• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Filmi “Dashuria Bjeshkëve të Nemuna 2” u shfaq edhe në Shtutgard të Gjermanisë

November 12, 2013 by dgreca

Shkumbin Kryeziu me konsullin   e konsullatës  së Kosovës në Shtutgard,Vitor Spaqi Kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgard, doktoreshë Afërdita Shkreli  nga rrethi i Shtutgardit etj, pas shfaqjes së filmit/

Shkruan Asllan Dibrani/art@asllandibrani.com/

Filmi “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2″ vjen si koordinim  i  shtëpisë filmike “Labia” nga Kosova dhe “Top Channel”, nga Shqipëria,  bashkëpunim  ky i cili i cili nxori në skenë edhe pjesën e dytë të këtij filmi që i plotësoj nevojën  e porosisë   tematike nga pjesa e parë qe u realizuar para 16 viteve .

-Pas Tiranës , Prishtinës , Shkupit  dhe nëpër  qytete tjera  shqiptare , me rastin e manifestimit të festave  të Nëntorit, u  organizuar  nga ” Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard” dhe  u  shfaq edhe në Kinemanë ” Delphi Arthaus”  të këtij qytet më datën  09.11.2013  në ora 13:30  dhe  me datën 10.11.2013 në ora 20:15

‘Dashuria e Bjeshkeve të Nemuna’ në rolet kryesore ishin Diellza Kolgeci dhe  Florian Agalliu

Filmi “Dashuria Bjeshkëve të Nemuna 2″ me skenar dhe regji të Ekrem Kryeziut, producent: Shkumbin Kryeziu & Astrit Krasniqi,në rolet kryesore ishin Diellza Kolgeci dhe  Florian Agalliu, dy protagonistët qe  interpretuan rolet kryesore te filmit, pastaj Jahja Shehu e Çun Lajçi ,Besmir Bitraku, , Jahja Shehu , Nimon Muçaj, Astrit Krasniqi , Fatime Sefaj dhe Klodian Hoxha,  po edhe numër  i shumëfishuar i aktorëve nga Kosova dhe Shqipëria. “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2” është një realizim i një ekipi profesionistësh, me drejtor fotografie Erion Muharremi, montazhi Silva Bababramo, me kompozitor Edmond Zhulalin dhe kolonë zanore të kënduar nga Anjeza Shahini. “Filmi Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna, pjesa 2”  përjetohet si një vepër   me një tematikë tragjike dhe dramatike nga filmi i parë sado që  është realizuar ,po ajo len te nënkuptohet se në  filmin e pare  ,apo pjesën e pare ishin  disa  rrethana    dhe faktor qe i kanë munguar  artit kosovar dhe kinematografisë së asaj kohe nga regjimi  i Serbisë.

-Në pjesën e dytë  skena filmike është  e përpunuar dhe e gërshetuar  me mjeshtri artistike, duke e  frekuentuar më një serë emocionesh të reja gjatë shfaqjes .Në këtë film ,  vlerë në vete luan edhe  përdorimi  i një teknologjie të re   të mjeteve  artistike me fotografinë HD të ambienteve të bukura nga Kosova, Shqipëria dhe New York-u. Vet  personazhët   e filmit Mala dhe  Gala  ishin  ata qe përjetuan  humbjen e Ukës ,  djalit të tyre në filmin e parë si shkak i  emigrimi të egër  dhe presionet  e përjetuara nga sllavët serbo-sllavët.  Dashuria  e Ukës me Diellzon e para 16 viteve(motër e  vëlla)  krijoj skenë rrëqethëse me motive te mos dijes nga një  shkapërderdhje e familjes  e pikërisht   vajzës nga Amerika.  Në  pjesën e dytë filmi sjell   tablo të reja     të personazhëve  qe   me dhimbje  rrëqethëse e përcollën   dashurinë e  Diellzës më Uken  dhe vdekja  e tij  në formë tragjike  nga  shkëmbi.  Me rastin e luftës në Kosovë Samiri  nga Shqipëria vjen në Rugovë në rivarrimin e disa bashkëluftëtareve të tij dhe aty njoftohet me Diellzen, të bijën e një shqiptaro-amerikani. Bashkëluftëtarët e tij dhe  pjese marrja e ushtareve të Shqipërisë në çlirimin e Kosovës nga Serbia   ofroj  dashurinë në Diellzen ,afroj lashurinë   e popullit si  një gjë e ndarë qe ishte  deri me tash! Bjeshkët   e bukura të Rugovës në shfaqjen  e filmit ma se miri pasqyroj  vlerta  edhe bukuritë e asaj natyre të rrallë, po edhe tragjiken e    përjetuar në   natyrën  e thepisur   sa e egër aq edhe e dashur  për  shikuesit e filmit. Samiri ishte ai personazhi   i cili ra në dashurinë me  Diellzen me çka    përmes filmit  shfaqet edhe   një  frymë e re në ëndrrën e  bashkimit të kombit pas një pa drejtësie shekullore. Tema e filmit është  e filluar  me dashuri, po  në skenë del shumë i pasur dhe patriotik   ne rrugën  ne vazhdim qe ka ky popull në aspiratat  e çlirimit dhe të bashkimit  . Vet vizitat qe bënë dy dashnorët  Diellza dhe Samiri në  Rozafën e Shkodrës   paraqiti    një vlerë të një kombi, qe me pare i kishim të ndaluara t’i shihnim dhe t’i preknim .Filmi paraqet  edhe të metat e  grupeve mafioze të  shfaqura pas luftës apo edhe gjatë luftës serbo -kosovare. Diellza u grabit mizorisht ,por me  forcat    policore apo sekrete  në bashkëveprim të Shqipërisë ,Kosovës dhe Amerikës ,  Diellza shpëtoj    nga  bandat  dhe   ma në fund beri dasmën në Shqipëri .Dasma simbolizon     një trend të ri të popullit shqiptare. Pas shfaqjes së filmit   e takuam zotin  Shkumbin Kryeziun , me  te cilin rast tha se  e falënderoj Qendrën Kulturore Shqiptare të Shtutgardit, që  jemi ne sot këtu në mesin tuaj.

Pastaj zoti Kryeziu theksoj për herën e parë në shtetet e perëndimit  filluam të ju ,por filmin  ”Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2” do të shfaqet edhe në qytetet e tjera, te mëdha,   aty ku ka me shumicë shqiptarë në Evropë ,Amerike e gjetiu.

Filed Under: Kulture Tagged With: asllan dibrani, bjeshkeve te Nemuna, filmi Dashuria

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT