Bisedë me Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, znj. Felicita Jakoel
Në Muzeum në Izrael kuptova madhёshtinë e asaj qё kishte ndodhur nё Shqiperinё e vogёl. Brenda vetes u ndjeva krenare! Por stendat e muzeumit heshtnin e nuk e tregonin kёtё. Ky fakt ishte fare i panjohur pёr botёn e lirё dhe pёr Izraelin nё veçanti. Aty realizova thellё shqetësimin e babait … “Bota duhet ta dijё”! Jakoel
Keze Kozeta Zylo*: Zonja Jakoel le të bisedojmë për fëmijërinë tuaj, si e keni përjetuar atë?
Felicita Jakoel : Unë kam lindur në Tiranë, nga dy prindër të cilët e donin dhe respektonin njëri tjetrin Prindërit e mi ishin Josef dhe Aliki Jakoel. Ata ishin njohur që të vegjël kur bënin studimet në Korfuz të Greqisë. Babai studionte në Institutin tregëtar italian dhe mamaja në shkollën franceze të të njejtit qytet. Kultura, mentaliteti i përbashket, sfondi i ngjashëm i edukimit si dhe miqësia e sinqerte që kishin do të ishte baza për nje martesë të shëndoshe. Ishin të ndryshëm nga karakteri, por shumë shpejt kuptuan dhe ndjenë se një dashuri e madhe do t’i lidhte për gjithe jeten. Kështu unë dhe ime motër, Ksenia u rritëm në një mjedis të ngrohtë, plot dashuri e humor.
Çfarë do të kujtonit më shumë në periudhën e fëmijërisë? Cila është historia e prindërve tuaj pasi ata kanë qenë të mbijetuarit nga Holokausti?
Babai quhej Josef por të gjithë e njihnin me shkurtimin Cefi. Ai lindi nё Vlorё me 1922 nё njё familje me origjinё hebraike. Hebrenjtё ishin vendosur nё Vlorё qysh nga mesi i shek të XIX-të dhe origjina e shumicёs sё tyre ishte nga Janina nё Greqi. Ata kishin marrёdhenie tё shkёlqyera me banorёt e Vlorёs sё asaj kohe.
Tё ishe bijё e Cefit ishte diçka e bukur dhe e ndёrlikuar njёkohёsisht. Nga njёra anё ai tё rrethonte me dashuri, ngrohtёsi e humor dhe nga ana tjetёr ishte kёrkues e serioz pёr sa i pёrket studimit. Ai tё vinte para pёrgjegjёsisё qё nё moshё fare tё re, ndoshta kjo si rezultat i asaj qё ka ndodhur historikisht me hebrenjtё qё studimi dhe zotёsia ishin mjeti mё i rёndёsishёm pёr mbijetesё nё çdo rrethanё. Kështu që në moshë të re në studiuam piano dhe violinë, gjuhë te huaja dhe sipas babait duhej mesuar cdo gje tjeter praktike qe mund te na hynte ne pune ne cfarëdo situate në jetë.
Si fёmijë e mё pas, mbajmё mend që na kushtonte shumë kohë. Fliste me ne pёr tema nga mё tё larmishmet dhe nuk mbaj mёnd të kemi folur pёr ndonjё argument e ta gjeje tё papёrgatitur. Nё fakt tё jetoje me tё ishte sikur tё jetoje me njё enciklopedi tё gjallё, me dijen pranё vetes nё çdo kohё e nё çdo fushё.
Nga ana tjetër fëmijeria jonë ishte e mbushur me gëzime që më duket se femijet e soëtm i njohin më pak. Kujtoj me nostalgji shtyllen e drunjtë të elektrikut të rrugës ngjitur me shtëpinë tonë. Ajo shtyllë e vjetër ishte qendra e cdo aktiviteti qe nga kukamcefti e deri tek loja luftash apo me cingla. Sa emocione, sa të thirrura dhe sa sekrete fëminore jane thenë nën ate shtyllë te shtrenjtë e më pas me mamatë që dilnin në dritare na thërrisnin të hynim brenda se na prisnin detyrat e shtëpisë, studimi ne piano apo violinë.
Tё ishe bijё e Cefit dhe e Alikit do tё thoshte nё rradhё tё parё tё jetoje njё “jetё tё dyfishtё”, tё dije mirё qё nё moshё fare tё re çfarё duhet thёnё jashtё e çfarё ishin bisedat brenda katёr mureve tё shtёpisё. Ai, sё bashku me mamanё, na bёnё tёishim tё vetёdijёshme qё nё moshё fare tё re, pёr faktin se jetonim nёn njё diktaturё ku shtypeshin tё drejtat e njeriut dhe fjala e lirё, nё njё shoqёri ku mbretёronte frika dhe terrori. Por kjo nuk e stepi qё brenda intimitetit tё familjes tё jetonim njё realitet krejt tё ndryshёm nga ai qё na rrethonte. Mё vonё, kur u rrita, e pyeta se si e kishte marrё pёrgjegjёsinё e rёndёqё nё një nga diktaturat mё tё egra qё ekzistonin tu fliste fëmijve në moshё kaq tё njomё pёr tё vёrtetёn e tij, pёr lirinё e fjalёs dhe mendimit. Pёrgjigja ishte shumё e shkurtёr : “Nuk desha tё rris brёnda mureve tё familjes sime dy skllevёr, dy tё verbёr !”
Cila ёshtё historia e prindёrve tuaj pasi ata kanё qenё tё mbijetuarit nga Holokausti?
Ndonjёherё, pas pune, ai kthehej nё shtёpi i shoqёruar nga njё mik. Quhej Shyqyri Myrto. Ishte njё burrё i dobёt me gjyslyke, shumё i sjellshem, e qё kuptohej menjёherё qё tё dy prindёrit e mi kishin pёr tё njё dashuri dhe respekt tёveçantё. Pёr ne ishte xhaxhi Shyqyriu, «bab Cyli», i cili vinte nga Durrёsi, tё cilit ne i hidheshim nё krahё ta pёrqafonim fort. Shpesh na tregonte se si nё kohёn qё gjermanёt kishin pushtuar Shqiperinё dhe rreziku qё u kёrcёnohej hebrenjve u rrit shumё, Cefi, sё bashku me motrёn e tij Eriketa (Keti), vendosёn tё ikin nga Vlora. Fёmijёt e tjerё tё familjes u strehuan nё shtёpinё e Qamil Xhyherit njё nga personat me mё influencё tё Vlorёs sё asaj kohe.
Nё fillim Cefi dhe Keti gjetёn strehim nё Tiranё dhe mё vonё, kur gjendja u bё akoma mё e rrezikshme dhe gjermanёt po kёrkonin me këmbëngulje hebrenjtё, motёr e vёlla ikёn nga Tirana dhe u fshehёn pranё familjes sё mikut tё tij Shyqyri Myrto nё Kavajё. Megjithё rrezikun e madh qё i kёrcënohej gjithё familjes sё tyre tё madhe, prindёrit e tij hapёn dyert e shtёpisë dhe tё zemrёs. Ata jetuan tё fshehur pranё kësaj familjeje deri kur gjermanёt u shporrёn nga vendi. Nё sajё tёndihmёs, vetёmohimit dhe guximit tё kёtyre njerёzve të mirё Josefi dhe e motra, Eriketa, mundёn të mbijetonin dhe tёktheheshin pranё familjes sё tyre.
Kur je e vogël kёto tregime tё duken si libёr me aventura, aq mё tepёr qё kjo histori mbaroi me njё “fund tё lumtur” dhe qё nё fund tё fundit ёshtё e qartё pёr tё gjithё se miku duhet ndihmuar, por me kalimin e viteve e duke u rritur, pёrmasat e kёsaj vepre bёheshin gjithmonё mё tё qarta dhe mё tё jashtёzakonshme.
Kur shkelёt pёr herё tё parё nё Izrael?
Nё 1990, pas rёnies sё murit tё Berlinit e me erёrat e reja qё po frynin nё Europёn Lindore, pёr herё tё parё nё jetёn time u pajisa me pasaportё dhe m’u dha mundёsia tё udhёtoj jashtё vendit. Ky qe njё rast i rrallё që më në fund do të mundja tёshihja botёn jashtё Shqipёrisё, atё botё që e kishim parё vetёm nёpёrmjet ekranit tё televizionit italian qe ishte dritarja jone drejt botes se largme. Kete rast une e shfrytёzova gjithashtu pёr tё vizituar nё mёnyrё sekrete Izraelin. Nё atёperiudhё nuk egzistonin marrёdhёnie diplomatike midis dy vendeve dhe pёr mё shumё Izraeli konsiderohej nga rregjimi totalitar i Tiranёs si njё nga vendet mё reaksionare tё botёs. Izraeli paraqitej si xhandar i USA-s nё Lindjen e meseme etj etj.
Nё atё vizitё të parë, sekrete e tё paharruar qё bёra nё Izrael, ndёr tё tjera në Jeruzalem vizitova Institutin dhe Muzeun e Holokaustit të quajtur” Yad VaShem”
(«Nё kujtim tё njё emri”)
Aty kuptova mё thellё ato qё babai na kishte treguar e shpjeguar kaq herё. Kuptova aktin e jashtёzakonshёm dhe heroik, humanizmin, mikpritjen dhe dashurinё e njё populli tё tёrë, tё pasur e tё varfёr, intelektualё e anёtarë tё qeverisё apo njerёz fare tё thjeshtё, myslimanё e tё krishterё, qytetarё apo fshatarё. Kuptova atё dritё shprese e mirёsie që ndriti sado pak nё periudhёn e errёsirës sё thellё europiane tё Luftёs sё Dytё Botёrore. Para stendave tё muzeut, aty ku shiheshin tmerret e papёrshkrueshme qё kishin kaluar hebrenjtё, aty ku tregoheshin ingranazhet e pamёshirshme tё makinёs sёgenocidit nazist tё planifikuara pёr shfarosjen nё masё tё njё populli tё tёrë, aty kuptova madhёshtinë e asaj qё kishte ndodhur nё Shqiperinё e vogёl.
Brenda vetes u ndjeva krenare!
Por stendat e muzeumit heshtnin e nuk e tregonin kёtё. Ky fakt ishte fare i panjohur pёr botёn e lirё dhe pёr Izraelin nё veçanti.
Aty realizova thellё shqetësimin e babait … “Bota duhet ta dijё”!
Babai mё kishte pregatitur njё listё me emrat e shqiptarёve qё kishin strehuar hebrenj të Shqipërisë si edhe tё ardhur nga vende të ndryshme tё Europёs, listё tё cilёn ua dorёzova autoriteteve tё Jad VaShemit gjatё asaj vizite tё paharruar.
Ky do tё ishte edhe fillimi i procesit tё njohjes dhe dhёnies sё titullit “Fisnikë mes Popujve” shqiptarёve qё kishin strehuar e shpёtuar hebrenj. Ky do tё ishte gjithashtu edhe fillimi i procesit tё njohjes nga bota tё atij akti tё jashtёzakonshёm qё kishte ndodhur nё Shqipёri gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore.
Ky do tё ishte edhe realizimi mirёnjohjes së tij!
Cila ishte jeta juaj nёn diktaturё?
Gjatё gjithё jetёs ai e ruajti kёtё mirёnjohje tё thellё dhe nuk e humbi edhe kur pas luftёs regjimi komunist i sapovendosur i pёrmbysi jetёn atij dhe gjithё familjes sё tij. Nuk e humbi mirёnjohjen ndaj shqiptareve tё mirё edhe kur diktatura, si familje e pasur qё ishin, i xhveshi nga çdo pronё materiale, kur tё jatin Rafael Jakoel, njё tregëtar i aftë e i ndershёm e burgosёn pa asnjё arёsye dhe familja pёr disa vite rresht nuk dinte gjё pёr fatin e tij. Me gjithё veshtirёsitë e panumёrta vazhdoi tё kontribuojё me tё gjitha energjitё e tij!
Vetёm njё herё e pashё të thyhej… kur na u mohua e drejta e studimit. Kishim “biografi tё keqe”! Gjyshi, Rafael Jakoel, duke qenё se ishte i pasur para lufte ishte shpallur “kapitalist”! Ishte fundi i viteve ’70-te, diktatura kishte arritur njё nga kulmet e saj dhe pёr tё disatёn herё dyert e Akademisё sё Arteve, tё ёndrrёs sime pёr të vazhduar studimin e pianos dhe muzikës, dyert e dijes, që për të ishte thelbi i jetёs, na u mbyllën mua dhe motrës time. Ëndrra për t’u bërë pianiste u ndërpre nga labirinthet e burokracisё totalitare-kafkiane tё ushqyera nga njё ideologji e nga njerёz tё dёshtuar. Kjo ishte njё goditje e madhe qё ai dhe mamaja e vuajtёn shumë, por ata nuk rreshtën se luftuari që të na shihnin të diplomuara.
Cili është edukimi juaj në Shqipëri?
Më vonë unë do të diplomohem për Gjuhë Letërsi në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Me ardhjen në Izrael studiova dhe u diplomova në Shkollën e turizmit.
Si bashkëpunoni me ish kongresistin Joe Di Guardi i cili është i pari së bashku me kongresistin Tom Lantos pas vitit 1990 drejtues i komisionit për të drejtat e Njeriut në Kongresin Amerikan të cilët vizituan Shqipërinë? Ata e ndërkombëtarizuan se çdo Hebre që shkeli në tokën shqiptare gjatë pushtimit nazist i shpëtoi holokaustit.
Pak para ardhjes sonë në Izrael, me 1990, babai, Josef Jakoel dhe Refik Veseli , i pari ” Fisnik mes Popujsh” shqiptar që u njoh nga Jad Vashemi, themeluan shoqatën e Miqësisë Shqipëri- Izrael e cila ёshtë aktive deri mё sot. Pikërisht ne atë periudhe babai u njoh edhe me kongresistin Joe Dio Guardi i cili sё bashku me kongresistin Tom Lantosh (ai vet një i mbijetuar i Holokaustit) dhe u bёi tё ditur pёr atë akt tё jashtёzakonshёm që kishte ndodhur ne Shqipёri.
Ata arritёn tё marrin nё dorёzim nga arkivat shtetёrore nje listё tё hebrenjve që u shpëtuan nëShqipëri të cilën e dorëzuan ne Muzeumin e Holokaustit ne Jeruzalem. Keshtu per here te pare u nderkombetarizua ajo”epope” me fjalet e tim eti, ai mёsim i madh guximi moral qё Shqiperia e vogёl dhe e” prapambetur” u dha kombeve tё ”ndricuara” tё Europёs.
Ju jeni kryetare e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, si ka funksionuar deri tani dhe cilat janё disa nga projektet tuaja midis dy vendeve miq?
Sapo erdhёm nё Izrael mё 1991, babai dhe anёtarёt e tjerё tё komunitetit ngritёn organizatën e “Hebrenjve nga Shqiperia” qёsot eshtё organizata e Miqёsise Izrael- Shqipёri dhe objektivi ynё kryesor është forcimi i marrёdhёnieve midis dy popujve e dy vendeve duke venё nё pah gjithnjё marrёdhёniet historike tё jashtёzakonshme midis shqiptarёve dhe hebrenjve Jemi gjithashtu në marrëdhënie me ata hebrenj ose familjet e tyre që jetuan e shpëtuan nё Shqipёri. Fatkeqёsisht izolimi gati 50 vjecar i Shqipёrisё beri tё pamundur mbajtjen e kontakteve pёr njё kohё shumё tё gjatё dhe shumё, shumё prej tyre nuk janё mё nёjetё. Megjithatё janё shkruar libra me kujtime dhe bёrё disa filma dokumentarё qё perjetesojnё këtëfenomen te rrallё tё shpetimit tё hebrenjve nё Shqiperi.
Vjet në Izrael u mbajt Forumi Ndërkombëtar i Holokaustit në përkujtim të 75-të vjetorit të çlirimit të Aushvicit-Birkenau. Çfarë vendi zinte Shqipëria në këtë Forum ndërkombëtar?
Vjet u mbajt në Izrael Forumi Ndërkobmbëtar i Holokaustit,nje event i rrallë ku morën pjesë udheheqesit nga ate gjitha vendet e botës. Sigurisht që Shqipëria zinte vendin e nderit …Sa vende mund te krenohen se të gjithë hebrenjte vendas dhe te ardhur nga te katër anët e Europës u shpëtuan? Presidenti i Shqiperise Ilir Meta u prit personalisht nga presidenti i Izraeli Reuven Rivlin i cili i shprehu edhe një herë personalisht mirënjohjen dhe admirimin për popullin shqiptar.
Sapo ka dalë libri “Izraelitët në Shqipëri” botimet “Çabej” shkruar nga ati juaj Jozef Jakoel në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit si ndiheni për këtë botim dhe më konkretisht cilët janë personazhet kryesor? Po në Anglisht është botuar?
“Izraelitët në Shqipëri” i shkruar në 1990, është libri i parë për historinë e komunitetit hebre tëShqipërisë dhe gjithashtu ështëshkruar nga një hebre vlonjat,lindur e rritur në Vlorë që ngjarjet e treguara i ka jetuar e vuajtur në lëkurën e tij . Kjo është nje deshmi e dorës së parë ku përshkruhet jeta e komunitetit, zakonet, ritet, feja, festat gjithcka qe e ka berë popullin hebre, edhe pse të shpërndarë nëpër botë 2000 vjet rrjesht, të ruajë identitetin e tij të vecantë.
Për mua personalisht ishte përmbushja e ëndrrës, realizimi i amaneteti te tij se” bota duhet ta dije”. Me këtë rast dua tëfalenderoj Agron Alibalin për ndihmën a pakursyer në pëegatitjen për botim si edhe Brikena Cabej që e pëegatiti për shtyp dhe që me profesionalizëm dhe dashuri bëri te mundur realizimen e këtij projekti. Projekti i ardhshëm do te jetë botimi në italisht i përkthyer nga vet autori si edhe përkthimi e botimi në anglisht.
Libri doli në shtyp me 27 Janar të ketij viti, në ditën ndërkombetare përkujtimore të Holokaustit dhe pikërisht ne kete dite u firmos mënë fund marrevshja midis Ministrise se Kultures, Këshillit Kombetar të Muzeumeve dhe Bashkise së Vlores per fillimin e punimeve per krijimin e muzeumit hebraik në Vlorë. Një përkim i bukur dhe kuptimlote! Besoj se ky libër do të jete një bazë e rendësishme dhe do të kontribuojë në hartimin e përmbajtjes së muzeumit.
Jemi në kohën e pandemisë botërore, si është gjendja e komunitetit shqiptaro hebre në Izrael? Po me vaksinimin si jeni pasi kam lexuar që Izraeli i ka marrë masat më parë nga gjithë shtetet e botës?
Deri tani në Izrael janë vaksinuar me vaksinën e dytë 25% e popullsisë .Vaksina më e përdorur këtu është ajo e shoqërisëPfizer. Gjendja e komunitetit është mjaft mirë.Deri tani nuk kemi patur asnjë të prekur nga Covid 19.Të gjithë personat mbi 60 janë tashmë të vaksinuar edhe me vaksinen e dytë dhe presim që edhe më të rinjtë tëvaksinohen. Edhe pse të vaksinuar, mundohemi te gjithe të respektojme rregullat e vëna nga Ministria e Shëndetësise.
Komuniteti shqiptar në Izrael konsiderohet si një nga më të sukseshmin për sa i përket absorbimit te tij në shoqëri. Krenaria jonëkuptohet qe janë te rinjte, fëmijët tanë të cilët mbi 90 e ca përqind kanë mbaruar universitetin, punojnë në shuma fusha tërëndesishme, shërbejnë në ushtrinë e vendit me detyra të ndryshme dhe janë pjesë organike e zhvillimit të vendit.
Së fundi cila është familja juaj dhe sa ka ndikuar kultura dhe tradita shqiptare në familjen tuaj si hebrenj?
Im shoq quhet Jehuda dhe familja e tij jeton prej 8 brezash në Izrael. Ai ishte shume kurjoz dhe interesuar për Shqiperine dhe kështu u njohëm. Është nga ata persona jo të pakët që “”ra në dashuri” me Shqipërinë dhe shqiptarët që në momentin e parë. Ai ka mësuar dhe flet pak shqip ndërsa vajza që vazhdon studimet për inxhinjeri industrial e që quhet Shirli, flet dhe kupton mjaft mirë shqip. Ajo shpesh më thotë:”Sa mire mami që kemi këtë gjuhën tonë të vecantë për të thënë sekrete pa patur frikë se na kuptojnë të tjeret!!!! Si familje dhe si komunitet ne festojmë çdo vit festën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe jemi të lidhur me njeri tjetrin me qindra fije familjare dhe miqësore.
*Autorja e intervistës është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit.
Janar, 2021
New York