• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EGZON GASHI, “LIDER I RI” NË EVROPË ME FONDACIONIN OBAMA

January 28, 2022 by s p

Egzon Gashi, shqiptaro-amerikani i pranuar si “Lider i Ri” në Evropë me Fondacionin Obama në një rrëfim për Diellin e Vatrës në New York, dhënë Editorit Sokol Paja, shpalos për lexuesit punën e tij me Teach For Kosova (TFK), organizatë që e themeloi në vitin 2018 me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe barazisë së sistemit arsimor të Kosovës. Organizata u frymëzua nga Teach For America në Shtetet e Bashkuara. Synimi kryesor në “Fellowship” i Egzon Gashit është që të përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

NJË “LIDER I RI” SI EGZON GASHI

Egzon Gashi, një shqiptaro-amerikan që jeton dhe punon në Kosovë, së fundmi u pranua të jetë “Lider i Ri” në Evropë me Fondacionin Obama – një fondacion i themeluar dhe i udhëhequr nga ish-presidenti Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle Obama. Egzoni është përzgjedhur për këtë Fellowship prestigjioze për shkak të punës së tij me Teach For Kosova (TFK), organizatë që ai e themeloi në vitin 2018 me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe barazisë së sistemit arsimor të Kosovës. Pasi jetoi në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij për 26 vjet, Egzoni u kthye në Kosovë për të zhvilluar TFK-në. Organizata u frymëzua nga Teach For America në Shtetet e Bashkuara.

“TEACH FOR KOSOVA” DHE NEVOJA PËR REFORMIMIN E SISTEMIT ARSIMOR NË KOSOVË

Teach For Kosova, e themeluar në vitin 2018, rekruton 20-25 liderë të rinj në Kosovë çdo vit për një Fellowship dy vjeçar për mësimdhënie dhe zhvillim të lidershipit. TFK fillimisht i trajnon Fellows e saj në një trajnim intensiv veror 5-javor, më pas i vendos ata si mësues të rregulltë për një periudhë dyvjeçare. Gjatë periudhës së tyre mësimore dyvjeçare, TFK ofron zhvillim të vazhdueshëm profesional, trajnime mujore dhe takime 1:1 për secilin Fellow të programit.

Afatgjatë, TFK synon që Fellows që përfundojnë programin dy vjeçar të bëhen avokues të përjetshëm për një sistem arsimor cilësor në Kosovë. TFK-ja më tej i mbështet Fellows e programit për të zhvilluar iniciativa në arsim dhe për të vazhduar kontributin e tyre në sistemin arsimor të Kosovës edhe pas Fellowshipit. Qëllimi i organizatës është që të ketë shumë lider (Fellows) që zgjidhin shumë probleme arsimore njëkohësisht. TFK beson se vetëm kur të ndodhë kjo mund të shohim përmirësime dramatike në sistemin arsimor.

NJË SUKSES SHQIPTAR NË “OBAMA FOUNDATION FELLOWSHIP”

Për të aplikuar në Fellowship të Obama Foundation, duhet të emërohesh nga dikush. Egzoni është nominuar nga rrjeti global Teach For All. Ky rrjet mbështet Teach For Kosova, dhe 62 partnerë të tjerë anembanë botës në zhvillimin dhe udhëheqjen e organizatave të tyre përkatëse. Stafi i Teach For All në Evropë e nominoi për Fellowship, dhe Fondacioni dërguan një aplikacion online për të aplikuar. Procesi i aplikimit ishte fillimisht një përshkrim i detajuar i punës së Teach For Kosova, dhe pastaj një intervistë me disa përfaqësues të Obama Foundation. Për vitin 2022, 36 liderë në të gjithë Evropën u zgjodhën për Fellowshipin gjashtëmujore. Stafi i fondacionit i kontaktoi të gjithë Fellows në fillim të dhjetorit me lajmin, por nuk është bërë publike deri më 18 janar. Atë ditë, Fellows i bënën njoftimet e tyre, bashkë me Obama Foundation dhe Presidentin Barack Obama. Për shkak të pandemisë Covid-19, programi është online. Fellows takohen në Zoom dy herë në javë dhe kanë biseda aktive në platforma të ndryshme të mediave sociale. Fellowship-i përbëhet nga 6 muaj seanca të zhvillimit të lidershipit, takime me lider në të gjithë Evropën, dhe takime 1:1. Gjithashtu ka detyra që Fellows të kryejnë çdo muaj.

SHANS PËR TË PËRFAQËSUAR KOSOVËN NË “FELLOWSHIP” TË OBAMA FOUNDATION

Në nivel personal, Egzoni ka tre synime për Fellowship. E para është ta përfaqësoj Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Të gjithë Fellows e programit të fondacionit janë nga Evropa, dhe është e rëndësishme që Fondacioni Obama e konsideron Kosovën në të njëjtin nivel me të gjitha vendet e tjera; kjo nuk është e vërtetë në shumë institucione aktuale të nivelit evropian. Egzoni beson që pjesëmarrja e tij në këtë Fellowship, dhe suksesi në Fellowship, mund të lërë një përshtypje pozitive si te Fondacioni Obama ashtu edhe te liderët dhe institucionet e rëndësishme në mbarë Evropën.

            Qëllimi i dytë i Egzonit për Fellowship është të shtyj përpara misionin e Teach For Kosova, në një nivel shumë më të gjerë. Përderisa TFK është një organizatë lokale me fokus në përmirësimin e arsimit në Kosovë, ajo është gjithashtu pjesë e një rrjeti më të gjerë prej 62 partnerësh në mbarë botën. Pjesëmarrja në Fellowship do t’i japë Teach For Kosova një shtrirje të konsiderueshme, dhe do të sjellë investime të reja në organizatë dhe do të vë në pah punën që TFK ka bërë deri më tani.

            Një synim i tretë i Egzonit për Fellowship-in e Fondacionit Obama është zhvillimi në nivel personal. Programi synon të identifikojë liderët në të gjithë Evropën dhe t’i mbështesë ata për të zhvilluar më tej lidershipin e tyre, si dhe programet që ata udhëheqin. Egzoni ndihet me fat që është pjesë e këtij grupi dhe beson se njohuritë që merr dhe kontaktet që do ti krijon do të jenë të përjetshme.

Filed Under: Politike Tagged With: egzon gashi

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT