• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Euro 2016”: Shqipëria e nis me humbje ndaj Zvicrës

June 11, 2016 by dgreca

-De Biasi: Paguam emocionet e minutës së parë/

Stadimu

Është mbyllur me rezultatin 0-1 sfida e parë e kombëtares sonë përballë Zvicrës në kampionatin Europian Francë 2016.

Goli i vetë i takimit u shënua nga Zvicra që në minutën e 5 nga futbollisti Schar.

Xhaka's BrothersNë minutën e 14’  pati një ndërhyrje të  gabuar ndaj Lenjanit. Shqipëria fitoi një goditje dënimi afër zonës zvicerane ndërsa Schar u ndëshkua me karton të verdhë.

Në minutën e 15’, portieri i skuadrës sonë Berisha priti një goditje nga Seferovic. Kapiteni Cana ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të parregullt ndaj Xhemailit në mesin e fushës.

Cana me te kuqeArmando Sadiku tentoi të shënojë gol në skuadrën kundërshtare, por nuk ia arrin.

Rodriguez i shpëton kartonit të verdhë, megjithëse kreu një ndërhyrje mjaft të rëndë ndaj Agollit. Fatmirësisht lojtari ynë ngrihet pa probleme.

cana me te kuqe

Në minutë e 36’ kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Largohet me të kuqe. Preku topin me dorë pasi kishte rrëshqitur në hyrje të zonës. Goditje dënimi për Zvicrën.

Pjesa e dytë ka nisur me 10 lojtarë për kuqezinjtë pas daljes me karton të kuq të kapitenit Lorik Cana, megjithatë loja e tyre ka pasur ritëm.

Në minutën ‘51 mundësi e mirë për Sadikun, por sërish nuk arrin sulmuesi ynë ta dërgojë topin në rrjetë. Hysaj dhuroi një pasim perfekt për Sadikun, por ishte portieri Sommer që arriti më parë te topi.

Sadiku rastNë minutën 61 Ergys Kaçe hidhet në fushën e lojës, duke zëvendësuar Taulant Xhakën.

Në minutën e 63 Ergys Kaçe ndëshkohet me të verdhë, ndali Behramin që po i drejtohej zonës sonë në një kundërsulm.

Seferoviç rrezikon seriozisht portën kuqezi në minutën e ‘65 me një goditje në fuqishme i vetëm me portierin Berisha, që ka grushtuar duke nxjerrë nga kuadrati topin.

Në minutën e ‘70 një tjetër goditje nga këndi për Shqipërinë. Sërish largojnë mbrojtësit e Zvicrës.

Në minutën e ’78 një ndërhyrje në zonë e rreptësisë ndaj Lenjanit i cili ka kërkuar penallti, gjë që nuk është pranuar nga arbitri i ndeshjes.

Minuta  82’ Armando Sadiku largohet nga fusha dhe vendin e tij e zë Gashi. Edhe 8 minuta lojë.

Në minutën e ‘87 Gashi humb një rast spektakolar vetëm për vetëm me portierin Zomet. Topi pritet nga portieri dhe përfundon në goditje nga këndi.

Shqiperia humbet nje rast ideal ne fund me Gashin…

De Biasi: Paguam emocionet e minutës së parë

Në përfundim të sfidës mes Shqipërisë dhe Zvicrës, Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, tha se lojtarët e tij vuajtën në fillim emocionet e minutave të para, ndërkohë që vlerësoi reagimin e skuadrës kur u ndodh në disavantazh numerik. Duke folur për mediat pas humbjes 0-1 ndaj Zvicrës, italiani shprehu bindjen se kuqezinjtë mund të kishin luajtur shumë më mirë nëse do të nxirrnin në pah të gjitha cilësitë.

“Paguam shumë emocionet e minutës së parë, e herës së parë. Luajmë më mirë kur nuk kemi asgjë për të humbur. Gjëja më pozitive sot është që me 10 vetë kishim dy mundësi të arta për të shënuar gol, – tha tekniku. – Ishte një ndeshje që nuk e interpretuam mirë në fillim, por në pjesën e dytë u rritëm shumë dhe nuk duhet harruar që luajtëm me një lojtar më pak për një orë. Skuadra dha maksimumin, tentoi deri në fund dhe patëm një rast të bujshëm në minutat e fundit, por nuk patëm fat”, – deklaroi De Biasi, që ka vlerësuar gjithashtu edhe atmosferën e krijuar nga tifozët shqiptarë në stadiumin e Lensit.

“Atmosferë fantastike, më vjen keq për këta tifozë, që e kthyen në festë sot. Më vjen keq, sepse luajtëm një pjesë të dytë shumë të mirë dhe patëm edhe 3 raste të shkëlqyer gjatë ndeshjes. Humbëm raundin e parë, na mbeten edhe dy, edhe pse kemi rivalë shumë të vështirë përpara, por do të bëjmë gjithçka deri në minutën e fundit. Jemi këtu për të luajtur Europianin tonë. Është hera e parë për të gjithë dhe jam i bindur që sot mund ta kishim luajtur shumë më mirë nëse do të nxirrnim në pah të gjitha cilësitë tona”, – theksoi tekniku i përfaqësueses shqiptare, De Biasi.

Filed Under: Sport Tagged With: “Euro 2016”: Shqipëria e nis, me humbje, ndaj Zvicrës

Artikujt e fundit

  • Garancia Publike për Emigrantët
  • Nëntë njohje de-facto për Kosovën
  • RIZGJEDHJA E PRESIDENTES OSMANI ËSHTË INTERES SHTETËROR DHE KOMBËTAR
  • Stuhi dimërore historike në SHBA: Mbi 10 mijë fluturime të anuluara, miliona qytetarë nën akull, borë dhe të ftohtë ekstrem
  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT