Dielli: Dinamo 3 -Skenderbeu 1. Ilir Daja është optimist, ende deklaron se ky Skënderbe, zë vendin e dytë në grup. Le të shpresojmë dhe të ëndërrojmë, edhe ne, e dëshirojmë të realizuar një ëndërr të tillë…. /
Nga Fatmir Meneri./*
Sot në mbrëmje, Skënderbeu do të nisë “pe vërteti” aventurën europiane. Në grupet e Europa League. Aty ku presin emra “të rëndë” të futbollit të kontinentit. Duke filluar nga Dinamo e Kievit.
Edhe para dy vjetësh, korçarët – askohe me petkun e kampionit – arrinin në fazën e grupeve të po këtij kompeticioni. Veçse me atë të para dy vjetëve ka një ndryshime të mëdha. E para është se, këtë herë është dashur të kalojnë plot katër kundërshtarë. E dyta se kanë hyrë ballëpërballë derës e jo nga “dritarja” e Champions-it. E treta dhe më e rëndësishmja: nëse para dy vjetësh, hyrja në grupe u konsiderua një lloj finishi, këtë herë është me të vërtetë një start. Te Skënderbeu besojnë se mund të bëjnë shumë më mirë se sa “turizmi” me Lokomotiva e Moskës, Sporting i Lisbonës e Beshiktash. Madje, ashtu si nën zë është thënë: Mund të kalojmë fazën e grupeve!
Shumëkujt mund t’i duket e tepruar. Mundet që nga kundërshtarët e sivjetëm – Dinamo e Kievit, Jang Bojs e Zvicrës dhe Partizan i Beorgradit – të marrinm rezultate dëshperuese, por kjo s’duhet e s’mund të pengojë në dëshirën e këmbënguljen për të ecur përpara. Se, në ndryshim nga çdo lloj ëndrre, kjo e Skënderbeut ka ku mbështetet. Edhe pse fillimisht në të u financua mirëfilli politikisht për fushatë elektorale dhe teknikisht ju dhanë të dyja e jo vetëm “një dorë”, ecuria e mëtejshme që po mbush dekadën është ndërtuar mbi një projekt serioz, të financuar si duhet, duke e patur të qartë se ku do të arrihet. Te një ditë si kjo kur, pavarësisht se është ndoshta herët për të prekur mrekulli, pikërisht mrekullia nuk është më një fantazi.
Eshtë larg Kievi. Pak korçarë kanë patur mundësinë të shoqërojnë skuadrën. Por te Skënderbeu e dinë fort mirë se nuk do të jenë vetëm sonte. Me ta nuk do të jetë vetëm ata të paktë në shkallët e stadiumit, jo vetëm korçarët “safi”, por e gjithë Shqipëria. Skënderbeu është i të gjithëve.
Dje, vëndimi më i parë i Qeverisë se re ishte për shpalljen e vitit të Skënderbeut. A e kanë marrë vesh në Kiev…?!
Shenim i Diellit: Ndeshja me Dinamon e Kievit pati dy tablo; një pjesë e parë e menaxhuar mirë në fushën kunëdrshtare nga djemtë e Ilir Dajës. Nuk kishte ku të shkonte më mirë-goli i Muzakës ishet qershia mbi Tortë e pjesës së parë. Por një ndeshje futobolli kompozohet me dy 45′ minutsha, Ujqërit e Dëborës, ishin përgatitë vetëm për një pjesë, të parën, në të dytën, u shpartalluan 4 minuta, 2 gola, për të pësuar më vonë edhe të tretin me paksa ndihmë të gjyqtarit…Daja është optimist, ende deklaron se ky Skënderbe, zë vendin e dytë në grup. Le të shpresojmë dhe të ëndërrojmë, edhe ne e dëshirojmë të realizuar një ëndërr të tillë….