Ambasadori William Walker përshëndeti pjesmarrësit. Kryetari i degës së Vatrës Tahsim Ruko i dhuroi ambasadorit Walker një Pllakatë Mirënjohjeje per kontributin e tij të jashtezakonshem ne Pavaresine e Kosoves.
*I ftuari i nderit, Gjenerali Bryan Whiteof pershendeti pjesemaresit dhe tregoi per rolin qe luajti nderhyrja e forcave ajrore te NATO-s dhe ne vecanti USA ne vitin 1999. Roli i Gjeneral Whiteof si komandat i ketij operacioni sigurisht qe ka qene i jashtezakonshem./
- Përmes vidos Zonja Teuta Sahatcija, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës përshëndeti vatranët dhe komunitetin shqiptar në Tampa-Clearwater/
Kryesia e Federates Vatra ne Tampa Bay, ne vazhdimesi te veprimtarive te saj per perkujtimin e momenteve kulmore te historise sone kombetare, organizoi me daten 17 Shkurt 2017 nje mbremje ceremoniale per festimin e 9 vjetorit te Pavareise se Kosoves. Ky aktivitet i organizuar dhe planifikuar deri ne detaje mblodhi se bashku bashkeatdhetaret e Tampa Bay me origjine nga te gjitha krahinat shqiptare. Gezimi dhe krenaria e ligjshme lexohej ne syte e te gjitheve.
Mbremja u hap ne menyre ceremoniale nga Sekretarja e Kryesise Vatra Tampa Bay, Zamira Rubjeka, e cila ftoi te gjithe pjesemaresit te nderojne ekzekutimin e Himneve Kombetare te SHBA dhe Shqiperise. Me pas Konsullja e Misionit te Kosoves ne NY Znj. Teuta Sahatcija, nepermjet nje video te regjistruar, pershendeti te gjithe komunitetin shqiptar ne Tampa Bay dhe Shoqaten Vatra ne Tampa Bay duke evidentuar ne fjalen e saj rendesine e madhe historike te shpalljes se Pavaresise se Kosoves dhe rolin e vecante qe Shoqata Vatra ne Tampa Bay po luan ne evidentimin e patriotizmit dhe ritjen e ndjenjes kombetare ne komunitetin shqiptar ne zonen ku vepron. Pershendetja e Znj.Sahatcija u duartrokit nxehtesisht nga pjesemaresit.
Drejtuesi artistik i mbremjes, kengetari Besim Limani si dhe kengetaret e ftuar Remi Jakupi, Valbon Ebibi dhe kengetarja vendase Sadete Shkodra krijuan nje atmosfere teper festive dhe argetuese me kenge te zgjedhura nga fondi i arte i tradites muzikore popullore Kosovare por edhe me gjere.
Nje moment kulmor i mbremjes, ishte momenti i shfaqjes se kronikes se Masakres se Recakut dhe ceremonia e inagurimit te shtatores qe populli i Kosoves i ka ngritur Z. William Walker, ish ambasador i Misionit te OSCE ne Kosove qe pati rolin e madh historik te ndergjegjesoje boten per cka po ndodhte ne Kosove, duke treguar me fakte masakren qe po ushtrohej mbi popullin e Kosoves. Ishte deshmija e Z .Walker qe ndergjegjesoj gjithe opinionin dhe diplomacine nderkombetare dhe beri te mundur qe forcat e NATO-s dhe vecanerisht SHBA te ndermarin sulmin ajror kunder forcave serbe ne Kosove. Me pas ishte nje surprize e madhe per te gjithe, kur vete Z Walker doli para te pranishmeve dhe evokoi edhe njehere heroizmin dhe sakrificat e panumurta te popullit te Kosoves per clirimin nga okupatori serb. Me modesti Z Walker pohoi se ai i tregoj gjithe opinionit nderkombetar se ngjarja e ndodhur ne Recak nuk ishte thjesht nje beteje lufte sic pretendohej nga pala serbe, por ishte realisht nje masaker dhe krim kunder njerezimit. Fjalimi i tij u percoll me teper emocion nga te pranishmit ku nuk munguan edhe lotet e mallengjimit dhe gezimit njekohesisht. Kryetari i Shoqates Vatra ne Tampa Bay, Z Tasim Ruko, i dhuroi Z Walker nje Pllakate Mirenjohjeje per kontributin e tij te jashtezakonshem ne Pavaresine e Kosoves.
Emocionues ishte dhe momenti kur i ftuari i nderit, Gjenerali Bryan Whiteof pershendeti pjesemaresit dhe tregoi per rolin qe luajti nderhyrja e forcave ajrore te NATO-s dhe ne vecanti USA ne vitin 1999. Roli i Gjeneral Whiteof si komandat i ketij operacioni sigurisht qe ka qene i jashtezakonshem.
Shoqata Vatra gjeti gjithashtu rastin qe te vleresoje punen e palodhur per mese 10 vjet resht, me komunitetin shqiptear, te qytetarit nga Mitrovica, Z.Isuf Spahija, duke i thuruar atij edhe nje Diplome Mirenjohjeje per kontributin e tij.
- Jeton Azizi promovoi librin “Kosova” ku evokuohen traditat shumeshekullore te kosoves, historia e saj mijravjec are duke u ndalur ne kalvarin e gjate dhe te pergjakur qe populli i Kosoves duhej te kalone per te ardhur tek dita e madhe e Pavaresise. Nga nje kopje e librit ju dhurua Z. Walker and Gjeneral Whiteof.
Duke perfituar nga rasti, Sunset Grill Restorant tregoi nje gjest solidariteti, ndihme dhe perkrahje per anetaret e komunitetit duke ofruar tek pjesemaresit prodhime pasticerije dhe fondet e mbledhura shkuan ne ndihme te anetares se komunitetit Znj Mel Lika qe eshte e detyruar te perballet dhe te luftoje kunder semundjes se kancerit. Drejtuesi i mbremjes i njohu pjesemaresit me kete inisiative te Sunset Grill Restorant dhe pa hezitim nje numer i konsiderueshem pjesemaresit dhuruan fonde te menjehereshme duke bere te mundur grumbullimin e nje shume prej afro $3000 si ndihme per shpenzimet mjekesore te Znj Mel Lika. Kjo ngjarje ishte nje sukses tjeter i Shoqates Vatra ne Tampa Bay ne vazhden e kujdesit te saj per tu qendruar prane dhe per te ndihmuar bashkatdhetaret ne nevoje.
Suksesi i mbremjes nuk mundej te arihej pa knotributin materjal te sponsoreve te shumte qe ju bashkangjiten ketij aktiviteti. Gjejme rastin te falenderojme sponsorin kryesor Select Motors of Tampa, si dhe sponsoret e tjere:Jessi’s Restaurant, Eva’s Kitchen Restaurant, Real Estate agents e “The Poloska Team” dhe Due Amici Restaurant.
Ishte kenaqesi e vecante ne kete mbremje, te shihje shqiptare nga te gjitha trojet shqiptare te festonin per kosoven e pavarur dhe uronin njeri tjetrin per nje Komb shqiptar te bashkuar te cilen e meritojme. Mbremja festive ishte nje feste tjeter e bukur, ku mes tingujve te muzikes se zgjedhur komuniteti shqiptar kremtoi me mjaft dinjitet perkujtimin e nje feste teper sifinjikative te historise sone kombetare sic eshte 17 Shkurti, dita e Pavaresise se Kosoves.
*Piro Poloska, Anetar i Kryesise se Vatra Tampa Bay