• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëri- Greqi Shumë diplomaci, ende jo zgjidhje praktike

March 22, 2016 by dgreca

Nga Rafael Floqi-Michigan/

Fjalë të mira u dëgjuan për gjetjen e një zgjidhje diplomatike të problemeve që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Greqisë gjatë vizitës të Ministrit tonë të Jashtëm në Greqi. Të paktën nga fjalët, rezultatet e takimit duhen vlerësuar, pasi dhe të dy ministrat u shprehën pozitivisht për shumicën e çështjeve.

Por ç’do të bëjë Greqia për Ligjin e Luftës me Shqipërinë? Kotzias, përgjigjet : “E zgjidhim”.

Është hera e parë që pala greke pranon që ka një problem me Ligjin. Gjer tani përgjigja greke ka qenë që çështjet pronësorë të zgjidhen në rrugë gjyqësore, dhe “ku ishte asgjëkundi”, pasi gjykatat nuk pranonin t’i trajtonin ato, po ashtu nuk lejohej edhe tërheqja e depozitave të parave të shqiptarëve të para Luftës Italo-Greke, në Banka Kombëtare Greke.

“Kemi gjetur kodet e përbashkëta të komunikimit dhe kriteret për zgjidhjen e problemeve tona.” Kjo ishte deklarata e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias në konferencës e përbashkët me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati. Këto kritere tha më tej Kotzias, janë ligji ndërkombëtar dhe kultura evropiane”.

Fjalë dhe parime dhe gjëra qe edhe diheshin më parë, por ç’ka mund të jetë avancuar.

“Greqia nuk është në luftë me Shqipërinë,- tha Kotzias. Kjo është treguar nga 1987 deklaratën e Këshillit ministror, siç tregohet dhe nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ajo është treguar nga Marrëveshja Miqësisë e vitit 1996. Nëse ka çështje ligjore që, për palën shqiptare, kërkojnë një riformulim të mëtejshëm, e kam thënë, ka një mekanizëm dhe një metodë për të gjitha çështjet të zgjidhen”.

Edhe pse e ka ngritur problemin e ligjit të luftës, duket se ministri shkoi aty për të zgjidhur problemet e Greqisë dhe jo ato të Shqipërisë.

Madje në një dokument zyrtar të Ministrisë së Jashtme greke, dërguar ambasadës së Shqipërisë në Athinë në 28 qershor të vitit 1999, tregohet qartë dyzimi i qëndrimit grek mbi Ligjin e Luftës. Shkresa e dërguar në gjuhën angleze, hedh poshtë deklaratat e një ditë më parë ministrit të Jashtëm, Kotzias, i cili tha se ligji i luftës është hequr nga Greqia që në vitin 1987. Shkresa e ministrisë me datë 28 qershor 1999: “Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, në përgjigje të shqetësimit të ambasadës shqiptare, deklaron se ligji numër 2636 i vitit 1940 dhe ligji me numër 4560 i vitit 1966 mbeten ende në fuqi.”

Historiku i kësaj shkrese nis pas gushtit të vitit 1987, kur qeveria greke e Papandreut e hoqi me dekret qeveritar ligjin e luftës me Shqipërinë. Por, kundërshtarë të tij e quajtën të pamjaftueshëm këtë akt duke thënë se një njohje e tille duhet të vinte vetëm me vendim parlamenti ose dekret të Presidentit.

12 vjet me vonë, qeveria shqiptare i kërkoi zyrtarisht palës greke që të kthente përgjigje nëse ishte hequr ose jo ligji në fjalë. Kjo kërkesë vjen tre vjet pasi ish-Presidenti, Sali Berisha, kishte firmosur në vitin 1996 Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Por ky dokument që është në arkivat e Ministrisë tonë të Jashtme i vitit 1999 tregon se, miqësia dhe bashkëpunimi janë ende nën hijen e ligjit të luftës.

Artikulimi me zë të lartë i diplomacisë shqiptare për ta hequr këtë ligj vjen për herë të dytë, pasi një kërkese të tillë, jo para medias, i është bërë Greqisë dhe nga ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti. Por kërkesa e qeverisë shqiptare kërkon ta zhbëje edhe juridikisht këtë ligj, pra qe ta heqë parlamenti grek. Por ky hap do te sillte shumë pasoja, pasi me ligjin e luftës janë justifikuar shumë probleme, siç është ai i çamëve, pronat dhe pasuritë e të cilëve nuk njihen nga pala greke. Dhe aq më tepër në këto situata krize ekonomike për Greqinë.

Duket se si prioritet për palën shqiptare ishte heqja e Ligjit të Luftës dhe për palën greke problemi eminent i refugjatëve sirianë, pakti detar dhe varrezat e ushtarëve grekë.

Më parë nga MPJ shqiptare i kishte propozuar palës greke në kohën kur ministri i jashtëm Nikos Kotzias erdhi në Tiranë, rishikimin e traktatit ekzistues të vitit 1996 dhe shkrimin e tij nga e para. Bushati foli atëherë për një traktat miqësie midis dy vendeve, në përputhje me zhvillimet që kanë ndodhur në këtë pjesë të Evropës. Por siç duket pas takimeve të fundit do të kemi vetëm rikonfirmim të marrëveshjes së 1996-tës.

Në nënteksin diplomatik duket se do të ketë një ridiskutim të kufijve detarë, bazuar në konventat ndërkombëtare. Por si dhe qysh të dy ministrat heshtën. Kryeministri Rama madje dhe në Kongresin e PS-së përsëriti akuzat ndaj opozitës për shitje të detit.

Një gazetar i “Efimerida Syntakton” e pyeti ministrin Bushati për detaje kur i tha se ne dëgjuam deklarata të përgjithshme por asgjë specifike Në lidhje me marrëveshjen detare, për shembull?

Asnjë fjalë nuk u tha sesi do të bëhej Marrëveshja e delimitimit të shelfit detar dhe as ajo “ndreqje e vogël” e Ligjit të Luftës. Kotzias tha se të gjitha argumentet nuk janë “tabu” por fjala “çam” ashtu siç pritej, ishte hequr nga fjalori i Ministrit Bushati, si dhe çështja e të drejtave të tyre, po ashtu edhe kërkesa për njohjen e Kosovës, apo dhe zgjidhja e problemeve të toponimeve në pasaportat shqiptare si dhe ajo e pensioneve të shqiptarëve në Greqi.

Duket se mbyllja e kufijve për refugjatët nga Shqipëria ka rritur përplasjet mes Athinës dhe Tiranës. Dhe kanë ardhur dhe paralajmërimet e para nga shteti grek, pasi është bërë thirrje që të merren refugjatë, ndryshe do të prishen marrëdhëniet. Ministri është takuar me Presidentin grek, Prokopis Pavlopulos, i cili ka paralajmëruar Bushatin që, nëse Shqipëria do që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë, duhet të hapë kufijtë për emigrantët sirianë. Presidenti grek i ka thënë ministrit Bushati se Shqipëria nuk duhet të ketë fobi nga emigrantët, ndërsa i ka kujtuar pritjen e emigranteve shqiptarë 25 vjet më parë. Prokopis Pavlopulos i ka thënë ministrit Bushati se Shqipëria duhet t’i trajtojë sirianët njësoj se siç i trajtoi Greqia shqiptarët 25 vite më parë.

Por këtu nuk ka shkaqe për barazi, sepse emigrantët sirianë nuk do të duan të qëndrojnë në Shqipëri por të udhëtojnë drejt Evropës Perëndimore, e në dritën e ngjarjeve të fundit të sulmeve terroriste në Bruksel, vështirë të jetë e hapur drita jeshile për ta.

Por nëse presidenti i Greqisë shqetësim kryesor kishte edhe Varrezat e ushtarëve grekë të Luftës se Dytë Botërore në Shqipëri sikur të mos mjaftonin ato që janë, nuk u dëgjua ndonjë kërkesë për varrezat e çamëve të vrarë nga grekët gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Grekët nuk kanë të drejtë të akuzojnë shqiptarët për ksenofobë, kur problemi ende s’është krijuar në Shqipëri. Kufiri Greqi-Shqipëri është malor dhe më i vështirë për të kaluar se sa në kufirin Greqi-Maqedoni, e cila do të largojë disa emigrantë. Por gjeografia e thyer gjithashtu do të thotë se kufiri Greqi-Shqipëri është i vështirë për t’u mbrojtur. Duhet emigrantët fillojnë duke u përpjekur për të hyrë në Shqipëri, reagimi i parë Tirana do të ishte natyrshëm mbyllja e kufirit të saj, edhe pse shumë azilkërkues ndoshta do të gjejnë mënyra për të shmangur kontrollet kufitare. Disa do të përpiqen të arrijnë Malin e Zi dhe Bosnjën, por disa do të përpiqen të kalojnë detin Adriatik për të arritur në Itali . Megjithatë, ndryshe nga fillim të viteve 1990, Shqipëria tani ka një forcë policore më funksionale dhe kontroll më të mirë të territorit të saj. Ajo gjithashtu ka mundësi ta trajtojë në krimin e organizuar, duke e bërë të vështirë për organizatat kriminale për të kontrabanduar njerëz në Itali, në një shkallë të madhe. Gomonet janë gjithashtu të pakta dhe shumë të vogla për të transportuar një numër të madh njerëzish. Por edhe pse të ardhurit nga Shqipëria nuk do të rriten në mënyrë dramatike, kombinimi i një rruge më aktive qendrore mesdhetare migratore dhe një rrugë nëpër Adriatik do të krijonte probleme për Italinë dhe fqinjët e saj. Shfryrja e numrit të tyre të emigrantëve të strehuar në Greqi mund ta ndihmojë Greqinë në vështirësi, por do të krijonte probleme të mëdha në Shqipëri me mundësi të kufizuara financiare.

Nga ana e tij, ministri Bushati foli për finalizimin e një mekanizmi me të cilën do të bëhen përpjekje për zgjidhjen e problemeve në mes dy vendeve. Por ashtu si në fjalën e homologut të tij edhe në ato që shprehur Bushati u pa qartë se ende nuk ka asnjë marrëveshje për zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Edhe pse kur i shohim në pikëpamje të ndryshme çështjet, vërejmë se ajo që ka rëndësi është zgjidhja e problemeve, jo vetëm për ato me rëndësi historike por edhe çështjet aktuale”, u shpreh Bushati duke shtua se me konsolidimin e marrëdhënieve të dy vendeve do të ketë inpakt në të gjitha rajonin.

“Është në interesin tonë dhe të Greqisë gjithashtu që të eci përpara në këtë çështje. Është një çështje që shqetëson të ardhmen tonë. Duhet të gjejmë një mekanizëm pa imponuar njëri-tjetrin dhe në mirëkuptim të plotë. Kur ta gjejmë këtë zgjidhje do ta bëjmë dhe publike”, tha Bushati.

Ne jemi përpjekur për të përcaktuar përparësitë e problemeve dhe tezën se “së pari, të përcaktojmë filozofinë e mënyrën për të zgjidhur ato parametrat e kësaj zgjidhjeje dhe themelet mbi të cilat do të bazohen, sepse vendet tona janë vende fqinje, ata janë partnerë strategjikë, ata janë anëtarë të NATO-s, ata janë që vendet ndajnë interesa të përbashkëta në Mesdhe dhe në Ballkan. Dhe, natyrisht, nuk do të ishte e çuditshme, për të thënë se zgjidhjet që ne jemi duke kërkuar janë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe në frymën evropiane.

Për më tepër, unë besoj se ne jemi drejt shqyrtimit të finalizimit të mekanizmit përmes së cilit ne do të përpiqemi për të zgjidhur çështjet e diskutueshme, jo thjesht nëpërmjet takimeve të shpeshta në nivel të Ministrave, Sekretarët e Përgjithshëm dhe komiteteve ekzistuese, synojnë nëpërmjet rinovimit të një platforme të institucionalizuar”.

Një tjetër çështje në bisedimet Kotzias-Bushati do të ishte ajo e çamëve, i patën thënë agjencisë së lajmeve NOA, burime nga MPJ shqiptare.

Në agjendën e MPJ Bushati ishte përfshirë dhe çështja se çfarë po bëhet me njohjen e viteve të punës për efekt pensioni të shqiptarëve në Greqi, por nuk dihet nëse ajo u diskutua në takim.

Sakaq nga pala greke, foli gjerësisht edhe për marrëveshjen mbi eshtrat e ushtarëve grekë. Në vitin 2010, Parlamenti shqiptar ratifikoi Marrëveshjen për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë që luftuan në Shqipëri në kohën e luftës italo-greke. Që atëherë duket se nuk ka pasur ndonjë zhvillim. Por a është e disponueshme Qeveria Shqiptare për të zbatuar marrëveshjen kur ka presione nga partia e çamëve për varreza të popullsisë çame të masakruar pas Luftës së Dytë Botërore në Greqi?

Ministri grek theksoi se të dy vendet duan të zgjidhin problemet e së kaluarës dhe ky disponim është gjëja më pozitive e kësaj vizite. Kotzias tha se kishte biseduar me Bushatin për të drejtat e minoritet grek në Shqipëri si dhe rëndësinë e shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Gjithashtu ai shtoi se është biseduar për marrëdhëniet ekonomike, diskutime të cilët vazhduan.

Ishte interesant se në komunikatën e MPJ shqiptare ishte hequr deklarimi i N. Kotzias: diskutuarat çështjet kryesore të politikës së jashtme, kryesisht në lidhje me Iranin, Rusinë, Libia, dhe Komisioni Evropian dhe iniciativës franceze për Lindjen e Mesme .

“Ne biseduam në lidhje – dhe, nga ana e Greqisë, këmbënguli në – nevojën për të kryer një dialog të gjerë me Rusinë, rezultatet e dialogut që do të jetë detyrues “nuk mund të ndalet duke u përpjekur të jetë në dialog dhe bashkëpunim me Rusinë” dhe Iranin si “afrim përmes ndryshimit” – domethënë, për t’iu qasur Iranin në mënyrë që ne mund të zhvillojnë marrëdhëniet tona dhe të shkëmbejnë ndonjë kërkesë, politike apo sociale.”

Të thëna në kuadër të strehimit të muhaxhedinëve iranianë në Shqipëri, këto deklarata mund të shihen si presion. Komunikata e MPJ greke, sipas agjencisë MPA, nuk shtjellon mendimin e palës shqiptare. Në një kohë kur Shqipëria i mbetet besnike qëndrimit amerikan mbi Rusinë dhe Iranit, qeveria greke po flirton me Rusinë në drejtim të politikës së jashtme dhe mbështetjes ekonomike.

Megjithatë është pozitive shprehja e bindjes se të dy vendet do të ecin përpara së bashku, me marrëdhënie të mira fqinjësore, në mënyrë që Shqipëria mund të gjejë një rrugë evropiane, si ajo e meriton dhe siç nënvizoi Bushati se “janë shumë më tepër ato që i bashkojnë të dy popujt, se ato që i ndajnë”.

“Ne nuk duam zgjidhje sui generis. Ne duam zgjidhje të bazuar në të drejtën evropiane dhe vlerat evropiane. Për shkak se ajo është në interes të dy vendeve tona për të izoluar tendencat nacionaliste, të cilat nuk i shërbejnë konsolidimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona “, përfundoi Bushati.

Në vetvete me gjithë qëndrimeve pozitive, ky ritheksim i Marrëveshjes të 1996, lë prapë dyshimin. “A do të ketë zgjidhje e problemeve apo ato do të mbeten siç ka treguar historia, “në kalendat greke”?

Filed Under: Analiza Tagged With: ende jo zgjidhje praktike, Rafael Floqi, Shqipëri- Greqi Shumë diplomaci

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT