Nga Albano Kolonjari/Skenderbeu vendosi nje rekord per ekipet shqiptare ne Europa League. Korcaret fituan me rezultatin e thelle 5-0 ne fushen e Sant Hulias ne Andore. Kjo eshte fitorja me e thelle qe nje skuader shqiptare ka marre jashte fushes se saj ne Kupat e Europes.Skenderbeu theu rekordin e Vllaznise e cila kishte fituar 0-4 ndaj maltezeve te Silema Uonderers ne sezonin 1987-1988 te Kupes se Kupave. Ne ndeshjet e luajtura ne “shtepi” rezultatin me te thelle e ka arritur Tirana 5-0. Ndryshe nga ndeshja e pare e zhvilluar ne Korce, qe u fitua nga Skenderbeu 1-0, ne takimin e dyte bardhekuqte shfrytezuan te gjitha rastet qe ju paraqiten. Golat u shenuan nga:” 3′ Vujovic, 38′ James, 79′ 93′ Latifi , 91′ Vangjeli”. Ne turin e dyte Skenderbeu do te kete perballe nga kazakistani Kairat Almaty, qe eleminoi skuadren Atlantas, duke fituar ne fushen e kesaj te fundit 2-1. Kairat Almaty eshte nje skuader e njohur per ekipet shqiptare. Ne sezonin 2014-2015 skuadra nga kazakistani eleminoi Kukesin pas dy rezultateve 0-0 ne Tirane dhe 1-0 Central Stadium te Kazakistanit. Nje sezon me vone Kairat Almaty fitoi thelle 5-0 dhe 1-0 ndaj Teutes. Kjo eshte hera e trete qe kjo skuader perballet me rivalet e saj shqiptare. Shpresojme qe kete here fati te jete ne anen e Skenderbeut.