• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KIM PRANON “AKSIDENT I RËNDË” NË LUFTËN KUNDËR COVIDIT DHE SPASTRON BYRONË POLITIKE

July 3, 2021 by dgreca

Nga GUIDO SANTEVECCHI-“Corriere della Sera”, 1 korrik 2021    Përktheu Eugjen Merlika/

Në Korenë e Veriut ka ndodhur “një aksident I rëndë” në betejën kundër coronavirusit, i shkaktuar nga “pazotësia dhe papërgjegjshmëria” e disa funksionarëve të shkallës së lartë. E ka thënë Kim Jong-un në një mbledhje të zgjeruar të Byrosë politike, që duhet të ketë qënë dramatike, duke mbajtur parasysh fjalët e Marshallit, që ka paditur drejtues “kronikisht përtacë” të cilët nuk kanë zbatuar udhëzimet shëndetësore dhe kanë shkaktuar “një krizë të madhe” për sigurinë e Vendit e të popullit. Në mbledhjen e piskamës janë shkarkuar disa antarë të Politbyrosë, sekretarë të komitetit qëndror e funksionarë, rrëfen agjensia shtetërore e lajmeve Kcna. “Duhet një revolucion në mbarështimin e personelit”, ka lajmëruar kreu I regjimit.

Nuk është komunikuar asnjë imtësi sa i përket “aksidentit të rëndë” në parandalimin e pandemisë. Koreja e Veriut ka vulosur kufirin e saj që nga fundi i janarit 2020, për të shmangur infektimin nga Kina. Në një vit e gjysmë nuk ka komunikuar asnjë rast të Covid-19, por prej muajsh Kimi flet për pasoja ekonomike shkatërrimtare në territorin e saj nga mbyllja: Kina ishte e vetmja rrugëdalje për regjimin e Phenianit dhe bllokimi i valës së mallrave i ka dhënë një goditje shumë të fortë furnizimit me prodhime të nevojës së parë.

Ka shkuar keq edhe vjelja e prodhimeve bujqësore, për shkak të tajfuneve e më pas të thatësirës dhe gjëndja ushqimore është “e nderë”, ka pranuar Kimi disa javë më parë.

Simbas disa analistëve seria e pranimit të vështirësive ekonomike, bujqësore dhe tani shëndetësore, të shkaktuara nga rrethanat e mbrapshta apo gabimet e vartësve, ndjek një fill logjik në strategjinë e Kimit. Synimi do t’ishte përgatitja e terrenit për një kërkesë ndihme nga agjensitë humanitare ndërkombëtare. Por bëhet fjalë vetëm për hamëndje, sepse lajmet mbi gjëndjen në Korenë e Veriut janë vetëm ato që regjimi dëshëron të japë: përfshirë dhe pamjet e fundit që tregojnë një Kim Jong-un të dobësuar dhe një emision shtetëror televiziv që i ka dhënë zë shqetësimeve të gjindes për shëndetin e Marshallit të Respektuar.

“Corriere della Sera”, 1 korrik 2021    Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika-Guido Santevecchi-Pushteti kinez, Kim pronon Aksidentin

PUSHTETI KINEZ NDËRMJET SË VËRTETËS DHE LËNIES NË HESHTJE

February 1, 2020 by dgreca

Nga Guido Santevecchi-Përktheu për Diellin: Eugjen MERLIKA/

            Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar tejpamje Pekinit përballë gjëndjes së jashtzakonshme shëndetësore, koronavirusit që na ka vënë në kushtrim. Në kumtimin kundrejt botës së jashtëme është parë një tjetër qëndrim. Shkencëtarët kinezë menjëherë kanë botuar dhe vënë në dispozicion të shkencës botërore xhenomën e virusit, të zbuluar prej tyre me shpejtësi të kënaqëshme. Kishin kaluar muaj heshtjeje fajtore në 2002, në kohën e Sars-it. Por është edhe heshtja e zakonshme në njoftimin e popullit kinez. Bashkohet dyshimi që burokracia e Partisë – Shtet është e papërputhëshme  me synimet e një mbifuqie politike, “ëndrrës kineze” të Xi Jinping-ut. Kalendari I kësaj krize shpjegon mëdyshjen.

Tani dijmë se i pari pacient me shenja që lidheshin me virusin e mushkërive në Wuhan ka arritur në spital më 8 dhjetor. Një virus i ri natyrisht duhet të zbulohet. Por u fillua të flitej për “sëmundje të fshehtë”, me arsye të panjohur. Shkoi përpara kështu deri në 11 janar. Pastaj përhapja e infektimit detyroi një shpejtim. U zbulua xhenoma e virusit në formë kurore, të botuar në web, filluan kontaktet mes Pekinit dhe Organizatës botërore të shëndetësisë. Mjaft ngushulluese. Por deri më datën 18 janar autoritetet shëndetësore kineze ngulmonin së thëni se të prekurit ishin vetëm pesëdhjetë. U deshën dy pohime prej së jashtëmi për t’i kthyer në realitet. Amerikanët që kanë filluar të kontrollojnë udhëtarët e fluturimeve që arrinin nga Wuhani; epidemiologët e Imperial College të Londrës të cilët, me një llogari të thjeshtë statistike, kanë pohuar se të prekurit në Kinë nuk mund t’ishin më pak se 1700. Dhe mjaft ishin vënë në rrugëtim duke sjellë me vete në mushkëri infeksionin.

            Fill mbas këtyre pohimeve, më 19, kinezët kanë “zbuluar” që rastet ishin bërë më shumë se 200 dhe kishin arritur vdekjet e para. Por ende i bëhej qejfi vetes, i rrente mëndja në Pekin se infektimi ishte kufizuar vetëm në tregun e peshkut e të kafshëve ekzotike që pak a shumë tregtoheshin në pazarin e Wuhanit. Më së fundi, më 20, një virolog i njohur kinez tha se ishte vërtetuar “kalimi ndërmjet qënieve njerëzore” Mjeku e shembi murin e madh të heshtjes fajtore dhe është kuptimplotë fakti që ishte thirrur në ndihmë edhe në 2002, për Sars-in.

            Në të njëjtën kohë e ka thyer heshtjen edhe Xi jinping-u duke urdhëruar parandalim e kontroll epidemiologjik, sepse siguria e shëndeti i popullsisë janë përparësia më e madhe. Pra, t’i shërbehet popullit (edhe në botë).

            Një tejpamje, ndoshta pak e vonë, por e re për karakteristikat kineze. Por ndërsa shkencëtari Zhong lajmëronte kalimin e rrezikshëm të virusit nga njeriu tek njeriu, në Wuhan sapo ishte mbajtur një festë e stërmadhe për 10.000 familje, 40 mijë vetë të ftuar pa asnjë  masë mbrojtëse paraprake, me nismën e funksionarëve vendorë (t’i shërbesh popullit edhe në tavolinë mund të ndihmojë për të bërë karierë). Mungesë ndije të përbashkët, refuzim i tejpamjes kundrejt bashkëqytetarëve, të mblidhet një shumicë e tillë njerëzish në tavolina ndërsa në qytet flitet ende për sëmundjen mistërioze. Ishte marrë vesh se pak ditë më parë ishin infektuar nga një pacient i vetëm 15 antarët e një grupi kirurgjikal të qytetit. Nëse fakti do të ishte lajmëruar menjëherë do të ishte kursyer kohë e çmuar dhe vendimtare në të kuptuarit e së vërtetës: kalimit të virusit ndërmjet njerëzve. Tejpamje pak a shumë kundrejt botë së jashtëme, patejdukshmëri e zakontë së brëndëshmi , edhe në shkëmbimin e  të dhënave vendimtare ndërmjet departamenteve shtetërore.

            Kthesa u bë më 21, të martën e shkuar, kur Partia – Shtet urdhëroi kuadrot se “kush do të fshihte njoftime mbi virusin do të ndëshkohej rreptësisht dhe do të gozhdohej  përjetë në shtyllën e turpit”. Pak ditë më pas, të njëjtat autoritete të festës së madhe, kanë vënë në karantinë gjithë Wuhanin, duke u ndaluar udhëtimin 11 milion qytetarëve. Tani që njëri pas tjetrit qytetet e tjera të Hubeit mbyllin stacione dhe aeroporte për të ndaluar rrugëtimin e virusit, ka pak shpresa shkencore që masat e marra të jenë të mjaftueshme. Vetëm nga aeroporti i Wuhanit, për së paku shtatë javë ishin nisur rreth 30 mijë njerëz në ditë. Virusi  nuk shtypet sigurisht në xhamin e tejpamjes së re të shpallur nga Xi. Lind pyetja nëse në Pekin  kanë numura akoma më të mëdha mbi shtrirjen e infektimit me që po marrin masa kaqë dramatike.

            Parashihet një Vit i Topit shumë i keq për presidentin e Republikës, sekretar i përgjithshëm i Partisë dhe kryetar i Komisionit qëndror ushtarak. Në praktikë është një njeri i vetëm në komandë. Shkon në meritë të tij fakti që Xi ka folur për virusin, duke kërkuar një betejë për t’a zhdukur, nuk ka heshtur si paraardhësit e kohëve të Sarsit. Atëherë, në 2002, udhëheqja kineze ishte kolektive dhe e dobët, burokracia u tregua e paaftë që nga fillimi i epidemisë. Tani ka një president përjetë, një burrë të fuqishëm. Përse atëherë burokracia është treguar po aq e mefshtë nga shpërthimi i koronavirusit? Një problem i sistemit më shumë se ai i krerëve të sistemit. Një virus në pushtetin kinez. Një e çarë në ekonominë e dytë të botës që do të mbetet edhe kur virusi do të jetë zhdukur (shpresojmë shpejt). Sepse ka një teori që qarkullon prej muajsh: shumë funksionarë të aparatit të pafund janë terrorizuar nga mundësia për të gabuar, nga kërcënimi i ndëshkimit. Janë të paralizuar, veprojnë vetëm nëse ka një urdhër nga qendra e pushtetit e prandaj vonojnë të kundërveprojnë ndaj rasteve të jashtzakonshme.

            “Corriere della Sera”, 24 janar 2020         E përktheu Eugjen Merlika        

Filed Under: Politike Tagged With: Eugjen Merlika-Guido Santevecchi-Pushteti kinez

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT