hkruan “The Washington Post” /
Do të ketë debat madhor në politikë të jashtme, gjatë betejës së konfirmimit të nominimit të ish senatorit Chuck Hagel, për sekretar amerikan të mbrojtjes, dhe për çështjen e ndërlidhur se sa gjatë duhet të qëndrojnë trupat amerikane në Afganistan.
Presidenti Barack Obama duhet ta shfrytëzojë këtë rast të qëndrojë në mbrojtje të vizitonit të tij të gjërë se si forca amerikane mund të jetë e qëndrueshme dhe e përdorshme, megjithqë kjo nuk duket natyrore për pragmatistët, që dëshirojnë që vendimet të merren atëherë kur të vijë koha, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja Washington Post.
Kjo do të jetë një tjetër betejë lidhur me çështjen nëse Shtetet e Bashkuara janë në rënie afatgjatë. “Ne nuk jemi në rënie dhe diskutimet për këtë çështje nuk duhet të na frikësojnë. Duket se këtë e kemi çdo herë në pak dekada”, shkruan gazeta.
“Ne e kishim këtë në vitin 1960 kur John F. Kennedy premtoi që vendi të lëvizë përsëri”.
“Ne e kishim atë diskutim në vitin 1980, pas Vietnamit, pas invadimit rus në Afganistan dhe pas marrjes së pengjeve amerikane në Iran”.
“Roland Regani kishte premtuar që Amerika përsëri të bëhet e madhe”, shkruan Washington Post.
Në vitin 2008, me rritjen e Kinës, vendi ynë ishte përbaltur në luftën dëshpëruese në Irak dhe ekonomia ishte në rënie të lirë.
Obama erdhi duke paralajmëruar “shpresë” dhe “ndryshimi në të cilin ne besojmë”. Fjala kryesore ishte “besojmë”.
Në vitin 2012, Mitt Romney i dha Obamës kompliment në përdorimin e së njejtës fjalë në slloganin e tij “Beso në Amerikë”.
Kritikët më të ashpër të Obamës e akuzojnë atë se ai e ka pranuar rënien e Amerikës. Ata besojnë se ai dëshiron të tërhiqet nga bota dhe ta ulë buxhetin e Pentagonit, për të krijuar hapësirë për më tepër shpenzime të brendshme.
Ai shpeshherë akuzohet se po bën zgjedhje evroperëndimore: më pak për ushtri, më tepër mirëqenie të shtetit.
Chuck Hagel, kritik i fryerjes së Pentagonit, dhe i angazhimit amerikan në Irak dhe Afganistan, nominalisht shihet si agjent republikan i Obamës, në arritjen e këtij transformimi, shkruan Washington Post.
Të shohim së pari në të vërtetat e pjesërishme të mishëruara në kritikën, e cila përndryshe, i keqkupton synimet e Obamës.
Presidenti gjithnjë e ka konsideruar intervenimin në Irak një gabim shkatërrues.
Shumica e amerikanëve janë të lumtur, që trupat janë jashtë këtij vendi.
Por, ai ishte shumë më tepër i paqartë lidhur me Afganistanin, për shkaqe politike dhe të pavarura.
Sikur shumë demokratë, ai e sheh luftën në Afganistan të arsyeshme nga zhvillimet më 11 Shtator 2001, në mënyrën që Iraku nuk ishte. Por, koha dhe kushtet në terren e kishin bindur atë se ekzistojnë kufizime se çka Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë atje, shkruan Washington Post.
Nominimi i zotit Hagel dhe i senatorit John Kerry, si sekretar shteti, mund të sjellë përfitime shtesë për forcimin e lidhjeve amerikane me Evropën.
Asgjë nga kjo nuk është rënie, tërheqje ose izolacionizëm.
Është një qëndrim që i ka rrënjët në realizëm për burimet e vërteta të fuqisë së Amerikës dhe për urgjencën e veprimit të përbashkët ekonomik dhe të brendshëm, shkruan pos tjerash, e përditshmja Washington Post.
Përgatiti: Fatmir Bujupi