• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RUGOVASIT E AMERIKËS FESTUAN 10 VJETORIN NË NJU JORK

October 21, 2018 by dgreca

2 Marku me nIkcinDarkën e së Shtunës, 20 tetor 2018, në restaurantin “MASTRO’s në Bronx, Nju Jork, Shoqata Rugova festoi 10 vjetorin e themelimit. Rugovasit janë kompaktë dhe shumë të lidhur me njëri tjetrin edhe këtu në mërgim.1 Nikci

Në këtë festë ata kishin ardhur familjarisht ashtu sic shkojnë edhe në piknikët, dhe veprimtaritë e tjera; të gjitha moshat ishin aty, që nga më të moshuarit e deri tek fëmijët e vegjël. 3 vatraKësisoj ata përcjellin ndër breza traditat, zakonet, kulturën, këngët, vallet, ruajnë gjuhëne bukur shqipe; gjithcka u lanë të parët ndër bjeshkët e Rugovës.

5 rugova ramizHymnet Kombëtare të SHBA dhe të Shqipërisë, përbënë prologun e kësaj feste që vazhdoi përtej mesnatës.

3 ermal

Z. Mark Gjonaj, anëtari i këshillit të Bashkisë për Nju Jork-n, tek do t’i dorëzonte Proklamatën me rastin e 10 vjetorit të themelimit të shoqatës do t’i përgëzonte ata për mbarjtejn këtu në SHBA të kulturës,gjuhës shqipe, traditave dhe folkut aq të vecantë të Rugovës.4 rugova shoqKryetari i Shoqatës Haki Nikci, tek do të përshëndeste mysafirët dhe të gjithë pjesmarërsit, do të bënte edhe bilancin e 10 viteve të egzistencës të Shoqatës Rugova në SHBA. Shoqata Rugova u thenmelua me 13 tetor 2008 në Nju Jork. Veprimtaritë e saj përfshijnë tre shtete: Nju Jork, Kënektikat dhe Nju Xhersi me synim për t’i shtrirë degët kudo ku ka rugovas. Pranë shoqatës fuksionon edhe Asambli”Rugova” me një repertor shumë të pasur, që përfshinë këngë e valle të Rugovës, pranë saj funksionon dhe grupi dramatik, si dhe ka për projekt të afërt krijimin e një forumi rinor si dhe të një klubi sporti.

Shoqata bashkëpunon me shoqatat e tjera të komunitetit, ku përfshihen: Federata Vatra, Rozafati, Shoqatat Kelemndi dhe Plavë e Guci, Ana e Malit, Kisha Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” etj…
Shoqata Rugova ka organizuar disa veprimtari ndihmëse, humanitare dhe historike për vendlindjen. Ndër veprimtaritë aktive të saj u përmendën: Ndihmoi në aksionin për ngritjen e përmendoreve dhe busteve në trojet Kombëtare(përmendet përmendorja e tribunit Zhuj Selmani); Ka lehëtsuar barrën e familjeve në përcjelljen e arkivoleve të atyre që kanë ndërruar jetë në SHBA dhe janë varrosë në vendlindje, ka ndihmuar në fushata humanitare sic ka qenë ajo e përmbytjeve në Shkodër; Organizoi dhe udhëhoqi aksionin për mbledhjen e fondeve për Memorialin e presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Shoqata synon mbledhjen e fondeve për një Qendër Kulturore; si dhe blerjen e një parcele toke për varrezat e rugovasve në Nju Jork.
Festa e rugovasve pati si protagonistë artistët amatorë të asmablit, të cilët për më shumë se një orë shpalosën këngët dhe vallet karakteristike të Rugovës. Ndërsa u duartrokitën edhe artistët Ermal Fejzullahu, Armanda Arkaxhiu dhe Besim Muriqi.
Mbremja eshte moderuar nga Drenica Qelia.
Në festën e rugovasve morën pjesë edhe vatarnët e përfaqësuar nga zv. Kryetari Agim Rexhaj, arkëtari Marjan Cubi me zonjën Dila, Mhill Gjuraj me zonjën, ish zv.Kryetari Asllan Bushati, editori Diellit Dalip Greca etj…(Gazeta Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, FESTUAN 10 VJETORIN, ne Nju Jork, RUGOVASIT E AMERIKËS

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT