Në New York u formua shoqata : “Familjet për Shpëtim në Rrugë – Families for Safe Streets “, një shoqatë, kjo, e cila thotë se ka për luftuar zbatimin e çdo ligji të trafikut dhe do të mbrojë jetën e qytetarëve nga aksidentet e trafikut në rrugët e qytetit
Nga BEQIR SINA, New York City/
CITY HALL NEW YORK CITY : Familjet, të dashurit e të cilëve humbën jetën, apo u plagosën nga ngasësit e pakujdesshëm të automjeteve të tyre, u mblodhën përpara shkallve të bashkisë së qytetit të New Yorkut, të dielën pasdite, si thanë ata për të protestuar dhe njoftuar njëhereshit formimin e një grupi të ri – shoqatën, e ashtuquajtur” Familjet për Shpëtim në Rrugë – Families for Safe Streets “, një shoqatë, kjo, e cila thotë se ka për luftuar zbatimin e Vizionit Zero. Megjithëse, natyrisht, nuk priteshin shumë njerëz, mbasi edhe aksidentet e trafikut në New York, sipas statistikave jan nga më të ulëtat në SHBA, thekson shtypi vendas për nga numëri i popullsisë dhe makinave (çdo dy banor ka një makinë në qytetin e New York-ut, jehona e saj – tek autoritet dhe shtypi i qytetit ishte i madhë.
Në protestë folën edhe disa nga autoritetet e qytetit, avokat dhe veprimtar të dalluar të cilët kërkuan nga kryetari i bashkisë të marrë masa – në disa nga rrugët kryesore të qytetit dhe rrugët e brendshme që të ulet sa më shumë numëri i aksidenteve, në qytetin e New Yorkut.Më pasë folën edhe miqtë dhe anëtarë të familjeve të këmbësorëve të vrarë ose të plagosur në aksidentet e trafikut. Në protestën, e cila u mbajt në shkallët e Bashkisë, të dielën pasdite ata duke njoftuar dhe formimin e një grupi të ri avokimit, thanë se do të jenë një zë i fuqishëm për jetën e njerëzve në qytet . “Familjet për Safe Streets”, thanë se kan si qëllim të shtyjnë Bashkinë e qytetit të New Yorkut, për zbatimin e shpejtë të planit të Kryebashkiakut de Blasio ” Vizioni Zero ” të premtuar nga ai në fushatën elektorale vitin e kaluar, plan i cili synon për të ulur dhe eventualisht eliminuar numërin e aksidenteve dhe vdekjeve të trafikut në qytetin e Nju Jorkut . ” Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se kjo është një çështje serioze , ” tha avokati i njohur njujorkez David Shepherd , e dashura e të cilit , Sonya Powell , vdiq 5 vjet më parë në rrugën Baychester Avenue në Bronx në 2009 . Ai u bashkua me Familjet për Safe Streets mbas disa viteve që ai ishte duke kërkuar me grupin e avokatëve të tij përfshirë edhe atë të shoqatës “Transporti Alternativë” , një organizatë avokuese që promovon sigurinë e këmbësorëve , si dhe përdorimin e Biçikletave dhe tranzitit publik, në qytet .Në mitingun e së dielës , familjet mbanin në duar pankartat me fotot e të dashurve të tyre, që ata kishin humbur jetën si viktima të trafikut , dhe mbanin disa shenja trafiku – ku kërkohej që në qytet automjetet në rrugët e vogla dhe të brendshme – të mos qarkullojnë më shumë se 20 milje -per – orë – shpejtësi për qytetin e New Yorkut.Sipas shtypit lokal nxitje për këtë protestë, u bë aksidenti më i fundit në qytet kur një burrë 25 – vjeçar u vra nga një kamion i pastrimit të rrugëve të qytetit të New Yorkut, ndërsa ai po kalonte në kryqëzimin e rrugës në Crown Heights të dielën në mëngjes
Muajin e kaluar , një lagje tjetër në qytet u përfshi në një seri të vdekjeve si shkak trafikun në Upper West Side dhe çoi banorët e saj që t’i bënin thirrje Bashkisë, për ndryshime të menjëhershme të ligjeve shpejtësisë në qytet .
Në përgjigje të protestës kryetari i ri i bashkisë De Blasio, në një dekelratë në faqen e tij të internetit njoftoi se ka në plan që 63 – rrugë në qytet të përfshihen në planin e tij “Vizioni Zero”. Ky plan do të nisë zbatimin qysh nesër. Plani përfshin propozimet e tij për rritjen patrullave të NYPD në të gjitha rrugët e qytetit . Zbatimin më përpikëmëri të ligjit për tejkalim të shpejtësie , dhe përdoruesit e alkolit. Do të rritet kontrolli ndaj taksive në qytet, duke zbatuar një teknologji të re, për tu instaluar çdo taksie një aparat që tregon tejkalimin e shpejtësisë, dhe një kamer . Pas tubimit të dielën , anëtari i Këshillit bashkiak Ydanis Rodriguez shprehu mbështetjen e tij për Familjet për Safe Streets . ” Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë dhunë të trafikut – po qe se nuk kemi për ta trajtuar seriozisht këtë problem, që po merr jetë njerëzish – gati për çdo ditë në rrugët e qytetit , ” shkroi ai në një deklaratë . ” Qysh, nesër ne do të kërkojmë vënjen në zbatim të planit Vizioni Zero në Këshillin Bashkiak , në përputhje me kërkesat e paraqitura nga shqetësimet e publikut në mënyrë që ne mund të punojnë së bashku për të bërë NYC qytetin më të sigurt në botë . ”
Plani “Vizioni Zero” thekson shtypi gjithashtu bën thirrje për një reduktim të shpejtësisë brenda rrugëve të brendeshme në qytet në kufirin e shpejtësisë nga 30 mile për orë deri në 25 mile në orë, megjithëse Familjet për Safe Streets , kërkuan dje se kufiri duhet të jetë 20 mile për orë.