• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qeveriate, Imazhin Kosovës ia keni prishur me keqqeverisje!

January 31, 2015 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/
Po më vjen të vjelli nga shkrimet e shumë njerëzve, e që falë pushtetarëve janë mirë të sistemuar në punë shtetërore, rreth ikjes masive nga Kosova! Askush nuk e lëshon vendin e vetë prej qejfit, por njerëzit po ikin në mungesë të perspektivës, skamjes dhe varfërisë! Sikur edhe ata të kishin nga një vend pune, sikurse këta që po i paragjykojnë nëpër portale dhe rrjete sociale, nuk do të kishin ikur! Vihuni në vend të tyre vetëm për një moment: je i papunë, çfarë do kishit bërë?! Edhe ata janë njerëz, kanë familje, fëmijë dhe duan të jetojnë! Nuk jetohet vetëm me idealizëm! A e keni pyetur ndonjëherë veten pse politikanët nuk emigrojnë, por vetëm populli?! Kritikoni klasën politike që me keq-qeverisjen e tyre pesëmbëdhjetë vjeçare e kanë detyruar popullin të ikin, e jo popullin pse po ik! Qytetarëve të Kosovës nuk është duke iu interesuar politika, por as edhe ndonjë parti, lider apo politikan! Qytetarët e Kosovës janë lodhur tash e pesëmbëdhjetë vite nga papunësia, skamja, varfëria, dhe iu ka humbur shpresa se këtu do të bëhet mirë, prandaj çdo natë me dhjetëra autobusa plot me qytetarë të Kosovës, të rinjë dhe të reja, burra, gra dhe fëmijë, madje edhe pleq, po ia mësyjnë Hungarisë e për të vazhduar pastaj drejt shteteve të Perëndimit! Këtë s’po e bëjnë nga qejfi, por nga mungesa e perspektivës, papunësisë, skamjes dhe varfërisë! Prandaj imazhin Kosovës nuk janë duke e prishur qytetarët që po ikin drejt shteteve të perëndimit, por keq-qeverisja juaj ata i ka detyruar dhe po i detyron që ta lënë vendin e vetë, shtëpinë dhe më të dashurit e tyre! Imazhi i Kosovës është duke u prishur nga keq-qeverisja, krimi i organizuar dhe korrupsioni tash e pesëmbëdhjetë vite! Andaj, mos ua hudhni fajin qytetarëve për prishjen e imazhit të Kosovës, në mënyrë që ta shfajësoni veten tuaj për pisllëqet që i keni bërë, por reflektoni sa më shpejt që Kosova mos të mbetet një shtet fantazmë pa popull!

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, Imazhin, Kosovës ia keni prishur, me keqqeverisje!

Pse po heshtim?!

January 21, 2015 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/
Heshtja është një element shumë i rëndësishëm i retorikës!
Personi i cili heshtë kur dikush bisedon konsiderohet si një dëgjues i vëmendshëm i atij që flet! Disa e shikojnë si një shenjë e të menduarit- koncentruarit të tij!
Kjo dukuri në retorike në shumicën e rasteve është vlerësuar si pozitive!
Ekziston një thënie gjermane :”Nëse folësit do ta dinin se 70 % e asaj që e thonë do të shërbejë si kundërsulm ndaj tyre me siguri do të flisnin më pak”!
Heshtje nuk do të thotë të jesh i qetë dhe të mos thuash asgjë, por do të thotë dëgjim aktiv. Heshtja është pauzë për të menduar dhe jo pauzë e të menduarit.
Kush nuk mund të heshtë në momentet e duhura bën gabim të madh gjuhësorë!
Heshtja është ar! Të flasësh është argjend!
Fjalën e duhur ta thuash në kohën e duhur është diamant i mbështjellur me platinë!
Ai që ka heshtë dhe ka dëgjuar me vëmendje do të jetë folësi më i mirë.
Por heshtja e shqiptarëve më kujton essenë “Indiferentët” të Antonio Gramshit! Sa shumë heshtje ka! Një heshtje vdekjeje e ka mbuluar këtë vend në kohën e çlirimit të gurmazeve me ligj! E habitshme! Na vjedhin, na vrasin, na poshtërojnë, na mashtrojnë, na gënjejnë dhe ne heshtim! Mos jemi gjë sinonime të varreve? Heshtja është virtyt i skllavit thoshte një filozof i antikitetit! Sa aktuale për shqiptarët! Por nuk mund të flas dhe të ngrejë zërin një shoqëri, së cilës i kanë i kanë mbyllur gojën, i kanë blerë dinjitetin në këmbim të një vendi pune apo të një favori, duke tjetërsuar kështu edhe karakterin e secilit prej nesh! Edhe ky sistem i mbrapshtë patjetër që sjell përçarje dhe polaritet në shoqëri! Sot shumica e shqiptarëve vuajnë akoma për bukë dhe për një vend pune! Prandaj askush nuk guxon të dal kundër këtij sistemi, se në fund ngelet pa vend pune, pa bukë dhe në pamundësi që të mbijetoj në atdheun e vetë, detyrohet që të marrë rrugën e gyrbetit! Por, kam një pyetje: a ka shërim kjo sëmundje e rëndë e shqiptarëve?

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, Pse po heshtim?!

MEDIOKER

December 4, 2014 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/
Njeriu nuk lind i mësuar. Mëson rrugës… E, megjithatë, shpesh në jetë jemi mediokër, përderisa kufizojmë përpjekjet vetjake për të mësuar më shumë, për të gjykuar më thellë!
Unë nuk mund të përkufizoj njerëzit si mediokër, pasi çdo njeri ka lindur për të qenë kreativ në varësi të gjenit dhe trashëgimisë. Edhe një punëtor i thjeshtë ose një njeri i rëndomtë, pijanec e diçka e tillë, mund të dalë jashtë përkufizimit të mediokritetit.
Tani problemi qëndron në atë se në cilën alternativë është njeriu me aftësi të mëdha.
Një njeri negativ që është mësuar tërë jetën e tij të vjedhë, besoj nuk e ka të vështirë të hyjë brenda në shtëpinë e një fqinji e të vjedh në mes të natës pa problem fare dhe ky akt përbën një akt me vlerë negative dhe nuk mund ta quajmë mediokër. Një politikan i aftë tregon vlerat e tij para popullit të tij. Një doktor gjithashtu. Një mësues gjithashtu. Etj.
Populli shqiptar në përgjithësi është mediokër përsa i përket kulturës, arteve, shkencave dhe shumë fushave, sepse mediokriteti nuk shkulet nga njeriu duke mos i kultivuar atij një veprim interesant dhe të dobishëm.
Megjithatë, po të ishte se bota do të ishte mediokre, besoj sot nuk do të ishim aty ku jemi.

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, Medioker

Emine Krasniqi-Marigona e Kosovës!

November 27, 2014 by dgreca

Gëzuar festën e flamurit, Emine Krasniqi-Marigona e Kosovës!/
Shkruan: Faik KRASNIQI*
Flamuri shqiptar – shqiponja dykrerëshe e zezë në sfondin e kuq – është simboli më sublim i shprehjes së identitetit të shqiptarëve, kudo që jetojnë ata. Ky flamur ka mbajtur gjallë qenësinë shqiptare në rezistencën kundër pushtuesve të huaj, sidomos gjatë shekullit XX. Flamuri është dëshmi e besnikërisë ndaj atdheut dhe ndaj kombit. Prandaj, përderisa në pothuaj të gjitha shtetet e botës presidenti betohet mbi Biblën apo Kuranin, në Shqipëri betimi i tillë bëhet para flamurit.
Pas 28 Nëntorit 1912, shqiptarët e Shqipërisë ishin të lirë ta përdorin këtë simbol kombëtar, por e njëjta nuk vlente për shqiptarët e Kosovës. Ishte pikërisht ky mohim që cenonte më së shumti përkatësinë e tyre etnike, por edhe që përforconte bindjet patriotike dhe ndjesinë për rezistencë ndaj pushtetit jugosllav.
Historia e përdorimit të flamurit shqiptar në ish-Jugosllavi ndryshonte varësisht nga klima politike: herë lejohej përdorimi, e herë ndalohej – si u tekej serbëve që s’na bënin hesap. Pas Luftës së Dytë Botërore, me mbetjen sërish të padrejtë të Kosovës në ish-Jugosllavi, në heshtje dhe pa asnjë vendim u ndalua përdorimi i tij. Madje, shumë shqiptarë u dënuan me burg të rëndë, vetëm pse atyre u është gjetur ky flamur.

Emine Krasniqi- Marigona e Kosovës!

Familja jonë mburret që i kemi dhënë kombit me dhjetëra dëshmorë dhe dhjetëra të burgosur politikë. E një ndër ta është edhe Heroina Shqiptare, Emine Krasniqi-Marigona e Kosovës, që më 1956 qëndisi flamurin kombëtar ( ku atëbotë ishte e ndaluar për shqiptarët e Kosovës), për të cilën gjë vuajti burgim të rëndë bashkë me bashkëshortin Osman Krasniqi( axha im) dhe dhjetëra shokë të idealit!
Mburremi dhe jemi krenar që e kemi -Heroinën e gjallë Shqiptare-Emine Krasniqi- Marigona e Kosovës! Gëzuar festën e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë, Marigonë e Kosovës! Veprat dhe sakrificat e tua për çështjen kombëtare, na bën krenar jo vetëm familjen tonë, por gjithë kombin shqiptar! Jemi krenar me ty! Rrofsh sa malet e Shqipërisë Natyrale!
*Faik Krasniqi, analist nga Prishtina, bashkepunetor I Gazetes Dielli

Filed Under: ESSE Tagged With: Emine Krasniqi-Marigona e Kosovës!, faik Krasniqi

Dhelprës iu kallke bishti, e thoshte – ”ishalla jam në ëndërr”

November 8, 2014 by dgreca

Opinion nga Faik KRASNIQI/Prishtinë/
Pavarësisht se koalicioni LVAN është shumicë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, ata reflektuan duke hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit, për t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të Kosovës.
Por PDK-ja dhe lideri i saj Hashim Thaçi, s’po munden kurrsesi të pajtohen, që përfundimisht do të shkojnë në opozitë. Ata (PDK-ja) duke e parë që pashmangshëm do të shkojnë në opozitë, në pamundësi që ta formojnë Qeverinë, po kërcënojnë edhe me zgjedhje të jashtëzakonshme. Përveç se janë bërë të bezdisshëm për qytetarët e Kosovës dhe Bashkësinë Ndërkombëtare, po kërcënojnë dhe janë bërë qesharak me deklaratat dhe arsyetimet e tyre boshe. Por këto janë shqelmat e fundit të një Qeverie kriminale, korruptive dhe një Qeverie që e ka ngulfatur shtetin.

Presidentja duhet të reflektojë!

Pas reflektimit të koalicionit LVAN, në bazë të kompetencave kushtetuese që i ka, Presidentja Jahjaga duhet të reflektojë, për krijimin e institucioneve. Ajo duhet ta dëshmojë para qytetarëve të Kosovës, se është në shërbim të interesave të tyre dhe shtetit të Kosovës, e jo në shërbim të PDK-së dhe Hashim Thaçit. Çfarë duhet të bëj ajo? Nëse zonja Flora Brovina javën tjetër nuk e thërret seancën për konstituimin e Kuvendit, Presidentja Jahjaga mund ta thërras vetë. Pas konstituimit të Kuvendit, edhe pse koalicioni i PDK-së ka vetëm 36 deputetë, shansin e parë për formimin e Qeverisë t’ua japë atyre, dhe pasi ata të dështojnë ta bëjnë një gjë të tillë, herën e dytë mundësinë t’i jap koalicionit të shumicës LVAN që ka shumicën parlamentare me 63 deputetë, ta mandatoj dhe Qeveria nga koalicioni i shumicës LVAN, të krijohet sa më parë. Presidente, vepro sa më shpejt, ose vepron sovrani, sepse është lodhur nga kryeneqësia e PDK-së dhe neglizhenca jote!

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, shqelmat e fundit, te PDK

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 17
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT