• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, vend i vidovdanëve dhe sulltanmuratëve !

June 28, 2013 by dgreca

Shkruan: Fahri Xharra-/

”Edhe Krishti ne na thoshte:Unë jam grek, eni pas meje, Do t’i themi pa mblidh mente, Se shqiptari s’vjen pas teje…” – Petro Nini Luarasi (1865-1911)/

E përjetuam edhe një ditë të Vidovdanit! Dikur në qershorin e vitit të largët 1389 në fushën e gjerë të Kosovës u ballafaquan ushtria turke dhe ajo ballkanase.Aso kohe ishte një vasalitet ndaj Turqisë, por kur Car Llazari rebelohet së bashku me shqiptarët, boshnjakët, bullgarët dhe hungarezët; pos dhjetëra mijëra të vrarësh në të dy anët e humbi kokën edhe Car Llazari me të birin. Dikur vonë serbët e shenjtëruan Carin dhe me shenjtërimin e tij, Kosova filloi të bëhet vend i manipulimeve historike dhe trashëguese. Më e freskëta është ajo e Millosheviqit kur karrierën e tij prej diktatori e filloi mu këtu.

Por ç`ndodhi në anën tjetër, në anën turke? Sulltan Muradi i u mbyt nga Milesh Kopili (Millosh Obiliqi, Milod Kobila). Sipas analizave historike dhe gjeo-luftarake më të reja vrasja ishte organizuar nga i biri Bajaziti I, mbasi që ky Bajazidi në të njëjtën kohë likuidoi edhe të vëllanë Jakubin. Të nesërmen u kurorëzua si Sulltan Bajaziti I. Trupi i pajetë i Sulltan Muratit I u dërgua me shpejtësi nëBursatë Turqisë,dhe u varros në Mausoleun e madh të Sulltanëve . Për arsye të procesit të balsamimit iu hoqën nga trupi organet e brendshme dhe ato u groposën në fshatin e sotëm Mazgit.

Sulltan Bajaziti pasi që e siguroi fronin dhe u martua me të bijën e Car Llazarit Princeshën Olivera, një vit më vonë e rregulloi varrin e dytë të babait të tij.Sulltan Murati I pra i ka dy varre, një në Çekirge të Bursas, ku pushon trupi i tij i balsamosur dhe tjetrin vetëm me të brendshmet e trupit të tij në Kosovë.Juridikisht varri është vendi ku prehet trupi apo hiri i një individi të vdekur. Nuk ka shënime as nga Egjiptianët, as nga Asyret, as nga Babilonasit, as nga Aztekët e as nga të tjerët që një i vdekur të ketë pasur dy varre, e më së paku ndonjë mbret .

Ka kaluar shumë kohë, 623 vjet dhe historia është shkruar ndryshe e ndryshe, por varri i Sulltanit dhe monumenti i Bezistanit të Car Llazarit palosin ditët, vitet, shekujt në fushën e Kosovës që frymëzojnë po me kaq ndryshime të mëdha aspiratat për Kosovën. Derisa Serbët e quajnë Kosovën djepi i serbizimit, turqit po e marrin si simbol të ekzistimit turk në Evropë.Po,ne shqiptarët ku mbesim?

Të shkojmë më tutje me analizë të kësaj ngjarjeje që aq shumë po na turbullon edhe so e kësaj dite. Mos të harrojmë se ishte një luftë më e madhe për të penguar osmanët që t`a shtrijnë trupin e tyre prej aziatike në këto toka të buta ballkanike: Lufta e Maricës (Bulgariae sotme) në vitin 1371 ! Por ajo luftë nuk kremtohet nga Bullgarët , por vetëm shënohet si një ditë e ndryshimit të Historisë.

Festimi i Vidovdanit në Kosovë e ka një arsye,por jo për qështje fetare.Serbia me këtë ditë don që t`i orkestron ritualet e saja të cilat nën petkut e fesë i përmbushë “obligimet” e veta ndaj gënjeshtrave historike për një “ bashkësi të imagjinuar”. Ishte viti 1899, kur autonomistët serbë dhe Kisha e tyre u pajtuan që Vidovdani të mbetët një shenjë për të paqenën. Ata që besojnë në besime të kota , ,kur ta lexojnë historinë e tyre e gjejnë Vidovdanin të “rëndësishëm” për shumë arsye.Errësira që bie asnjëherë nuk i ndihmon dritës që të ndriqon sa do pak shpirtin e djegur mbas fantazmave të paramenduara të së kaluarës. E dini: Kjo ditë është zgjedhur për të shpallur luftëra. Ballkani mban në mend në mënyrë gjarpërore ashtu në gjatësi ,që s`ka të ndalur kërkesa për Vidovdana dhe për humbjen e së vërtetës historike me krijimin e tensioneve të cilat ndjellin vetëm kob.Vidovdani dhe Jerusalemi i Serbisë ?

Qytetarët e Serbisë kurrësesi të ndahen nga dëshira e tyre dhe të bëjnë dallimin në mes të kryqit të tyre dhe lirisë së shpirtit të tyre nga verbimi asfiksues i ndjenjave të tyre të gurosura në imagjinatën e tyre të tokave të huaja. Rikujtimi i historisë në mënyrën serbe është një ndalje e zemrës e një civilizimi që kurr nuk mundën t` arrijnë.

Përrallat gjallërohën edhe nga turqit ,që nuk e kan aspak për nderë të zhytën edhe ata në rrugën gjarpërore të pa fund të “kujtimit” dhe “ rikujtimit” të asaj që ishte vetëm një turp i së kaluarës së tyre. Por sa i gjallë është miti për Sulltan Muratin në Turqi? “Është mjaft i njohur, Beteja e Fushë-Kosovës është lufta më e rëndësishme që ka bërë Perandoria Osmane Me këtë luftë ne fituam betejën me Evropën”, thonë turqit. Një llogaritje e gabuar e tyre; me Betejën e Kosovës nuk fitohet Europa.

Kushe vrau sultan Muratin? Thjesht ,si çndodhë në Perandorinë Otomane, ate e vrau i biri Bajaziti. Kemi pak raste në historinë e Europës kur i biri e vret të atin ,apo i ati të birin për pushtet? Pse Bajazidi ,e vrau të vëllaun Jakupin.? Sepse ai ishte dëshmitarë i një tradhëtijeje familjare e sëmuar për pushtet.

Të dy komandantët e Betejës u shenjtëruan , sepse të dytë vdiqën në betejën e Kosovës.

Njëri i shenjtërua pas pak vjetësh, Llazari, ndërsa Muratin e shenjtëroi koha dhe legjendat për vrasjen e tij. Janë kaq të shumta këto legjenda, sa studjuesve, në mungesë të dokumenteve që lipset ta përshkruanin ngjarjen, ashtu siç ka ndodhur, u është dashur të hamendësojnë mes fjalësh e faktesh. Sepse të vërtetën e fundit duket se e ka marrë në varr përgjithmonë. Por të gjitha historitë dhe legjendat kanë një pikë të përbashkët: “Fitorja e shenjtë” !

Vijnë korbat të festojnë “ditët “e tyre në tokë e e huaj. E ne bejmë “sehir”. Iu shkojmë pas.Popse ? Na brengosë neve historia e jonë? Apo jemi robër të ndjenjave tona ?Sa qesharake dhe artificiale aq edhe injorante dhe vetëvrasëse? Kujt i shërben,ky qëndrimi i ynë? A mos po futemi përditë e më tepër në vorbullën marramendëse ,drejt vrimës së zezë ,së cilës nuk i bën ballë askushi e asgjë? Me 29 Qershor, 1444, gati 568 vjet te shkuara Gjergj Kasteriot-Skenderbej ne krye te arbëroreve, e zhvilloi Betejen e Dibres, ku e shpartalloi ushtrinë osmane. Pse ne nuk e kujtojmë këtë ditë? Beteja e Torviollit , e njohur edhe si Beteja e Dibrës së ulët, u zhvillua më 29 qershor të 1444 në Shqiperi. E vogël kjo? E jona dhe për krenarinë tonë. E jona që i tregon botës se kush ishim dhe për çka frymonim.

Poshpallja e Autonomisë e vitit 1844 nga Dervish Cara ?

Në Kosovë nuk ka lidhje të thella midis Turqisë dhe nesh. Varri i Sulltan Muatit ,nuk është lidhësja e të mbajturit në robëri. Në Gjakovë është varri i Maxharr Pashës dhe ushtarëve të tij ,që i lanë eshtrat buzë Lumit Krena ,në kohë kur deshtën ta fikin dritën e Lidhjës së Gjakovës. Aty është varri ,ai ruhet si tregues serioz: se mos gaboni të shkelni mbi ne, se kështu do ta gjeni amshimin tuaj !

“Jemi mbledhur për të kujtuar një personalitet që ishte shumë i rëndësishëm. Sulltan Murati ishte i gatshëm të luftonte në çdo kohë dhe zhvilloi 37 luftëra dhe e fundit ishte ajo në Kosovë, ku ishte një luftë për ekzistencë”( Pushtimi quhet egzistencë?f.xh.), ka deklaruar Altepe (Kryetar i Bursës ,.Turqi) . Mos more? Të krenohemi edhe me fitoret e Sulltan Fatihut II ,që e shkrumboi Shqipërinë pas vdekjës së Skënderbeut?

Derisa serbët e “krijojnë “ historinë e tyre në Mitin e Kosovës; ne jemi aq solidarë sa që

deklarojmë haptas se me turqit e kemi gjakune perzier. “Ky vend flet (Tyrbja e Sulltan Muratit f.xh. )për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë tij (Sulltan Muratit) ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë”.( Myftiu Tërnava2011). S`iu vjen pak ,së paku pak keq që të mohojmë vetëvetën? Pse ore më bën vëlla me turkun? Ne nuk jemi turq! Krahasoni fjalët e kryepeshkopit Irinej ,me këto të kryemyftiut të muslimanëve në Kosovë. Largë jemi ,large jemi nga atdhedashuria. Ç ka mëndojnë të tjerët për ne?

“Kur nisa të interesohesha për kulturën tuaj në momentin që u emërova Ambasador në Shqipëri, nisa të lexoj poezi shqiptare të përkthyera në anglisht. Një nga ato ishte poezia e zotit Fatos Arapi e titulluar “Sulltan Murati dhe shqiptari”. Me pak vargje ajo ishte kaq dramatike, e arrirë dhe tejet emocionuese dhe që shpreh shumë më shumë nga çfarë kam lexuar në vite, pra fisnikërinë e kërkesës për liri. Dhe nëse nuk e keni lexuar, shkoni dhe lexojeni. Kur betohesha si ambasador në Departamentin Amerikan të Shtetit përballë qindra njerëzve, duhet të mbaja një fjalim të cilin e mbyllja duke cituar poezinë e zotit Arapi. Edhe pse 99% e audiencës ishte amerikane, njerëzit në auditor po qanin, kaq prekëse është ajo poezi. ( Ish Ambasadori Withers)

Pounë?Poti?Pona?

Sulltan Murati është një figurë historike që mund t’ia gjesh vendin në kohë dhe në hapësirë, kurse shqiptarit nuk i vihet asnjë emër, shqiptari është i përjetshëm, shpirti i lirisë që ai po kërkonte është i përjetshëm. Ja pse është e rëndësishme kultura dhe nuk ka rëndësi se çfarë vështirësish duhet të përballohen për aq kohë sa ekziston ai shpirt për të kërkuar liri për një jetë më të mirë, për të qenë ai që je.- përfundon Ambasadori Withers.

SULLTAN MURATI DHE SHQIPTARI

Fatos Arapi Sulltan Murati qëndroi para robit të lidhur.

Nga maja e kalit e peshoi me sy:

moshën e thyer, plagët, zinxhirët…

– Arnaut, e pyeti, përse lufton ti,

kur mund të jetoje dhe ndryshe?

– Sepse, padishah, u përgjegj robi,

çdo njeri ka në kraharor një copë qiell,

dhe në të fluturon një dallëndyshe.

 

Filed Under: Komente Tagged With: dhe sulltanmurateve, Fahri Xharra, kosova, vendi i vidovdaneve

Murtaja e vitit 1747(Nga ditari i Gjon Nikollë Kazazit)

June 24, 2013 by dgreca

Ne Foto: Gjon Nikollë Kazazi (Punim i artistit Shyqeri Nimani)/

”Minjtë e dikurshëm gjatë sundimit turko-otoman, që bartnin murtajën dhe shkaktonin vdekjen e popullit, apo edhe ata gjatë sundimit serbo-sllav, ende janë të gjallë dhe veprues.” Dom Lush Gjergji ”/

Shkruan: Fahri Xharra/

Jemi në Gjakovën e vitit 1747, ishte muaji mars, një mars i bukur, por që paralajmëronte diçka të kobshme. “Lëvizjet e shpeshtuara të ushtrisë turke që bëheshin atyre ditëve dhe netëve nga Gjakova, e drejt nga Qafa e Prushit i kishin ra në sy gjithkujt, por që të gjithë ia kishin dronë ndonjë të lige që mund të përgatitej. E sigurt ishte që Porta e Lartë, qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës, Malësisë së saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe sajimin e një “tampon zoneje” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer Lindja dhe Perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”… thoshte Gjon Nikollë Kazazi në fletorët e tija të asaj kohe të cilat na i zbardhi Jusuf Buxhovi me 1982.

“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave… O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…” – i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, ne shënimet e tij. “Me keqardhje “të thellë – thoshte Kajmekami i Gjakovës, iu lajmëroj se në Gjakovë ka shpërthyer sëmundja e rrezikshme e murtajës. Ishte më 28 Mars 1747… Forma më e shpeshtë nga Xenopsylla cheopsis e murtajës, vjen pas një pickim i morrit të minjve. Ajo së pari i sulmon dhe i zhduk minjtë, dhe me mbytjen e tyre, e vazhdon te njeriu. Pas një inkubacioni një javor sëmundja shfaqet ashpër dhe mbjell vdekje. Kjo është murtaja Bubonike. …Dhe qyteti i Gjakovës, që nga Pashtriku, deri te mbrenda Drinit, nga Nënshkëlzeni e deri te Lumbardhi i Deçanit, shpallej karantinë.

Gjon Nikollë Kazazi nuk dëshironte të ngarkohej, si thoshte ai, me mëkatin e dyshimit të padëshiruar, por koha ka me tregue dhe mund të thuhet se kjo e ligë nuk ka pikur nga qielli. “Lufta nuk zgjedhë mjete. Në krahinat kryeneçe, shkruan Jusuf Buxhovi (Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit), mund të bëhet ajo edhe me anë të mikrobit të padëshirueshëm që vret mijëra herë më shumë se arma dhe nuk le gjurmë. Mendja e njeriut nuk ka fund kur janë në pyetje shkatërrimet”. Gjon Nikollë Kazazi e kishte lexuar se murtaja e para njëqind vjetëve poashtu në Gjakovë nuk i kishte dhënë rezultatet e pritura falë gjeturisë së vendasve. “… Unë, Gjon Nikollë Kazazi, i biri i Pjetrit, dëshmoj për mënxyrën që na ka ra mbi kokë dhe rrezikun të mbesim të shkëputur nga bota… Ky kërcnim lidhet me çfaqjen e murtajës për të cilën thuhet se është midis nesh, sadoqë ajo ende nuk është dëshmuar…(inkubacioni i pritur vazhdon F.Xh.)…por shumëçka që këtu lidhet me sëmundjen, lë për të dyshuar se ajo është pjellë e ligësisë së robit….”.

Pra, sëmundja ishte sjellë kastile që nga viset e largëta të Lindjes me të sëmurë, të shoqëruar me përcjellje po nga ata që e kanë derdhur sëmundjen. Kjo ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku biente kufiri në mes të dy botërave. E ngjashme kishte ndodhur në Gjakovë (1972), kur u karantinua Gjakova me prurjen e sëmundjes së lisë (variola vera), shpërthimi i fundit në Evropë i kësaj sëmundjeje. Sipas shtypit jugosllav të kohës, sëmundjen e pat sjellë një haxhi mysliman shqiptar.

“Çudë, për besë – fliste populli, çudë e madhe. Flitet e përflitet për këtë të zezë sëmundje e kurrkund nuk hetohet”… Kurse në të njëjtën kohë Kajmekami kërcnohej: “Ata që dyshojnë në sëmundjen, janë armiq të Perandorisë dhe të gjithë ata që e hapin fjalën se nuk ka sëmundje dënohen pamëshirshëm” (?) Pritej me padurim dhe me imtësi të planifikuar të çfaqej sëmundja.

“Otomanët, meqenëse nuk arritën të krijojnë ‘njeriun e ri’ në këtë anë, i cili do të ishte i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhrave” (J.Buxhovi, po aty). Murtaja ishte pjellë e strategjisë: “Tek e fundit, sëmundje ka pasur dhe gjithmonë do të ketë, pse t’ua vejmë veshin gjithaq kur ato vijnë nga i madhi që mendon për të gjitha?” e qetësonte Kajmekami parinë e Gjakovës, në Marsin e vitit 1747. “Por, koha e duhur eci dhe sëmundja u çfaq, sëmundja nuk erdhi nga zoti, por nga robi, sëmundja u çfaq sipas rendit të paraparë dhe e dijshin mire ata rrjedhën e saj” – vazhdon tutje Gjon Nikollë Kazazi në shënimet e tij. Pastaj Gjakova do të bëhej varri më i madhi në botë ku dhjetëra e mijëra të dënuar me vdekje të futeshin në te.

Qytetarët habiteshin që sëmundja paraqitej në mënyrë të përzgjedhur (selektive) nëpër mëhallë të qytetit. Kishte, vallë hile edhe aty?… Sëmundja përhapej dhe fikej, falë gjeturisë së kundërveprimit të qetë, që në të vërtetë ngërthente kundërvënien më të ashpër, jo me infrastrukturë ushtarake, por me mospërfillje të urdhrave të pushtuesit. Prurja e plakave nga Malësija që i përdornin dregëzat e nxjerra nga hunda e të sëmurit që pastaj me anë të grrithjes në lëkurën e dorës dhe fërkimit me gjakun që shfaqet i futnin të sëmurit kundërmikrobin në trup dhe kështu i bëhej ballë sëmundjes. Plakat grithëse ishin shpërndarë në katundet e Malësisë e Rekës dhe kudo i kishin grrithur të sëmurët. “Pushtuesit e dinin mire që krahas çkombëtarimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të prekin edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i tyre dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…” ( Jusuf Buxhovi, Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit.1982). “Ndodhi të së djeshmes që kanë ndodhur në të nesërmen e sotme…”.

Imzot Gjon Nikollë Kazazi lindi në Gjakovë, më 1 janar 1702. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet teologjike i filloi në Kolegjin Ilirik të Shën Pjetrit, i vazhdoi në Kolegjin e Shën Palit në Fermo e i kreu ne Kolegjin Ilirik të Loretos, ku studioi gramatikë, retorikë e filozofi. I nisi studimet kur ishte djalë i ri, 18 vjeç; i kreu në vitin 1727, kur mori edhe titullin doktor në filozofi e teologji. Po atë vit u shugurua meshtar. 41 vjeç do të shugurohej ipeshkëv i Shkupit. Sapo u kthye, kryeipeshkvi Mikel Suma, e emëroi misionar ne Prizren. Më pas kaloi nga Prizreni ne Gjakovë, për shërbim baritor, të cilin e kreu se bashku me dom Anton Teodorin.

Meqë dallohej për zgjuarsi dhe aftësi te veçantë, imzot Suma e emëroi dom Gjonin vikar të përgjithshëm. Me propozimin e Imzot Vinçenc Zmajeviqit, Kazazi u emërua vizitator apostolik i kryeipeshkvisë së Sofjes dhe ipeshkvisë së Nikopolit, në Bullgari. Me 23 shtator 1743, Papa Benedikti XIV e emëroi imzot Gjon Nikollë Kazazin kryeipeshkëv i Shkupit. Palion e mori në Romë, me 16 dhjetor 1743. Gjatë qëndrimit në Romë, në vitin 1743, imzot Kazazi zbuloi ne Bibliotekën e Propagandës Fide të vetmin ekzemplar të ruajtur deri më sot të ‘Mesharit’ të dom Gjon Buzukut, botuar ne vitin 1555. Kryeipeshkvi i Shkupit vdiq me 5 gusht te vitit 1752, duke lënë gjurmë të pashlyera ne historinë tonë dhe si zbulues i parë i librit më të vjetër të shtypur, që njihet deri me sot. Sipas të gjitha gjasave varri i tij gjendet ne rrethinën e Gjakovës.

 

 

 

 

Filed Under: Komente, Kulture Tagged With: Fahri Xharra, Murtaja e vitit 1747

Mesapia e mesapëve të Ilirisë

June 22, 2013 by dgreca

“Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e mer lumi”.( Hakkı Paşa, (1862–1918) Ambasador Otoman në Itali)/

  • Ne Foto: Harta; Sa ishim dhe sa jemi? Dhe sa do të mbesim?/
  • Shkruan: Fahri XHARRA/

 -Prandaj nuk ishte gjë e rastit që ishin ndaluar zbulimet arkeologjike në trojet shqiptare të asaj kohe, më thoshte një mik,

– E jo vetëm zbulimet arkeologjike ,por edhe gjuha edhe historia e edhe uni ynë ishte i ndaluar -ia plotësova mikut

Jemi në Luginën e Itrias (Italia Jugore) . Trulli , murët e gurit ,një fshat i vjetër Mesdhetar , kështjella , katedrale, manastire, mullinj nëntokësor , podrume, festivale ,  vallëzime të traditës: kjo është Itria dhe Lugina e saj. E mbushur me trupa ullinjsh në tokën e ahtëpive të bujqëve ( masseria) , të cilat janë fortesa të vogla nga guri.Këtu janë plazhet e gjata me rërë të imtë, dunat dhe rezervatet  e mbrojtura naturale. Këtu janë gjurmët e civilizimit të lashtë Mesap , shtëpitë e vogla me prej guri me kulm konik- Trulli ,këto gjurmë prezente gjerë e gjatë Luginës e që e kanë një bukuri mahnitëse.  Këtu është vera dhe kultura e verës me rrënjët e saj që nga civilizimi Mesap, një populli autokton  mesap që është vërtetuar me gjetjet arkeologjike në këto anë.

Shkojmë dhe shetisim nëpër Mesapi dhe shofim kulturën dhe civilizimin Mesap. Në mes të qytetëzave Monopoli dhe Savalletri është parku Arkeologjik më mbetjet dhe rrënojat e Egnazias.  Kjo fushë arkeologjike prej 40 hektarësh e cila në vete e ka qytetin e vjetër të rëndësishëm Mesat , Gnathis që daton  13 shekuj para Krishtit . Banimet e para të njerzëve datojnë më herët në Kohën e Bronzit , të nërtuara nga Ilirët- Japigët., i cili në shekullin 8-prK u pushtua nga Mesapët dhe kështu deri me zhvillimin , forcimin dhe agresimin e Romakëve në shek.e 3-të park qendroi si qendër Ilire.

Shumë mbetje të kohës së Romës por edhe ato Mesape janë edhe sot mirë të ruajtura. Mbetjet e  kohës së Mesapëve janë muret otigjinale mbrojtëse të Mesapëve të cilët e rrethojnë këtë 40 hektatrësh si dhe nekropolin Muret janë të gjata dhe 7 m të larta.Nëpër këtë park janë gjetur shumë themele nga guri i shtëpive të vjetra si dhe rrugët e shtruara me gurë , varrezat dhe  e dekoruara me një stilt ë lartë.

Cilët ishin Mesapët?

Ostuni është i njohur si qyteti bardhë. Qendra historike e qytetit është në një bregore që duket si diçka ëndrrave , me shtëpi gjeometrike të  ngjyrosura në të bardhë. Qyteti i Ostunit banohej që nga koha Paleolitike dhe i ka gjurmët e ruajtura mië të civilizimit Mesap dhe Japig. shihen gjurmët të dyshemeve vezake që nga koha e Antikës   si dhe muret mbrojtëse që e rrethojnë qytetin.

Kush ishin Japigët,Daunët dhe Pucetët?

Origjina ilire e Mesapëve shihet nga mbetjet e shkrimeve ilirike si evidencë gjuhësore ku shihen karakteristikat Ilire në emrat personal ( antoponomi) dhe emrat e vendeve (toponomi).Është shumë e qartë se Mesapët janë pasardhësit e Ilirëve të shtrier nëpër tërë gjatësinë e brigjeve të Adriatikut e që vërtetohet nga shumë autorë klasik. Gjuha Mesape ,thesht ishte gjuhë Ilire.

“Hecateusi i Miletusit rreth vitit 500 prK shkroi për Legjendën agronautëve dhe na tregoi që grekë nuk dinin asgjë për mbrendinë e Ilirisë.Hans Krahe,filologu Gjerman i specilizuar me dekada të tëra në gjuhën Ilire,  shkruan se gjuha Mesape në juglindjen e Italisë ishte gjuhë Ilire. (Në librin e tij „Die sprache der Illyrier“.) Kurse Theopompus i I Chiosit shkruante se Liburnët e ndërtuan qyetin Adria në Itali . Shumë shkencëtarë, edhe e argumentojnë që emri Adriatik ka ardhur nga Liburnët”(By Edwin E. Jacques)” . Liburnët  ishin zotëruesit e Adriatikut !

Gjuha Mesapishte është një gjuhë e “fikur”  indoeuropina e e Italisë julindore, e cila dikur flitej në regjionin e Apulias, Mesapishtje flitej nga fiset ilire të Japigëve , Mesapëve ,Daunëve dhe Peucetëve. Gjuha është “ruajtur” në nja 300 mbishkrime që datojnë nga

shekujt 6-1 paraKrishtit . Mesapishten e zhduki pushtimi Romak.

Edhe pse origjina e Mesapëve ende diskutohet , origjina e tyre Ilire nuk hishet poshtë .  Qyteti Hyria u formua në shek i 8- të prK , dhe pati shumë sulme  për pushtim ,  e njohur është mbrojtja nga Japigët në vitin 473 duke falënderuar kalorësinë  e përsosur  të tyre.Qytetet Mesape ishin të pavarura njëri nga tjetri.

Disa fjalë bindëse të Mesapishtës që kanë lënë gjurmë edhe sot dhe spjegohen vetëm me anën e Shqipes. Brindizi (qyteti) – Brin ,Brinë , Menzana-Mëz. Pie – numri pesë,Bilia -bijë, bija. , Ma -Më , Mos etj

Julius Pokornye gjenë etnonimin Messapii nga Mesapia , të interpretuar kështu ”Vendi në mes ujërash” Mess- nga Proto-Indoeuropianishtja “medhyo “ dhe “apia” nga po ajo proto- gjuhë e vjetër  *ap- ujë* .

Pra Mesapët ishin një popullu që e popullonin në kohërat e kaluara historike ,gadishullin juglindor apo ” thembrën” e Italisë.dhe e njohur në të kaluarën me emra të ndryshëm Kalbria, Mesapia, Japugjia. Qyetet kryesore ishin Uzentum (modern Ugento), Rudiae (modern Lecce), Brundisium (modern Brindisi) dhe Hyria.Pastaj qytetet tjera; Alytia (Alezio),Aoxentum (Ugento)Brention/Brenteseion (Brindisi),Cavallino, Manduria

Hodrum/Idruntum (Otranto),Hyria/Orria (Oria),Kaìlia (Ceglie Messapica)

Mesania (Mesagne),Neriton (Nardò),Rudiae (Lecce),Mios/Myron (Muro Leccese)

Thuria sallentina(Roca Vecchia)

Arkeologet e gjejne harten më të vjetër te botës perendimore që e deshmon lashtesinë ilire.Harta daton 500 vjet prK,e gjetur mu në Mesapi , e bërë nga Mesapët. Kjo e tregon edhe një dëshmi  të të parëve tanë.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Fahri Xharra, Mesapia e Mesapeve, te illirise

Toka e djegur , shpirti i përvëluar!

June 21, 2013 by dgreca

Nga: Fahri Xharra/

Do të shetisim pak nëpër “Arnautlëk”,dhe t`i kujtojmë do toka  mbi të cilat dikur flitej shqip ,frymohej shqip dhe jetohej shqip. Në mes të Prishtinës dhe Nishit (Nisusit ) dhe në perëndim të Leskovcit është një tokë  që sot quhet Pusta Reka ,që sot jetojnë jetojnë serbët dhe i thonë Serbi. Është vetëm një pjesë nga pjesa e madhe deri te Molla e Kuqe ,ku dikur flitej dhe  jetohej shqip.

Nuk e kam për qëllim që me anën e këtij shkrimi që t`i lypi dikujt diçka  ,por vetëm t`a bëjë të dijtur se dikur e jofortlargë  në kohë, ishim ne aty. Na dogjën aso kohe, na shkrumbuan ,na vranë dhe vetëm  dikush mundi mundi të ikë e të shpëton vetëm shpirtin e thatë. Toka të djegura e të përclluara mbetën vetëm . Edhe vetë ardhacakët serb, kolonët e quajtën këtë regjion Lumi i Shkretë, jo pse lumi ishte i shkretë e natyra po ashtu e shkretë ,por u shkretuan dhe u shkrumbuan për t`i larguar Arbanasët nga tokat e tyre. Rritje me dhunë e hisës së tyre në dëm të pariparueshëm të Arbanasëve.

Ishim Arnaut atëherë. Edhe pse frymonim shqip , Evropa na njifte vetëm si Arnaut . S`ka gjë të keqe pse ishim arnaut , por bota nuk e dinte se mbas këtij emri janë Shqiptarët.

Pushtuesi parë (turku) nuk interesohej dhe nuk donte që t`i tregonte botës se i kishte robëruar shqiptarët ,dhe Evropa mendonte  se ishim ardhacak ,”popull i  ri ” në tokat e vjetra të Evropës .  Pushtuesi i parë me vetëdije të plotë dhe në bashkëpunim të sinqertë me pushtuesin e dytë(serbin)  i planifikuan planet e tyre për zhbërjen tonë nga tokat tona..“ Evropa alarmohej se po liroheshin tokat nga turqit”. Ishte viti 1877 . Evropës i vinte fllad se serbët po e kryejnë një mision të mirë të pastrimit të Evropës nga Turqit . Ishte plan ky  , plan i mbrapshtë në marrëveshje në mes turkut e serbit,kurse shqipëtari ende nuk kishte gojë. Nuk kishte gojë sepse nuk donte të shkëputej pak  dhe një herë e përgjithmonë nga robërija shumë shekullore. I pëlqente . Ia kishte andja , dhe vështirë i dilte gjumi nga ai koshmar (ankath) i gjatë dhe  sfilitës. Çdo gjë i pëlqente vetëm me kusht mos të i  prishet ëndërra shumëshekullore. Në Europë  filluan lëvizjet,filluan tërmetet ,por ne kurrsesi të kthjelloheshim.  Nuk po iu shoh për të madhe shqiptarëve të asaj kohe, kur të njejtat ëndërra po i shofin disa edhe sot.

Evropës i ishte  mbushur mendja. Keq i ishte mbushur mëndja. Ia kishin mbushur mendjën .. Një shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë (Faik Konica): “Evropa nuk do ta kish dhënë Vranjën e Leskovcin  te Serbia dhe Ulqinin te Mali i Zi, sikur të kish kuptuar që ka një komb shqipëtar të ndryshmë nga të Turkut. Po u lajthit puna e besës [ndërhyri puna e fesë]” ???

Lufta Turko-Serbe e viti1877

Çka shkruajnë serbët? “  Imperatoria Otomane ,e bënte kolonizimin e Ballkanit me musliman (R. Nikoliq),dhe në këtë mënyrë iu ndihmonte atyre që të përhapëshin nëpër gadishull,si që ishte edhe rasti me  vendosjen e shqiptarëve në Kosovë ,Maqedoni dhe Toplicë ?( Pikëpyetja e ime) . Muslimanët kolonizojshin sipas një plani të caktuar,në mënyrë që të bënin ndarjen e homogjenitetit të Krishter. Kështu vendoseshin popujt e pa deshiruar në tokën tonë”. Këto shkruheshin  e edhe sot shkruhen për ne. Kush po i demanton ? Apo më mirë të them : a jemi të atillë që Europa të na beson?

Të kthehemi tek lufta e cila i parapriu  zhbërjes sonë nga tokat tona në Serbinë e sotit.

“ Forcart Serbe me 15 Dhjetor 1877 u vërsulë në dy drejtime kryesore ; Në Jug për të marrur Nishin  dhe tjetra në Jug-Perëndim në drejtim të Pirotit. Një pjesë e madhe e ushtrisë serbe vepronte në drejtim të Toplicës ( J.H. Vasiljeviq). Serbët e muarrën Prokuplen që në ditën e tretë të luftës. Muslimanët e qytetit dhe ata të rrethinës së Prokuples, mësë shumti nga ta shqiptarët ,i lëshuan shtëpitë e tyre nga panika (?) duke lënë prapa ushqimet e mëdha dhae shtëpitë. Shqiptarët vendas u larguan në malet e Pasjaqës ,në jug të Prokuples. Gjatë përparimit të ushtrisë Serbe drejtë Kurshumlisë, trupat serbe hasnin në refugjatët shqiptarë .të cilët nuk donin të dorëzoheshin(Popoviq Ç).  Fill pas  Kurshumlisë ,ra edhe Prokupla. . “Ishte hapur fjala se forcat turke po vinin me të madhe dhe shqiptarët pritnin më kot “( shkruhej në librat e kohës) .

Nishi ra ,turqit u tërhoqën dhe shqiptarër s`u kthyen më” .( në tokat e tyre fxh) ( M.Gj. Miliqeviq ,; Serbija ,tokat dhe banorët.)

Kjo ishte një lojë, një “luftë” e marrur vesh . Një poshtërsi e mirë e llogaritur. Pushtuesi i mëparmë ia dorëzonte tokat pushtuesit të dytë  ,dhe banorët vendas ,den bab den të vendit nga rrënjët ,duhej të zhbëhëshin. Kush humbi ?  Kush përfitoi ?  Ku mbetëm ne ? Evropa nuk qante kokën për ne. Lojërat luheshin  e ne viktimoheshim.

Po ku shkuan shqiptarët nga tokat e djegura? Në Turqi ,po ku tjetër.Një gjë më  bën të habitem ,një ngacmim që gjithmonë që më grryen  ;Pse Turqia  kurr nuk dual haptas dhe t`i thot botës ,e ta thotë të vërtetën historike se neve shqiptarëve na gjeti këtu ku jemi,që nuk na solli nga askundi por përkundrazi na shpërndau neve si qenje dhe  na varfëroi nga tokat. Pse nuk ia mbyllë gojën sllavit një herë e përgjithmonë?.

Pse nuk i tregon botës që ai  nuk na solli si musliman për ta  “ndarë” krishterimin në mes ( siq e thonë serbët) por na muslimanoi për t`i shkuar punët e tij më mirë. Pse na nuk jemi në gjendje t`i themi Europës që na nuk jemi ata të shekujve të kaluar?

Si u shkretua dhe si u ripopullua (me kolonë serbë) Pusta Reka – Lumshkreti?

Bojniku. E kaluara e këtij vendbanimi daton që nga parahistorija, edhe pse gjyrmët konkrete në sferën e kulturës materiale jenë që nga shekulli i 3-të e epokës sonë. Olga Zirojeviq shkruan: “ Ky vend në vitin 1516 u bë pronë e shpërblimit të pushtuesit ( timari). Ambasadori dhe albanologu Fon Han shkruan me 1858 se ky fshat i kishe 20 shtëpi shqiptare. Në kohën e turkut ,kishte xhami. Mita Rakiq , në librin e tij :” Iz Nove Srbije  ( Nga Serbia e Re)” tregon se Bojniku në vitin 1879 ,menjëherë pas çlirimit nga shqiptarët (arbanasët) edhe pse “ i vendosur në një vend të bukur ishte një fshat i mjerë me disa kulme të mjera” .

Po sigurisht që ishte vend i mjerë se aty ishin takuar njeriu me bishën,dashurija me urrejtjen, i pafajshmi me krimin,bukurija me shëmtinë,fëmijtë dhe të palindurit  me vrasësit,errësira me dritën. Nuk ka fjalë që mund të përshktuan dhëmbjen e madhe të shqiptarëve të Lumshkretit. . Vazhdojmë:

Bregovina: Pa luftës turko-serbe të 1878-tës, në gërmadhat e një vendbanimi arnautësh ,vijnë kolonët e parë ( Familjet e Toniqëve dhe Mladenoviqëve) nga Cërna trava,dhe disa të tjerë dhe në brigjet e Lumshkretit formohet mëhalla “Albanija” ( Mita Rakiqi: vendi ishte me të vërtetë mbi shkëmb dhe emri i përshtatej natyrës së Shqipërisë)

Brestovci i Epërm . Ky fshat deri në  luftën e dytë botërore është quajtur Arnautski Brestovac (Brestovci i Shqiptarëve) ,kurse pjesa e epërme e Lumshkretit Arnautluk (Shqipëria) ,sepse deri më 1878 ,në këto anë jetonin Arnautët gjegjësisht Arbanasët  (shiptari). Brestovci së pari përmendet në shënimet e Fon Hanit me 1859,ku shkruhet se aty jetonin 86 shtëpi shqiptarësh por me emrin Fratovci.

Vujanovo,fshat me sipërfaqe  prej 684 hektarësh,i banuar pas 1878 -tës. Kolonët ,kur erdhën e gjetën një fshat arnautësh plotësisht të djegur dhe të shkatërruar.  Afër fshatit kalon lumi Vujanovo dha ai i Borinës.

Konjufca ,së Bashku me Konjufcen e poshtme e bëjnë fshatin më të madh të Lumshkretit. Fshatin e përmend ,në udhëpërshkrimin e tij “Prej Beogradit në Selanik  ,albanologu Fon Han me 1858  kur thot se aty ishin 17 shtëpi shqiptarësh,por thonë serbët se këtë fakt duhet marrur me “rezervë “ ,thënjën e Fon Hanit  sepse aty jetonin edhe 2 shtëpi serbësh që llogaritën si banues të vjetër.  Çfarë ironije!“Arnautlluku”,i kishte edhe fashtrat Dobra voda,Donje Konuvce, Gjimgjusha, Zlata ,Zorovac, Ivanje ,Kosanica,Kocaniq,Lapotince ,Lozane, Mijajlica ,Orane ,Prekopçelica, Reçica, Shtulac,Turjane, Stublla,Slavnik,Sekicol.Svinjarica, Reçica etj, etj, ,ku me “dhëmbshuri “shkruhet se sa shumë hoqën serbet t`i bëjnë këto fshatra të ribanueshme pasi që “arnautët” i kishin lënë të djegura,të rrezuara dhe të shkreta (? )Shikoni për shembull për fshatin Ivanje ,shkruhet se serbet e parë që erdhën këtu  ishin ata  që erdhën  në vitin 1880-1885 ,duke e gjetur një fshat të djegur shqiptarësh.  Me këtë kuptohet se Sebia nuk kishte banorë të vet për t`i kolonuar fshatrat shqiptare. Tokë sa të duash ,por serb jo. Tokë sa të duash ,tokë shqiptare.Me mijëra libra,dhe përkthime të atyre librave në shumë gjuhë të Evropë janë shkruar nga serbët për ato toka , Janë shkruar dhe Evropa lexon ,e libri mbetët . E me librin edhe gënjeshtra serbe.

Shqiptarët nuk i lernin tokat nga dëshira por nga dhuna ,nga masakrat e nga vrasjet.Toka e djegur dhe shpirti i përvëluar i shqiptarit që vazhdimisht i duhej të lëvizte të ikëte  që vetëm e vetëm të shpëtojë shipirtin e shkallmuar dhe të riçelë si lulja  e humbur nëpër tokat e huaja. I përndjekur gjithëmonë. Po sigurisht që ishte vend i mjerë se aty ishin takuar njeriu me bishën,dashurija me urrejtjen, i pafajshmi me krimin,bukurija me shëmtinë,fëmijtë dhe të palindurit  me vrasësit,errësira me dritën. Nuk ka fjalë që mund të përshktuan dhëmbjen e madhe të shqiptarëve të Lumshkretit . E ne ende heshtim….

Filed Under: Komente Tagged With: Fahri Xharra, Toka e djegur

”Engelana ” e Ohrit dhe Mateja Matevski

June 15, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Maqedonia është një degëzim shqiptar me një vazhdimësi po ashtu shqiptare  4.000 vjeqare . Shkrimtarët e Romës dhe të Greqisë së vjetër e vërtetojnë ndërthurjen ilire në identitetin Ilir të Maqedonasve të vjetër si Plini i Vjetri, Strabo-ja dhe Ptolomeu. ”Duke u bazuar në këto shkrime, një numër i madh i historianëve dhe gjuhëtarëve të shekujve XIX-të dhe XX-të me këmbngulje e mbështesin hipotezën e identitetit ilir të Maqedonasve. Me këtë rast e përmendim Karl Otfrid Mueller, William Smith , Charl Antony, G.Finlay .( arberiaonline)”

Më vonë gjuhëtarët e mirënjohur që e mbështesin tezën e thelbit Ilir në gjuhën e vjetër Maqedone janë: G. Kazaroff, M. Rostovtzeff, M. Budimir, H. Baric(Miltiades Hatzopoulos: 1999). Por Anastasios Phoivos Christidēs (2007) që të jemi të pa një anëshëm në këtë qështje duhet thënë që debate mbi karakteristikat e Gjuhës Maqedone janë ende të pa përfunduara dhe si të tilla ende mbesin thelbësisht Ilire deri të Greke-Thrakase -Ilire.

Ku jemi ne si shqiptar?

Akademiku Mateja Matevski në moshën 80 vjeqare e deklaroi përkatësinë e tij etnike shqiptare. I lumt! Po pse kaq vonë?  “Përse ka nevojë që një intelektualë i njohur 50 vite gjatë komunizmit dhe 23 vite në demokraci të fshehë ndjenjën ( përkatësinë fxh) e tij kombëtare.”. ”Matevski nuk e ka fshehur identritetin e tij. Se ai është shqiptar e ka pohuar disa herë, gjatë bisedave, kur isha korrespondent në Shkup, por nuk ka pranuar të flasë hapur për këtë. Megjithatë ata që e kanë njohur e që kanë punuar me të e kanë ditur. Nëna e tij, që e kishte sjellë në Shkup, nuk dinte të fliste maqedonishten mirë dhe komunukonte shqip”(Rrahim Sadiku).”  ”Ne nuk mund të ndajmë njoftimin se akademiku Mateja Matevski është shqiptarë nga Maqedonia. Ky akt i njohjes së akademik Mateut Matevski pas 80 vjet fshehje dhe mimikë, është një guxim tashmë i ndarë me publikun maqedonas. Ne e mirëpresim dhe e përgëzojmë për këtë. Kjo është një e drejtë themelore të çdo qytetari, që të deklarojë lirisht ndjenjat ( përkatësinë fxh) kombëtare. Por, kjo ka shokuar opinionin maqedonas, për shkak se një fakt i tillë paraqet një braktisje nga maqedonizmi antik i promovuar nga pushteti aktual në Maqedoni”, shkruan VMRO-Partia Popullore.

Sipas kësaj partijeje opinioni maqedonas qenka shokuar sepse një fakt i tillë po paraqitka braktisje nga maqedonizmi antik i promovuar nga pushteti  aktual në Maqedoni. Këtu sllavëve të Maqedonisë po iu përzihen kabllot . Cila është Maqedonia antike? A janë duke e spjeguar drejtë këtë qështje apo mos janë duke e mashtruar popullin e vet me një barrë historike  që aspak nuk iu takon.

Të nderuarit  Mateja Matevski dhe Branko Manojllovski vetëm sa e hapën apo më mirë të them e shkyen ”vellon e heshtjës” , ” vellon e frikës dhe të kërcnimit”.Po kush ka guxuar nga shqiptarët ortodoks në kohën e komunizmittë deklarohet që është shqiptarë. Hapin e tyre kishin për ta ndjekur edhe të tjerët sikur edhe shqiptarët tjerë të ngarkoheshin me mbrojtjën e tyre. Sa shqiptarë musliman , katolik dhe ortodoks e kanë lëshuar Maqedoninë gjatë kohës së komunizmit?  Zhbërje totale.

“Ky akt i virtytshëm vetëm na konfirmoi se diçka nuk është në rregull me shoqërinë maqedonase, dhe seriozisht duhet të rishikojmë maqedonizmin e ashtuquajtur dhe të pranojmë dhe të zbatojmë parimet e demokracisë për të cilën jemi përkushtuar”, ka shkruar në fund partia VMRO-Popullore, që drejtohet nga ish-kryeministri Lubço Georgievski.

Po pra , nuk jeni në rregull dhe patjetër duhet të rishikoni historinë e maqedonizmit ?

“Një pranim i tillë nga ana e Matevskit i cili pas 80 vjetësh fshehjeje, më në fund mori guximin dhe pranoi publikisht para opinionit maqedonas, është për t’u përshëndetur dhe ne e urojmë për këtë! ” thuhet më tutje në letër . Si e shihni duhet të ketë pasur guxim të madh që të pranohet publikisht diçka e tillë.

”Me këtë hapet çështja parimore dhe thelbësore, në çfarë hutie kemi jetuar dhe akoma jetojmë”, thuhet në reagimin e VMRO-Popullore. Asfarë hutie; vetëm një qendrim i drejtë i qështjes historike dhe qëndrim i mençur ndaj shqiptarëve dhe të vërtetën e tyre historike do t`a ç`rrënjoste hutinë dhe dhe gjetjen e një rruge të drejtë për shtetin e Maqedonisë.

Deparmenti i parahistorisë të Muzeut të Ohrit e filloi një punë shumë të vlerëshme për historinë botërore duke punuar në vendgjetjen arkeologjike ,mbi Kishën e Shën Erazimit në hyerjen veriore  të qytetit të Ohrit , ku sipas arkeologut Pasko Kuzman gjindet një vendbanim i lashtë i Fisit Maqedonas Engelani. Që në fillim ,tentim për mashtrim me të dhëna historike . Ku ka pasur fis Maqedonas Engelani?  Ata ishin fis Ilir Enkelejt .

“ Jemi te Ohri dhe historia e tij shqiptare  , por e stërvjedhur  nga ardhacakët.Në antikuitet (shënime sllave) qyteti njihej me emrin e vjetër “Lychnidus” që ndoshta do të thoshte “ qyteti i dritës” ose “ guri i çmuar që lëshon dritë”.Por pas vitit 879 psK nuk quhej më Lychnidos , por sipas sllavëve Ohrid,që ndoshta rrjedhë nga fjala sllave “ “vo hrid “ me kuptimin “ në breg” sepse qyteti i vjetë ishte në maje të bregorës buzë liqenit”. E shifni , një rrenë tjetër e zakonshme sllave  me qëllim të humbjes së çdo gjurmëje shqiptare . Por është e pamundur!

Banorët  e herëshëm të  regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit  (Bogumil Hrabak… Disa emërtime gjeografike si Nishi , Shtipi ,Ohri iu erdhën Sllavëve  nga goja e arbanasve…) ishin Dasaratët dhe Enkelejt ( fise Ilire). Zbulimet në vazhdimësi tregojnë që qyteti banohej edhe nga Filip i II-të i Maqedonisë  (Origjina ilire e Aleksandrit të Madh)

Edhe studjuesi aspak i drejtë për qështjen shqiptare J.J. Wilkes  në librin e tij “The Illyrians, 1992,” shkruan” ,”the Illyrian Enchelei, the ‘eel-men’, whose name points to a location near Lake Ohrid” ( Enkelejt Ilirian , “njerëzit- njalë”, përputhet  me lokacionin afër Liqenit të Ohrit). Pra që në start një mundim për shtrembërim.

Pra jo Engelana ,por kështjella e Enkelejve. Flitni të vërtetën.

Fahri Xharra

13.06.13 Gjakovë

* Mateja

Keshtjella e Enkelejve  e ndërtuar me gurë ciklop

Filed Under: Komente Tagged With: dhe Mateja e Matevski, e Ohrit, Engelana, Fahri Xharra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT