Të Mërkurën më 18 Mars 2015, në Selinë e Vatrës,ishin për vizitë mysafirë nga Shqipëria. Një dërgatë e Kryesisë së Ballit Kombëtar e përbërë nga kryetari Adriatik Alimadhi, Gëzim Breza, nënkryetar (njëkohësisht Kryetar i Ballit Kombëtar për Shkodrën), dhe Beniamin Toro, sekretar i përgjithshëm që mbulon marrdhëniet me Diasporën(dhe kryetar i degës së Fierit), u pritën nga Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj dhe bashkëpunëtorët. Mysafirët shoqëroheshin nga sekretari i degës së Vatrës në Michigan Mondi Rakaj. Në takim ndodheshin dy nënkryetarët e Vatrës Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, arkëtari i vatrës, njëkohësisht anëtar i Kryesise Marjan Cubi, anëtari i Këshillit të Vatrës Zef Balaj,dr. Skënder Murtezani,anëtar i Këshillit të Vatrës dhe kryetari i degës së Queensit-NY, advisory board Zef Perndocaj, vatrani Halit Shpuza dhe editori i Diellit Dalip Greca.
Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës dr. Gjon Buçaj u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe u parashtroi qëndrimet e Vatrës për çështjen Kombëtare, për zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali të Zi dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës, duek u ndalë dhe në çështjen Çame.Ai u ndal gjatë edhe në pamoralitetin e politikës në Shqipëri dhe Kosovë, në problemete korrupsionit, dekriminalizimin e politikës e dhe dekomunistizimin e shoqërisë, për hapjen e dosjeve dhe lustracionin etj.
Kryetari i partisë Balli Kombëtar, z. Adriatik Alimadhi, falenderoi për pritjen, vlerësoi veprimtarinë 103 vjeçare të Vatrës dhe përcolli gjendjen reale të Shqipërisë, pozicionet e partisë që ai drejton, mbajti qëndrim për pamoralitetin e politikës shqiptare, për tranzicionin e tejzgajtur, korrupsionin, dhe hallet e qytetarëve, që sa vijnë e shtohen. Z. Aliamdhi, tha se anëtarët e Partisë Balli Kombëtar punojnë me moton”Partia Jonë është Shqipëria” dhe nuk udhëhiqet nga interesat e çastit, apo thjeshtë për kolltukët e pushtetit, siç veprojnë shumica e partive në Shqipëri.
Më pas ai tregoi edhe për përpjekjet, që kanë nisë prej kohësh, për mundësinë e trasferimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit në një kohë të përshtatshme në Shqipëri.
Kur u diskutua ky problem, ndërhyri dr. Skënder Murtezani, i cili tregoi për veprimtaritë 2-vjeçare të degës së Vatrës në Queens. Veprimtaritë për nderimin e Mithat Frashërit janë zhvilluar me synimin për të hedhur më shumë dritë rreth figurës së tij,jetës së shkurtër në SHBA, vdekjes enigmatike, por edhe për të hedhë dritë rreth kontributit për çështjen Kombëtare, në fushën e diplomacisë, në fushën e letrave shqipe, marrdhëniet me Vatrën etj.
Gjatë takimit diskutuan për qëndrimet e Vatrës, situatën në Shqipëri dhe Kosovë, për zhvillimet në Ballkan edhe nënkryetarët Rexhaj dhe Bushati, anëtari i Këshillit Zef Balaj dhe editori i Diellit.
Në takim u evidentuan edhe marrdhëniet e Mid’hat Frashërit me Federatën Vatra, fillimisht si delegat i Vatrës në Zvicër, por edhe si promotor në Fushatën e Vatrës për Huanë Kombëtare 1920-21, si dërguari i Qeverisë Shqiptare. Dihet se kjo fushatë e suksesshme e Vatrës i dha arkës së shtetit shqiptar jo pak por 197 mijë dollarë(Shuma e konvertuar sot kap shifrat 2 milion e 777 mijë dollarë).
Në fudn të takimit Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, z. Adriatik Alimadhi, nderoi Vatrën me “ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE” me motivacionin:” Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA për ruajtjen historike të Identitetit Kombëtar Shqiptar dhe kontributin e dhënë për mbrojtjen e çështjes Kombëtare Shqiptare.”
DR. NAIL DRAGA, DREJTOR I QENDRËS KULTURORE NË ULQIN VIZITOI FEDERATËN VATRA
Të Shtunën me 8 nëntor 2014, Dr. Nail Draga, drejtor i Qendrës Kulturore në Ulqin, vizitoi VATRËN. Z. Draga shoqërohej nga kryetari i Shoqatës “Ana e Malit” Ismet Kurti dhe gazetari Beqir Sina.
Stdiuesi dhe shkrimtari Nail Draga, u prit nga Editori i Diellit, Dalip Greca. Ai e prezantoi mysafirin me historinë 102 vjecare të VATRË-s dhe 105 vitet e publikimit të Gazetës më të vjetër të Botës Shqiptare Dielli.
Z. Draga u njoh edhe me ekspozitën fotografike”100 vitet e Vatrës” si dhe me disa prej ekzemplarëve të arkivit, si dhe botimet origjinale të veprave të Nolit dhe Konicës.
Mysafiri, Dr. Nail Draga dhuroi për bibliotekën e VATRËS librin e tij”Intelektuali dhe Paragjykimet” si dhe kopje të revistës”Lemba”, revistë shkencore, kulturore e artistike, që botohet nga art Club Ulqin nën drejtimin e tij.
***
Dr. Nail Draga po të Shtunën ishte i ftuar edhe në studion e Televizionit Kultura Shqiptare të z. Adem Belliu, ku dha një intervistë për teleshukuesit e këtij televizioni. Z. Draga u intervistua nga gazetari Beqir Sina.
***
Sipas infromacioneve që ka gazeta Dielli dr. Nail Draga bëri edhe një vizitë në shkollën Shqipe në Bronx-NY, ku u prit nga themeluesi i kësaj shkolle, z. Gjergj Dedvukaj, nga drejtori i shkollës Mustafe Qosja dhe ekipi i mësuesve.
***
Po ashtu dr. Nail Draga ishte për vizitë edhe ne Shkollën Shqipe në Manhattan, ku pritën nga bashkshortët, drejtues të kë saj shkolle, Qemal dhe Kozeta Zylo. Mysafiri shoqërohej nga z. Ismet Kurti dhe Dr.Sabina Osmanovic.
Mysafirët vizituan shkollën shqipe dhe bashkë biseduan me më suesit dhe nxënësit.
***
KUSH Ë SHTË Dr. NAIL DRAGA?
Nail Draga ka lindur në vitin 1957 në Draginë (Ana e Malit) Komuna e Ulqinit, është gjeograf shqiptar.
Nail Draga Dr., në vendlindje ka kryer shkollën fillore gjegjësisht në Katërkollë(1972), të mesmën-gjimnazin në Ulqin(1976), ndërsa ka studiuar gjeografinë në FSHMN në Universitetin e Prishtinës (1976-1980). Nail Draga punuar në Unversitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Dega e gjeografisë, fillimisht si asistent e më pas ligjerues(1983-1998). Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Universitetin e Zagrebit ku edhe ka magjistruar(1988). Disertacionin e doktoranturës e ka mbrojtur në Universitetin e Tiranës në vitin 1999. Ka qenë në dy mandate drejtor i shkollës “Bedri Elezaga” në Katërkollë-Ulqin(1998-2003, 2007-2011).
Nga 31.10.2011 është drejtor i Qendrës Kulturore në Ulqin.
Dr. Nail Draga është autor këtyre librave:
1.Shqiptarët në Mal të Zi, Art Club,Ulqin, 1994,
2.Albanci u Crnoj Gori, Art Club, Ulcinj, 1995,
3.Gjurmë gjeografike, Art Club,Ulqin 1997,
4.Komente dhe opinione, Art Club, Ulqin, 1999,
5.Shpalime gjeografike, Art Club,Ulqin, 2001,
6.Meditime për identitetin, Art Club,Ulqin, 2005,
7.Kultura dhe shoqëria civile, Art Club, Ulqin, 2009
8.Intelektuali dhe paragjykimet,Art Club, Ulqin, 2013
Dr. Nail Draga ka marrë pjesë në shumë takime, tribuna, sesione, simpoziume dhe konferenca të ndryshme shkencore, nga fusha e gjeografisë, etnologjisë, historisë, ekologjisë dhe çështjeve të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit.
Ka qenë anëtar i Këshillit të përgjithshëm të arsimit(2003-2008), subjektit me të lartë arsimor në Mal të Zi. Me ftesë të kongresmenit Tom Lantosh, me datën 30.10.2003, në Kongresin Amerikan në Uashington ka dëshmuar në një seancë degjimore në lidhje me Poziten dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi. Ka marrë pjesë në takime të ndryshme shkencore në vend dhe në botën e jashtme me kumtesa nga fusha e gjeografisë[1].
Deri më tash ka botuar rreth 300 artikuj, studime, recensione, vështrime dhe komente nga fusha e gjeografsië dhe e publicistikës, në botime të veçanta, revista dhe gazeta te ndryshme në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.[2]
Dr. Draga është një nder themeluesit e Shoqatës së Artisteve dhe Intelektualeve ART CLUB[3] (28.12.1990) në Ulqin si dhe president saj nga viti 1995-2002. Është themelues dhe kryeredaktor i revistës LEMBA (shkencë, kulturë, art) nga viti 1998. Po ashtu edhe redaktor dhe recenzentë i botimeve të ndryshme ne edicionin e botimeve të Art Club-it.Udhëheqes dhe organizator i shumë veprimtarive shkencore, kulturore dhe artistike. Gjithashtu merret edhe me publicistikë.