Nga Albano Kolonjari
Ndërsa takimi Shqipëri-Hungari ishte mbërthyer në rezultatin 0-0, tranjeri Edoardo Reja bëri me shenjë nga Sokol Cikalleshi që ndodhej në nxehmje të behej gati të hynte në fushën e lojës. “Bomberi” kuqezi pasi veshi edhe fanelën zyrtare të takimit komunikon që e ka të pamundur të zbresë në fushën e lojës për shkak dëmtimi. Eshtë minuta e 75-të. Reja nuk ka zgjidhje tjetër, lajmëron stafin që lojtari më i kritikuar nga ai, sulmuesi i Sauthampton (Angli) Armando Broja, të hidhej në fushën e lojës. Tre minuta më vonë, Balaj i lë vendin talenit Broja, nga i cili kuqezinjtë presin më shumë. Në minutën e 87-të, Armando Broja ngre peshë “Elbasan Arenën”, pas një goditje të fuqishme brenda zonës, mposht portierin hungarez Gulacsi, 1-0. Eshtë goli i parë kuqezi për Armando Brojën, është goli i parë që u shënojmë hungarezëve, me të cilët kishim luajtur 11-të takime, 10-të humbje dhe një brazim me golavarazhin e përgjithshëm 19-0. Tifozët kuqezi të rrikthyer në Elbasan Arena janë në festë. Shqipëria vinte në këtë ndeshje pas humbjes 1-4 në Poloni, ndërsa Hungaria pas humbjes 4-0 me Anglinë. Edy Reja befasoi me zgjedhjet e tij. Mungesa e tre lojtarëve kryesor Hysaj, Manaj dhe Bare, për arsye kartonësh, po edhe Cikalleshit të dëmtuar në sulm, detyruan teknikun italian të luante 3-5-1-2. Nga minuta e parë në krahun e djathtë Albi Dokën, ndërsa në mbështetje të dy sulmuesve të avancuar, Balaj dhe Uzuni, do të ishte prurja më e re kuqezi, Nedim Bajrami. Në portë kapiteni Berisha, një mbrojtje italiane me tre, Ismajli, Gjimishti dhe Kumbulla, në mesfushë Doka, Trashi, Abrashi dhe Gjasula. Minutat e para flasin për Hungarinë. Por me kalimin e minutave kuqezinjtë kontrollojnë gjithcka. Nedim Bajrami edhe pse jo në kondicionin e duhur fizik, mahnit të pranishimit me cilësitë në fushën e lojës. Duket që Shqipëria e ka gjetur dirigjentin që i mungonte në fushën e lojës. Në minutën e 33-të Marash Kumbulla bën më të vështirën, e dërgon topin mbi tra nga vetëm një metër largësi duke humbur rastin më të pastër për shënim. Pjesa e dytë nis me një zëvendësim për kuqezinjtë, Odise Roshi merr vendin e Lorenc Trashi, për t’i shtuar forcë fazës sulmuese, Dhe më pas Qazim Laçit për Bajramin, dhe Endri Cekici për Abrashin që të dy të dëmtuar. Shqipëria bëhet më sulmuese, ndërsa Hungaria mbrohet mirë duke i besuar kundërsulmit të shpejtë. Për të ardhur tek minuta e 87-të kur Broja realizon golin historik në karrierën e tij, ndërsa Shqipëria gjen fitoren e parë përballë Hungarisë.
Nedim Bajrami
Luajtëm të gjithë mirë dhe jam shumë i lumtur. Më kanë pritur shumë mirë në skuadër E kemi ditur se duhej ta fitonim këtë ndeshje, ka qenë e vështirë, por tifozët na kanë pritur shumë mirë dhe e fituam. Duhet të jemi gati për ndeshjen tjetër. Nëse luaj, shpresoj të shënoj. Armando BrojaJam shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme, na duheshin patjetër tri pikët. Me aktivizoi trajneri në fund dhe shyqyr që shënona. Goli vjen atëherë kur do vetë, është më e rëndësishme të marrësh tri pikët. Jam një lojtar që ka nevojë për minuta, por ekipi është shumë më i rëndësishëm.
Edi Reja
Në pjesën e parë kemi krijuar disa mundësi, duhej të konkretizonim më pare, pastaj erdhi ky gol që na liroi. Por duhet t’i njohim meritat e Hungarisë që luftoi e na bëri të vuajmë me topa të gjatë. Të mundësh Hungarinë, që ka luajtur në Europian, nuk është pak. Do të luajmë shanset tona, tani kemi San Marinon, një ndeshje që duhet ta përballojmë në mënyrën e duhur. Pastaj do të luajmë shanset me Poloninë. Duhet të hakmerremi për humbjen e rëndë. Të shohim në çfarë gjendje do të vijnë lojtarët, kush është në formë, nuk jemi në kushtet që mund të gabojmë. Derisa kemi shanse, do të luajmë deri në fund.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj.
Trajner: Edi Reja.
Hugnaria: Gulasci, Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagy, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szoboszlai.
Trajner: Marco Rossi.