutì spanjoll ne veprën e Longfellout “Përrallat e hanit buzë rrugës”. Dhe akoma me në perëndim, përtej Paqësorit, e vetmja poeme epike në gjuhën tagaloge te Filipineve është “Fiorante at Laura”, nje histori dashurie klasike e vendosur ne mbretërinë e Shqipërisë (Leonard Tuggy, letër autorit, 27 mars 1989).
Shqipëria e sotme e zvogeluar eshte bëre sanduiç, midis ish-Jugosllavisë dhe Greqisë në bregun perëndìmor të Gadishullìt Ballkanik, vetëm 40 milje në detin Adriatik larg nga thembra e gizmës italiane.
Megjithatë, me siguri është vendi me pak i njohur i Evropes. Si provinca e fundit turke në Evropë, në shekuj Shqipëria ishte e mbyllur fort per të huajt dhe derì vonë ka qene e mbyllur edhe me fort nga regjimi i saj komunist i pasluftës. Kushdo mund te vizìtonte Nepalin, Arabine Saudite ose Kinen, por jo këte komb enigmatik të vogël oshënar. Gazetaret e përshkruanin Shqipërinë si të izoluar, të mbyllur, misterioze, ksenofobike, një Tibet ne Evropë. Madje, karakterizìmi i Uinston Cërcillit si “nje gjeegjëze, e mbështjellë në një mister brenda një enigme”, me me vend do te ìshte per Shqipërinë sesa per Bashkìmin Sovjetik.
Njerëzit pyesin, “Ku e kanë zanafillen shqiptarët?
Mos janë ata pasardhës moderne te grekëve apo të romakëve, të sllavëve ballkanas apo ndoshta të turqve?”
Per t’iu përgjigjur ketyre pyetjeve, së pari do të shqyrtojmë gjetjet arkeologjike, pastaj punën kërkimore shumë të hollësishme të ekspertëve të gjuhësisë dhe në fund tradìtat popullore të ruajtura në kronikat me të hershme të dijëtarëve të lashtë. Keshtu ne zbulojmë gjurme të kulturës parahistorike të Shqipërisë, që nuk mund të kuptohen ndryshe.
Ky popull i lashtë pellazg shënon një date me të hershme se zhvillimi i civìlzimeve të Greqisë dhe Romës.
Vendosmëria e tyre per të ruajtur ìdentitetin e vet etnìk, pasioni i tyre per tokën, gjuhën dhe lirinë e tyre u kërcënuan nga të dyja perandorìtë e krishtera, e Lindjes dhe e Perëndimit, dhe me vonë nga turqit otomanë.
Gjatë dhjetëra periudhave te njëpasnjëshme të sundimit te huaj shqiptarët gradualisht e braktisën adhurimin primitiv te natyres dhe se pari u kristianizuan, pastaj u islamizuan e me vonë u bene komunistë. Lindin shume pyetje.
Pse shqiptarët, historikisht të krishterë, do të ktheheshin kryesisht në muslimanë?
Popuj të tjerë evropìanë qenë te ekspozuar ndaj islamizmit turk pò aq sa dhe shqiptarët e ne rrethana të ngjashme. Megjithatë shqiptarët qenë te vetmit evropianë që iu nënshtruan islamizmit në masë.
Pse ndodhi kjo?
Këtu do te shqyrtojmë okupimin shtypës 500-vjeçar të Shqipërisë nga sundimtarët turq dhe braktisjen e saj nga fqinjët katolikë romake dhe ortodoksë grekë. Do të shqyrtojmë në thellësi dy lloje faktorësh, objektivë dhe subjektive, te cilet kontribuan direkt në islamizimin e saj masiv.
I pari prej tyre është modeli i politikave turke ndaj minoriteteve fetare, tjetri, karakteristika te veçanta, posacërisht per popullin shqiptar, qe iÌ predispozuan ata drejt kthimit ndaj islamizëm.
Shqipëria e pasluftës fitoi një nam të dyshimtë te të qenurit i vetmi vend që e zgjodhi vetë komunizmìn, me pak ose aspak shtrëngim nga jashtë. Vëzhgues të interesuar pyesin:
Pse Shqipëria komuniste do të ndërpriste lidhjet e pasluftës me Jugosllavinë per të bere aleancë me Bashkimin Sovjetik me 1948, pastaj do të hidhte poshtë Bashkimin Sovjetik per Kinën Maoiste me 1961, me pas do të refuzonte të gjitha lidhjet me Kinen me .1978, duke vendosur “t’ia dilte e vetme”?
Pse Shqipëria do të vazhdonte, si i vetmi shtet në botë, të njihte Josif Stalinin si heroin dhe shembullin e vet?
Dhe ka akoma një mister me imediat, pasi Shqipëria ia detyron vetë ekzistencën e saj ndihmës diplomatike, humanitare, teknike, mjekësore, finanziare e arsimore amerikane.
Në Shtetet e Bashkuara gjithashtu gjendet komuniteti me i madh e me i lidhur i mërgimtarëve shqiptarë besnikë e entuziastë, që bere pas bere i kanë ardhur ne ndihme mëmëdheut. Dhe njerëzit pyesin:
Pse regjimi i mëparshëm shqiptar do të vendeste lidhje diplomatike, tregtare e kulturore me me shumë se njëqind kombe në të gjitlië botën, e megjithatë do te perbuzte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, madje, si Irani, duke i quajtur Sh.B.A “Satani i madh imperialist”?
Prapë njerëzit pyesin;
Pse shqiptarët, në shumice myslimanë që i besojnë Allahut, dhe me minoritele ortodoksë apo katolikë romake që besojnë në Perëndinë dhe në Jezu Krishtin, do të nxirrnin jashtë ligjit gdo shprehje fetare dhe do të krenoheshin duke u bere i pari dhe i vetmi shtet në botë tërësisht ateist?
Dhe prapë, edhe njëherë:
Perse regjimi komunist shqiptar do të ndiente kënaqësi në identifikimin e tij nga agjenci vëzhguese ndërkombëtare si abuzuesi me i keq në botë i të drejtave të njeriut dhe i lirive fetare?
Me vonë” pyesin:
Kur reformat demokratike përfshinë kaq shumë vende komuniste të Evropës Lindore, pse udhëheqësit komuniste të Shqipërisë së vogël e të izoluar i poshtëruan “këta revizionistë” si tradhtarë dhe u krenuan duke qëndruar të vetëm si bunkeri i fundit i stalinizmit të egër?
Dhe së fundi: Pse këta burokratë stalinistë mendonin se mund te mbijetonìn te vetëm ne shembjen totale që pësoi çdo regjim tjetër komunist në Evrope, duke përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik?
Nga sa u tha me siper, vëzhgues të shkujdesur gabimisht mund të mendojnë se shqiptarët janë të lëkundshëm ose kapriçìoze. Ne do te ndjekim me radhë zhvillimin e mundimshëm te nje Shqipërie, në dukje e pavarur, përmes një sëre aleancash të huaja të diktuara nga varësia ekonomike, arritjen e pikës kulminante të komunizmit te saj radikal, ndalimin e të gjitha feve dhe zhvillimin e saj social dhe ekonomik.
Ndoshta ky ishte i vetmì vend në botë që nuk kërkoi ndihmë të huaj nga askush dhe që nuk kishte borxh kombëtar!
Këto aleanca të huaja që ndryshonin vazhdimisht, a ishin të diktuara nga nje vendosmëri per të arrìiur ndonjë synim të përcaktuar qarte, që frymezonte patriotët shqiptarë në shekuj?
E pranojmë se këto gjëra ne mund te dime vetëm pjesërisht, pasi Shqipëria kishte per mburojë nje perde me të papërshkueshme se alo që fshihnin nga sytë e botës bllokun sovjetik dhe Kinën. Por ka disa tregues të caktuar që duken nga historia e përgjakur, tragjike, e zhurmshme dhe e gjatë e Shqipërisë. Dëshmia, ndonëse e varfër, është e qarte. Bota jonë duhet ta njohë ate. Kjo vepër, nje shqyrtim historik per Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk është nje ushtrim në kotësinë shkollareske. Vepra është shumë me vend per disa kategori lexuesish. Te parët janë shqiptarët liridashes.
Ai vend është i pazakontë, pasì numri i shqiptarëve etnikë që jetojnë përtej kufijve të Shqipërisë është me i madh se 3 milionët që jetojnë brenda saj.Vetëm ne Jugosllavi ka rreth 3 milione shqiptarë. Në Turqi ka 1.5 milion, në Greqi rreth 300,000, ne Itali mbì 400,000 dhe në Shtetet e Bashkuara 400,000.
Ka dhe mijëra të tjerë që jetojnë në Australi, Argjentìnë, Kanada dhe në të gjithë Evropën. AngUshtja është gjuha kryesore e shumë prej këtyre dhe gjuha e dytë e pothuajse gjithë te tjerëve, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Shumë prej tyre kanë shprehur pakënaqësi ndaj pak faqeve që përpiqen të mbulojnë ngjarjet ne historìne e tyre para këtij shekulli. Shumë jo-shqiptarë, miq të Shqipërisë, kanë të njëjtin shqetësim.
Redaktori i nje gazete shqiptarë në Boston vajtonte faktin se ka fare pak libra në anglisht per historine e Shqipërisë. Ai vuri në dukje se bibliotekat universitare, sì edhe shkollat dhe lexuesìt e tjerë amerikanë, pò kërkojnë material në anglisht per Shqipërinë, por shumë pak mund të gjendet. Nje i abonuar u përgjigj se shumë anëtarë të komunitetit të tij shqiptaro-amerìkan nuk lexojnë shqip, por janë “të uritur per fakte per historine dhe trashegiminë tonë”. Ai shprehu shpresen se ata do te merrnin me shumë material te tillë në te ardhmen. Nje tjetër i abonuar shkroi per kerkimin e tij të kotë per nje histori te Shqipërisë në anglisht në bibliotekën qendrore të qytetit të tij metropolitan në mes të Amerìkës. Por vetëm mësoi nga bibliotekarja se nuk gjendej asgjë e tillë. Është e kuptueshme dhe per të ardhur keq që personel diplomatik perëndimor i atëhershëm dinte fare pak per punët e Shqipërisë. Dhe kjo mungesë vetëdijshmërie vërtet ka ndërlikime serioze per pjesën tjetër të botës.
Do të shohim se si ndërhyrja katranosëse ne punët e Shqipërisë nga diplomate evropianë me synime të mira, precipitoi Luftën Ballkanìke, i shperbleu kombet fqinje me nje gjysme te territori dhe të popullsisë se Shqipërisë dhe përgatiti skenën per Luftën e Pare Botërore.
Një president amerikan i mirinformimi, Vudrou Uillson, akoma nderohet nga shqiptarët per këmbënguljen e tij kokëfortë ne Versajë per te drejtën e kombeve te vogia si Shqiperia, qe te gëzonin veteqeverisje demokratike dhe pavarësi. Nga ana tjetër, patriotë te ndryshëm shqiptare’ fajesojnë strategët ushtarakë amerikanë e britanikë te Luftës se Dytë Botërore se lejuan nje klikë te ashpër komuniste te merrte ne kontroll vendin e tyre dhe te eliminonte demokracinë e stilit perëndimor.
Është e qartë, per mire a per keq, popujt e mëdhenj e të vegjël, duke bashkekzistuar ne Tokë”, janë te lidhur se bashku ne vorbullën e jetës. Çfarë ndodh ne Shqipëri vërtet ka ndërlikime per te gjithe ne të tjerët.
Me 1991, me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperisë, vakumi i pasluftës per sa i takon informacionit nuk eshtë pengesë per një bashkëpunim te zgjuar midis dy vendeve. Ndërkohë, nderlikime te tjera bashkëkohore kanë zënë vend. Por Xhorxh Santaiana i Universitetit te Harvardit na kujtoi ne te gjithëve se ata qe nuk e kujtojnë te kaluarën janë te dënuar ta përsërisin ate.

BURIME PER NJOHJEN E SHQIPERISË SE LASHTE

Dijëtarët e lashtë grekë dhe romake shkruan per ato ngjarje te kohës se tyre qe ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin per brezat e ardhshëm. Fatkeqësisht, shqiptaret e lashtë nuk lane absolutisht asgje te shkruar: as letërsi, as edhe nje dokument te vetem, madje as edhe nje mbishkrim.(?)
Ne ndihmë na erdhën arkeologet. Kërkimet e tyre kane nxjerrë nga toka struktura guri te çdo lloji: fortifikime, banesa, monumente, altare dhe varreza, pò ashtu edhe mozaike e vesanërisht po deri qeramike. Ata kanë zbuluar punirne prej guri, kocke, briri, bakri, bronzi, hekuri dhe gurësh te cmuar, ari dhe argjendi. Ka arme, armatura, ene shtëpiake, vegla bujqësore, pajisje, stoli, kopsa dhe monedha, te cilat te gjitha na ndihmojne të rindërtojmë kulturën e tyre parahistorike.
Gjuhëtarët na kane bere te njohìm të fshehta të tjera.
Sepse analìza gjuhësore mund ta ndjekë nje gjuhë të shkruar qe nga fillimet e saj me të hershme, mund te zbulojë lidhjen e saj me gjuhë të tjera dhe me nje burini familjar te perbashkët. Emrat e trashe’guar të maleve e lumenjve, heronjtë legjendarë e hyjnitë, figurai dhe mbishkrimet në monedha, dhe cdo fjale e hershme mund të hedhin dritë mbi kulturën primitive. Per me tepër, kronikat e dijëtarëve të lashtë greke’ e romakë përfshinin fragmente të urtësisë së popujve fqinjë parahistorike: mitet dhe legjendat e tyre, tabutë dhe zakonet e lidhura me familjen, fisin, martesën, lindjen dhe vdekjen, qeverinë dhe luftën, mbjelljen dhe korrjen, këngët dhe lojërat, mjekësinë dhe fenë.
Ky thesar i pasur i folklori! shqiptar nuk kishte autor ose burini të njohur. Ishte një trup Ì pashkruar i diturisë tradicionale, qe pasohej si rrëfenjë gojore nga njëri brez tek tjetri. Diku, disi, këto gjurmë kulture tërhoqën vëmendjen e dijetarëve greke e romakë, që i shkruan ato per brezat e ardhshëm. Pra, këto tre burime: arkeologjia, gjuhësia dhe disa kronika te hershme, mund te hedhin mjaft dritë ne atë që përndryshe do te ishte një e shkuar krejt e pakuptueshme e shqiptarëve parahistorikë. Në këtë fazë, dokumentet e hershme historike e letrare ndihmojne ne mbushjen e vakumit te informacìonit. Fatmirësisht per ne, Shqipëria gjendej në mes të dy civilizimeve klasike, të Greqisë e të Romës, dhe here pas here u përplas me të dyja. Shumë te dhëna historike greke, latine e italiane përmendin krejt rastësisht ndonje kontakt ushtarak, diplomatik, tregtar ose klerikaì me shqiptarët. Me vonë, udhëtarë evropianë, dijëtarë, tregtarë, personel konsullor ose aventurìere eksploruan ashpërsine malore dhe shkruan vëzhgime ne ditarët e tyre. Te tilla rrefime pa lidhje zor se mundësojne dëshminë e vazhdueshme historike që ne do te preferonim. Megjithatë, pikërisht autenticiteti i tyre na inkurajon në rindërtimin sa me besnik të historise heroike, tragjike dhe te gjatë të shqiptarëve. Sepse, sic. ka deklaruar J.D.Burshier, “Vendosmëria me te cilën kjo race e shquar ka ruajtur kështjellat e saj malore gjate një sere epokash të gjata, është ndeshur deri me sot me një vlerësim të pamjaftueshëm të botës së jashtme” (Lìria 14gusht 1981, 3)
Por ne, si heroina anijembytur e Nate’s së Dymbëdhjetë të Shekspirit, le të pyesim, “Cilt vend, o miq, është ky?” Kapiteni shekspirian i anijes u përgjigj, “Kjo eshtë Iliria, zonjë” (1.2.1-2). Kur ajo pyeti, “A e njeh ti këtë vend?”, ai u përgjigj,”Ehë, zonjë, mire” (1,2.23-24).
Këto faqe, atëherë, do ta ndihmojne lexuesin ta njohë këtë” vend, Ilirinë, dhe ta njohë atë mire.
Parathënie e autorit: Cilët janë Shqiptarët?

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: deri ne ditet e sotme, Edwin Zhak, Historia e Popullit shqiptar, nga lashtesia

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT