• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit

December 22, 2025 by s p

Mësuese Fabjola Gjinaj – Marku/

Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York, festoi festat e fundvitit, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2026. Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island festoi një semestër të shkëlqyer me arritje të jashtëzakonshme edukative, kulturore, patriotike e kombëtare. Shtimi i numrit të nxënësve, interesimi i mësuesve për të kontribuar në staf mësimor, shtimi i klasës së nxënësve të rritur 11-15 vjeç, interesimi e bashkëpunimi i ngushtë me prindërit e shkollës shqipe përbëjnë një arritje të qenësishme jo vetëm për shkollën por për mbarë komunitetin shqiptar në Long Island.

Pas përfundimit të mësimit të përjavshëm, nxënësit e shkollës tonë shkëmbyen dhuratat e festave ku secili kishte përzgjedhur me short të rastësishëm një nxënës dhe solli dhuratën me urimin e tij dhe e vendosi poshtë pemës së Vitit të Ri. Gjithashtu, u festua edhe ditëlindja e nxënëses tonë, Era Bajraktari. Të gjithë të pranishmit, nxënës dhe prindër i uruam edhe 100 vite të lumtura, të bukurës Era. Festa vazhdoi me muzikë dhe ushqime tradicionale përgatitur nga familja e Erës. Mes urimeve, dhuratave dhe suksesit të shkëlqyer të shkollës shqipe këtu në Long Island u mbyll mesimi dhe ceremonia festive për festat e fundvitit.

Komuniteti jonë në Long Island ndihet krenarë, i bashkuar, i përfaqësuar dhe i suksesshëm për bashkëpunimin dhe arritjet e shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në diasporën e New York-ut e më gjerë. Mësimdhënesit e shkollës tonë janë të përkushtuar çdo ditë të shtunë për mesimin e gjuhës, historisë e kulturës shqiptare si dhe për mësimin e këngëve e valleve shqiptare. Ky mision do të vazhdojë me përkushtim, pasion e dedikim të veçantë edhe vitin që vjen në mënyrë që të rritet numrin e nxënësve dhe bashkëpunimin me bashkatdhetarë shqiptarë në shërbim të fëmijëve shqiptarë e çështjes kombëtare shqiptare në Amerikë. Qëllimi ynë është t’i shërbejmë komunitetit dhe të ruajmë vlerat atdhetare shqiptare në Amerikë.

Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” New York ju uron Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2026! Mirë u takofshim pas festave të fundvitit me të gjithë ju nxënës të dashur dhe prindër të nderuar të shkollës shqipe “Gjergj Fishta” New York për të çuar përpara misionin tonë të shenjtë për gjuhën shqipe dhe flamurin kuq e zi.

Filed Under: Vatra Tagged With: Fabjola Gjinaj - Marku

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT