NGA BAJAME HOXHA-ÇELIKU-BRUKSEL/
Erdhi dhe festa e shumë pritur nga të gjithë shqiptarët që jetojnë në trojet Shqiptare por edhe për ata që jetojnë larg atdheut, në të gjitha vendet e botës.100vjet pavarësi! GEZUAR!
Tirana kryeqyteti i Shqipërisë është veshur kuq e zi duke shpërndarë kudo atmosferërën festive. Sa bukur! Shpirti të thotë: Ndal e shiko! Shijoje o shqiptar shekullin e pavarësisë! Dhe me mend ndërmjet flamurit lexon gjithë historinë e vërtetë, të trimave të vërtetë, të një shekulli të tërë mbushur me trimëri, me heroizma, me luftra, me heronj të vërtetë e të sajuar, me liri të cunguar nga vet shqiptarët, dhe së fundi një Shqipëri me të vërtetë dinjitoze, të lirë demokratike me të gjitha dimensionet e saj. Përpara parlamentit të zë syri edhe institutin e integrimit të përndjekurve politik, dhe papritur përpara të hapet një dritë jeshile, një shpresë e madhe, ku të duket se ky institut do të mbyll përfundimisht plagët që ende rrjedhin gjak burgjesh, intërnimesh, të çdo lloji moshe. Sa të futesh në këtë oborr, shikon gra, burra, të rinj e të reja që hynë e dalin në këtë derë me letra nëpër duar, por me shpresën e madhe në zemër. Po, dihet, secili i burgosur që nuk është më, plagët e pambyllura i mori me vete në banësën e tij të fundit, sepse s’ka kohë e s’ka mjek që mundet të shëroj ato zemra aq të vrara, aq shumë të lënduara, aq shumë të fyera nga një rrebesh marramendës që sundoi për gjysëm shekulli. Pra, brenda këtij shekulli që ne po festojmë sot, ka sunduar një diktaturë sa shumë e gjatë, po aq e egër dhe e tmerrshme. Ah, ndjehet psherëtima për atë dhimbje, për atë fëmijëri, për atë rini, për ata njerëz që s’guxuan të ishin të lirë për të shikuar përpara lirinë e për të mbrojtur dinjitetin e tyre njerëzor.Ndoshta jo rrallë hasim lotin e tyre që ju rrjedh nga një pikëllim, nga një brengë apo bulëzim i pafat, nga një padrejtësi e bërë dikur, e atyre u dhemb shpirti edhe sot ndërmjet kujtimeve të hidhura, ndërmjet një humbje, apo ëndrre të parealizuar. Që në rinin e tyre të hershme nuk ditën ç’është gëzimi dhe aq më tepër ç’është liria personale e ndërgjegjes, e fjalës së lirë në një pjese të konsiderueshme të popullit që trajtohej skllavë brenda vendit të tij. Në tërësinë e atyre viteve të nemura vjen e kaluara dhe të troket në çdo çast në zemër e të duket se të thotë : hej, mos më harro ! 100 vjet pavarësi! 50 vjet dhimbje!. Nis edhe mendoj krejt pa dashje apo ndonjë qëllim të caktuar e mendja më shkon te ajo plagë, te ai kamp në të cilin bëra dhe unë pjesë si viktima më e vogël e vitit 59,në kampin e savrës.Por më kujtohet: Rinia e asaj kohe brenda telave ku unë i ndiqja pas dhe i imitoja madhështitë, bukuritë e tyre brenda telave të shpirtit, brenda bukurive të shpirtit të tyre, brenda edukatës së tyre dhe gjithsesi edhe brenda kulturës së tyre të gjerë.Ata ishin të gjithë të bukur !Por ja, përsëri në këto çaste psherëtij dhe sytë më mbushen me lot, e dhimbja ka bërë një fole në zemrën time ku janë strukur brenda saj qindra fëmijë, burra, gra, e ajo rinia dinamike e asa kohe, që s’kërkoi kurrë lëmoshë apo mëshirë në ato vite të zeza fare të pashpresa. Por shpresa e vetme tek këta fisnikë në gjysëm shekulli,ishte dashuria për njeriun,respekti reciprok dhe mirënjohja e përshëndetjeve të tyre shoqëruar nga një buzëqeshje drite e dëlirësie.Tani ajo rini është e plakur fizikisht por e fortë si karakter, dhe me guxim e me fjalën e saj të lirë dhe me shpirtin e gjërë shikon dritën jeshile shoqëruar me shpresën e madhe të jetës, dhe të shoqërisë së re, e cila u ndërtua 20vjetët e fundit në demokraci. Po,është e vërtetë, vdiqën shumë prej tyre. Por ata vdiqën të lirë pa polici mbi buzën e lidhur, ku t’i pengonte edhe për të shkuar në banesën e fundit. Më kujtohet kur vdiq i nderuari Bajram Hoxha, ishte 27, dhjetori. Balta në kamp, të shkonte deri në gjunj dhe të ndjerin e zuri muzgu i ditës tjetër dhe nuk i jepni makinë apo karrocë e leje për ta varrosur në banesën e fundit. Dhe më e tmerrshmja ndodhi: kur ai kishte 5vjet që po prehej në parajsë,i komunikuan një mëngjes tek po bënin apelin te polici, një dënim tjetër shtesë, plus 5 vjet internim pas vdekjes për Bajram Tahir hoxhën I cili nuk kishte hypur asnjëherë në tren gjatë gjithë jetës së tij 53vjeçare, sepse pas vitit 1945,ishte i burgosur pastaj i internuar.
Ali Dema ndjesë pastë, me të birin e të nderuarit Bajram Hoxha, Ganiun, që bënin apelin atë mëngjes të ftohtë te polici, kuptuan mirë mes atij shqetësimi se kishin të bënin akoma me demonë e jo njerëz. Mjerisht, aty ishte ferri i Dantes, ku kishte vetëm një portë për të hyrë, dhe tjetër portë për të dalë, nuk kishin projektuar xhelatët.
Ëndrrat e tyre të pa arritura, të pa realizuara, të ndrydhura dikur ndër pranga, tani janë zgjuar te fëmijët e tyre ; dhe janë ata që që po shpien përpara aspiratat e tyre.
Prandaj sot kur kaloj përpara këtij instituti shpresëdhëns, vetvetiu të lind pyetja brenda trurit : A punohet aty brenda për t’i integruar plotësisht këto familje? A është integruar plotësisht në shoqërinë demokratike kjo pjesë e shumëvojtur ? Dhe brenda vetes përsëri e gjen përgjigjen tek pritja e ngrohtë e çdo dikasteri si dhe te ky institucion reabilitimi.Sa hynë në këtë portë duhet harruar porta e ferrit se tashmë, janë hapur faqe të reja në historine demokratike të Shqipërisë. Përshëndetjet e ngrohta i has që sa hynë në katin e parë, e pastaj, kur shkel në shkallët e katit të dytë, ndjen lehtë një kërcitje të tyre ku mund të merren si një rënkim i thellë, i atyre që po përmenden ende pas vdekjes, për të çuar deri në fund amanetin, atë që ata fatkeqësisht, nuk arritën dot në ditët e bukura të lirisë dhe në 100vjetorin e pavarësisë.
Në zyrë të pret gjithnjë me respekt Drejtori i përgjithshëm, djali i internimeve të gjata, Simon Miraka.Urtësia e tij, edukata e thellë të bënë instiktivisht të ulësh zërin kur pa dashur e ke ngritur shumë.Dua të shpreh : Këtij njeriu që në vitet e hershme të fëmijërisë së tij në kampin ugurzi të Tepelenës, e pastaj të rinisë së tij të vrarë së tepërmi nga diktatura, kishin formuar një djalë xhevahir ku në familjen e tyre vihej re një edukatë e gjërë, shprëndarëse, ku ata përcillnin te të tjerët një respekt dhe e mbështillnin atë respekt me një dashuri të madhe për njeriun në përgjithësi. Simoni të dëgjon me vëmëndje dhe shkruan çdo hall e breng të tyre, çdo kërkesë, dhe i nis ato këkesa e propozime, drejt në instancat përkatëse. Pra, duhet të themi :Faleminderit Zotit, që erdhi kjo ditë dhe zëri ynë dëgjohet , po këtë herë dëgjohet për mirë, e jo si një zë armiku ku do të sabotojë, por si një krenari lashtësie për brezat që do të vijnë. Më mirë vonë se kurrë. Pak vonë, po erdhi. Erdhi me të gjitha të mirat e saj, duke u mbushur universitetet edhe me fëmijët e kësaj shtrese të shumë vuajtur, por të vlerësur e nderuar në ditët e demokracisë.
Polikseni Argjendari, sekretare e drejtorit, është e përkushtuar në dhënien e plotësimin e bursave për fëmijët e kësaj shtrese.Në sytë e kësaj zonje, shkëlqen një buzëqeshje drite ku të gjithë që vijnë e ndjejnë këtë, dhe largohen të qetë duke i kryer punët e tyre nga Polikseni me qetësi.
Fatbardha Dosti ka vite që punon në këtë institut dhe ajo është e para që përballet me dhënien e statusit, dhe s’e dëgjon një herë që të ankohet nga lodhja,apo nga njerëzit. Ajo është e fortë, e gatshme për t’u shërbyer me devotshmëri ish klasës së saj të persekutuar. Fatbardha i ndihmon edhe moralisht dhe ndjehet e gëzuar që më në fund tregoi veten, familjen nga ku vjen, dhe cilësitë e saja fisnike.
Elma Ndreu, kjo punonjëse e denjë për detyrën e saj, e sheh gjithnje me pritjen e ëmbël që e karakterizon vetëm atë në zgjidhjen halleve e problemeve, në pregatitjen e dekumentave që u mungojnë.
Mimoza Çela,Kjo zonjë e pa lodhur, pritjet dhe përcielljen e çdo njërit nga të persekutuarit e bën me buzëqeshjen e saj afruese duke i dhënë çdokujt një pjesë nga dashuria njerëzore dhe forca e saj qëndron tek takti që ajo i përciell të gjithë të kënaqur.
Manjola Rakipaj,është nënpunëse, e gjen gjithnjë me krye mbi letra e ordinator duke punuar.Kjo vajzë e re, e bukur, që në pamjen e parë të lë të kuptosh se aty ndodhet për punë të madhe, dhe për të, orari i punës është i respektuar maksimalisht.
Myzejen Lulo, Arshiviste e pa lodhur në përsëritjen e dekumentave. Atë e gjen duke çfletuar dosje, shumë herë të përsëritura nga hallexhinjtë e ish-përndjekurve politik.
Sabrie Vladi, e pa lodhur, inspektore në këtë institut, Eva Bllaci, shefe e burimeve njerëzore, Esmerina Mustafaj, Specialiste statusi, Eriona Kulla, Shefki Çupi, Mark Lekgega, specalistë , janë model i punës së plodhur në ndihmë për të kryer në kohë detyrat e tyre. Pra ky institut i nderuar punon pa pushim e të gjithë të persekutuarit shpresojnë se vetem në atë derë duhet trokitur për hallet që nuk kanë të mbaruar. Qeveria ka premtuar e premton pë të bërë të pamundurën ,vetëm e vetëm për t’i ardhur në ndihmë e në kohë sa më të shkurtër të zgjidhet problemi i tyre, po jo vetëm qeveria po edhe presidenti i repuplikës ështe i interesuar dhe i preukupuar për shtresën e ish-perndjekur politik. Jo vëtëm kaq, po presidenti di t’i pres e t’u kryej punë. Është mburrje, ndoshta dhe e pabesueshme : Dikur nuk e ktheje dot as kokën për të vështruar nga presidenca,sepse bëheshe i dyshimtë dhe të shtynte ushtari që rrinte të porta me kallash, kurse sot, mund të ngjisë shkallët e saj çdo gazetar e hallexhi që kërkon të takohet me Presidentin. Punonjësit ,nënpunësit, janë të predisponueshëm në pritjen e popullit që te dera, dhe të sqarojnë si, Alfred Grabocka shërbimi i kontrollit të jashtëm, Djana Metaj, shërbimi i kontrollit të brendshëm,Kastriot Jahja, oficer i shërbimit të iformacionit pranë presidentit,Sefer Gjyriqi,Asistent pranë Presidentit, Amik Kasoruho, Shaqir Hasani,Këshilltarë juridik të presidentit, etj. Të gjithë këta titullarë të presin e të përciellin me ngrohtësi duke të kryer të gjitha ato mundësi që të lejon ligji. Kjo është një mburrje, një arritje e madhe e demokracisë në Shqipëri dhe kjo arritje, bënë pjesë brenda këtij shekulli që po festojmë ne sot.
GEZUAR 100VJETORI I PAVARËSISË!