• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“The HeadHunter Group” sponsor gjeneral i gazetës Dielli dhe mbështetësja kryesore e Federatës Vatra

October 8, 2021 by s p

Sokol Paja

Kompania e zbulimit dhe rekrutimit të talenteve në Amerikë, Europë dhe Ballkan “The HeadHunter Group” nga sot do të jetë sponsor gjeneral i gazetës Dielli dhe mbështetësja kryesore e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Drejtori ekzekutiv z.Elton Ilirjani dhe Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit afatgjatë ku për çdo muaj Kompania “The HeadHunter Group” do të dhurojë si donacion 3 mijë dollarë në mbështetje të gazetës Dielli dhe Federatës Vatra. Drejtori z.Ilirjani bëri dje dhurimin e parë prej 3 mijë dollarësh për gazetën Dielli në kuadrin e fushatës së hapur ditët e fundit nga Vatra në mbështetje të gazetës më të vjetër në botën shqiptare Dielli dhe aktiviteteve të Federatës Vatra. Kompania “The HeadHunter Group” me drejtues z.Elton Ilirjani ushtron aktivitetin e saj në shtetet: Serbi, Shqiperi, Greqi, Qipro, Bullgari, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mal i Zi, Bosnie Hercegovinë dhe SHBA me fokus qëndror: zbulimi i talenteve, tregu i punës, lufta kundër diskriminimit seksual në vendet e punës, promovimi i ideve të reja, teknologjisë dhe inovacionit. Vatra dhe Dielli shprehin mirënjohje për dhurimin dhe kontributin e përmuajshëm si një ndihmë për dy institucione atdhedashurie shekullore Dielli dhe Vatra, kurdoherë në shërbim të çështjes e kombit shqiptar.

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Elton Ilirjani

TENSIONI NË VERI TË KOSOVËS SI NJË TEST PËR SIGURINË KOMBËTARE DHE REPUBLIKËN

September 30, 2021 by s p

EDITORIAL NGA ELMI BERISHA

Ditët e fundit Kosova ishte kryelajm në mediet në Ballkan, Europë e deri dhe në mediat perëndimore. Vendimi i qeverisë së Kosovës për heqjen e tabelave “KS” dhe zëvendësimi i tyre me “RKS” ka shkatuar pakënaqësi dhe tension në Veriun e Kosovës. Një vendim qeverie që ka alarmuar intitucione e liderë që nga Ballkani, Europa e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasja dhe tensioni në veri është një test delikat për sigurinë kombëtare të shtetit të Kosovës mbi të gjitha. Sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia dhe frymëzuar nga Rusia, detyrojnë domosdoshmërisht shtetet e mëdha perëndimore të marrin masa të menjëhershme për vendosjen e dialogut, në të kundërt pasojat do të jenë të pa menaxhueshme. Vendimi  i qeverisë erdhi si pasojë e zbatimit të një marrëveshjeje teknike mes Kosovës dhe Serbisë që daton në vitin 2011, për lëvizje të lirë dhe që u finalizua në Bruksel më 14 shtator të vitit 2016. Nisur nga kjo marrëveshje vleftshmëria e tabelvae “KS” ishte për 5 vite, përkatësisht deri më 15 shtator 2021, kur ishte paraparë të jetë afati i fundit i heqjes nga përdorimi i këtyre tabelave, një çështje kjo teknike që ka shkaktuar tension të panevojshëm deri në kufijtë e një përplasjeje eventuale në Mitrovicë. Djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe ngjarja në Zveçan në mënyrë kategorike nuk duhet ta cenojnë paqen e rrezikojnë jetën e sigurinë publike të qytetarëve por të mbahen të izoluara si incidente dhe shkaktarët të marrin dënimin e merituar prej organeve ligjzbatuese. Qasja e institucioneve të Kosovës me qëllim  zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë, është parë në Serbi nga qarqet nacionaliste e mediat atje si një përpjekje qeveritare kundër qytetarëve serbë në Kosovë. Faktori politik shqiptar në Ballkan, diaspora me kontaktet e saj dhe lobimin e fuqishëm, mediat dhe intelektualët më në zë të kombit shqiptar duhet ta demaskojnë publikisht te ndërkombëtarët dhe mediat në Perëndim frymën huliganiste, nacionaliste, përçarëse dhe urryese të ruso-serbëve që një vendim të thjeshtë qeverie duan ta përdorin për konflikt e destabilizimit të rajonit të Ballkanit. Ky vendim qeverie duhet lexuar nga të gjithë pa emocion dhe inetresa e ndjeshmëri speciale, por si një element i qënësishëm i lëvizjes së lirë dhe shkëmbimeve të lira mes popullit serb dhe atij shqiptar në Kosovë. Çdo tentivë për përvetësim dhe njëanshmëri të kësaj situate nuk e ndihmon as Kosovën, as Serbinë, aq qytetarët e tyre dhe aspiratat e përbashkëta në rrugën europiane dhe euroatlantike. Çdo element radikalist, çdo provikim, dhe çdo akt barbar duhet të ndalet me çdo kusht. Persona me të kaluar kriminale dhe të frymëzuar nga aksi Beograd-Moskë për ansjë moment nuk do të duhet të tolerohen pasi asnjë veprim mesjetar i tyre nuk e justifikon përdorimin e dhunës, dëmtimin e pronës publike, mungesën e respektit ndaj ligjit, ndaj njëri-tjetrit, ndaj paqes, gjuhës së urrjetjes, konfliktin dhe barbarizmin. Kthimit drejt dialogut institucional, zhveshja nga çdo lloj ndjeshmërie naciaonaliste ekstreme e fryme radikale, aspirata për të ecur përpara në paqe e zhvillimin mes popujve e vendeve tona janë ruga e vetme për të dalë nga tensioni, konflikti dhe dhuna ku segmente të caktuara e kanë orientuar këtë përplasje të panevojshme. Një tension i ri në Veri të Kosovës është minim i marrëveshjeve të arritura deri tani, i rrugës drejtë paqes mes shqiptarëve të Kosovës e serbëve, është një kthim pas në rrugëtimin e gjatë përpara drejtë integrimit të plotë në BE të dy vendeve. Paqja e brishtë e arritur deri tani nuk duhet të shkatërrohet në një çast të vetëm. Kosova e Serbia kanë rrugë të gjatë përpara e sfida që kapërcëjnë politikën dhe orekset nacionaliste të ditës. Dialogu, njohja e pavarësisë, paqja mes njëri-tjetrit dhe bashkëjetesa në harmoni janë të vetmet rrugë që na çojnë përpara dhe e bëjnë të lumtur e të bukur jetesën mes dy kombeve e shteteve tona. Si shqiptaro-amerikanë forcën, sulmet, dhunën dhe provokimet serbe në Veri të Kosovës i konsiderojmë jo vetëm të papranueshme por i refuzojmë me përbuzje e neveri si shfaqje të shekullit të kaluar. Çdo shpellar e radikal nuk duhet të tolerohet për të ndëshkohet me forcën më të ashpër të ligjeve të vendit. Shkatërruesit e paqes duhet të ndëshkohen maksimalisht me qëllim që ajo që është ndërtuar të mos shkatërrohet kurrë. Aktet që cënojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës, Institucionet Demokratike, rendin dhe sigurinë publike të qytetarëve në Kosovë, lirinë, të drejtën dhe pronën e qytetarëve në Kosovë integritetin territorial, paqen dhe sigurinë në Ballkan duhet të marrin ndëshkim të rëndë dhe institucionet ndërkombëtare, organet ligjzbatuese në Kosovë e gjetkë të mos rrinë duarkryq përballë kësaj situate të rëndë. Ky është një moment delikat që klasa politike, institucionet dhe qytetarët e Kosovës do ta kalojnë me suskes me ndihmën e Institucioneve të Bashkimit Europain dhe Aleatit të Përjetshëm të Kombit Shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kancelaritë Perëndimore duhet ta kuptojnë se serbët dhe rusët janë mjeshtra të krijimit e amplifikimit të tensioneve e konflikteve me bazë artificiale për të përfituar politikisht e kombëtarisht në një rrafsh të gjërë gjeografik, politik e diplomatik. Çdo plan ogurzi i  serbëve e rusëve për konflikte të reja në Ballkan duhet të dënohet me ashpërsinë më të egër. Ballkani ka kaluar mjaft konflikte dhe trazira në të kaluarën dhe një vatër e re konflikti do e shkërmoqte komplet harmoninë e bashkëjetesën e popujve në gadishullin e Ballkanit. Shtetet e ballkanit duhet të shohin nga Europa dhe jo ti “nxjerrin sytë” njëri-tjetrit. Përplasja dhe dhuna janë akte të paparanueshme për qytetërimin perëndimor, pjesë e së cilit ëndërrojmë të bëhemi kaq kohë. Agresioni i vazhdueshëm kundër Kosovës dhe destabilizimi i Ballkanit nga Serbia e Rusia duhet të ndalet me çdo kusht. Serbisë i duhet bërë e qartë një herë e përgjithmonë se ka mbaruar koha e saj dhe ëndrrave radikale nacionaliste, përjetësisht. Kosova është fakt real dhe historik, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Asgjë nuk e pengon dhe s’do ta pengojë ecjen përpara të Kosovës, shqiptarëve në viset shqipfolëse e kudo në botë. Kosova zhvillohet, përparon e lulëzon çdo ditë. E ardhmja e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj janë familja e madhe perëndimore, Bashkimi Europian dhe strukturat euroatlantike. Për aq kohë sa do të ekzistojë Amerika, po kaq jetëgjatë e të fuqishëm do të jenë shqiptarët, shtetet dhe kombi ynë.

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi Berisha

Kryetari i Vatrës vizitoi ekspozitën artistike të Sergio Bytyqit

September 27, 2021 by s p

Dielli

Kryetari Vatrës z.Elmi Berisha së bashku me një delegacion nga Vatra mori pjesë në një ekspozitë pikture në galerinë me realizime të punuara mjeshtërisht nga Vatrani senior Sergio Bytyqi në qytetin e vjetër dhe piktoresk Hudson në New York. Pikturat e Sergio Bytyqit shquhen për kreativitet, ide, cilësi, dhe mesazhe të forta artistike. Kryetari i Vatrës z.Berisha e përgëzoi zotin Bytyqi për punimet fantastike, nivelin e lartë të artit të tij dhe e uroj përzemërsisht për sukseset e tija më të larta në fushën e artit dhe pikturës. Në delegacionin që vizituan dhe uruan për punën e shkëlqyer artistike Sergio Bytyqin morën pjesë veteranët e spikatur të Vatrës, patriotët e veprimtarët Sejdi Husenaj, Sabit Bytici, Sherif Nezaj, anëtari i kryesisë së Vatrës z.Anton Raja dhe George Kolaj. Biseda vëllazërore vazhdoi mes miqsh rreth fuqisë së artit dhe ndikimit që ka piktura në transformimet shoqërore dhe shijet estetike të individit e shoqërisë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Elmi Berisha, Sergio Bytyqi

VATRA DËNON SULMET DHE DHUNËN SERBE NË VERI TË KOSOVËS

September 26, 2021 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dënon me forcë sulmet, dhunën dhe provokimet serbe në Veri të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Çdo akt që cënon sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës, Institucionet Demokratike, rendin dhe sigurinë publike të qytetarëve në Kosovë, lirinë, të drejtën dhe pronën e qytetarëve në Kosovë do të dënohen me ashpërsinë më të madhe dhe refuzohen me përbuzje e neveri. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA u bën thirrje Institucioneve dhe qytetarëve në Kosovë për qetësi, maturi dhe unifikim. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe shqiptaro-amerikanët i bën thirrje Departamentit të Shtetit Amerikan, Kongresit Amerikan, Senatit Amerikan, Kancelarive Perëndimore dhe shteteve që njohën pavarësinë dhe ndihmuan në konsolidimin e shtetin e Kosovës në mbarë botën, që të ndërhyjnë sa më parë për të goditur me ashpërsinë më të thellë barbarizmat serbo-ruse që vënë në rrezik jetën e qytetarëve në Kosovë, Institucionet, integritetin territorial, paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Kryetari i Vatrës

Elmi Berisha

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Vatra, Veriu i Kosoves

Ndërroi jetë Gjon Gjuraj, Kryetari i Vatrës mesazh ngushëllimi

September 22, 2021 by s p

E nderuar familja Gjuraj

I dashur Mëhill

Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e babait tuaj të shtrenjtë e të dashur Gjon Gjuraj. Jemi pranë jush në këto momente trishtimi e lamtumire. I ndjeri Gjon pushoftë në paqen e amshuar dhe ju qofshi jetëgjatë. Të rroni e ta kujtoni me nderim e respekt përherë patriotin dhe prindin tuaj shembullor Gjon Gjuraj.

Lusim Zotin për shpirtin e tij. Pushoftë në Paqen e përjetshme. 
Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA 

NJOFTIM NGA KISHA ZOJA E SHKODRES

Lajmërim Mortor

Gjon Gjuraj

15 Gusht 1932 – 22 Shtator 2021

Me hidhërim njoftojmë komunitetin Shqiptar, se me 22 Shtator ndërrojë jetë Gjon Gjuraj në moshën 89 vjeçare.

I ndjeri do të pushojë në shtëpinë mortore, Yorktown Funeral Home

945 East Main Street

Yorktown, NY 10588, të Premtën me 24 Shtator 2021, nga ora 2pm – 9pm.

Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit do të kremtohen të Shtunën me 25 Shtator 2021, në orën 10:00am në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”, prej ku mbas meshës trupi i të ndjerit do të përcjellët për në varrezat “Gate of Heaven”, 10 West Stevens Ave, Hawthorne,NY.

Famullija “Zoja e Shkodrës” i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjithë Farefisit.

Gjoni, pastë dritë në amshim, dhe të gjallëve u dhashtë Zoti forcë.

Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shndritë drita e pambarueme. Pushofte ne paqe. Ashtu Kjofte.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Elmi Berisha, Gjon Gjuraj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT