• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shfaqet në Bronks dokumentari “Ëndrra e Çamërisë”

July 14, 2013 by dgreca

Filmi është një homazh për krahinën e Çamërisë, për lashtësinë e saj homerike, për traditat e shquara kulturore e patriotike, homazh për dhimbjen, lotët e gjakun e saj. Një film homazh dhe amanet për brezin që po shuhet, për brezin që e shkulën nga rrënjët e tokës amtare, pa përmbushur një ëndërr… ëndrrën e Çamërisë/

Nga Beqir Sina/

BRONX NEW YORK : Filmi dokumentar kushtuar Çamërisë, me regji të Kujtim Gjonajt, “Ëndrra e Çamërisë” u shfaq ditën e enjte më 11 korrik, në Bibliotekën Popullore Belmont – Qendrën kulturore Enrico Fermi në Bronx – New York.

Ky film-dokumentar, u shfaq në kuadrin e aktiviteteve në përkujtim të Çamërisë dhe Genocidit Grek ndaj shqiptarëve nën kujdesin e Organizatës Shqiptaro Amerikane “Çamëria”, dhe sekretarit të saj inxh. Sali Bollati, dhe veprimtarëve të tjerë të komunitetit –

Shfaqja e premirës së filmit-dokumentar në Bibliotekën Popullore Belmont – Qendrën kulturore Enrico Fermi në Bronx – New York, sipas organizatorit të kësaj veprimtarie, u bë nëpërmjet veprimtarit Esad Rizai dhe disa miqve amerikanë si profesori i historisë Paolo Palombo, “Ai bashkë me Rizain bënë të mundur që të priteshim me kënaqësi nga drejtuesit e Bibliotekës, dhe pa asnjë shpenzim,” tha zoti Bollati.

Premiera  e filmit dokumentar të regjsorit z. Kujtim Gjonaj “Ëndrra e Çamërisë”, mbas shfaqjeve të suksesshme në Shqipëri, dhe vende të tjera, u paraqit për herë të parë me tirtart të përkthyer në gjuhën anglisht, në Bronx New York.

Zoti Bollati, i cili së bashku me komunitetin çamë në SHBA, ka marrë përsipër lobimin e çështjes çame këtu në Amerikë, i tha gazetës sonë se:”I telefonova regjisorit Gjonaj në Tiranë, duke i kërkuar leje, gjë, që ai me kënaqësi të madhe e priti shumë mirë, duke më dhënë “viston” lejen, për t’a përkthyer në titrat anglisht dhe shfaqur ne Amerikë.”

Bollati, sqaroi se meqenëse nuk e dispononim skenarin, unë bashkë me djalin e Cenko Brahimit, të riun atdhetar çam Skerdilajd Brahimaj, nëpërmjet internetit, duke parë origjinalin shqip në kompjuter shkruajtëm skenarin që na mungonte. Këtë skenar pastaj, Skerdi e përktheu në gjuhën angleze. Mbasi u përkthye, tha Bollati, u interesova nëpërmjet të njohurve si t’i montonim fjalët në anglisht në film. Këtë e mori përsipër z.Endri Merxhushi(kryetari i Organizates Shqiptaro Amerikane Çamëria ) dhe me përpjekje ja arritim qëllimit, tha Bollati.

Shfaqjen e premirës së filmit dokumentar  “Ëndrra e Çamërisë” e hapi profesori i historisë Paulo Palombo., ndërkohë që më pas folën zoti Sali Bollati, avokati Stiv Kaufman, asambleisiti Mark Gjonaj, zoti Nivado Lopez nga zyra e Kryetarit të Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg, si dhe veprimtari i komunitetit Rexh Xhakllli.

Avokati i njohur amerikan, Stiv Kaufman, i cili e njeh mirë historinë e Ballkanit, e paralelizoi në disa raste atë çka ka bërë pas LDB gjenerali famëkeq Zerva, ndaj popullsisë çame, në Greqi, me krimet e nazismit, ndaj Jew-ishve po në Greqi, të cilët arritën me një marrveshje me Bankën Svicerane, të marën pronat e tyre dhe u kompesuan për dëmet që patën Jew’s- shët, në Greqi –

“Çamët, sot, tha avokati Kaufman, kan plot të drejtë të shkojnë nga Shqipëria, në tokat e tyre në Greqi, të vizitojnë varret e të parëve dhe të marrin pronat e tyre, dhe të kompesohen njëkohësisht. Këto janë praktika ndërkombëtare, e njëjtë me emigrantët që vijnë në SHBA, dhe janë shtetas amerikan, por kan të drejtat e tyre të shkojnë në vendin e tyre, për të drejtat që kan”.

Në fund avokati Kaufman sugjeroi se: “Ëndrra e Çamërisë” mund të bëhet edhe një film artistik për Çamërinë, me një histori kaq të pasur dhe episode të rralla për skenarë! Avoktati i njohur amerikan Sitv Kaufman, u shpreh se : “Këto janë histori të pasura me episode që do të tërheqnin vemendjen edhe të producentve me famë botërore si Steven Spileberger,i pasionuar pas historive të tilla,”. Kaufman,shfaqi dëshirën që të ardhmen të vizitojë Qafë Botën – Çamërinë, Kosovën dhe viset e tjera shqiptare.

Duke folur në këtë aktivitet, zyrtari njujorkez i Bashkisë së New Yorkut, zoti Nivado Lopez, në fillim të fjalës së tij shfaqi kënaqësinë për ftesën e bërë, nga professor Palombo, shoqata Chamëria, Shoqëria Shqiptaro Amerikane, dhe Bibloteka, për të asistuar në shfaqjen e këtij filmi dokumentar, dhe për të folur në emër të zyrës së Kryetarit të Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg.

“Historia, si tregon dhe ky film, duket se nuk ka qenë në anën popullit shqiptar, tha Lopez, por ajo është me të vërtetëfrymëzuese për të shikuar një film si ky, sepse jo vetëm që është e rëndësishme për të dokumentuar tragjeditë që kanë ndodhur, por edhe për të bërë thirrje për drejtësi, ashtu si Holokausti apo regjimi komunist në Kubë, nga e kam edhe unë prejardhjen. Ky film është një festë e mrekullueshme e arritjeve në të gjithë historinë e popullit shqiptar në Evropë dhe nëShtetet e Bashkuara” tha zyrtari i Bashkisë së New Yorkut, Nivado Lopez.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e New Yorkut, asambleisti demokrat i Distriktiti 80-të, zoti Mark Gjonaj, u shpreh i kënaqur që shqiptarët tani më së fundi po e tregojnë historinë e tyre në gjuhën angleze.

“Historia jonë tani, u shpreh z Mark Gjonaj, duhet të jetë në fokusin tonë, të, të edukojmë amerikanët dhe të huajt me historinë tonë, për atë çka ne jemi krenarë që jemi shqiptarë. Deri tani tha ai ne kemi folur gjithmonë me njëri tjetrin(vetëm shqip) – shumë pak kemi folur në gjuhën agleze, që të na kuptojnë e dëgjojnë amerikanët, andaj dua të përgëzojë ju çamët, që na sollët këtë histori të dhimbshme të Çamërisë nëpërmjet filmit “Endrra për Çamërinë” me titrat në gjuhën amerikane”, tha asambleisiti i New Yorkut, zoti Mark Gjonaj

Filmi i Gjonajt, është një rrëfim për historinë, lotët dhe mbijetesën e popullsisë çame, me interpretimin e Esat Telitit dhe aktores së mirënjohur Margarita Xhepas, me skenar të Enver Kushit dhe regji të Kujtim Gjonajt :  Ky është një dokumentar i metrazhit të gjatë që na sjell ndërmend sot mbas afro 70 vjetëve, historinë, vuajtjet, dhimbjet, përlotjen dhe mbijetesën e këtyre shqiptarëve të Çamërisë.

Film-dokumentari “Ëndrra e Çamërisë” thuhet se ka qenë një nga pesë projektet për dokumentar që bordi i Qendrës Kombëtare Kinematografike miratoi në 2008-n. Premiera është shfaqur për herë të parë në 11 mars në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Sipas shtypit shqiptarë regjisori Kujtim Gjonaj është shprehur se me këtë projekt ai përmbyll në njëfarë mënyre misionin e tij drejt temave historike.

“Është një film dokumentar sa historik, aq edhe emocionues” ka thënë Gjonaj për shtypin shqiptar dhe shtonë se ky është ndoshta  “një ndër boshtet kryesore të veprimtarisë sime si regjisor e dokumentarist është tema historike, përfshirë këtu të gjithë territorin ku jetojnë shqiptarë; Kosova, Çamëria, shqiptarët e Malit të Zi dhe ata të diasporës. Rreth viteve 2000, kohë kur unë xhiroja një film dokumentar për Ali Pashë Tepelenën. U gjendëm në disa troje çame dhe instinktivisht, me dëshirën për t’i pasur këto në arkivin time, xhirova në shumë zona të ndryshme si në Sul, Prevezë, Janinë etj”, është shprehur regjisori Gjonajt,

Sipas të cilit nxitja konkrete për këtë dokumentar erdhi nga një takim krejt i rastësishëm me Enver Kushin, i cili, në mënyrë të pavarur, kishte shkruar një skenar të mrekullueshëm për Çamërinë. Ideja erdhi duke u kristalizuar deri sa mbërritën në realizimin e një filmi të plotë.
Filmi është një homazh për krahinën e Çamërisë, për lashtësinë e saj homerike, për traditat e shquara kulturore e patriotike, homazh për dhimbjen, lotët e gjakun e saj. Një film homazh dhe amanet për brezin që po shuhet, për brezin që e shkulën nga rrënjët e tokës amtare, pa përmbushur një ëndërr… ëndrrën e Çamërisë.

Regjia: Kujtim Gjonaj
Skenari: Enver Kushi
Fotografia: Gavrosh Haxhihyseni
Montazhi: Esmeralda Sula, Aida Zepishta
Zëri: Kristaq Janushi
Producent: Genti Gjonaj

Zëri – interpretojnë : Margarita Xhepa dhe East Teliti
Prodhuar nga: Bota Shqiptare-Al
Financuar nga: Qendra Kombëtare e Kinematografisë/ANCC

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Dokumentari, endrra e camerise, ne Bronx, shfaqet

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT