• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NE BRONX VAZHDOI TRADITA E FESTES SE DITES SE FLAMURIT

November 28, 2013 by dgreca

Ngritja e flamurit kuq e zi me shkabën dy krenare, në njërin prej shesheve më të njohura në qytetin e Bronxit – New York, për të pestin vit me rradhë, është sponsorizuar nga shpenzimet personale të  Assemblymanit Mark Gjonaj.  Në Bronx, në njërën ndër pesë lagjet e qytetit të New York-ut, rrugët kryesore të kësaj lagje të populluar nga numër i madh i shqiptarëve, zbukurohen nga qindra flamuj shqiptar qe 5 vite me radhë, nga Mark Gjonaj./

Nga BEQIR SINA, Bronx NY/

PELHAM PARKWAY – Përkundër motit shumë të ftohtë, shqiptarët e Nju Jorkut, u mblodhën së bashku për Festimin e 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në lagjen Pelham Parkway – Bronx NY. Ngritja e flamurit kuq e zi me shkabën dy krenare, në njërin prej shesheve më të njohura në qytetin e Bronxit – New York, për të pestin vit me rradhë, është sponsorizuar nga shpenzimet personale të  Assemblymanit Mark Gjonaj.

Festimi vjetor i ditës shqiptare të flamurit 28 Nëntorit 1912, u shoqërua me një program argëtimi dhe një aktivitet të bukur kulturorë, me këngë e valle nga grupi i djemëve dhe vajzave të qendrës Kulturore Nëna Tereze – pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, Shkolla shqipe në Bronx, dhe Ansambli i Këngës dhe Valles Shqipe. Kurse, kënduan: Merita Halili, Gezim Nika, dhe Linda Halimi.

Për të respektuar pavarësinë e Shqipërisë, flamuj shqiptarë dhe amerikanë së bashku – për të pestin vit me rradhë, kan qenë të vendosur për një javë në shtyllat e ndriçuesve të rrugëve të qytetit, lagjet e banuara nga shqiptarët, si dhe udhëkryqet e shumta në lagje, në shenjë të unitetit shqiptaro amerikan.

Në Bronx, në njërën ndër pesë lagjet e qytetit të New York-ut, rrugët kryesore të kësaj lagje të populluar nga numër i madh i shqiptarëve, zbukurohen nga qindra flamuj shqiptar qe 5 vite me radhë, nga Mark Gjonaj, dhe e gjithë kjo bëhet në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim me pushtetin lokalë.

Kurse, ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit shqiptarë, kësaj rradhe u zhvillua në lagjen Pelham Parkway – Bronx NY, ditën e diel më 24 Nëntor.

Dhjetra shqiptarë morën pjesë në ngritjen e flamurit në nderim të : Shpalljes së  Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntor 2012, ditën kur Shqipëria, këputi një herë e përgjithmon vargonjët e robërisë, për të qenë e lirë e sovrane, mbas pesë shekujsh të sundimit të Perandorisë Otomane .

Përfaqësues të autoriteteve lokale, kongresmen dhe senator të shtetit, u bashkuan me shqiptarët në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Pelham Parkway. Në mesin e pjesëmarësve ishin edhe dy ligjëvensit demokrat nga New Yorku, miq të dëshmuar të shqiptarëve, Elliot Engel dhe Joseph Crowley, si dhe senatori i shtetit Jeffrey Kline,

Ndër të pranishmit të përfshirë në këtë ceremoni ishin edhe : ambasadori Ferit Hoxha , Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës, Pastor Fr. Nathan Preston , Mis Kosova , Miss Shqiperia Anxhela Martini, Z. Esad A. Rizai, – Dr. Skender Kodra-  Fadil Berisha, Ibrahim Kolari, Marko Kepi, presidenti i Albanian Roots, e të tjerë, dhe anëtarët e Shoqatës së Komunitetit Morris Park, si dhe përfaqësuesit e dy sindikatave më të mëdha në New York, 1199 SEIU dhe 32 BJ .

Këndoi dy hymnet kombëtare, të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, këngëtarja e njohur Merita Halili, e shoqëruar në fisarmonikë nga Raif Hyseni.

Dy marinsa shqiptarë me uniformën e trupave të këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara – ngritën një flamur amerikan , ndërsa dy fëmijë shqiptar me kostumet popullore e ngritën një flamur shqiptar .

Ceremoninë e ngritjes së flamurit në Pelham Parkway të dielën e udhëhoqi zonjusha Kledia Myrtolli.

Ajo tha se si një studente e fakultetit të mjekësisë në New York Medical College në Westchester, kjo është një privilegje absolute për mua – që të drejtojë këtë ngjarje dhe të marri pjesë së bashku me ju në festën për pavarësinë tonë , kulturën tonë , zakonet , muzikën dhe , natyrisht , ushqimin tonë të shijshm !
Me këtë rast tha drejtuesja e ceremonisë znj. Myrtolli, për të gjithë ata që kanë emigruar nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, në faza të ndryshme , unë do të doja të ndajë me ju një poemë nga Asdreni, pra dua te recitoj per delikuencë një poezi nga poeti ynë i shquar , Asdreni , që për mua si emigrante, por edhe për shumë nga ne pasqyron ndjenjat për Shqiperinë :

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se bijen tënd më ke.

Festimet u zhvilluan gjatë gjithë mbas ditës, ndërsa, zoti Mark Gjonaj, mbajti një fjalim të gjatë mbi historinë e popullit shqiptar, kushtuar ditës së pavarësisë së Shqipërisë:

Sot për mua tha sponsorizuesi i këtij aktiviteti, për të pestin vit me rradhë zoti Mark Gjonaj, është dita më e bukur e jetes time, mbasi, sot po ju drejtohem për herë të parë si Assemblyman i Distriktiti 80të , distriktit tuaj , për të treguar se ndihma juaj kurrë nuk do të harrohet . “Për shkak të besimit tuaj në zgjedhjen time , unë kam përgjegjësinë për të bër çdo gjë të drejtë për të gjithë njerëzit e këtij shteti të madh, dhe, për të bërë komunitetin shqiptar krenar për mua, që jam shqiptarë dhe jamë në Asamblenë e New Yorkut” .

Gjonaj, nuk la pa kujtuar me këtë rast edhe vdekjen e babait të tij Zef, duke thënë se “kjo është hera e parë që unë kam për të festuar pavarësinë e Shqipërisë , pa babanë tim , Zefin , i cili kaloi në jetën e amnueshme në qershor të këtij viti . Mbasi, ai ishte një baba që më mësoi nderin, respektin dhe krenarinë shqiptare, mua dhe familjes time . Ai ishte një njeri – që e donte këtë vend, por kurrë nuk e harroi , atë vend se prej nga erdhi.”
Sot , krenaria shqiptare flamuri i kuq me shkabën e zezë me dy krena, mund të shihet mbi rrugët e Bronxit – Nju Jork .Më shumë se 300 flamuj shqiptarë dhe amerikanë janë vendosur në shtyllat e ndriçimit, për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, për suksesin tuaj të shquara dhe kontributit tuaj .   Pra,”kjo është një kredi për secilin prej jush , çdo gjë që bëni ju për kultivimin e traditave dhe duke kujtuar trashëgiminë dhe historinë tonë . Ngaqë jeni ju komuniteti shqiptar, ne jemi më të fortë dhe duke shkuar përpara çdo ditë, zërat tonë janë duke u dëgjuar më fort se kurrë .” tha asambleisiti shqiptar nga Nju Jorku, zoti Mark Gjonaj.
Më tej gjatë fjalimit me rastin e 101 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, zoti Gjonaj, kujtojë se historia jonë, është e vjetër dhe unike : “Si pasardhësit e drejtpërdrejtë të ilirëve të lashtë , tha ai ne jemi në mesin e qytetërimeve më të vjetra të Evropës, me traditat kulturore që janë të veçantë me mikpritjen dhe zemërgjerësinë .( Diçka që pa dyshim ka ndikuar tek ne shqiptarët nga e famëshmja -Nobelistja  shqiptare Nënë Tereza ) .”   Për këtë, simbas tij edhe poeti amerikan , Henry Wadsworth Longfellow , shkruan për guximin të jashtëzakonshm dhe trimërinë e shqiptarëve, duke e ilustruar atë me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. “Ishte e njëjta frymë dhe dëshirë për vetëvendosje që çoi shqiptarët në deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë, 101 vjet më parë nga Perandoria Osmane , më 28 nëntor 1912”, ka pohuar zoti Mark Gjonaj.
Duke shtuar se në atë ditë , flamuri shqiptar – një shqiponjë e zezë me dy koka, mbi një sfond të kuq – ishte ngritur nga Ismail Qemali dhe Luijg Gurakuqi , duke i dhënë fund, sundimit të huaj pesë shekullor .   “Ne ngremë flamurin çdo vit, tha asambleisti shqiptar i shtetit të Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, për të nderuar këtë ngjarje historike si një shprehje e lirisë sonë dhe të këtij vendi kampioni i lirisë dhe demokracisë në botë . Dhe çfarë mund të jetë më simbolike për ne është ajo se sot jemi duke ngritur flamurin shqiptar – pranë flamurit amerikan”, tha ai.

Ceremonia e organizuar në Bronx, është bërë çdo vit dhe festohet si traditë , duke shënuar 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë shqiptare në Nju Jork .
Më pas në fjalën e tij – ai tha se do ta mbaj premtimin dhe jam duke punuar me të gjithë zyrtarët e lart të New Yorkut, përfshirë kryetarin e ri të bashkisë , Bill Deblasio, për të festuar përvjetorin tonë të 102 të vitit të ardhshëm me paradën tonë në qytetin e New Yorkut dhe ngritjen e një Qendre Komunitare Shqiptare në Bronx , i cila do të shërbejë për nevojat e të moshuarve tonë , rinisë dhezgjerimin e komunitetit tonë.
– Ne jemi mirënjohës për mundësitë ky vend na ka ofruar edhe ne si shqiptarë…..
Asamblesiti Mark Gjonaj – gjithashtu tha se :”- Ne jemi të pervilegjuar për të jetuar në vendin më të madh në botë dhe më demokratik, një vend që na ka hapur “derën” dhe na lejon për të festuar historinë dhe kulturën tonë , dhe për të mbajtur, ruajtur dhe kultivuar identitetin tonë kombëtar.    – Një vend që më lejon mua që të mbaj në sallën e Asamblesë së shtetit të New Yorkut, një flamur amerikan së bashku me flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës në tavolinën e zyrës dhe në dhomën e përfaqësuesve, ku ne të debatojmë dhe miratojnë ligje të shtetit të New Yorkut, çdo ditë.
-“Por, mbi të gjitha , ne jemi mirënjohës dhe me fat për të marrë parasysh atë faktin se ishin Shtetet e Bashkuara, miku ynë dhe aleati ynë i madh që ndihmuan dhe iu gjenden Shqipërisë, dhe Kosovës –  kombit shqiptarë, në momentet më të vështira atëhere kur vareshin fatet e kombit shqiptar, prej nga mbështetja për pavarësinë e Shqipërisë, me presidentin Uillson, më shumë se një shekull më parë, dhe deri tek ndihma e madhe e SHBA-ve, për pavarësinë e Kosovës. Për, këto arsye dhe më shumë se kaq, të gjitha ne shqiptarët i jemi shumë borxh këtij vendi të madh .”

Gëzur ditën e flamurit
Zoti e bekoftë Amerikën
Zoti e bekoftë Shqipërinë
Zoti e bekoftë Kosovën
Rrofte Shipëria
Rrofte Kosova

Filed Under: Featured Tagged With: Festohet 28 nentori, Mark Gjonaj, ne Bronx

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT