• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NËNKRYETARI I VATRËS ERVIN DINE, I PËRFSHIRË NË BETEJËN KUNDËR KORONAVIRUSIT

March 24, 2020 by dgreca

Ervin Dine, nënkryetar i Vatrës, në bisedën online me editorin e Diellit, tregon se si po e përballon situatën e krizës të shkaktuar nga COVID-19, pasi kompania e tij është e përfshirë në listën e guvernatoreve të shteteve si “essential services”, dhe si të tillë ka kontrata me qeverine lokale dhe atë federale. Si po e përballon këtë situatë familja e tij? Po në jetën e Ervinit cfarë ka ndryshuar?  Cili është mesazhi i tij për bashkatdhetarët në Shqipëri dhe në diasporë? Ndiqeni bisedën:

Dielli: Si është gejndja shëndetsore e familjes Dine në këtë kohë të ngarkuar me shqetësim prej Coronavirusit?  

Ervin Dine: Gjëndja shëndetësore e familjes është përgjethsisht mirë. Jemi munduar të ndjekim rregullat e qeverisë lokale aq sa mundemi. Me fëmijët në shtëpi është pak më e vështirë, sepse ata kanë energji dhe nevojë për të dalë. Në këtë kohë, kur nuk ka shumë informacion rreth virusit, është më mirë të jemi të sigurt, se sa të bëjmë eksperimente.

Dielli: Janë të mbyllur familjarët tuaj apo vazhdojnë e dalin?

Ervin Dine: Si e permenda, jemi përpjekur të ndjekim rregullat aq sa kemi mundur. Fëmijët dhe babai që është në moshë, kanë qëndruar në shtepi. Ndërsa unë kam dalë më tepër për nevoja të domosdoshme, si është furnizimi me ushqim dhe për punë. 

Dielli: Tash ju jeni zhvendosur nga Connecticut në New York. Është e njëta kompani dhe çfarë ka ndryshuar në pozicionin tuaj.

Ervin Dine: Po, është e njëjta kompani. Duke qenë se kompania nuk kishte të implementuar një treg në këtë zonë, ishte përgjegjësia ime të vihesha në lëvizje me një grup njerëzish për të ndërtuar një të tillë. Ashtu si edhe dihet, Nju Jorku dhe Kalifornia kanë tregun më të madh në Amerikë, kjo sjell dhe përgjegjësi më të madhe. Së fundmi, kemi qenë në bisedim e sipër për të ripunuar kontratën me Amazonën, e cila për shkak të COVID-19, do të rishikohet mbas përmirësimit të situatës. Sidoqoft, eksperienca ime në Connecticut ka qenë e veçantë dhe sfiduese. 

Dielli: Ju jeni pjesë e betejës kundër coronavirusit, në ç’mënyrë?

Ervin Dine: Kompania jonë konsiston në transportin gjithëpërfshirës, duke filluar nga makinat me qira për përdorim personal, makina udhëtimesh për biznese të mëdha, kamiona transportues, etj. Jemi përfshirë në listën e guvernatoreve të shteteve si “essential services”, dhe si të tillë kemi kontrata me qeverine lokale dhe ate federale. Gjithashtu, kemi kontrata me kompani të mëdha për transportin e ushqimeve dhe mjeteve të domosdoshme gjatë periudhës së karantinës. Ndër të tjera, kemi filluar bisedimet me kompani shëndetësore të cilat kanë nevoja të mëdha për mjete transporti. 

Dielli: Keni në kompani raste të infektuarish apo të dyshuar si mbartës të COVID-19?

Ervin Dine: Deri në momentin që flas nuk kemi as një punonjës të infektuar. Kemi marrë të gjitha masat e njevojshme për të reduktuar ekspozimin ndaj coronavirus, përfshi dhënien e lejës për të qëndruar në shtëpi punonjësve të cilët shfaqin shenja si, temperaturë apo lodhje. Gjithashtu, po ndjekim direktivat e mjekëve për distancimn social, kemi bër dezinfektim total të ambienteve të kompanisë dhe kemi pajisur të gjithë punonjësit me Skype për të realizuar mbledhje dhe takime virtuale me klientët. Gjithashtu, kemi kërkuar nga qendrat shëndetësore të testojmë punonjësit, por ka rezultuar në kërkesë negative, pasi ata nuk kanë shfaqur shenja. Ftakeqësisht rreziku ekziston pasi çdokush mund të jetë mbartës potencial i virusit. 

Dielli: Po vetë Ervini, sa i rrezikuar ndjehet?

Ervin Dine: Pavarësiht se ndihem i shëndetshëm dhe me një sitem imun të fortë, më shqetëson fakti që mund të jem mbartës dhe shkak për infektimin e familjarëve të tjerë. Sidoqoft, situata ka shkaktuar impakt të madh psikologjik, saqë çdo dhimbje koke ose kollë e shikojmë si një shenjë të koronavirusit. 

Dielli: Duke u kthyer tek familja juaj, si ndjehen pjestarët e familjes tuaj në izolimin e diktuar, në mbylljen në shtëpi? 

Ervin Dine: Izolimi nuk është ideal për askënd, por një kohë kur rreziku është i madh, është i domozdoshmë. Problemi më i madh për familjen time janë dy vajzat e vogla, të cilat janë energjike dhe të vështira për t’u kontrolluar në ambiente shtëpie. Me mbylljen e parqeve është berë akoma edhe më e vështirë, dhe dalja në oborrin e shtëpisë është e vejtmja mundësi. 

Dielli: Te cfar forme jane kontaktet e tanishme me miqte?

Ervin Dine: Fatkeqesisht na ka limituar në përdorim telefonash dhe kamera. Pas lëvizjes sime në NY, kam gjetur gjithmonë kohën të ndaloj në Bronx dhe ndaj një kafe me miq të mirë si, editori Dalip Greca, Mark Mernacaj, Dritan Mishto, Agustin Mirakajn etj. Ndërsa me Ilirjan Blloshmin, i cili jeton në NJ, kafet kanë qenë më të shpeshta. Gjatë kësaj periudhe nuk kam mundur t’i takoj. Gjithashtu, kam qënë në kontakt të vazhdushëm më grupin që po punonë për degën e Manhattan.Telefonatat nuk kan munguar as me editorin e gazetës. 

Dielli: Së fundi, a i frikeni “armikut” të padukshëm COVID-19?

Ervin Dine: Në ushtri ekziston një thenië; “nëse një njeri të thotë nuk kam frikë, po të gënjen, sepse çdokush në mënyrën e vetë ka frikë, por e rëndësishme është si e përballon frikën”. Në këtë rast armiku është i panjohur, gjë e cila vështirëson mundësit për të krijuar strategji për ta luftuar. Strategjia më e mirë për momentin është izolimi dhe shpresa tek Zoti se, doktorët dhe shkencëtarët do munden të gjejnë kurën e duhur. 

Dielli: Çfarë do t’u këshillonit bashkatdhetarëve në përgjithësi dhe vatranëve në veçanti në këtë situatë?

Ervin Dine: Së pari, për bashkatdhetarët në Shqipëri ndjej një dhimbje të madhe, jo vetëm sepse sapo u përballën me një situatë të vështirë si ishte ajo e tërmetit, por edhe për shkak të qeverisë, e cila nuk po bën përgatitjet minimale për të përballuar situatën. Mendoj se, nuk është koha për të bërë politikë, nuk është koha për ndasime, por koha të ruajmë veten dhe familjen. Bashkatdhetarëve ju bëj thirrje të qëndrojnë brënda, të rrespektojnë rregullat të përcaktuara nga institucionet në Shqipëri, pavarsisht se kush i drejton aktualisht këto institucione. Sistemi ynë shëndetësor është në një gjëndje të mjerushme dhe nuk ka kapacitetin të përballojnë një situatë emergjencie ndërkombetare, ndaj e vetmaj zgjidhje për momentin është të qëndrojnë në shtëpi. Ndërsa për vatranët e nderuar, ju uroj shëndet dhe këshilloj të ndejkin rregulloren e vendosur nga autoritetet. Uroj që kjo situatë të përfundoj sa më shpejtën dhe të mund të shihemi sa më shpejt për mbledhjet dhe progamet e Vatrës. 

Bisedoi:Dalip GRECA

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, Ervin Dine

Kur edhe “Muret kishin veshё…!”

April 22, 2018 by dgreca

Muretnga Ervin Dine /

Nё Shqipёri jeta vazhdon, ndёrsa varfёria e pёrditshme ёshtё bёrё tashmё pjesё e natyrshme e kёsaj jete.  Politika shqiptare i ngjan aq shumё njё komedie ose tragjikomedie, e cila vazhdon tё shfaqet nё spektaklin parlamentar nё nivele gjithnjё e mё tё ulta. Sharje, fyerje, korrupsion dhe asgjё konkrete pёr qytetarin. Pёrpara kёsaj sё sotmeje trishtuese, ka qenё nje e djeshme pёrplot me vuajtje, shumё mё e vёshtirё se e sotmja, njё tragjedi e pakufishme ku pёr dramat e asaj kohe sot dёgjon tё flitet gjithnjё e mё pak.

Jeta nё burgjet dhe kampet e diktaturёs sё tmerrshme shqiptare nuk ka pasur krahasim nё botё, me krimet e kryera kundra njerёzimit. Diktatura ka shkatёrruar mijra e mijra jetё tё pafajshme, e qё sot e kёsaj dite shfaqen dramat dhe traumat psikollogjike. Njё pjesё e kёtij populli janё burgosur dhe internuar nё kampe dhe burgje nё kushte qё as kafshёt nuk do tё mund t’i duronin.

Lind pyetja: Pse rinia shqiptare nuk i njeh kёto tё vёrteta, kёto histori tё dhimbshme e tragjike? Sigurisht edhe qeveritё shqiptare tё kёtij çerekshekulli nuk kanё dashur t’ua tregojnё kёto tё vёrteta rinisё, kёto krime monstuoze tё komunizmit dhe ta paraqesё kёtё njollё tё zezё tё historisё pёrpara publikut shqiptar dhe atij ndёrkombёtar?

Pse nuk edukohen studentёt me njё nga pjesёt mё tё turpshme tё historisё, me jetёn e kampeve dhe burgjeve tё shpёrndara nё gjithё territorin shqiptar?!?

George Santayana ka thёnё: “Ata qё nuk e kujtojnё tё kaluarёn, janё tё dёnuar ta pёrsёrisin atё!”

Dy shqiptare kurajoze kanё marrё iniciativёn qё ta formojnё njё program pёr ta edukuar shoqёrinё, por mё e rёndёsishmja rininё shqiptare pёr krimet e komunizmit.

Njёra prej tyre, artistja e njohur Alketa Xhafa, e cila ka bёrё edhe projekte tё rёndёsishme pёr tё drejtat e shqiptarёve nё Kosovё, nё projektin e saj ka marrё 140 thёnie nga tё pёrndjekurit politikё dhe me datёn 8 Maj do tё projektohen nё shtatё qytete tё Shqipёrisё nёpёr ndёrtesa tё rёndsishme shtetёrore. Zonja Xhafa, do tё pёrdorё kёshtu artin qё tё projektojё zёrat e injoruar nga organet shtetёrore shqiptare. Ajo pёrmes kёsaj paraqitjeje artistike jo vetёm kёrkon t’u japё zё kёtyre njerёzve qё deri nё ’90, kanё qёnё tё interrnuar, po qё edhe sot vazhdojnё tё jenё tё diskriminuar.

Synimi i dytё i kёtij arti ёshtё ta verё rininё shqiptare nё dijeni tё krimeve nё atё gjuhё tё cilёn ata mund ta kuptojnё.

Pёr realizimin e kёtij programi po punon prej kohёsh gazetarja Kristale Ivezaj Rama e cila do tё krijojё profile nё sitin “Muret kanё veshё” me histori krimesh dhe vuajtjesh gjatё diktaturёs.

Kristalja synon tё bёjё njё video program me profilet, dhe mё pas tё botojё edhe njё libёr. Kristalja synon t’i nxjerrё sa mё nё pah krimet e komunizmi qё kanё shkatёrruar jetёt e qindra dhe mijra jetёve, e ndёr tё tjera edhe atё tё gjyshes sё saj.

Gjyshja e Kristales ka vuajtur nё kampin famёkeq tё Tepelenёs dhe nё bisedat mes nesh, Kristalja flet pёr gjyshen e saj si pёr njё burrneshё tё fortё qё ka vuajtur por ka qёndruar me dinjitet si mijra njerёz tё pafajshёm qё u vunё pёrballё trajtimeve çnjerёzore.

Kristalja habitet me paditurinё e rinisё shqiptare pёr kёtё tё kaluar tё zezё, tё dhimbshme e tё hidhur.

Nё vizitat e saj tё herpashershme nё Shqipёri ajo ёshtё çuditur me injorancёn rinore ndaj krimeve tё komunizmit. Ajo shprehet: “çuditem kur shkoj nё fakultetin juridik dhe bёj njё pyetje tё thjeshtё, sa nga ju e dinё çfarё ka ndodhur nё kohёn e komunizmit? Qetёsi e thellё dhe  askush nuk pipёtiu nё atё sallё” – thotё ajo. Kristalja vazhdon me pyetjet “kush ne kёtё sallё e njeh Enver Hoxhёn?”  Prap qetёsi, “pёrveç njё studenti qё thotё se ka qenё udhёheqёsi mё i mirё qё ka pasur Shqipёria…!”  Eshtё kjo injorancё pёr tё cilёn zonja Rama dhe zonja Xhafa po pёrpiqen tё nxjerrin nё dritё kёndvёshtrimin e anёs tjetёr, tё atyre qё nuk kanё pasur edhe ende sot nuk kanё zё tё nxjerrin nё pah tё vёrtetёn e vuajtjeve tyre.

Çdo vend i botёs ka tё mirat dhe tё kёqiat e veta. Çdo vend ndёrgjegjsohet nёse historia pёrpiqet ta riparojё atё drejtimin tё gabuar tё kohёs dhe rrugёs nga kemi ecur.

Nё Shqipёri kjo deri mё sot nuk ka ndodhur, sepse askush nuk i kase pranuar krimet e bёra dhe askush nuk ka kёrkuar thjesht njё falje publike nga asnjё palё e politikёs. Prandaj nё Shqipёri ka ende historianё qё me paturpёsinё mё tё madhe i mohojnё krimet qё kanё ndodhur.

Projekti nё fjalё ёshtё me majft rёndёsi dhe duhet mbёshtetur nga tё gjithё tё pёrndjekurit politikё tё çdo drejtimi politik ata qofshin. Ky ёshtё njё program qё organizohet nga dy shqiptare qё kanё kontribuar pёr tё bёrё tё njohura padrejtsitё qё u kanё ndodhur shqiptarёve nё Kosovё dhe nё Shqipёri. Njё program qё synon tё nxjerrё nё pah vuajtjet qё njerёzit kanё pёrjetuar jo nga historianё tё shitur ose nga ata qё vazhdojnё tё bёjne propagandё politike. Ka ardhur koha qё ashtu si hebrenjtё edhe nё shqiptarёt ta kuptojmё historinё tonё tё dhimbshme, aspak pёr arsye hakmarrёse por thjesht qё tё mёsojmё nga ajo, dhe tё mos lejojmё mё qё krimet tё na mbajne peng e se kaluares tone.

Filed Under: Analiza Tagged With: “Muret kishin veshё...!”, Ervin Dine, Kur edhe

Përse u bashkëngjita nismës së re APD

February 1, 2017 by dgreca

-Le ta mbështesim së bashku APD dhe t’i tregojmë mafies politike Shqiptare se ne nuk do të jemi më indeferentë, por do të angazhohemi edhe në përbërjen e demokracis së vërtetë në vendin tonë./

1 Ervin DineNga Ervin DINE/SHBA/1 Partia-Aleanca-Popullore-per-Demokraci-300x200

Që në fillimet a këtij tranzicioni të tejzgjatur  u vu re një valë entuziazmi dhe u krijua iluzioni, sidomos tek të përndjekurit politikë që drejtësia e mohuar për një gjysëm shekulli do të vihej në vend.  Kishte mjaft prej tyre që zunë edhe ndonjë karrike me shpresën që ti shërbejnë sadopak atdheut të rrënuar tej mase.  Kishte dhe nga ata të pakët që ishin krejtësisht skeptikë që vendi mund të qeverisej nga njerëz qe I kishin shërbyer me devocion sistemit komunist.  Por përherë zëri I tyre mbytej nga një lloj euforie që kish zënë vend ne të gjith hapsirën shqiptare.  Bile thuhej me një farë keqardhje “të shkretëve u ka mbetur ora tridhjet vjet përpara.” Për bëmat e këtij tranzicioni fatkeq mund të mbushen faqe të tëra, por nuk është ky qëllimi I këtij shkrimi.  Le te permendim disa. Qe ne vitet e para te burgosurit politike bene greven e pare duke bere kerkesa legjitime per te drejtat e tyre. “Demokracia i  nxorri me dhune perjasht.  Sic ndodhi ne gjithe lindjen, pronaret e ligjshem kerkojne tokat e tyre te lena trashegim brez pas brezi.  Te dyja partite e medha si pergjigje firmosen ligjin fame keq 7501, ligji Leninist mbi token “toka I takon atij qe e punon”.  Vitet kalojn e te perndjekurit dhe pronaret legjtime ndjehen te braktisur.  Te rrenuar ekonomikisht hyjn perseri ne greve.  Nga mengjesi ne darke perserisin refrenin e kerkesave ekonomike .  Jane gati te flijohen nese kerkesat e tyre per buke nuk plotesohen.  Jane gabuar, gjithcka bie ne vesh te shurdhet.  Kerkesat e tyre u politizuan skajshmerisht, aq sa nga deshperimi, per turpin e demokracise ata veteflijohen.  Edhe ky nje rast I paprecedent ne gjithe lindjen komuniste.

Le te vazhdojm me tej me zhvillimet e fundit, reformen ne drejtesi, dekriminalizimin, hapjen e dosjeve…. Nje zhurme e zvarrisje e papare.  Gjyqe qe vazhdojne pambarimisht edhe sot e kesaj dite.  Korrupsioni ka marre permasa astronomike. Gjykates e prokurore me te kaluar kriminale qe veprojne me urdhera e shperblehen me dekorime.  Familje te tera qe edhe sot e kesaj dite kerkojne eshtrat e te vrareve me gjyq e pa gjyq qe tu vene te afermeve nje tufe lule mbi gurin e varrit.  Nje alergji  e urrejtje per kete klase qe vuajti me shume por u degradua po aq  shume.  Perca e sundo ka qene ne qender te vemendjes se politikes shqiptare qe ne fillimet e saj.  Fillimisht me fjalimin e Katovices, e bere realitet me trembedhjete shoqata te perndjekurish qe edhe sot e kesaj dite per turpin tone iu sherbejne klaneve te caktuara pa mundur asnjehere te gjejne nje rruge te perbashket per bashkimin e tyre ne nje ideal.  Koha e gjate qe duhet te kish qene nje ilac per plaget e prinderve tane, ka vertetuar te kunderten e asaj qe pritej.  Heshtja dhe indiferentizmi nuk jane zgjidhe, per mendimin tim keto jane te leshosh vendin ne duart e padrejtesise.

Me nje fare pesimizmi shpesh kisha menduar se vetem nje super man mund te gjej nje gjuhe te perbashket me ish te perndjekurit dhe pronaret legjtime.  Por problemi nuk ka qene ketu. Problem ka qene se te perndjekurit dhe pronaret e ligjeshem  nuk kan pasur asnje here perfaqesim te vertet brenda o jashte Shqiperise.  Ata kan qene gjithmone te varur nga partite e tjera dhe nga forcat politike ne Shqiperi,  te cilet I kane perdorur dhe vazhdojne ti perdorin edhe sot.  Mendoj thjesht se partia e re ADP eshte nje fryme e re per rinine shqiptare dhe sidomos per rinine qe vlereson te drejtat e njeriut, dhe te drejtat e pronave qe jane baza e perparimit ne nje demokraci te vertete.

Une jam rritur ne kampet e interrnimit  Gjaze e Saver. Kur babai doli nga burgu familjarisht kemi emigruar ne Amerike.  Kame sherbyer ne Marinsat Amerikane dhe jam edukuar po ketu.  Por nuk ka pasur cast qe te mos mendoja per vendin tim.  Nisma e  ADP me jep mua dhe gjith komunitetit Shqipetare ketu ne Amerike, e kudo neper bote rastin te bashkohemi ne nje kauze.  Te bashkohemi me nje synim qe edhe ne te kemi zerin tone ne institucionet politike shqiptare.  Kjo thirrje eshte per te gjith ish te perndjekurit dhe pronaret legjitime. Le te ndergjegjesohemi edhe ne  se fundi te bashkuar dhe te luftojm per te drejtat tona, per tokat tona, dhe per dinjitetin tone,  dhe te atyre qe kane vuajtur aq shume para nesh. Kjo thirrje eshte per ata qe vazhdojne te zvarriten neper gjyqet e Shqiperise per te marre tokat e tyre qe ne fakt duhet ti kishin marre qe ne vitet e parat te tranzicionit. Partia ADP ne programin politik te saj permban te drejtat elementare qe ne kerkojme, dhe eshte e hapur per sugjerimet e te gjith ketij komuniteti te vuajtur.  Le ta mbeshtesim se bashku dhe ti tregojme mafies politike shqiptare qe ne nuk do te jemi me indeferente, por do te angazhohemi edhe ne zhvillimin e demokracise se vertete ne vendin tone.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ervin Dine, nismes se re APD, Perse u bashkengjita

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT