• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Njeriu i mirë, nënkryetar i degës së Vatrës në Tampa bay, Isuf Spahija

February 6, 2017 by dgreca

NGA FADIL SHEHU, FLORIDA/

1 Isuf Spahiu

Ne Foto:Isuf Spahiu/

3 Isuf

Njeri fjalëpak,i papërtuar,me temperament të qetë…/

5 Isuf

Nga veprimtarite e deges se Vatra (Isufi i katerti nga e majta). Janë këto fjalë,disa nga cilësitë më të vyera njerëzore,të cilat në rrugëtimin e viteve,kanë udhëhequr,njeriun punëtor,vprimtarin e shquar,nën kryetar i degës Vatra në Tampa Bay, Isuf Spahiaj.Ndonëse brënda vetes së tij ekziston një minierë e pasur,dhe kërkon të mësosh diçka  nga jeta e tij 65 vjeçare,sërish ai të flet me respekt e mirënjohje për të tjerët.Isuf Spahiaj u lind,u rrit dhe u burrërua,në fshatin Kastriot,të komunës Skënderaj në Mitrovicë, Kosovë.Ai kujton me nostalgji vitet që përjetoi  në Kosovë,duke i marrë me vete,për ti mbajtur përherë të freskët në kujtesën e tij.Jeta e këtij njeriu fisnik,kurrësesi nuk ka qenë e lehtë,ku shpesh i është dashur të përballet me dallgë e fatkeqësi,në veçanti me terrorin ogurzi,të politikës,krimeve të policisë dhe ushtrisë jugoslllave,që si metastazë,ishin shtrirë në të gjithë trupin e kosovës.Herë pas here,ashtu si në mjaftë familje të tjera,njerëzit e sigurimit jugosllavë,me zemër më të zezë se nata,bënin bastisje e shkatërime në familjen e tij,madje duke mos kursyer as fëmijët dhe Isufin pesë vjeçar.Këto kontrolle të befasishme ndikuan mjaftë në rënimin e jetës sonë tek ne gjashtë fëmijët,duke mos mjaftuar,etiketimi si familje kulakësh,pasi xhaxhai ynë kishte qenë pjestar i ballit kombëtarë.Me Vuajtje e mundime të mëdha,Isufi arrin të përfundoi me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme të përgjithëshme dhe të ndjek studimet e larta në univeritetin shtetëror në Prishtinë.i cili pak muaj që kishte hapur dyert,në degën për ekonomi,dhe me mbarimin e universitetit,nis të punoj në ndërmarjen e prodhimit të materialeve të ndërtimit në Mitrovicë.

4 ne parde

Ne Paraden e emigranteve, New York/

Krahas punës ai inkuadrohet duke punuar me përkushtim në përhapjen e vlerave të reja të shoqatës “Lëvizja e Lirë”,duke mos harruar ndihmesën e mjaftë të rinjve ndaj përdorimit dhe perfeksionimit të armëve të ndryshme.Por zona ku jetonte Isufi ishte nën vezhgimin e sigurimit të shtetit,e njohur për veprimtaritë revolucionare dhe atdhetare,çka bëri që në vitin 1967,sekretariI i shtetit i punëve të brendëshme të jugosllavisë,Aleksandër Rankoviç,të ndërmerte sulme të paparë si kurrë ndonjëherë,i ndihmuar nga forca të shumta policore dhe autoblinda,duke ushtruar dhunë dhe terror mbi popullsinë e pa mbrojtur të kosovës,vetëm e vetëm për faktin se ishin shqiptar.Greva historike e minatorëve të Trepçës, veçanërisht shpërthimet e demostratave të studentëve,të mbështetur nga i gjithë vendi,kundër politikës kriminale të Milloshiviçit,të cilat u shtrinë në gjithë indet e trupit të kosovës,zgjuan synime dhe kërkesa të reja në shpirtin e tij.Ethet e një lufte të re sapo kishin trokitur,ku padyshim serbët kërkonin shkatërimin e plot të kosovës dhe zhdukjen e popullsisë së saj.Dhëmbët e terrorit pushteti i Millosheviçit i shfaqi më egërsisht se kurrë,në vitin 1988,duke uzurpuar e shkatëruar uzina, fabrika, ndërmarje,duke mos harruar mbylljen e universitetit shtetëror në Prishtinë,çka bëri që qindra të rinj e të reja të studionin në shtëpia private dhe një pjesë e tyre preferuan emigracionin.Gjithëçka ishte shëndruar në një revoltë të pashmangëshme.Kosova është e shqiptarëve ndaj me çdo çmim ajo duhej të jetonte,ndaj në një hapësirë kohe tejet të pa imagjinueshme,ndonëse levizjet e njerëzve mbikqyreshin nga ana e serbëve,në veçanti nga ana e forcave të U.B.S.edhe pse veprohej në një terror të tejskashëm psikologjik,u rrit në mënyrë të ndjeshme,jo vetëm numuri i anëtarëve të lidhjes demokratike të kosovës,por madje dhe,numuri I personave që do të përfaqësonin U.Ç.K-n. Duke pikasur lëvizjet e mia të shpeshta- tregon  isufi,forcat e armatosura serbe,duke mos patur asnjë shkak,më kapin duke më dënuar 4 vjet,Kam provuar mbi shpinë torturat më çnjerëzore të kohës ,kam hequr të “zitë e ullirit” shton më tej ai.Si qindra shtëpi të tjera dhe shtëpia e isufit, përjeton të njëjtin fat,shkatërohet e digjet plotësisht nga ushtria, tanket…serbe.Banorët duke mos menduar më,për shtëpi e katandi, iknin s’di se ku, për të mbtojtur jetët e tyre.Me qindra familje me torba mbi shpinë largoheshin nga flakët e luftës.

6 Bashke

Kosova si kurrë ndonjëherë, drithërohej nga ethet e luftës.Familje të tëra rrugëtonin drejt shqipërisë,mdis tyre familja dhe të afërt të Isufit.Ai sistemohet familjarisht në fshatin Rrushbull të Durrësit.Me fjalë zemre,me sytë që i shkëndijojnë nga perde loti,ai flet me mirënjohje për shtëpinë e vogël dhe shpirtin e madh që tregoi i zoti i saj, Musa Vokshi,duke arritur që në këtë strehëz,të strehoeshin tridhjet e katër njerëz.Nuk do e harroj kurrë këtë njeri me vlera të veçanta.mikpritje e bujarie,duke arritur në shumë raste të ndante kafshatën e tij së bashku me ne-thotë Isufi. Gjesti i këtij njeriu human do më shoqëroj gjithë jetën time.Edhe sot ne mbetemi miq të mirë flet i emoconuar ai. Rëmon në trokun e viteve,bashkëudhetare në kujtimet e tij,ku ende dhe sot shtëpia e tij e djegur,është një realitet i padiskutueshëm,një dëshmi e gjallë e historisë së kosovës. Rikthehet sërish në retrospektivën e viteve prag 90-tës.Gjithësesi i pushtuar nga emocionet kur i përmënd vëndlidjen, Isufi shton se për do vit unë shkoj në Mitrovicë,sepse atje kam shtëpinë,time nënën time…jetën time. Përmënd vlerat njerëzore të pa përsëritshme botërore ish presidentin e SH,B. A. Bill Klinton,i cili jo vetëm ndikoj maksimalisht në gjunjëzimin e serbëve,por madje arriti tu jap të drejtën e strehimit qindra familjeve kosovare në Amerikë.Në filllim Isufi ankorohet në Mahnatan të shtetit të Nju Jork si azilant politik,dhe pas dy vjetësh shtegëton në Clearwatër, të shtetit të Floridas,ku vazhdon të jetoj edhe sot.Shumë shpejt,krahas punës së përditëshme në ndërmarjen e gjelbërimit,ai nis e kontribuon në komunitetin shqiptar në Florida, duke e  bërë sa më prezente logon e bashkimit, një komb, një fe ,një ide,një flamur,çka bëri që shumë shpejt të fitoj admirimin dhe repektin e mjedisit shqiptar.në qytetet,Tampa,Saint Petërsburg,Largo,Pinellas,Sarasota,Nju Port Ric.Ndërkoh në vitin 2008,në prag të festimit për herë të parë në Florida,të shpalljes së pavarësisë së shqipërisë si veprmtar i këtij komuniteti, duke bashkëbiseduar me mjaftë shqiptar vendosin për festimin e ditës së pavarësisë të pranishëm kënga e vallja shqipe, me interpretimet brilante të këngëtare të njohura,Merita Halili,Irma Libohova,Eli fara,Ndërkohë për krijimin e degës së re Vatra në Florida, Isufi, tregon se shkëndia e zjarrit për krijimin e degës Vatra në Tampa Bay.në praninë e popullsisë shqiptare të disa qyteteve,u ndez dy vjet më parë,në Nëntorin e vitit 2014,në Xheksonvill,ku mjaftë shqiptar kishin shkuar të festonin një vjetorin e degës Vatra dhe festën e pavarësisë së Shqipërisë në këtë qytet ku gjithçka do të ishte nën pushtetin e këngës dhe valles shqiptare,me praninë e këngëtareve Irma libohova,Petrit lulo ,Aurela Gaçe, të cilët do e kthehnin në një dasëm të madhe këtë ditë të shënuar.Ishte pra kjo festë e cila do të projektonte lindjen e degës së dytë Vatra,në Florida.Bashkëbisedimi i afërt,i ngrohtë që u zhvillua në këtë mbrëmje festive midis kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës“VATRA”dr. Gjon Buçaj,i ftuar në këtë përvjetor të parë të degës Vatra në Xhenksonvill,dhe Isuf Spahiaj,bëri që drejtues të komunitetit në Tampa Bay,të mernin inisiativën e krijimit të degës Vatra.Ishte koha kur po zhvillohej aktiviteti kushtuar dy figurave qëndrore,dy kollosëve të mëdhenj të shqiptarizmit Fan Noli dhe Faik Konica.Me fjalë respekti e mirënjohje,Isufi të flet për punën dhe shërbimin e aktivistëve të komunitetit në Florida,në veçanti për kontributin e çmuar të biznesmenit Ismet Gjeloshit,të palodhurin  Gjon Lulgjuraj,i cili jo vetëm mundësoi hapjen për herë të parë të radios shqip në Florida,por për gati dhjetë vjet punoi me përkushtim të Kulturës dhe artit shqiptar,duke mos harruar kurrësesi aktivistët e palodhur Agim Habibaj,Polo Hito,Bardhyl Shehu e të tjerë.Shkëndia që ndezi dr. Gjon Buçaj,i dha forcë e kurajo Isufit,i cili shumë shpejt bëhet inisiator për krijimin e degës së re,Vatra në Tampa Bay.Me ndihmën e pakursyer të kryetarit të degës Vatra, Adriatik Spahiu,në mbledhjen e zhvilluar për këtë eveniment, mjaftë të pranishëm përkrahën e mbështetën mendimin dhe dëshirën e Isuf Spahiaj.Mes tyre Ismet Gjeloshi,Zamira Rjubeka,Ina Nallbani,Sali Mustali,të cilët më pas do të përbënin grupin e krijimit të degës Vatra,e cila më pas zgjodhi si kryetar të saj,biznesmenin e sukseshëm Tasim Ruko. Ndonëse i angazhuar me punë dhe detyra të tjera, Isuf Spahiaj,gjen kohë të jetë i pranishëm shpesh herë dhe midis nxënësve të shkollës së parë shqipe të hapur nga njerëzit human të Vatrës dhe përkushtimin e krytarit tëe kësaj dege,Tasim Ruko. Përherë këmbëngulës për të çuar deri në fund zgjidhjen e një kërkese apo problemi.në dobi të degës Vatra.Si nënkryetar i kësaj dege,ai kurrë nuk e ndjen lodhjen,duke u shërbyer të tjerëve,në veçanti njerëzve në nevojë si pjesë e degës së vatrës,detyrimeve dhe angazhimeve ndaj saj në Tampa Bay,dhe mbarë komunitetin shqiptar në shtetin e Floridas.I tillë është dhe mbetet për komunitetin shqiptar në Florida veprimtari i palodhur,dhe nënkryetar i degës Vatra Tampa bay,Isuf Spahiaj,duke sakrifikuar veten  për të ndiçuar të tjerët,si misionar,patriot dhe njeri fisnik.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Fadil Shehu, Isuf Spahija, nënkryetar i degës së Vatrës në Tampa bay

Ferdinand Gjyli,mekaniku duarartë dhe veprimtar i Vatrës në Tampa

October 5, 2016 by dgreca

NGA  FADIL SHEHU, FLORIDA/

2-gjyli-ferdinand-ok

Ne Foto:Ferdinand Gjyli/

Jeta e Ferdinand Gjylit, lindur dhe rritur në qytetin në qerpik deti Jonian, me madhështinë e gjelbërimit të përhershëm të ullinjve,dhe lartësisë së Kus Babasë, nga ku qyteti i Vlorës,shfaqet si në pëllëmbë të dorës,është një jetë e qetë,me tallaze si deti,i cili në vite mbrujti cilësitë,e respektit dhe dashurisë për njerëzit dhe punën,trashëguar nga prindërit e tij të nderuar,Llazar dhe Gjinovefa Gjyli. I rritur në një mjedis të një familje punëtorësh,zanatçinj  dhe njerëz fisnik,Fedinandi rrinte shpesh herë pranë të atit,të cilit i “hanin” duart për punë.Ai krenohej me vlerat njerëzore dhe pasionin për punë të të atit,i cili po injektonte e mishëronte tek i biri dashurinë për profesionin e bukur dhe interesant të elektroudit.Pas përfundimit të shkollës së mesme të përgjithëshme “Ali Demi”, si zambak i bardhë në zemër të qytetit,ku ende nuk i kishte mbushur të 20-tat,krahas pasionit për tu bërë basketbollist i njohur,falë shtatlartësisë,trupit të  tij babaxhan, duke fitur përditë fansa të kësaj loje magjike,nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur, Vladimir Mustafaj,shumë shpejt brenda tij,po rritej dhe hidhte shtat dhe dashuria për të mësuar profesionin e elektroudit.Në fillim ai nis punën si motorist në parkun e bonifikimit,duke mësuar shumë shpejt të fshehtat e këtij profesioni,të cilin po e zotëronte mjaftë mirë.Gjithashtu deri në netët e vona,shpesh,Ferdinandi apo Fredi siç e njohin tashmë të gjithë në zonën ku shtrihen qytetet Tampa,Saint Petersburg,Largo, Clearuotër,Nju Port Riç…qëndronte,studionte dhe vinte në praktikë të rejat e profesionit të elektroudit,pranë të atit të tij,Llazarit.duke fituar cilësitë më të mira të tij.”Dardha ,bie nën dardhë”-thotë populli. Aftësitë e këtij profesioni që zotëronte me shumë pasion djaloshi, që po mbushte të 24 vitet  e jetës së tij, u bënë të njohur shumë shpejt në mjedisin vlonjat, si të parat rreze të diellit mbi supet e kurrorës së blertë të ullinjve mbi Kaninë, që nisin të ngrohin gjithë qytetin,duke fituar dashamirësinë dhe fjalët më të mira nga banorët e këtij qyteti.Pikërisht në këtë moshë fare të re, Ferdinad Gjyli, njihet si novator i talentuar duke befasuar dhe mjaftë mjeshtra të këtij profesioni. Ai nderohet me titullin,Mjeshtër.Nga duart e tij të arta, prodhohet e para bankoprovë në shqipëri për profesionin e elektroudit. I ati bëhet me krah dhe i lumtur që profesionin e tij,tashmë po e trashëgon i biri. Pas viteve 90-të.si shumë bashkëmoshatarë të tjerë,Fredi, ndërmer tentativë për të shkuar dhe punuar si emigrant në Greqi.Por të ardhurat financiare nuk përballonin dot kushtet e jetesës të familjes së tij, duke bërë që ai të siguroj një vizë pune për të shkuar dhe punuar në SH.B.A. Ishte vjeshtë e vitit 1999,kur ai largohet nga familja,të afërmit,shokët…nga shqipëria,për tu ankoruar përfundimisht,në qytetin Cllearwotër,të shtetit të Floridas,ku më pas integrohet familjarisht në jetën amerikane.Sërish Fredi nis të punoj si mekanik. Puna mjaftë cilësore,përkushtimi dhe korrektësia e treguar ndaj klientëve që shtoheshin përherë e më shumë,bëjnë që ai të hap servisin e tij, madje të punësoj dhe zanatçinj të profesionit të mekanikut dhe shqiptarë. Krahas  shqipes, ai zotëron mjaftë mirë gjuhët greqisht,anglisht dhe spanjisht.çka bëjnë që në kumunikim me klientë, që i përkasin mjaftë kombeve dhe vijnë në këtë servis, të jenë të kënaqur me komunikimin dhe kërkesat e tyre.Prej dhjetë vjetësh ai punon në këtë servis duke synuar që cdo klienti të mos I mungoj as “maja e gjilpërës”dhe të jetë i kënaqur me punën që ai kryen.

1-ferdinand-gjyli

Ne Fotografi: Ferdinand Gjyli gjate punes ne oficinen e tij ne Clearwater/

Ndërkohë në hapësirat e këtij servisi ku padyshim duart e Fredit llangosen nga punët që kryen në trupin e çdo makine,i mbuluar me bula djerse në fytyrë,të terheqin vëmëndjen dhe siluetat e dy djemve të tij, Mario,i cili po studion në vitin e fundit inxhinjeri elektronike dhe kompjuter dhe Antonio për inxhinjeri elektrike.Të dy ndjejnë pranë këshillat dhe sugjerimet e atit të tyre, duke i qëndruar punës tek koka. Por kurrësesi Fredi nuk harron të thotë fjalë mirënjohje  e respekti për bashkëshorten e tij të nderuar Kozeta,e cila jep një ndihmesë të pa kursyer ndaj familjes.Kudo, në rrugë,në kafe Star baks,në vende pune apo në kohën e lirë, kur jo pak shqiptarë mblidhen në mes tyre,padyshim që biseda do të rrok dhe emrin e mekanikut duar artë Ferdinand Gjyli,duke e pagëzuar atë si “doktor”të makinave.Mjaftë klientë nga shqipëria,Mali I Zi,Kosova,Maqedonia,Greqia,Kuba, e vende të tjera, të thonë se makinën për cdo defekt e cojmë tek Fredi,sepse aty kemi siguri,cilësi,korrektësi dhe nuk është i shtrenjtë si në serviset e tjera.Gjithcka për këtë ecuri të sukseshme,Fredi ja dedikon mbi gjithçka trashëgimisë të atit të tij,Llazarit por njëherazi synon që ky profesion të jetë i sukseshëm dhe tek dy djemtë e tij.Vitet ikin duke ndjekur njeri tjetrin…ndoshta tek ai  qëndrojnë si prush i ndezur, malli, nostalgjia…Zemra ndjen qytetin ku u rrit dhe hodhi shtat,për tu kthyer një ditë përfundimisht.Për ndjenjat që i trazojnë shpirtin,i gëzuar ai tregon foto nga shtëpia e re që po ndërtohet sapo kalon tunelin e Ujit të Ftohtë,fare buzë bregut..me shikim nga deti.Në qytetin e Cllearwotër,ku prej dymbëdhjetë vjetësh Fredi ka shtëpinë e tij,përherë është mes miqve e shokëve, madje nuk mungon në çdo aktivitet artistik e përvjetor.Ai është i kudo ndodhur në ngjarje dhe probleme që mbart komuniteti shqiptar në Florida,në veçanti Dega e Vatrës në Tampa Bay.Nuk harron të shpreh respekt e fjalë mirënjohje për drejtuesit e kësaj dege nën përkushtimin e të cilëve,u hap e para shkollë shqipe në Florida,si dhe përgatitjet që kanë nisur qysh tani për festat e 28- 29 Nëntorit, ku shqiptarët do festojnë si gjithmonë së bashku këtë evenimet të ndezur nga vallja e kënga shqiptare, të cilën do e  pasurojnë edhe më shumë prania  e  këngëtarëve të njohur Irma Libohova, Ylli Baka e të tjerë.Biseda rrjedh e pastër,e sinqertë si vetë emri që mban qyteti Clearwatër,midis njerëzve,ku padsyshim  do të përmëndet dhe emri i njeriut fjalë pak,të ciltër,Ferdinand Gjyli,i cili njihet në veçanti dhe për vlerat e tij bamirësie e humanitare.Kryetari i degës Vatra Tampa Bay,Tasim Ruko,njeri prej të cilëve që këmbënguli që të shkruhej një portret për mekanikun e palodhur dhe veprimtarin e shquar të kësaj dege,të flet me optimizëm për vlerat që mbart Fredi,të cilat me të drejtë e kanë bërë të njohur në mjaftë qytete të shtetit të Floridas.Në çdo kohë ai është i kudo ndodhur si anëtar, aktivist dhe i njohur në mjaftë raste si njeri me zemër të madhe dhe human.Ai kurrë nuk kërkon të dalë dhe të tregoj se është dikush në zgjidhjen e problemeve dhe kërkesave, në mënyrë të veçantë ndaj njerëzve dhe familjeve në nevojë,duke i ndihmuar moralisht dhe financiarisht.Rastet ku ai ka ndihmuar individë dhe familje në rast fatkeqësie apo sëmundje nuk janë të paktë, duke treguar së është një njeri pa zhurmë e bujë.I tillë është  Ferdinand Gjyli,vlonjati me duar të arta,njeriu i mirë me vlera humane, bamirësie,aktivisti i palodhur i shoqatës Vatra në Tampa Bay, në Shtetin e Floridas.

 

Filed Under: Opinion, Vatra Tagged With: Fadil Shehu, Ferdinand Gjyli, mekaniku, vatrani

VATRANËT E FLORIDËS “NDEZËN” VATRËN E GJUHËS SHQIPE NË TAMPA

September 5, 2016 by dgreca

Edhe një Nënë amerikane solli vajzën e saj në shkollën shqipe, që të mësojë gjuhën e bukur shqipe/

NGA FADIL SHEHU/Florida/

Me Datë 3 Shtator 2016 në qytetin e Clearwater të Floridës, në prani të mjaft  prindërve dhe nxënësve shqiptarë, të ardhur nga qytetet e zonës së Tampa Bay, Palm Harbor, Pinellas Park, Largo, Clearwater dhe Saint Petersburg, u organizua një event  mbreslënës dhe mjafte sinjifikativ, ai i hapjes së shkollës shqipe falas nën inciativën e degës së  Vatrës në  Tampa, me moton “Përse o Mami Shqip s’më Flet”. Ky ishte një përurim i organizuar nëpërmjet një pune këmbëgulse, efikase e frutdhënëse nga ana e drejtuesve të degës Vatra Tampa si, kryetari Tasim Ruko, arkëtari Jason Sulisufaj, sektretarja Zamira Rubjeka, nën- kryetari Isuf Spahiaj, anëtarët e bordit dhe vatranët Greta Monty, Arian Kushta, Piro Poloska, Lulëzim Nurkaj, Eduard Suçaj, mësuesit Yllka Bejo dhe Martin Marra dhe dashamirësit Lander Lena, Fadil Neziri, Hasan Rubjeka, Filip Naçi , Loni Liti etj. Nga qendra e Vatrës në NY u nisën për këtë shkollë materialet e para shkollore duke përfshirë Abetaren e njësuar dhe fletët e punës. Qendra Vatra NY është në pritje të furnizimt të plotë nga Bashkia  e qytetit të Kamzës dhe Konsullatës së Kosoves në USA për dekimin dhe kontributin. Me ndjenjë gëzimi e krenarie, me buzëqeshje  endur në fytyrë si tufa lulesh të bukura në duart  e nxënësve, që do ulen në bankat e kësaj shkolle ,ku banderola me mbishkrimin mjaft domethënës “Mirë se erdhët nxënës të dashur”,e bënin më festiv ambientin përreth. Shumë kush nga të pranishmit, e cilësonin këtë event si tepër të veçantë dhe mbresëlënës për vatranët dhe komunitetin shqiptar të Floridas, edhe për faktin se ata ndiheshin dy herë të gëzuar; e para çelja e shkollës shqipe dhe e dyta krenaria e ligjshme që u jepte shenjtërimi i Nënë Terezës,  kësaj figure të shquar shqiptare, ikona e humanizmit me vlerë  botërore. Kjo ditë ishte e bukur ,kur sapo ka nisur trokun e vet, stina e bukur e Vjeshtës,përkon me cicërimat e gëzuara të fëmijëve,të cilët ende pa zënë mirë vendet e tyre në tavolinat e studimit, nisin e tregohen tepër kureshtarë, teksa prekin e shfletojnë  për herë të parë faqet e Abetares,librin e gjuhës,librat për kulturën, punën, dhe kohën e lirë,si dhe mjafte revista dhe libra te shkruar nga shkrimtarë të njohur shqiptar. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur mes emocioneve të lindura në këto moment , Z. Tasim Ruko, kryetar i degës Vatra Tampa Bay,do të shprehej se:”Sot kemi ndezur në vatrën tonë një zjarr, i cili na obligon edhe më shumë,për ta mbajtur përherë të ndezur,sepse është zjarri që do na ngrohë të gjithëve ne emigrantëve mbarë shqiptarë”.Ndërsa pedagogja e njohur në Pinellas County, Yllka Bejo e cila prej trembëdhjet vjetësh vazhdon të jap mësim në Shkollë të Mesme dhe me ekperiencë prej 37 vjetësh në mësimdhënie,  mori fjalën ku shprehu një kënaqësi, që shkolla u hap në prag të kanonizimit të Nënë Terezës, që ka qenë dhe mbetet idhulli i saj. Zj. Bejo është një mësuese patriote që dot’i kushtojë kohë dhe punë për mësimdhënien me parimin “Çfarë të bëjë unë për Kombin, jo çfarë të bëjë Kombi për mua”. Zj. Bejo ishte rrethuar me fjalë mirënjohjeje,  respekt nga  të gjithë ata që e kanë uruar drejtpërsëdrejtë, telefonatave dhe mesazheve të shumta,do të falenderonte të gjithë prindërit e nxënësve dhe vatranët,duke thënë se :”çdo fjalë dhe urim I tyre janë motiv frymëzimi ku gjuha shqipe, është një dhuratë e vyer,që unë I jap brezave shqiptare këtu në Florida. Ju falenderoj të gjithëve ju që keni ardhur nga disa qytete dhe keni sjellë këtu fëmijët tuaj, të cilët nesër do të jenë e ardhmja jonë.Padyshim se edhe shenjtërimi në këtë ditë I Nënë Terezës ,na ka bekuar dhe ne.”  Nën- kryetari I degës Z. Isuf Spahiaj nga Drenica e Kosovës dhe një kontribus aktiv prej 10 vjetësh në komunitet, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe uroi një vit shkollor të mbarë mësuesve dhe nxënësve. Z. Spahiaj u shpreh se gjuha shqipe bashkon shqiptarët pa dallim feje krahine dhe ideje drejt një Shqipërie të Madhe.

Sekretarja e Vatra Tampa përfitoi nga rasti të falenderonte sponsorët si Z. Ed Suçaj, që bëri të mundur uniformat kuq e zi të fëmijve, Zj. Greta Monty që ofroi falas microphonë dhe speaker dhe sponsor të tjerë si Z. Piro Poloska, Z. Jason Sulisufay, Z. Tasim Ruko and  Z. Arian Kushta.(Lexoje te plote ne Diellin e printuar)

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: Fadil Shehu, ne Tampa, qe u ndez, Vatra

Me shqiptaret e Floridas, ne ditelindjen e Vatres

April 27, 2015 by dgreca

REPORTAZH NGA FADIL SHEHU-FLORIDA/
Parku Tailor ne qytetin e Largos, te shtetit te Floridas,te dielen u “zgjua” me heret nga ditet e tjera.Ritmi i kengeve dhe valleve shqiptare.lojrat e femijeve qe gumezhinin hareshem ne gjoksin gjigand te blerte te natyres, do e kthehnin ne nje dasem te madhe .festen e 103 vjetorit te ditelindjes se shoqates Vatra ,te komunitetit te shqiptareve ne Amerike. Eshte kjo shoqate e krijuar dhe lartesuar me perkushtim nga Fan Noli yne i madh,Faik Konica,Motrat Qiriazi e mjafte te tjere, duke patur nje merite te padiskutueshme. Eshte pikerisht kjo Vater,e cila ne vite e dekada , ka sherbyer me perkushtim e vetmohim ne mbrojtje te ceshtjes kombetare te shqiperise dhe viseve te Kosoves, ku ende dhe sot nuk po arrijne te gezojne lirirte dhe te drejtat e njeriut.Eshte pikerisht ky park, i cili sherbeu ne kete dite, si ure lidhje midis shqiptareve te ardhur enkas ne kete “dasem”nga qytete te tjera te Floridas, Saint Petersburg, Tampa, Klliuoter,Seminole,Nju port ric, Xhenksonvill,Sarasota deri dhe nga Kanadaja e larget, e cila padyshim do te perbente dhe zanafillen e udhetimit te reportazhit ,per gazeten tone “Dielli”.Organizatoret e kesaj dasme, kishin dite qe po pergatiteshin, qe ketij pikniku,manifestimi dhe evenimenti kulturor, te mos i mungonte as “maja e gjilperes”.Me sfondin e paraqitur me kete rast, ku era e lehte si duar pershendetje perkundete flamujt shqiptar dhe banderola,ku femijet shperthenin me keget e vallet e tyre ,i “zoti i shtepise” Tasim Ruko,kryetar i shoqates per Tampa bay ,dhe stafii kesaj shoqate Zamira Rubjeka, Ilir Zeneli, Iva Nallbani,Piro Poloska ,Irma Liti, Xhason Sulisufaj etj, bashkebisedojne hareshem me te ftuarit e posa ardhur. Nderkoh ish kameramani i televizionit AVN dhe Apollon ne shqiperi ,Viron Mihaj,me kameran ”mbire”mbi supe ,nuk perton te filmoj gjerat me pikante te ketij evenimenti artistik.Nderkoh gazetari i njohur Avdulla Kenaci, i cili jeto ne Toronto, Kanada,ardhur enkas per te qene pjese e kesaj feste te vecante, do te shprehej se :Jam i befasuar dhe krenar qe marre pjese ne kete pervjetor te rendesishem te 103 vjetorit,te krjimit te shoqates prestigjioze Vatra. Ndjehem i kenaqur qe nga sot e tutje, do te jem vatran i kesaj dege.Po keshtu Isuf Spahia, nga Mitovica e Kosoves me fjale mirenjoje do te shprehej se Vatra,ka shpalosur me dinjitet vlerat e saj ,si inisiatore e bashkepunimit mes komunitetit shqiptar te Nju Jorkut dhe shqiptareve te kosoves. Ende kam ne kujtese vitet e shkolles ne gjimnaz.ku vetem per lirine e fjale shoke te mi,kane perjetuar bug. Madje, ne nuk na na lejohej te studionim ne gjimnaz veprat e nolit te madh.Eshte pikerisht kjo vater,e cila celi perspektiva te reja dhe per popullin e kosoves.Ndersa nje grup burash qe posa u njohen per here te pare kendojne kege poullore shqiptare ne skene e blerte, grate qe kishin sjelle gatime me pikante te tyre .pervec pergatitjeve dinjitoze nga ana e drejtuesve te Vatres,shkembejne mendime shijojne gatimet trdicionale shqiptare.Diku pak me tej grupi lab I Vlores, Tepelenes,kendojne kendojne kenge mjalti te treves se tyre. Mekaniku i talentuar,I njohur si doktor i makinave Fredi Gjyli, nuk kursen te shprehet me fjale urimi e mirenjohje te thelle, ndaj arkitekteve qe themeluan dhe lartesuan vlera te reja te Vatres. Ndersa kryetari i deges Vatra per Xheksonvill,Adriatik Spahia do te shprehej se , ne vite kjo Vater ka luajtur nje rol madhor ne ruajtjen e vlerave tona kombetare,gjuhes e zakoneve ,dhe ne vecanti te mbajtjes gjallete emrit shqiptare. Po keshtu do te shprehej dhe Bashkim Leka me bashkeshorten e tij Pellumbesha te cilet pas tete vjet qendrimi emigracioni ne Greqi ,Po kaq vite kane ketu ne Amerike duke u shprehur me fjale zemre per vlerat qe po shpalosin vatranet ketu ne Amerike.Njohje te reja midis vatrane qe jetojne ne qytete disa milioneshe.Bisedijne per jeten ,punen ,integimi I femijeve te tyre ne jeten amerikane. Lander Lena nga Fieri , i njohur si aktivist i disa koncerteve te shqiptareve,po keshtu Xhoxhi Cobanaqi nga Berati.Hasan Xhafa nga Vlora ,Qamil Jacaj nga Malesia e Madhe, Mikail Konomi, Llukan Dashi krijojne per momentin grupin e kenges qytetare te qyteteve te tyre. Kenga shqiptar jehon fuqishem duke pushtuar gjithe hapesiren e ketij parku gjigand. Aktori I njohur I estrades se Beratit Tomi Filipi, i cili per me se pesembedhjete vjetesh ishte partner me Ceken,Veren ,Yllin , me orkestren e tij interpreton kenge beratase,fierake, vlonjate,serenate korcare etj.Oret ikin dhe serish kenga shqiptare oshetin deri nje prag te mbrembjes.Ndersa Tasim Ruko,kryetar i deges Vatra Tampa bay, per disa qytete do te shperhej se Vatra eshte bere nje ikon e shenjte per cdo shqiptare.Fale vepres se madhe te Fan Nolit,ne duhet te ngrejme vlerat qe meriton Vatra,duke e patur ate njesoj si “Meken” dhe “Jeruzalemin”. Cdo njeri prej vatraneve shprehet me fjale zemre,dhe ndihen krenar per figuren madhore te Te Fan Nolit te madh. Udhetimi I reportazhit tone dalengadale po mbyll siparin e aktivitetit te bukur e mbreslenes me rastin e 103 vjetorit te krijimit te Vatres, ne Florida ,ku Noli Jetoi periudhen e fudit te jetes se tij. Ndersa njerezitne prag largimi per ne qytetet ku jetojne,shkembejne adresa ,takohen se perseri do te vijne ne evenimente te tilla.mbreslenese.

Filed Under: Reportazh, Vatra Tagged With: Fadil Shehu, Me shqiptaret e Floridas, ne ditelindjen e Vatres

RAIMONDA MOISIU: Jeta ime midis Hadfordit perëndimor dhe Korçës time europiane

March 18, 2015 by dgreca

Intervistoi:FADIL SHEHU- Florida, Mars 2015/
-Me se po merret aktualisht, Raimonda?/
-Raimonda Moisiu:Sa herë i hedh sytë krijimtarisë sime të hershme, mendoj thellë në vetvete, se çfarë më duhet të shkruaj në të ardhmen, pra atë, të cilën nuk kam mundur ta bëja atëhere. Kjo mund të jetë më e vështira dhe seriozja për një autor, së paku për atë krijues që lëvron letërsinë artistike dhe publicistikën. Pra, viti 2015-të është viti i botimeve të reja për mua. Dhe nuk janë pak. Por pesë botime të reja.Aktualisht po merrem me gjithçka. Duke filluar nga përgatitja e drafteve për t’i dërguar për botim, dhe po i shkoj dorën e fundit romanit me titull; “…s’i them askujt…”, të cilin kam disa vite që e kam nisur, me ndërprerje disa mujore sigurisht, pashkruar. Sepse unë jo vetëm pres momentin kur jam e frymëzuar apo idenë, por jam shumë e apasionuar edhe pas publicistikës, që nga intervistat me personalitete të fushave të ndryshme, në dy gjuhë shqip e anglisht, (për hir të së vërtetës janë 180 intervista, 61 prej tyre të botuara tashmë në vëllimin e parë “Letrat shqipe këtej e përtej Atlantikut”), dhe drafti aktual me më shumë se 100 intervista është gati për botim. Kam shkruar dhe vazhdoj të shkruaj, editoriale, kolumna dhe opinione për dhunën në familje, dhunën ndaj gruas, ndaj fëmijëve, ndaj adoleshencës, të dhunës seksuale maskiliste, për bashkëjetesën e dhunës sociale me atë politike e cila dëmton aftësinë e shoqërisë, duke dhënë mendimin dhe ndihmesën time qytetare, intelektuale dhe krijuese për të kuptuar dinamikën e rritjes së ndërgjegjësimit të vetë shoqërisë. Kam disa vite që merrem edhe me kritika, analiza dhe studime letrare, krijime këto që paraqesin raportin njerëzor mes letërisë artistike dhe letërsisë dokumentare.Dhe nuk janë të pakta shkrimet e mija në këtë gjini, shkrime që kanë marrë vlerësime nga personalitete të njohur në letrat shqipe. Mendoj se ka erdhur koha të botoj edhe një vëllim kryesisht me studime letrare. Do të botoj një vëllim me poezi dhe një libër me publicistikë, analiza, opinione dhe editorialë. Gjithësesi, unë vazhdoj të shkruaj e vetëm të shkruaj çdo ditë 3-4 orë në ditë, një ditë të mos shkruaj, ndjehem “fajtore” ndaj vetes, kohës që ikën dhe nuk vjen më për krijimtarinë time.
-Doja të dija diçka rreth librit tuaj të fundit në prozë me titull “Gjëmimi i moshave”.Cilat janë disa nga “stacionet” që ndesh lexuesi në udhëtimin e faqeve të tij?
-Ky është libri i dytë me tregime, që unë dola para lexuesit. Para këtij kam botuar romanin “Pafajsia e Evës”,dhe librin me tregime “Duke kërkuar Ardianën”. “Gjëmimi i moshave” është një libër bazuar në histori të vërteta,tregime të përzgjedhura, nga motivet dhe përvojat jetësore, rreth personazheve socialë dhe historike, gojëdhënave, por edhe ngjarje të jetuara, eksperiencave dhe gjërave që unë kam patur në jetë, apo i kam përjetuar dhe përfytyruar. Aty ka tregime për dashurinë e sinqertë njerëzore dhe krimin për pasion ndaj dashurisë.Në këtë koleksion tregimesh, veçoj tregimin për princeshën shqiptare, Mamica Kastriotin-, tregim të cilin e kam titulluar “Kali i Princeshës” dhe është vlerësuar me çmimin “Petro Marko”, nga revista Kuvendi në Michigan. Princesha dhe luftëtarja e Kastriotëve, Mamica Kastrioti ka qënë idhulli i atit tim të shtrenjtë, i cili m’i rrëfente si ato legjendat që tregohen për trimëreshat shqiptare, në fëmijërinë time. Ideja për të shkruar këtë tregim më lindi krejt vetiu. Dëshiroja të shpalosja ndjenjën më të bukur njerëzore të saj, dashurinë e një princeshe dhe mishërimin e kësaj dashurie, midis të vërtetës historike, me butësinë e shpirtit luftarak të një kalorëse, dhe me madhështinë, egoisten njerëzore të femrës, mes marrëzisë të dashurisë dhe luftës për liri.Shkrimi i këtij tregimi zgjati gati një vit. Kam shkuar enkas në kalanë e Petrelës, aty ku historia lidhet ndjeshëm me Mamica Kastriotin. Tregimin e kam vendosur në një sfond historik,ta afroja atë epokë legjendare, duke u përqëndrur tek Mamica, simbol i luftëtares së bukur shqiptare. Por në linjën e dashurisë së Princeshës së Kastriotëve, dola jashtë drojës dhe guxova “duke e hequr jorganin, për të parë se çfarë ndodh poshtë tij”, në natën e martesës, duke përshkruar kasollen e intimitetit të tyre, bukurinë shpirtërore dhe fizikë të princeshës, misterin e humanes që shtrihet në trupin lakuriq të një luftëtareje të paepur,në kufijtë e mistikes, filozofikes e artistikes.Është bukuria, brishtësia dhe kompleksiteti i figurës njerëzore të femrës, e cila është frymë, jetë. Thjesht bëra përpjekje dhe them se ja arrita. Dëshiroja vetëm të shkruaja ngjarje të vërteta. Po kështu edhe te tregim “Gjëmimi i moshave”, fabula e tregimit, në përqindjen më të madhe është nga jeta reale dhe përvoja jetësore në të bukurën e të përditshmen njerëzore, është një jetë që i ngjet, si tek elegjia e tregimit të Gorkit, “Hani dhe i Biri”.Ky libër me tregime pati sukses, falë “ujdisë” që unë bëra me personazhet e tregimeve dhe monologun, pothuajse në çdo aspekt të përvojave jetësore, me shumëllojshmëri emocionale, tonale dhe letrare.Tregimet e mia kanë tendencën të stilit -novelë. Ato janë përgjithësisht disi mëtë gjatë se tregimet mesatare, personazhet shpesh evoluojnë, në një periudhë më të gjatë kohe nga sa është e zakonshme, rrëfyer me pikat e shumta të mendimit dhe të mirëbalancuara. Më pëlqen të besoj se libri im me tregime “Gjëmimi i moshave”, demonstron rritjen e ndërgjegjësimit, se vetëm dashuria shpëton botën, ky është cçmimi i saj!
-Mendoni se në njërin prej tregimeve ndodhet dhe jeta e Raimondës?
-Në librin me tregime sa përmenda më lart, ka eksperienca jetësore, por libri që është 80% jeta ime, është romani “Pafajsia e Evës”. Për ta bërë më të bindshëm që aty është jeta e Raimondës, personazhit kryesor i kam vënë emrin e vajzës sime të vetme, e cila është edhe menaxhere e botimeve të mija, Eva. Është një roman autobiografik, udhëtim mbresëlënës e me shumë të papritura, fabula e të cilit sillet e përcillet në segmente të ndryshme kohore nga diktatura në tranzicion e më gjatë. Është një “pëlhurë” e endur me fill historik, në udhëtimin e trishtë e të lumtur të jetës, histori reale, e gjallë dhe intensive, që përcjell ndërtimin e marrëdhënieve dhe fateve njerëzore, nën dritën e jetës së bukur e të vështirë, por gjithmonë me besimin tek dashuria. Romani pati sukses, u vlerësua nga kritika e kohës, dhe më duhet ta ribotoj.
Njiheni si autore e 12 veprave letrare, në poezi, prozë dhe publicistikë dhe bashkëautore në dhjetra antologji kombëtare e ndërkombëtare, në të treja gjinitë që përmenda më lart. Cila prej tyre është më e dashur për ju?
Unë kam punuar dhe vazhdoj të punoj shumë fort, që ta ndërtoj dhe perfeksionoj krijimtarinë time. Nuk ka qenë e lehtë, me mund e sakrifica fizike, mendore, financiare dhe pasion, jam përpjekur gjithmonë që të jap më të mirën e të bukurën me shkrim. Deri më tani jam autore e 12 librave në prozë, poezi e publicistikë dhe bashkëautore nëtetë antologji kombëtare e ndërkombëtare me poezi shqipe dhe angleze, jam bashkëautore në antologji me prozë e publicistikë, që shkojnë në 20 libra.Respektoj poezinë në maksimum, ashtu si ai fetari që respekton fenë e tij. Unë besoj shumë në të qenët poet në të gjitha çastet e jetës. Tëqenët poet është njerëzore, jo luks. Unë kaloj netë pa gjumë, duke medituar për funksionimin e poezisë, por jo vetëm. Kështu meditoj edhe për prozën, analizat letrare apo publicistikën.Poezia për mua është përpjekja të bashkosh idetë me fjalët, figurat e goditura artistike, muzikalitetin, rimën, kadencën, vargun e lirë, modernen, kombinimin e artit me filozofiken, psikikes me shpirtëroren. Fjalët e përdorura nga poetët janë fjalët ndjellëse dhe kanë tonin qytetar, intelektual, social dhe erotik, ndjejnë sensin që përshkon çdo poet që krijon. Jeta e njeriut është poezi, – poezia është Poeti! Në prozë humbet në honet e thellësisë së shpirtit, kujtesës dhe përvojave jetësore në këndvështrimin metaforik. Në prozë je thellësisht i vetmuar, ndërsa në poezi bisedon me natyrën, me zogjtë, me dashurinë, me jetën. Poezia e proza kanë vështirësitë e veta. Poeti e prozatori duhet të jetë i aftë për të dyja. Mua më pëlqen shumë dhe e lëvroj në maksimum publicistikën, sepse në publicistikë nëpërmjet intervistave, editorialet, kolumnat, esse –profile personalitetesh të fushave të ndryshme, është kujtesa dhe identiteti individual, ruajtja e trashëgimisë dhe erducionit intelektual dhe mëncurisë kombëtare në kontekstet shoqërore, kulturore e historike, dhe sjellja e këtyre vlerave në vëmendje, e bën të dallueshme civilizimin e shoqërisë. Por edhe për një arsye tjetër, sepse në ballafaqimet me botën shqiptare dhe të vlerave kombëtare, historike dhe identitetin shqiptar, unë kurrë nuk do të lodhem se transmetuari këto vlera, ndikimin që kanë këto vlera, për ardhmërinë e shoqërisë shqiptare, për brezat që vijnë, me qëllimin e mirë dhe të vetëm -për t’i bërë të njohur të tashmes dhe hapur udhën e integrimit dhe përjetësimt në të ardhmen.
Jeni vlerësuar me disa çmime në poezi, prozë dhe publicistikë. Ndjeheni e kënaqur?
Unë jam ftuar të marrë pjesë në disa festivale letraro-artistike, kombëtare e ndërkombëtare, si kundër; Netët Poetike Ballkanike në Korçë, jam vlerësuar me çmim special, çmim të parë, dhe me çmimin “Perëndesha e dashurisë”.Kam marrë pjesë në takimet e poeteshave në Vushtri, ku jam vlerësuar me çmimin special të qytetit të Vushtrisë, në festivalin poetik Drini në Prizren, Takimet e At’Gjeçovit, ku poezia ime me ton qytetar e intelektual “Nuk mundem më..!”, u vlerësua si një nga poezitë më të mira, në ditët e poezisë Joniane,në festivalin poetik ndërkombëtar, të quajtur Netët Poetike të Strugës, ku poezia ime u vlerësua në antologjinë botërore Ëho’s Ëho-“Poetry from five continents” mes 84 poetëve nga e gjithë bota, jam fituese e çmimit të parë në poezi nga revista “Nositi”, Pogradec, jam vlerësuar me çmimin “Petro Marko“ në gjininë e prozës nga revista Kuvendi, Michigan, Detroit, me çmime të parë në reportazh, çmim të dytë në publicistikë, etj. Vlerësimet nga kritika e kohës, qëndrojnë në faktin se puna jote krijuese është lexuar e vlerësuar, mesazhi ka shkuar te lexuesi, dhe kjo të jep muzë,forcë e kurajo, frymëzim, dashamirësi dhe përgjegjësi profesionale për më tej.
Sa sakrifikoni ju për të krijuar një libër, deri sa ai të marrë formën që ju dëshironi?
Çdo gjë në jetë është bashkëpunim, bashkëbisedim dhe mirëkuptim. Të gjithë faktorët natyrorë, njerëzorë dhe fizikë bashkëpunojnë dhe bashkëbisedojnë të prodhojnë mirëkuptimin, frymë e jetë, zhvillimin e shoqërisë dhe vazhdmësinë e jetës në këtë botë. Edhe puna e shkrimtarit është bashkëpunim e bashkëbisedim, nën shoqërinë e frymëzimit, ai bisedon dhe bashkëpunon me personazhet, duke lexuar apo shkruar, bisedon dhe bashkëpunon në heshtje me çdo objekt që e rrethon si pjesëe natyrës, bisedon dhe bashkëpunon me çastin në çdo vend, kohë e situatë. Unë shkruaj më mirë dhe më shumë, kur jam “nën sundimin” e stresit dhe të vetmisë. Kjo ndodh, sepse më bën mua jo vetëm të ndjehem më e përkushtuar ndaj të shkruarit, por larg vështrimit të të tjerëve, unë bisedoj e bashkëpunoj, me ngjyrat e ndjenjave dhe sfidat e jetës, se jeta ka shumë gjëra dhe këndvështrime të ndryshme, unë jam ajo që do të bëj lidhjen dhe përballjen me to, që t’i bëj të njohura nëpërmjet talentit dhe artit të të shkruarit. Sepse shkrimtari ka strategji dhe “mban nën mëngë çelësin sekret”, shqisat e tij/esajbëhen ëndërrimtarë, që nuk ngurrojnë të rrëfejnë realitetin e këndvështrimeve, muzës, personazheve dhemendimeve me idetë dhe shpirtin artistik, botën dhe ëndrrat, magjiken, realen dhe filozofiken. Është vërtet e cuditëshme, por unë kam shkruar shumë në këto vite. Fëmijët e mij u rritën, dhe kjo më dha kohë e mundësi më shumë, por edhe e relaksuar nga ajo ideja e të ndjerit jo fajtore se i kam lënë jashtë vëmendjes time, për të cilën ata kishin nevojë dikur. Unë, megjithëse jam zonjë shtëpie dhe gjyshe, mund të rri me orë e orë të tëra mbi kompjuter, pa pirë edhe një kafe. Kur unë filloj të shkruaj, jam e gjitha brenda krijimit tim, me mendimin se kjo është bota e puna ime dhe jam unë ajo që duhet ta bëj dhe askush tjetër. E shkruaj dhe e rishkruaj shumë herë, për të patur perceptimin e veçantë në gjuhën dhe fjalët që do të përdor. Kur shkruaj prozën, përpiqem të bashkëpunoj me një fjali apo një paragraf shtesë,dhe ka më hapësirë për këtë, se si t’i bëj personazhet e veprës të vijnë realë e jetësorë. Unë e kam rishkruar disa herë krejtësisht romanin që kam në dorëshkrim, për ta përmirësuar atë sa më mirë si nga struktura gramtatikore, letrare dhe artistike, për ta shëndrruar atë më pas në produkt botimi. Toni i temave dhe personazhet të trajtuar në roman, janë shumë interesante e të ndërlidhura, kështu që unë nuk mundem ta shkruaj romanin në pak fragmente, por bisedoj e bashkëpunoj me cdo gjë në libër deri në draftin final i përshtatur për botim. Unë qëndroj në vetmi për orë të tëra dhe shkruaj, pa e ditur as vetë se ku jam dhe ku do të përfundojë rrëfimi. Kjo më merr edhe kohën dhe është një fazë shumë e vështirë, por edhe tejet interesante. Edhe pse askush nuk është aty me mua unë nuk i dorëzohem vetmisë.Pas kësaj unë e lë të shkruarin, për një kohë, dal nga të qenit aq thellë në historitë e personazheve të mija. Zhytem thellë në procesin kërkimor të korrigjoj gabimet ortografike dhe strukturën ideore, për ta vënë punën në vijë, dhe të pergatitem për të shkruar raundin tjetër.
Keni bashkëpunim me shkrimtarë, poetë, këngëtarë, aktorë, modeliste, stiliste shqiptare këtu në Amerikë?
Sigurisht që kemi bashkëpunim me shkrimtarët dhe poetë të grupuar në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, por edhe me shkrimtarë jashtë këtij grupimi. Bashkëpunimi ynë konsiston nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që organizojmë, sikundër,“Audiencë me Shkrimtarë e Poetë”, promovime të botimeve të reja dhe simpozium shkencore e studimore për letërsinë, ku shkëmbejmë mendime dhe eksperiencat tona krijuese, debatojmë idetë dhe mendimin kritik letrar, që kanë efekt të thellë në letërsinë shqipe. Por edhe me artistë të tjerë bashkëpunojmë në veçanti me këngëtarët duke i “ushqyer” me tekste këngësh, apo në evente të ndryshme ku ata japin kontributin e tyre duke kënduar, pra së bashku shkrimtarë e artiste, rrëfejmë historinë nën efektin e karizmës, aureolës të rrënjëve historike dhe kulturës shqiptare, dhe asaj shqiptaro – amerikane.
Çdo të thoshit për talentin e talenteve të reja, të cilët në SH.B.A., po rrezatojnë sukseshëm me autorësinë e tyre në të gjitha fushat e jetës?
Sukseset dhe arritjet e tyre të shtojnë krenarinë shqiptare, të bëjnë të ndjehesh i mrekulluar për imazhin e mirë të Shqipërisë sonë që ata përfaqësojnë, por ajo ç’ka është më e rëndësishme, është ruajtja e vlerave tona kombëtare, gjuhës, traditës, dhe zakoneve shqiptare, si respektues të ligjeve dhe zakoneve të vëndit ku ata punojnë, krijojnë dhe janë të suksesshëm, dhe jo vetëm kaq. Eesenca e tyre është historikja dhe ruajtja e erudicionit të identitetit shqiptar në Amërikën multikulturore.
Nëse nuk do të ishit krijuese, cila do të ishit?
Me sytë e mendjes e të shpirtit, me krahë të fortë e mendje të shëndoshë, përmes përvojave të ndryshme, arrin në një moshë që bën dallimin për të parë atë që gjithkush ka marrë dhe për të dhënë në jetë. Unë jam diplomuar për gjuhën angleze dhe kam qenë mësuese në qytetin tim të Korcës, për një kohë relativisht të kënaqëshme, që më ka dhënë mua pasionin e dëshirën se për çfarë kam lindur e cfarë duhet të bëj në jetë. Pra në një mënyrë apo tjetër gjithsecili nga ne është vëzhgues i vetvetes dhe ky është një dallim i madh. Në rast se unë nuk do të isha krijuese, pa hezitim do dëshiroja të isha aktiviste për të drejtat dhe liritë e grave, të luftoj me çdo mjet, intelektual,qytetar e njerëzor për dhunën ndaj gruas. Gjithsesi, edhe këtë kontribut unë e pasqyroj me shkrimet e mija, ku unë “dialogoj ”dhe i bëj apel shoqërisë shqiptare, gjinisë mashkullore në veçanti, për të çrrënjosur dhunën ndaj grave e vajzave, për t’i ndihmuar ato të arrijnë standartet e jetës dhe dinjitetin njerëzor. Detyra ime si grua, nënë dhe autore, nëpërmjet shkrimeve të mija të publikuara në median shqiptare, në atë shqiptaro-amerikane, është të sensibilizoj realitetin, të ngre zërin në mbrojtje të grave, nënave e vajzave që vazhdojnë e vriten cdo ditë, për ta sfiduar atë mizoren dhunën fizike e sociale që ushtrohet ndaj tyre. Kjo është ajo që një shkrimtare është në njëfarë mase edhe aktiviste për liritë e të drejtat e grave. Gruaja për Gruan, sjell zhvillimin e shoqërisë, njerëzoren, intelektualen dhe qytetaren, ndikimin në jetën e tyre, në udhëtimin e trishtë e të lumtur të jetës.
Për ju është disi më e vështirë të shkruani për Korçën ku ju jeni lindur, apo në Hardford, ku dhe jetoni aktualisht?
E dua ndjesinë e asaj kohë të paanë, të mrekullueshme dhe e pafundme.Sa herë shëtis rrugëve të Korçës, më duket sikur koha vetëm ngadalëson. Ka shumë më tepër kohë për miqësi, për vëmendjen ndaj vetes dhe njerëzve që të rrethojnë. Kjo është ajo gjallëria e jetës korçare, ç’ka mua më mungon këtu në Hartford, Shtetin e Kënektikat-it (Connecticut) dhe jam banore prej gati dy dekadash. Kur u vendosa fillimisht këtu, teksa vozitja rrugëve të Hartford-it, karakteristika e parë që vura re, Hartfordi më ngjante mondan dhe modern si Korça ime. Sa më shumë ecja në brendësi, në zemrën dhe pjesën qëndrore të Hartfordit, aq më shumë më forcohej mendimi: ky është një qytet shumë “korçar”. Kam ndjesinë se cçdo gur e çdo formacion shkëmbor që përshkon e rrethon Hartfordi-in, përmban jo vetëm historinë e tij, por unë e shëmbëllej me gurët e rrugicave karakteristike korçare dhe shpatullat e Korçës sime mbështetur përjetësisht në malin e Moravës, dhe kanë historinë e tyre. Në Hartford ka ndërtesa karakteristike si ato të qytetit tim, apo ndërtesa në formë “vapori”, si ajo që ka qenë dikur në qendër të Korçës,(ish-Farmaci) ndërsa sot Prefektura e qytetit. Parkun historik e kombëtar hartfordian Elizabeth, e shëmbëllej me parkun kombëtar, Rinia dhe belvederen që vështron këtë park të magjishëm korçar. Forcën e dijes, kulturës, inteligjencës e qytetarisë korçare, themelimin dhe muzeumet për identetin individual dhe zhvillim historik të Korçës, i shëmbëllej dhe i lidh me historikun hartfordian.Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë rritet interesimi im për të mësuar, zbuluar dhe njohur më shumë historikun e Hartford-it, ngjashmërinë e mrekullueshme që ka me Korçën time në art, letërsi, kulturë, arkitekturë dhe antikitet. Në Hartford jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e tij, një nga autorët më të njohur në botë, Samuel L.Clemens, i njohur si Mark Tëain, me më shumë se 30 libra, qindra tregime dhe esse, leksione e studime shkencore. Mark Tëain është i njohur edhe për shtëpinë e tij muze me shumë dhoma dhe ambiente, bibliotekat, dhomat e studimit, muze, teatro, kinema, oborr të madh, lulishte me gjithfarë lulesh, gjelbërim, belvederen, shatërvanët, dhe statuja të ndryshme, që shprehnin forcën e dijes e të kulturës të jetës e veprës së tij.Teksa vizitoja shtëpinë muze të Mark Tëain-it, më përqasej Shtëpia Muze e Shkollës së Parë Shqipe në Korçë, me shumë dhoma, (klasa) që përhapnin dije, shkrim e kulturë, oborri me shatërvanin dhe monumentin më gërmat simbolike dhe korrespondimi kohor.Veprimitaria letrare, historike, klasike dhe mbresëlënëse e tij, më përqas dhë shëmbëllen gjurmët e kontributit dhe veprimtarisë së figurave të shquara korçare si Asdreni, Foqion Postoli, Thimi Mitko, etj., të cilët edhe ata shkruanin në shtëpitë e tyre anës lumit që rridhte përmes Korçës. Këta korçarë të shquar bënë revolucionin në letërsinë realiste moderne shqiptare, shkrimtarë që trashëguan artin folkorik, gjurmë e simbole këto, mishërimin e të vërtetave historike dhe korespondimin kohor tipike si ato të Mark Tëain-t në Hartford, ndërsa ata në Korcë. Dhe jo vetëm kaq! Por edhe në shekullin e 20-ë dhe 21-ë, Korca ime ka akoma si Mark Tëain-i , që nga Kristaq Cepa alias KAPA- dhe Dritero Agolli, Petraq Kolevica dhe Vangjush Ziko, Petraq Zoto dhe Sotir Andoni, etj. Mark Tëain i Hartford-it ka qenë edhe filantropist.Ai ka ndërtuar Spitalin e Hartford-it dhe Bibliotekën qëndrore të qytetit,- sikundër bëri filantropisti Thoma Turtulli i Korçës, i cili ndërtoi spitalin e Korçës dhe Bibliotekën e qytetit. Ja pra kjo është ajo, pse unë e gjej veten në Hartford-in perëndimor ,si në Korçën time europiane, ç’ka më frymëzon dhe më bën të ndihem krenare. Ja pse unë vazhdoj të shkruaj në dekorin e Hartfordit “korçar”.
Cila është ajo ndjenjë, që troket më shpesh tek ju?
Pa dyshim, toleranca, durimi dhe falja,te cilat sot duhen te jene prezente ne shoqerine e sotme shqiptare.
Ndërkohë në Shqipëri ju keni dërguar disqe me fjalime të mbajtur nga Fan Noli ynë i madh. Përse e keni bërë këtë gjest human, kur kjo gjë është detyrë parësore e vet shtetit shqiptar?
Unë rrjedh nga një familje fanoliste. Për herë të parë emrin e Fan Nolit, e kam dëgjuar në moshën 7 vjeçe. Po shihja gjyshin tim të ndjerë, që më donte pafundësisht, se ishte shumë i shqetësuar. Qe përkulur përmbi radion tonë të vjetër, sikur donte ta përfshinte me të dyja pëllëmbët e tija të mëdha, të mplakura dhe aq të dashura për mua. Për një cast ngriti kokën plot dëshpërim e sy të përlotur. Radio-Tirana sapo kish transmetuar lajmin se kish vdekur historiani, atdhetari, poeti, patrioti i rilindjes, Fan Stilian Noli. Kur u rrita dhe mësova të lexoja, nga dita në ditë, rritej interesimi im për Fan Nolin. Lexoja gjithçka çfarë shkruhej për të. Sigurisht në atë kohë ishim të mbyllur, dhe kontakti me botën, ku Noli kishte jetuar, aktivitetin e tij për kombin dhe krijimtarinë e tij, ne nuk e njihnim mirë; merrnim aq sa na ofronte koha që jetonim. Më vonë, duke u rritur, arësimuar e maturuar, rritej edhe vizioni im, për të ditur më shumë për këtë kolos të letrave shqipe, për këtë historian, poet, politikan, fetar e patriot. Por brenda qenjes sime, rrinte strukur dëshira e heshtur dhe ëndërra e gjyshit fanolist për të vizituar varrin e Nolit. Fati im e deshi që unë të vija në USA, dhe të banoj, gati një orë e ca larg vendit ku Noli jetoi dhe zhvilloi aktivitetin e tij historik. Dhe ja arrita qëllimit shkova te varri i Nolit me mbështetjen e atdhetarit e patriotit, Thanas Laskaj, i cili jeton ende, dhe është nga të fundmit e erës fanoliane. Do të ishte po Xha Thanasi i cili i ka ruajtur kasetat e çmuara me zërin e Nolit, dhe u tregua i gatshëm për të m’i dhënë. Më pas unë bëra disa kopje e ua dërgova me postë miqve e kolegëve të mij më të mirë. Kur shkova në Shqipëri, bëra edhe kopje të tjera e ua shpërndava jo vetëm miqve të mij, që i kam të shumtë, por edhe disa studiove televizive në Korçë dhe Tiranë. Isha më e lumtura e botës, isha unë ajo që i kisha futur në atdhe kasetat e Nolit. Ato janë një thesar i çmuar, për historinë e kombit shqiptar. Kishte njerëz që më thoshin, mos i jep kasetat, pa të paguar, mirëpo, o Zot, a shitet Shqipëria, shqiptaria, a shitet Noli…?! Fan Noli nuk është vetëm i imi, është i gjithë popullit shqiptar. Është ky popull që nxori Nolin e madh.
Jetoni në kryeqytetin Hardford të shtetit Konektikat, ku dhe jeni vlerësuar me titullin “Gruaja e vitit në komunitet”. Ç’përbën për ju ky vlerësim?
Një nga aktivitet humane dhe shpirtërore që kam organizuar me gra emigrante ekonomike nga Shqipëria këtu ku jetoj, ka qenë prerja e flokëve nga këto gra dhe dhurimi i tyre, Qendrës Spitalore të Kancerit, Saint Francis Hospital, për gratë që vuajnë nga kanceri në gji. Ju e dini se, nga bioterapitë që kalojnë gratëe sëmura, atyre iu bie floku. Nga aktivitetet pararendëse dhe ky aktivitet mori vlerësime nga Departamenti për “HUMAN RELATIONSHIP”, nëBashkinë e Hartford-it. Ishim 15 gra shqiptare. Është gjithmonë ai shpirti i brishtë femëror, përpjekjen për tapromovuar shpirtine mirë qytetar dhe intelektual, brishtësinë femërore shqiptare, duke ndarë së bashku eksperienca të tilla njerëzore, me gratë amerikane ku ne tashmë jemi integruar, në jetën e përditshme. Pra si rrjedhojë e vlerësimit të aktivitetit tim në dobi të komunitetit, u vlerësova nga Bashkia e Qytetit të Hartfordit, mes disa grave të kulturave të tjera si “Gruaja e vitit në komunitet”. E thashë pak më lart ky vlerësim merr kuptimin e njohjes së shpirtit human të gruas shqiptare.
Prej 10 vjetësh ju aderoni në Partinë Demokratike Amerikane. Çdo të thotë të jesh anëtare e kësaj partie?
Kam 10 vjet une aderoj në Partinë Demokratike Amerikane. Qëllimi im që unë investoj si anëtare e kësaj partie, vjen si domosdoshmëri për të ngritur zërin e komunitetit shqiptar të Hartfordit; për ta integruar sa më bukur atë në demokracinë amerikane; sigurisht duke pasur edhe një ndjenjë respekti e mirënjohje edhe për Bill Klintonin, (koha kur unë u anëtarsova) si një personalitet dhe burrë shteti, që i doli në mbrojtje popullit tonë shqiptar të Kosovës. Që, për më tepër, Klinton i tregoi botës dhe Europës kristiane, se si një kristian, mbron të drejtën e një populli të besimit mysliman, duke dalë hapur në mbrojtje të popullsisë myslimane të Ballkanit, duke ju kundërvënë edhe me gjuhën e luftës, makinës vrasëse serbe dhe kasapit Millosheviç. Zoti bekoftë Amerikën dhe Bill Klinton!
Nëse do të jetonit në Shqipëri , cilën prej partive do të përfaqësonit?
Unë jam Fanoliste, idealiste! Partia ime është patriotizmi, dashuria për atdheun, shqiptaria. Shkrimtarët nuk janë partizanë të politikës dhe synimi i letërsisë nuk është kritikë apo reformim shoqëror.Një shkrimtar mund të ketë pikëpamjet e tij politike, por këto pikëpamje kurrsesi domosdomërisht nuk duhet t’i manifestojë në krijimin e tij letrar.Shkrimtari duhet të jetë vetvetja, brenda brishtësisë së individualitetit të tij krijues. Kjo është sfidë e frikëshme për të shprehur pikëpamjet e dikujt në rrethana të tilla, një individ konfirmon ekzistencën e tij nëpërmjet një sfide të tillë nga mjedisi i tij. Është lojë e rrezikshme t’i kërkosh shkrimtarit se çfarë ata mendojnë politikisht. Për mua janë ndjenjat idealiste që më bëjnë të shkruaj për dhimbjen e dashurinë e të tjerëve, sigurisht edhe timen.Dashuria njerëzore triumfon në jetë, mbi politikën. Në artin e të shkruarit më e vështira për mua është pjesa kur dhimbjen dhe dashurinë, harenë e gëzimin ta kthej në fenomen shoqëror dhe historik.
Jeni Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Anëtare e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Botës me qendër në Ohio, SHBA, Anëtare e Shoqatës së Poetëve të Botës, me qendër Larisa, Greqi, Anëtare e Shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”, Tiranë, etj, editorialiste në shtypin shqiptar, Amerikë, Londër , Kosovë dhe trojet shqiptare. Karrierë tejet mbresëlënëse. Si do e vlerësonit bashkëpunimin me to?
Angazhimi im, me zgjedhjen si kryetare e shoqatës, është aktiv, angazhim ekstra me vullnet e dëshirë, që pavarësisht mundësive që ofron Amerika, përballemi me vështirësitë që hasen në emigracion prej punës e obligimeve të ndryshme familjare e ekonomike. Me mbështetjen e Kryesisë, të Presidentit të SHSHSHA – së, poetit e publicistit Adnan Mehmeti dhe anëtarëve të saj, ne kemi mbajtur Simpoziumin Shkencor me temë “Letërsia dhe roli i saj në Diasporë, “Audiencë me shkrimtarët”, promovime të botimeve të reja të shkrimtarëve e poetëve.. Në muajin prill ose maj nuk e kemi vendosur akoma datën, organizojmë aktivitete letrare me tema të tjera. Shumica e shkrimtarëve shqiptaro – amerikanë i përkasin Letërsisë Postkomuniste të Diasporës, ata ndajnë e tregojnë historinë nën efektin e karizmës, aureolës të rrënjëve historike dhe kulturës shqiptaro – amerikane. Ndërsa bashkëpunimi me organizmat e tjera sigurisht e kam nëpërmjet krijimtarisë sime, editoriale, kolumna, analiza, opinione, eksperienca krijuese, social-kulturore që ndajmë së bashku. Me shtypin shqiptar, statusin e gazetares e kam fitur me mund, djersë, krahë të fortë e mëndje të shëndoshë, për të qenë pranë klithmave të popullit në kohën e vendin e duhur, një bashkëpunim dinjitoz e profesional.
Çdo të thotë për ju, të qenurit person publik?
Duhet akoma punë e kontribut që të arrij statutin e të qënit person publik. Unë jam, qytetare, intelektuale, grua, nënë, gjyshe, autore sikundër janë edhe shumë nga simotrat e mija, kaq është e mjaftueshme për të qenë dikushi në jetë.
Përse shkruan Raimonda?
Takimi im me Artin e të shkruarit është magjik në mënyrën se si gjërat perceptohen dhe rrëfehen më pas. Vetë krijimtaria ime dhe nga ç’ka ju tregova më sipër, nënkupton përgjigjen se përse unë shkruaj.Më pëlqen ta kem tavolinën e kompjutërit pranë dritares ,se kur shkruaj dua edhe të sodit natyrën dhe gjithçka ndodh jashtë asaj dritare.Të shkruarit është si perëndia. Dhe unë shkruaj se dua t’i rrëfehem asaj. Këtë liri dhe sinqeritet, vendosa ta reflektoj nëpërmjet artit të të shkruarit, ku liria ime është e pafrikshme, e çiltër e pa komplekse. Që do të thotë se frymëzimi, muza, idetë, ëndrrat janë diktuar në jetë,dhe lirinë për t’u shprehur e shkruar. Ka drama sociale, tragjedi të dhimbshme përtej dhimbjes, që mua më dhëmbin në shpirt, lënë gjurmë të thella në shpirtin tim, ka dashuri të mëdha e të bukura në lirinë dhe jetën time dhe të gjithsecilit dhe unë i kam përjetuar me forcën e shpirtit dhe reflektuar në krijimtarinë time.
Cilat prej gjinive që ju lëvroni, pretendoni se ju kanë bërë të sukseshme?
Publicistika dhe Poezia.
Cila shprehje e bukur,ju ka lumturuar nga takimet e bisedat me njerëz të artit, lexues apo e -mail që ju kanë dërguar?
Vlerësimet janë të shumta, nga kolegë, shkrimtarë, poetë, dashamirës të artit e letërsisë, ndjekës të aktivitetit tim krijues jo vetëm në rrjetin social Facebook dhe Instagram, por edhe nga pena të njohura të letrave shqipe e gazetarisë kanë shkruar për mua, në shtypin shqiptar dhe online, si Vangjush Saro, Vangjush Ziko, Vasil Tabaku etj, vlerësime nga prof. Nasho Jorgaqi, nuk më kujtohen për momentin se janë aq shumë sa bëhet një libër voluminoz. Ja si shprehet publikisht në rrjetin social FaceBook, z.Genc Mlloja, diplomati, publicisti, analisti dhe kryeredaktori i gazettes,”Albanian daily aees”gazetë e vetme që del në gjuhën angleze në Shqipëri,Ballkan dhe krahas gazetave prestigjioze në Europë,për bashkëpunimin disa vjeçar,dhe në vazhdim me Raimonda Moisiun. Genc Mlloja: “Kënaqësi, fat të bashkëpunosh me ju për Albanian Daily News”. Dhe vlerësimi shumë modest i publicistit të njohur Dalip Greca, që thotë se: “Raimonda kurrë nuk shkruan për vete! Vërtet vlerësime të tilla të lumturojnë dhe të shtojnë forcën dhe frymëzimin për të shkruar.
Çfarë vlerëson më shumë në jetën e një njeriu?
Sinqeritetin, ndershmërinë, humanizmin dhe vitalitetin e shpirtit, mbi të gjitha virtytin e mirësisë dhe dashurinë njerëzore.
Cilët janë për ju Korça dhe Korçarët?
Unë si bijë e lindur dhe e rritur në Korçë,“24 karat korçare” i besoj shumë qytetarisë dhe inteligjencës së shpirtit korçar, që gjithmonë më frymëzon mua dhe është gjithmonë në ecje, gjithmonë në ndryshim, kontributi i saj është kompleks, i gjallëruar, sepse edhe vetë dashuria për vendlindjen,vjen nëpërmjet promovimit të vlerave të kësaj qytetarie, ndikimit të zhvillimit, progresit e begatisë të qytetit, si premisa bazë për enticitetin e botës të artit, kulturës e dijes,që e pasurojnë të tashmen tone, mes të bukurës e të përditëshmes njerëzore.
Cila është ëndërra ende e pazbuluar e Raimondës, e cila synon ta realizoj atë në të ardhmen?
Sigurisht të gjithë kemi të tilla, por ato kanë rëndësinë e tyre të veçantë në jetën tone. Në rastin tim ato marrin kuptim nëpërmjet letërsisë. Pra dua vërtetë, që viti 2015 të jetë viti i botimeve të mija.
Intervistoi:FADIL SHEHU- Florida, Mars 2015

Filed Under: Interviste Tagged With: Fadil Shehu, Hartfordi, Interviste me Raimonda Moisiu, Korca

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT