• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MЁRGIMI I SHQIPTARЁVE : DRITЁ DHE HIJE

January 31, 2018 by dgreca

(Pёrsiatje dhe mbresa nga leximi i njё poezie)/

“… shtёpi bosh/

tё mbushur nga malli i nёnave/

qё po tё matej/

do t’a shembte gjithё qytetin prej peshёs….”/

ELIDA BUҪPAPAJ/

1-eugjen-merlika

NGA EUGJEN MERLIKA/

Mёrgimi ёshtё njё dukuri e qёndrueshme e shoqёrisё njerёzore qё nga agimet e historisё sё saj. Ndoshta e ka zanafillёn nё pёrgjasimin e shtegtimit tё shpendёvet, qё fluturojnё nё tufa nё kёrkim tё vendeve tё ngrohta, qё u lehtёsojnё kushtet e jetesёs. Dyndjet e mёdha tё sllavёve, nё shekujt 6 – 7 m.K., sollёn ndryshime themelore nё gjysishullin ballkanik, duke vёnё pёrballё njёri tjetrit popuj e kultura tё ndryshme, kundёrshtitё mes tё cilёve, ende sot, vazhdojnё tё ushqejnё proçese historike tё ndёrlikuara.

Nё shkallё kontinentale e botёrore, sot mёrgimi masiv ёshtё bёrё njё nga problemet kryesore, me tё cilёt pёrballen shtetet e veçanta dhe Bashkёsia evropiane. Problemi paraqitet tepёr i ndёrlikuar, me faktorё pro dhe kundёr, sa qё zgjidhja e tij mbetet njё rebus pothuaj se pёr tё gjithё botёn,  aq sa Presidenti i Sh.B.A. ka planifikuar ndёrtimin e njё muri prej rreth 1600 km., pёr tё ndaluar hyrjen e fqinjёve tё tij tё jugut nё territorin amerikan.

Edhe shqiptarёt, si komb, janё pёrballuar me atё dukuri masive nё etapa tё ndryshme tё historisё sё tyre. Duke mos e patur tё theksuar, nё natyrёn e tyre, prirjen mёrguese e tё largimit nga trualli i familjes, me pёrjashtime tё pakta nё krahinat jugore e juglindore tё Vendit, mёrgimet shqiptare kanё qёnё tё lidhura mё shumё me ngjarje historike, nё formёn e pёrmbysjeve tё mёdha, qё i kanё detyruar tё shpёrngulen nga Vendi i tyre. Pushtimi turk i Shqipёrisё, mbas epopesё çerek shekullore tё luftёrave kundёr osmanёve, nёn udhёheqjёn e kryetrimit Skёnderbe, i detyroi shqiptarёt tё kapёrcenin detin me vaporrё pёr tё siguruar mbijetesёn nё njё tokё, e cila u tregua mikpritёse pёr ta edhe nё sajё tё politikёs largpamёse e tё pёrgjegjёshme tё udhёheqёsit tё tyre gjenial. Mёrgimi i arbёrve nё Itali e Greqi (More) pёrbёn valёn e parё tё madhe tё largimit nga toka e tyre. Malli pёr “dheun e Arbёrit” mbetet ende i pranishёm n’ato popullsi qё, megjithёse t’integruara pёrsosmёrisht n’atdheun e dytё, ruajnё nё kujtesёn dhe zemrёn e tyre, tё trashёguara brez mbas brezi, jo vetёm traditat, legjendat dhe krenarinё e “shekullit tё madh”, por edhe dashurinё pёr tokёn e braktisur nga tё parёt e tyre.

Njё tjetёr valё, jo nё pёrmasa masive, qe largimi nga Shqipёria i kundёrshtarёve tё komunizmit nё prag tё tё ardhjes sё komunistёve nё pushtet, tё cilёt nё shumicёn dёrmuese tё tyre, u larguan si individё, duke lёnё familjet e tyre prè tё egёrsisё sё regjimit. Ndёrsa vala e tretё, mё masivja nё historinё e Shqipёrisё, qe largimi me mjetet dhe mёnyrat mё tё ndryshme, tё mё shumё se njё milion e gjysёm shqiptarёve nё dhjetёvjeçarin e parё tё tjetёrsimit tё sistemit nё Shqipёri. Vёndet pritёse tё kёsaj vale oqeanike qenё, kryesisht, fqinjёt e Shqipёrisё, Italia dhe Greqia, por jo vetёm kёta. Sot shqiptarёt gjinden jo vetёm nё Perёndimin evropian, por edhe nё Sh.B.A. e nё Kanada. Ai mёrgim “biblik” nxori nё pah gjallёsinё e racёs, qё i pёrshtatet realiteteve tё ndryshme etnike e kulturore, duke mbijetuar e duke u bёrё pjesё integrale e tyre. Gjithashtu e bёri tё dukёshme humnerёn e mjerimit e tё prapambetjes, nё tё cilёn e kishte zhytur  pёr njё gjysmё shekulli diktatura komuniste popullin e saj.

Mёrgimi pёrmbysi tё gjitha raportet nё shoqёrinё shqiptare, duke krijuar njё bashkёsi paralele me atё tё dheut “Amё”, nё tё cilёn u shfaqёn cilёsitё themelore tё genit qё, nё kushte tё reja lirie veprimi, nё shumicёn dёrmuese qe e aftё tё pёrshtatej, tё shkojё pёrpara me mund e sakrifica, por tё krijojё njё jetё tё re, duke punuar e duke shkolluar fёmijёt. Sigurisht nuk munguan, nё pёrqindje relativisht tё vogla, shfaqjet negative nё kёrkimin e pasurimit tё menjёhershёm me tё gjitha mjetet e mёnyrat, duke pёrfunduar nё kontigjente tё krimit vetiak dhe tё organizuar, brёnda e jashtё Shqipёrisё.

Tё gjitha kёta mendime mё pushtuan duke lexuar mё shumё se njё herё poezinё “Nё shtёpitё bosh banon pritja”, tё poetes e publiçistes tё talentuar z. Elida Buçpapaj. Ёshtё njё poemth i shkurtёr nё tё cilin gjejmё njё radiografi tё mёrgimit tё popullit tё saj, njё tabllo realiste tё dukurisё me tё gjithё dritёhijet e saj. Kёndvёshtrimi i trajtimit tё subjektit nuk ёshtё ai i sociologut, i ekonomistit, i politikanit, qё priret tё shpjegojё me gjuhёn e shifrave tё sakta dobinё, tё domosdoshmen, tё mundёshmen nё planin shoqёror apo vetiak tё vartёsisё harxh – fitim qё mund tё jetё edhe thelbёsor nё trajtimin e dukurisё me pёrmasa tepёr tё konsiderueshme. Autorja, qёllimisht, nuk hyn n’atё hulli ose e cek sadopak kur flet pёr “shtёpi tё bukura / tё ndёrtuara / prej ёndёrrash” Atё e mundon diçka tjetёr : zbrazёsira e atyre shtёpive. Ato “shtёpi tё zbrazura nga fjalёt / tё zbrazura nga frymёt / tё zbrazura nga zёrat / qё do tё kumbonin / nga tё qeshurat / nga bisedat / nga zёnkat / nga hahatё ….” Ajo zbrazёsirё, me heshtjen e saj, pёr poeten ёshtё paralajmёtare e vdekjes.

Si e tillё ajo kthehet nё lejtmotivin e dhimbjes sё saj, si grua, si bijё, si nёnё, si qytetare e lidhur shpirtёrisht me Vёndin ku u lind e u rrit. Para saj zhvillohet njё dramё e fortё e njё brezi, pёr tё cilёn ajo merr pёrsipёr tё jetё njё zёdhёnёse, nёpёrmjet vargjeve, sa tё thjeshtё aq edhe lapidarё. Me dhёmshurinё e bijёs zhytet thellё nё brengёn tronditёse tё prindёrvet qё kanё mbetur vetёm, qoftё edhe nё shtёpitё e bukura tё ndёrtuara gjatё viteve me kursimet e djemve dhe vajzave tё mёrguara. Si “bijё arti” ajo i jep zё kёsaj vetmije, qё tё dalё nga kuadri i thjeshtё i vetvetes, lёndё pёr psikologun, por tё buçasё si njё problem shoqёror, si njё e keqe e pashmangёshme, por njё e keqe.

Autorja anashkalon nё dukje, nёpёrmjet vargjeve tё saj, fatin e atij brezi, tё privuar nё tё ri nga liria, tё rritur e pjekur nё njёmijё mundimet e njё sistemi qё vёshtirёsonte çdo ditё jetёn e vartёsve tё tij, qё flijoi gjithshka pati pёr t’i nisur djemtё e vajzat nё kurbet, pёr tё kёrkuar jetёn mё tё mirё, e cila qe ёndёrra e pasendёrtuar e atyre prindёrve. Z. Buçpapaj e sheh atё brez prindёrish qё tashmё “i djegin si cigare e hidhur / ditёt e jetёs”, si viktimёn e flijuar tё sё sotmes, si njё Rozafё tё jetёs bashkёkohore, duke pohuar tёrthorazi se, fatkeqёsisht, nё jetё nuk ka situata krejtёsisht tё qeta, se nё bazёn e çfarёdo pёrpjekjeje pёr ndryshim e mirёqёnie ka njё flijim, mbi tё cilin e nё pёrputhje me tё cilin godina e njё jete mё tё mirё do tё ngrihet si Kalaja e Shkodrёs mbi kurmin e muruar tё Rozafёs.

Nё njё farё mёnyre brengat e vetmisё sё pashmangёshme t’atyre prindёrve qё kanё njё dёshirё, vёshtirёsisht tё plotёsueshme “qё bashkё me bekimin / t’u linte fёmijёve amanetin / qё tё ktheheshin”, ёshtё çmimi i shtrenjtё qё shqiptarёt i paguajnё sot njё proçesi tё stёrmadh mёrgimi, qё ndryshoi nё kah pozitiv jetёn e tyre vetiake, shoqёrore e madje dhe atё shtetёrore. Njёjtёsimi i poetes me dhimbjen e nёnave shqiptare qё kanё bijtё nё mёrgim, ёshtё shumё prekёs dhe e nderon atё. Vargjet “zilja e telefonit bie e bie / nё gjirin e pajetё tё nёnёs” vizatojnё njё tabllo rrёnqethёse qё e ngre dukurinё nё diçka sublime, qё do t’ishte e denjё pёr njё krijim tё ndonjё mjeshtri tё madh tё pikturёs.

Ndoshta ajo tabllo na zgjon kujtimin e tё tjera vargjeve tё njё ballade tё lashtё tё Dheut t’Arbёrit : “Kostandin tё ardhtё gjёma / martove Dhoqinёn larg / larg e larg mёrguar / tre male kaptuar”, jehona e largёt e tё cilёve sikur don tё ripohojё se nёna nuk mund tё qёndrojё pёrgjithmonё larg bijave e se mallkimi i saj ngre edhe tё vdekurin nga varri. Dramaticiteti, qё pёrshkon poemthin, arrin pikёn e saj kulmore nё kёtё skenё tragjike qё nuk mbetet njё rast i vetёm, por ёshtё e paracaktuar tё pёrsёritet e tё pёrsёritet deri nё fundin e trishtueshёm tё brezit. Ky ёshtё vendimi i paapelueshёm i njё fataliteti tё pёrjetshёm qё shoqёron dukuritё e kurbetit. Poetja ёshtё e vetёdijshme se problemi mbetet pa zgjidhje, se amaneti i nёnёs , i pashprehur nё çastet e saj tё fundit, nuk mund tё ketё fuqinё e mallkimit tё nёnёs sё balladёs, sepse kohёt kanё ndryshuar.

Nё nёnёvetёdijen e saj ajo e din se beteja e saj, qё i bashkёngjitet atyre tё nёnave tё “shtёpive tё zbrazura”, ёshtё e humbur se nga ajo mori njerёzish qё nё vitet 90 lanё Shqipёrinё, njё pjesё tepёr e vogёl mund tё kthehen dhe ata tё pakёt, nё sajё tё mendёsisё sё re qё kanё fituar, nuk do tё qёndrojnё mё nё fshatrat apo qytetet e vogla nё tё cilёt kanё lindur. Do tё kishte qёnё e urueshme, e dёshёrueshme dhe, ndoshta e mundur, njё mundёsi e tillё pёr njё pjesё tё mirё tё tё mёrguarve tё kёtyre viteve, nёse Shqipёria do tё kishte hyrё me hapa tё shpejta nё rrugёn e rimёkёmbjes…. Autorja e poezisё nuk parapёlqen t’a trajtojё nё kёtё krijim kёtё aspekt tё çёshtjes, gjё tё cilёn e bёn mjaft mirё nё shkrimet e saj publiçistike, dhe un nuk po zgjatem mё tepёr. Ajo e din se kthimi bёhet i pamundur, sepse jeta e re “nё tё panjohurёn / ku gjithshka e nisёn nga zero”, ka tё tjera kёrkesa, ato tё fёmijёve tё tyre qё synojnё tё futen nё njё shoqёri tё barabartёsh. E vetёdijshme pёr kёtё realitet tё pandryshueshёm, ajo mbetet gjithmonё pranё atyre nёnave e bashkohet idealisht me to n’ato shtёpi “ku nёnat zbrazёtinё / e mbushin me lutje / drejtuar Zotit / qё t’i mbrojё fёmijёt atje / ku kanё ndёrtuar jetёn”.

Zemёrimi fashitet e i a lёshon vendin lutjes pёr bijtё e largёt, pёr t’ardhmen e tyre. Ёshtё pasqyrimi i njё tё vёrtete universale e tё pёrjetёshme, se kёnaqёsia dhe ngushullimi mё i madh i prindёrve ёshtё mirёqёnia dhe pёrparimi i bijve dhe bijave. Madje autorja e din se ёshtё vetёm njё iluzion mendimi i ndonjerit qё, i tronditur nga dhimbja e humbjes sё prindit, pohon se “nёse jetёn do t’a kthenin mbrapsht / ata nuk do tё iknin”. Megjithatё , nё thellёsinё e saj don t’a besojё, aq i rёndё ёshtё pezmatimi nё zemrёn e saj tё dhemshur pёr personazhet pa emёr, tё cilёve u kushton me gjithё fuqinё e zemrёs, vargjet e saj tё skalitura nё thjeshtёsinё e tyre.

Poezia, nё tёrёsinё e saj, ёshtё prekёse e pёrshkohet nga nota melankonike dhimsurie, ka fuqinё t’a bёjё lexuesin pjesёmarrёs tё kumtit tё saj, arrin edhe maja nё figurat e tё shprehurit dhe ka meritёn tё trajtojё, nё njё kёndvёshtrim origjinal, njё temё jo shumё tё rrahur nё letrat e sotme shqipe.

Lexuesi objektiv, ndoshta do tё kishte pritur edhe ndonjё fjalё mё shumё, mbi anёt pozitive tё dukurisё sё mёrgimit, pёr mё tepёr nё krahasim me njё kohё kur ai quhej “krim kundёr shtetit” e paguhej me vite tё gjata burgimi apo edhe me kokё. Por Elida ruan me xhelozi dhimbjen e saj tё pёrligjur pёr dramat e vetmisё dhe i lё lexuesit tё drejtёn tё shohё pёrtej vargjeve tё saj.

Janar 2018

Filed Under: Emigracion Tagged With: ELIDA BUҪPAPAJ, Eugjen Merlika, Mergimi i shqiptareve

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT