• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Titaniku pa timonier!

December 12, 2013 by dgreca

Shkruan: Faik KRASNIQI/

Duket sikur jemi, disa ‘’të shpëtuar’’, nga varja kokëposhtë, të cilët shohin pas shpëtimit të tyre, çfarë ka ndodhur përreth…, ndoshta e pagjetur, kjo……! Më mirë do të besonit krahasimin, me ‘’Titanikun’’. Ju kujtohet, kur në atë proces të pashmangshëm zhytjeje, jeta do t’i dhurohej vetëm disave, mbi varka shpëtimi, më së shumti femra, apo dhe ndonjë mashkulli të travestituar përkohësisht, sikundër ‘’disave’’, që ligjet fizike dhe shoqërore nuk mund t’i përfshinin brenda rregullit universal. Pasi doli në tokë, e shpëtuara, na tregoi historinë emocionuese të katastrofës së ftohtë…! Të gjithë u mallëngjyem përlotshim me tregimin e saj, e besuam dhimbjen e saj, ndjemë të ftohtin e asaj nate, ku uji dhe tmerri ishin të programuar për gjithë të tjerët, e në fund krijuam bindshëm përshtypjen – se ‘’ fati njerëzor shkon gjithnjë kundër dëshirave të zjarrta të tij’’!

Megjithëse, ne gjetëm apo na u dhuruan mundësitë për të hipur në ‘’varkat’’ e shpëtimit të gjeneratës sonë, na mungon Titaniku, të cilin megjithëse të mbytur, s’kemi as fuqinë ekonomike ta ‘’ngremë’’ në breg, as moralin për ta rigjallëruar (reinkarnacioni), qoftë edhe psike-virtualisht! Çfarë të bëjmë, përveç garës së dëshpëruar intelektuale, në konstatimin e antivlerave ?! Po sikur të mos ishin femrat e shpëtuara nga varkat, apo ca meshkuj fatlumë, ku do të prehej vallë ndërgjegjja apo vetëndërgjegjja jonë, sot ?!

Ndoshta, ka një rrugë ‘’shpëtimi’’. Vjen natyrisht nga brenda ‘’vijës së verdhë’’, ku ka Kinostudio dhe 1- Kinema. Sikur, të përpiqemi ta rikrijojmë filmin, rrugëtimin e ‘’Titanikut’’ të pamposhtur, që në ndërtim e deri tek ‘’ajsbergu’’ i mallkuar. Ta mbushim atë me varka të mjaftueshme shpëtimi, për të gjithë. Të lemë gjithmonë, sidomos natën një Timonier të Zotin, i cili do të urdhërohej nga një kapiten, po ashtu, i tillë. Të mos harrojmë në rikrijimin tonë ‘’frikën’’ matematike të shkencëtarit, shqiptar. Pastaj, ta hedhim në ekran (ujë) Titanikun e ri, i cili do të lundrojë, i sigurt në pasiguritë e nënujshme, për të dalë në bregun tjetër me të gjithë ‘’të shpëtuarit’’, bashkë me dashuritë dhe brengat e tyre. Ndoshta do të jetë një shërim fiktiv prej dy orësh…, por rikrijimi i versionit tonë të ‘’Titanikut’’, mund të ndihmojë dhe ngushëllojë pafuqinë tonë për ringritjen e Tij. Pse jo, edhe të mundësojë aktivizimin e dëshirës, shpresës dhe vullnetit të të gjithë ‘’shikuesve’’, për ndërtimin e një Tjetri……!

 

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, titaniku pa timonier

MEDIOKER?!

November 26, 2013 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/

Të bësh një jetë të thjeshtë, të shijosh ëmbëlsinë që jeta të servir në qoshen tënde të paqshme të kësaj bote të ngatërruar, duke u ndjerë vërtetë i lumtur………, nuk besoj se ky është mediokritet. Njeriu nuk ka ardhur në botë domsdoshmërisht për të bërë gjëra të mëdha. E madhërishmja shpesh gjendet edhe në vepra fare të vogla, të cilat na kalojnë pa u vënë re, por që bartin mjaft njerëzi në vetvete dhe dëshmojnë për thesaret që ne ruajmë në thellësi të shpirtit. Mjaft njerëz “të mëdhenj” ia dedikojnë famës veprat e tyre dhe për mua ky është një megamediokritet. Ashtu siç edhe mjaft njerëz kanë ndarë me të afërmin e tyre edhe copën e fundit të bukës, dhe kjo për mua është largpamësi e pa krahasueshme. Sepse nëse mediokriteti ose dritëshkurtësia ka të bëjë me një dritë të brendshme, dritën intelektuale, atëherë ky veprim fisnik, i këtij njeriu është edhe më i ndriçuar, sepse ai ndriçohet nga një dritë që buron nga një pjesë edhe më e thellë e vetes, nga shpirti. Me sytë e shpirtit ai sheh mjaft larg.

Dhe nuk do të isha dakord për sa përket popullit tonë. Të mos kesh mundësi, prej rrethanave nga më të ndryshme historike, gjeografike, politike…., për të zhvilluar shkencat, artet, etj., kjo nuk vjen nga mediokriteti. Unë mund të them se populli ynë ka ruajtur thesare, në folklor, në tradita, në kulturën popullore, dhe kjo duke u ruajtur me fanatizëm, pa ndihmën e shkollave, akademive, madje pa pasur edhe një gjuhë të shkruar, aq më tepër i nën një presion të egër, shekullor asimilues nga fqinjët e tij. Një identitet dhe kulturë e trashëguar prej shekujsh, e mbijetuar dhe e ruajtur hermetikisht në ashpërsinë dhe strehën e maleve shqiptare. Kjo dëshmon për një vitalitet të jashtëzakonshëm. besoj se ka mjaft gjëra për t’u studiuar tek ky popull i cili pak njihet, së pari nga vetë ne. dhe nëse i shfrytëzojmë këto thesare duke i zhvilluar nën mundësitë reja qytetëruese besoj se do të bëjmë mjaft përpara.

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, medioket

Të hiqet imuniteti ligjor për njerëzit e zgjedhur në pushtet!

November 20, 2013 by dgreca

Opinion nga Faik KRASNIQI/

Imuniteti i shërben një deputeti vetëm për t’i dhënë më shumë liri atij, për të zgjidhur probleme të zgjedhësve të vet. Në asnjë mënyrë një deputet nuk mund të ketë imunitet kur kryen krim. Ligji është i barabartë për të gjithë shtetasit, thotë Kushtetuta e çdo vendi demokratik në botë. Për të gjykuar një deputet ai – pavarësisht statusit që ka – duhet t’i dorëzohet ligjit.

Dikush do të thotë se mundet që pushteti gjyqësor të jetë në duart e një partie të caktuar dhe mundet që ky të kthehet në vegël e saj, për të shtypur kundërshtarët politikë? Nëse është e tillë, atëherë ajo sillet me të njëjtin standard dhe me popullin e thjeshtë, atëherë kush do të jetë instrumenti që do ta rregullojë këtë sistem, nëse deputetët nuk kanë vetë probleme me të?

Të katër pushtetet reformohen vetëm kur kanë përplasje mes tyre. Por, një pyetje këtu mund të jetë p.sh.: “A është i njëjtë statusi i deputetit në çdo Kushtetutë demokratike”? Në vendet e zhvilluara nuk i kushtojnë shumë rëndësi këtij fakti ordiner, ku deputeti të jetë i imunizuar për krimin, pasi niveli edukativ i kandidatit nuk përkon me të tilla dyshime. Dhe, nëse ndodh që një deputet të kryej krim, ky mund të jetë një rast shumë i veçantë dhe kurrë nuk mund të ngrihet kush, që ta mbrojë në grupin e tij politik.

Nëse në një Parlament njëra gjysmë ngrihet për të mbrojtur deputetin e tyre, nga dyshimet e ngritura nga pala kundërshtare, atëherë ky nuk është një Parlament në shërbim të popullit, por të mafiozëve politik. Këtu bie morali: ai nuk mundet të vazhdojë. Secili deputet ka të drejtën, që nëse dyshon për qëndrimin e gjyqësorit, ta çojë çështjen në gjykatën ndërkombëtare, e kështu ai, jo vetëm fiton të drejtën, por dhe dëmshpërblimin.

Sot të gjithë ne e dimë që shumë nga deputetët e secilit grup parlamentarë pasurohen nga motive të dobëta, dhe përsëri i votojmë. Përse ndodh kjo? E pra, kjo ndodh sepse ne jemi një popull jo cilësor. Askush nuk mund të rizgjidhet nëse vet populli është i ndërgjegjshëm dhe i moralshëm. Unë nuk di ndonjë deputet që ka krijuar pasuri nëpërmjet korrupsionit dhe të mos ketë fituar besimin e zgjedhësve për të paktën tre legjislatura.

Një tjetër fatkeqësi për cilësinë e deputetit, është se kemi një vend shumë të vogël e kështu konkurrenca intelektuale apo e njerëzve me vlera superiore është shumë e vogël, pra janë si ato qershitë e pshurrëta.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, te hiqet imuniteti

Çfarë është politika tek shqiptarët?

November 13, 2013 by dgreca

Shkruan: Faik KRASNIQI/

Politika është art dhe si tek gjitha artet tjera. Artistët nuk kanë performanca të njëjta dhe për më tepër, vet arti si i tillë ka më shumë kultura e rryma të ndryshme. Politika është edhe instrument për arritjen e qëllimeve programore, partiake e personale.

Politika në praktikë shfaqet edhe si art i mashtrimit dhe demagogjisë cinike. A nuk kanë qenë politikat irracionale dhe demagogjike ato që kanë ushqyer iluzione dhe kanë çuar vende dhe popuj drejt kasaphanave botërore apo drejt diktaturave mizore?

Politika është art. Është sistem i ndërlikuar veprimesh ligjore e juridike për të gjetur modalitete e mekanizma më të përshtatshme që do i lehtësojnë jetën dhe do i përmirësojnë dhe avancojnë mirëqenien e qytetarit, i cili përmes votës së lirë zgjedh përfaqësuesit e tij – për t’i ngarkuar ata me përgjegjësi mbi proceset që duhet të bartin.

Le të vijmë te realiteti ynë shqiptar. Politika sot e gjithë ditën këtu konsiderohet si “Puna” më e mirë (para, pushtet, pasuri) ndërsa duhej të ndodhte e kundërta: Puna (në kuptimin e nxitjes së punësimit dhe prosperitetit) duhej të ishte “Politika” më e mirë.

Në Ballkan (midis shqiptarëve – ku na dhemb neve më shumë) po zhvillohet një politikë ditore, jo një politikë e mirëfilltë. Kjo politik ditore që natën të vret e ditën të qanë, që sot thotë tjetrën e nesër vepron krejtësisht ndryshe, është pikërisht kjo politikë që edhe quhet “Politika është kurvë”.

Është kjo lloj politike që na ‘’shoqëro’’ në vendet tona, dhe këta njerëz që bëjnë ketë lloj politike, unë për vete i quaj kurvarë.

Politika tek ne është “kurva” më e madhe të cilën as koha s’do të arrijë asnjëherë ta shfarosë dot. Për fat të keq ky është përkufizimi që kemi trashëguar nga paraardhësit tanë, nga politika ditore dhe po këtë përkufizim do t’i lëmë pasardhësve tanë.

Tek ne fatkeqësisht politikanët nuk llogariten ato që janë (shërbyes të qytetarëve), por janë ngritur në piedestale shefash e bosësh e po i llogarisin si “ZOT “ të shtëpive të shqiptarëve.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, politika dhe shqiptaret

Kush e ka më të lehtë të përmirësohet, populli apo politikanët?

November 7, 2013 by dgreca

Shkruan: Faik KRASNIQI/

Po më kujtohet para ca vitesh një intervistë e Florin Krasniqit (pullazgjiu në Amerikë), në emisionin ‘’Rubikon’’ të Adriatik Kelmendit, ku ai e elaboroi mendimin për pushtetarët tanë që janë tani dhe që e bënë luftën. Po i citoj fjalët e Florinit “dukeshin herë-herë të pa mençur të udhëheqin politikën, por kisha menduar gabim sepse ata tërë kohën paskan menduar se si do ta marrin pushtetin dhe të ……” . Unë i bashkëngjitëm këtij mendimi të Florinit, por diçka nuk më lejon që ta besoj këtë duke e ditur për ta bërë luftën duhet të kesh të pjekur patriotizmin në gjak. Disa nga këta burra mund ta kenë pasur atdheun para interesave personale. Por, marrë në përgjithësi, me shtetudhëheqjen dhe me gatishmërinë për të vendosur rregull, rend dhe ligj si dhe të krijojnë siguri dhe optimizëm real për jetë në Kosovën e dashur, ka qenë shumë e vogël për të mos thënë “luftë” në paraqitjen sa më negative.

Është vërtetë për keqardhje, se si munden aq lehtë të jepen pas dukurive të liga (tenderomanisë) burrat që kanë ditur t’ju mbajnë popullatës në Kosovë aq lartë ”moralin” në luftë dhe ta prijnë këtë popull liridashës në beteja të egra.

Si kanë ditur aq mirë ta organizojnë popullin në një kohë lufte e tani janë ngulfatur nga parregullsitë.

Kisha dashur shumë të besoj se këta politikanë ta dënojnë veten para se t’i dënojë populli, në mënyrë që t’ia pranojnë vetes se tyre së pari se duhet t’i kryejnë përgjegjësitë që ju përkasin, nga populli që i kanë marrë, të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, t’i pranojnë këshillat, duhet të mësohemi të themi : Më fal, Nuk di, Ju lutem, etj , etj.

Besoj që Qeverisja e mirë do të bëhet atëherë kur populli do e kupton përfundimisht se ai (populli) duhet të përmirësohet që të zhvillohemi si Shtet, por kjo do të duhet të ndodh para se të përmirësohen liderët tanë.

Për qeverisje të mirë lind pyetja:

Pyetja: Kush e ka më të lehtë të përmirësohet, populli apo politikanët ?

Përgjigjen do ta kuptoni kur të rregullohet QEVERISJA……

 

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, kush permiresohet, populli a politikanet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 17
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT