• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fituesit e Panairit Kombëtar të Librit “Fieri 2017”

May 14, 2017 by dgreca

Mbyllet me sukses Panairi Kombëtar i Librit “Fieri 2017”. Këtë vit pati më shumë interes nga lexuesi, më shumë aktivitete. Fitues të cmimeve letrare, tre ish-gazetar.

3 apnairi

Ka ulur siparin Panairi Kombëtar i Librit “Fieri 2017”. Pas një axhende maratonë aktivitetesh, konferencash shkencore, simpoziume, takime letrare, tryeza diskutimi, festa te përbashkëta, është zhvilluar edhe ceremonia e ndarjes së cmimeve të këtij eventi të kthyer në madhështor, tanimë.

1 Fieri

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, presidentja e Fondacionit Harpa, njëkohësisht drejtoreshë e Panairit të Librit ,Majlinda Rama, pasi përshëndeti të pranishmit, u shpreh se Fieri ka marrë këto ditë të gjitha tiparet e një qyteti që zien kulturë, letërsi dhe dije, duke e kthyer kryeqender dhe qytet të privilegjuar. “Është në nderin tonë që qytetin e  Fierit ta kthejmë, disa ditë në vit, në qytet që i gjallërohen rrugët nga mysafirët e ardhur prej të gjitha trevave shqipfolëse. Këto ditë, Fieri ka marrë të gjitha ngjyrat e një qyteti që dëshmon kulturë, letërsi dhe dije. Personalisht, falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe protagonistët e këtij aktiviteti me përmasa”, – ka vijuar Rama.

2 Fieri

Edhe drejtori i Artit dhe Kulturës, Agron Xoxa, u shpreh se Bashkia Fier do të vazhdojë ta mbështesë këtë aktivitet, që i kthen qytetarët drejt librit.

“Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë panair e do të shohim të gjitha mundësitë për ta zgjeruar edhe më shumë atë”, ka thënë ndër të tjera Xoxa.

Panairi Kombëtar i Librit organizohet për të katërtin vit rresht nga Fondacioni Kulturor “Harpa” dhe mbështetet nga Bashkia e qytetit dhe Ministria e Kulturës.

Më herët, akademiku Ali Aliu u shpreh se  panairi i librit të Fierit është kthyer në pelegrinazh të autorëve nga mbarë trevat shqipfolëse.

“Unë e kam vlerësuar këtë panair si më të mirin që bëhet në Shqipëri, por edhe matanë kufijve. Është mbreslënës, gjithëpërfshirës, i larmishëm, befasues, serioz, me standarde, prandaj Majlindës meriton t’i thuhet faleminderit që po bën atë që s’po e bëjmë dot të gjitha ne institucionet shkencore apo edhe të tjera institucione të fushës së librit. Ky panair është kthyer në pelegrinazh të ne, autorëve e njerëzve të letrave”, është shprehur gjatë ditëve të panairit Aliu.

Juria e përbërë nga profesionistë të fushës studimore e letrare, si Klara Kodra -kryetare, Aliu Aliu – anëtar, Sadik Bejko – anëtar, Maku Pone- anëtar dhe Bujar Rama- anëtar, pas përshëndetjes së organizatores Rama dhe drejtorit të kulturës, Xoxa, zbuluan edhe emrat e fituesve të këtij edicioni të 4 të panairit.

Klara Kodra, në cilësinë e kryetares së jurisë u shpreh se në shumë kërkesa ishte e vëhstirë përzgjedhja, por juria u mundua të zgjedh sa më profesionalisht.

“Ishin paraqitur 148 libra për konkurrim. Ishin romane, vëllime poetike, studime, libra për fëmijë, publicistikë, e lloje të tjera krijimi, cka na obligoi të kemi një punë impenjative këto kohë. Pas selektimit kemi dalë në përfundimin se do të japim 4 cmime për fituesit dhe një cmim të vecantë”, ka thënë studiuesja Kodra.

Më poshtë po japim cmimet:

Vladimir Marku – Për romanin më të mirë, me motivacion: “Për romanin ‘Gladis’, i cili sjell një spektër të tërë ngjyrimesh emocionale dhe karaktere që nisin nga e veçanta për të prekur universalitetin”.
Erenestina Halili – Për librin poetik më të mirë, me motivacion: “Për vëllimin ‘Gjâma e erës’, i cili na çon nëpër kohë, duke na zbuluar gjurmët entografike të një të folmeje, gati të harruar e duke na sjellë një ritëm dhe muzikalitet të brendshëm. Rrëfim lirik që qëndron estetikisht mirë në këtë qasje”.
Monika Stafa – Për librin publicistikë/studimor më të mirë, me motivacion: “Për librin ‘Kod’, i cili vërtitet rreth një boshti që kërkon në hapësirat e vetvetes, ndikon në reflektimin drejt përsosjes individuale të qenies njerëzore”.

Shkëlzen Zalli – Libri më i mirë për fëmijë, me motivacion: “Për librin ‘Ditari i maces’, një libër me gjetje nga më interesantet, ku mishërohet fabula, loja dhe mendimi”.

Çmim i veçantë

Odise Plaku – me motivacion: “Për librin ‘Tri ndodhitë e Orikut’, i cili sjell me vete magjinë joshëse te fëmijët dhe gjallëron mendimet dhe përfytyrimin e lexuesit të vogël”.

Panairi i Librit “Fieri 2017”, organizohet nga Fondacioni “Harpa’’ dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Bashkia Fier, Drejtoria Arsimore Rajonale, Fier, Biblioteka “Dritëro Agolli”, etj.  Në këtë ngjarje mbarëkombëtare morën pjesë rreth 100 shtëpi botuese, të cilat paraqitën botime të larmishme nga letërsia artistike shqipe dhe e huaj, historia, enciklopedia, letërsia për fëmijë, fjalorë, albume, udhëzues, harta etj.

Në këtë Panair u mbajtën disa konferenca të rëndësishme shkencore, si:  “110 vjet nga lindja e Mitrush Kutelit” ; “Libri i përkthyer, problematikat aktuale” ; “Azem Shkreli, poeti i mendimit të thellë” ; Tryeza mbi shkrimtarin Jakov Xoxa, si dhe u përkujtuan autorët: Miguel de Servantes , Johan Gëte , Henri Hajne, Viktor Hygo, Sharl Bodler , Pashko Vasa , Ndre Mjeda , Fan S. Noli, Lasgush Poradeci , Martin Camaj,  Idriz Ajeti, At Zef Pllumi, Nazim Hikmet, Alberto Moravia, Musine Kokalari , etj., u lexuan poezi e vargje nga autorë, si: Ilirjan Zhupa, Hasan Qyqalla etj.

Filed Under: Kulture Tagged With: ”- Fituesit, Fieri 2017, Panairi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT