Në dokumentin, që u botua dhe që njihej në 50 vitet e shkuara mbeti enigmë se përse u hoqën firmëtarët dhe u vendosën fotografit?Në foto Aristidh Ruci është në të majtë, në rreshtin e dytë, fare pranë Ismail Qemalit”./Nga Gëzim Llojdia/1.Jeta e Aristidh Rucit
Për figurën e një prej firmëtarëve të Kuvendit historik të Vlorës Aristidh Rruci, “mendje e Vlorës kështu citohet në një botim ka pak të dhëna historike si edhe dokumente,faksimile.
Aristidh Rruci, “mendje e Vlorës”,shkruan Etien Dilo në dy botime që ka lënë pas vdekjes aksidentale. Emri i Aristidh Rucit është i lidhur me përpjekjet për hapjen e shkollave të para shqipe, që nga fundi i shekullit XIX me luftën për pavarësi, armatosjen e luftëtarëve te lirisë, me shpalljen e Pavarësisë, ngritjen e administratës shqiptare, me Epopenë e Vlorës, me luftën e paprere për një Shqipëri të lirë, të pavarur,demokratike; shkurt,qe shpirt nga shpirt i shqiptarizmit,thotë.Ky autor na shtjellon historinë e firmëtarit A.Rruci.
Lindi në Sheper të Zagorisë, me 11 Mars 1875. Pasi kreu (mësimet e para)mejtepin ne vendlindje,ndoq rimesimet ne gjimnazin”Zosimea” të Janinës. Në vitet 1896-1898 shkoi ne Stamboll ku punoi në një dyqan qe tregtonte lëndë ndërtimi. Me 1899-1904 qëndroi ne Janine duke punuar ne tregun e drithit. Pas këtij viti vjen në Picar të Vlorës, në ciflikun e Haxhi Muhametit si ekonomat. Ne vitin 1906 e deri në fund të jetës së tij u vendos në qytetin e Vlorës dhe a muarr me tregti.
2.Aktiviteti atdhetar
Dilo, na thotë se Aristidh Ruci, miku i ngushte i Ilia Dilo Sheperit, i cili ka qene edhe inspektor arsimi ne Vlore, ka zhvilluar një veprimtari të gjerë kombëtare. Ishte anëtar i klubit “Labëria” të Vlorës; me 1908, financoi blerje armesh për çetat patriotike dhe përhapjen e mësimit të gjuhës Shqipe. Midis të dhënave të tjera me interes janë se në korrik 1911 ishte anëtar i komisionit të organizimit të Kuvendit të Drashovicës, në përkrahje të Memorandumit të Gërces. Shkoi ne Itali se bashku me atdhetarë të tjerë vlonjate dhe u takuan me Ismail Qemalin dhe biseduan PR organizimin e Lëvizjes Kombëtare. Kishte korrespondence me Çajupin, Jani Vruhon e Sotir Kolen.Në vitin e ngritjes së flamurit në 1912 emri i Aristidh Rucit si përfaqësues i Vlorës shënohet ne Kuvendin Kombëtar të Shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit. Në vitet e qeverisë së Vlorës, zhvilloi një veprimtari të gjerë në mbështetje të saj për zgjidhjen e problemeve ekonomike e financiare. Ndihmoi ne ngritjen e administratës në Fier, Vlore, Tepelene, Gjirokastër e Delvinë.
Në vitet 1918-1920 u përfshi në një veprimtari të gjerë kombëtare, kundër pushtuesve italianë. Ishte anëtar i komisionit të organizimit të demonstratës anti-italiane me rastin e 28 Nëntorit 1919, tek Xhamia e Tabakëve. Së bashku me atdhetare të tjerë si :Osman Haxhiu, Beqir Sulo, Ymer Radhima e Abaz Mezini dërguan letër Qeverise së Përkohshme të Durrësit ku protestuan për qëndrimin shtypës të pushtuesve italianë ndaj popullit te Vlorës. (AQSh. Fondi. DPB, dosja nr. 48 origjinal). Mori pjesë në luftën e Vlorës, 1920, kundër pushtuesve. Në zjarrin e kësaj lufte, u krijua shoqëria patriotike “Perlindja Kombëtare”, ku komisioni ngarkoi :Aristidh Rucin dhe disa atdhetare të tjerë për hartimin e rregullores se saj.(AQSH, fondi 518, dok. nr. 640026). Komiteti”Mbrojtja Kombëtare”e ngarkoi për të shoqëruar bandën muzikore të Federatës: “Vatra” dhe Komisionin e Kryqit të Kuq Amerikan, në frontin e luftës në vitet 1920-1924 u përfshi në lëvizjen demokratike te vendit, në federatën “Atdheu” dhe shoqërinë “Bashkimi”. Një rol të veçante luaj në krahinën e Himarës dhe të Gjirokastrës.
Bashkëpunoi me atdhetaret vlonjate: Osman Haxhiu, Ali Asllani, Qazim Kokoshi, Murat Terbaci, Abaz Mezini, Ibrahim Abdullai dhe Dom Mark Vasa. Ndihmoi kishën Autoqefale Shqiptare dhe Visarion Xhuvanin.Në vitet 1921-1939 ka qenë edhe anëtar i Keshillit Administrativ te Bashkise se Vlores. Krahas tregtisë, që kishte në Vlore, ishte edhe sipërmarrës në fabrikën e duhanit në Durrës.
Në vitin 1937 u zgjodh afetar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare.
Në gazetën”Jeta e re”, me 5 Gusht 1938,( sipas të dhënave që ka E.D) shkruhet : “Veçanërisht urojme mikun tone z. Aristidh Ruci, i cili është një atdhetar i provuar e nje inteligjencë e gjerë e Vlorës sonë…”
Në prill të vitit 1939, së bashku me Ali Asllanin, kryetar Bashkie dhe mjekët Vasil Dhimitri e Pavlo Pavli krijuan Degën e Kryqit të Kuq për Vlorën.Gjate Luftës se Dyte Botërore, si antifashist, arrestohet dhe internohet nga pushtuesit italiane ne Itali ….” (Muzeu historik i Vlorës).
3.Retushim i dokumentit të Pavarësisë
Për dokumentin kryesor të firmosur në Vlorë në ditën e ngritjes së flamurit mbetet mister se ku mund të ketë përfunduar ky akt madhor,ndërsa disponohet ende kopja e tij.
Fotokopje e dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare nga Kuvendi i Vlorës me 28 Nëntor 1912, që gjendej ne sendugin e librave të Aristidh Rucit.
Firma A. Rruci lexohet qarte (kthimi rrlr, i rr-se se forte ne r të bute, është veçori e të folmes qytetare).
Në dokumentin, që u botua dhe që njihej në 50 vitet e shkuara mbeti enigmë se përse u hoqën firmëtarët dhe u vendosën fotografit?
E.Dilo na sjell këtë të dhënë interesante:
Në foto Aristidh Ruci është në të majtë, në rreshtin e dyte, fare pranë Ismail Oemalit”.
Më 28 Nëntor 1912, pas Shpalljes së Pavarësisë, I. Qemali me shoke dhe populli mbrapa, shkuan në xhami dhe në kishën kryesore të qytetit të dëgjonin lutjet fetare, udhëhequr nga klerikë shqiptarë. Edhe në xhami e kishë u duhen të ngrihen dhe të valojnë dy Flamurë të Shqipërisë. Gjithnjë sipas dokumenteve të elbasanasit Lef Nosi, këta të dy flamurë u gjenden në shtëpitë e Zotërinjve Aristidh Ruci e Eqrem Vlore” (Adem Hodo, Rev. “Koha e Jone”, f. 9, Nr.10-11-12, vjeti XII, tetor-dhjetor 1973).
Letërkëmbimi i Aristidh Rucit me Ilia Dilo Sheperin na sillte 28 Nëntorin e 1912. Aristidhi i shkruante nga Vlora për ato çaste historike që kalonte vendi, për miqësinë me I. Qemalin. Kur ishte hartuar Deklarata e Pavarësisë, i kishte bere këtë vërejtje:
“Nuk është aq entuziaste si janë Deklaratat e Pavarësisë të shteteve te tjera.”
Krahasonte Deklaratat e Austrisë, Italisë, Greqisë… dhe i dukej se Deklaratës sonë i mungonte ajo flakë entuziazmi.
I.Qemali e kishte bindur se,” dhe ashtu si është hartuar, e mirë që shmangte kundërshtime e pastaj, ftohje të disave”. Në letërkëmbimet që kanë patur, rrihnin të tilla mendime: “Shqipëria i përballoi rreziqet e moteve. U be një gjysme Shqipëri. Nuk u bë dot Shqipëria e plotë. Shqiptari mbeti shqiptar ne gjak, në gjuhë, në zakone e në vese. Mbetej për t’u forcuar ndjenja kombëtare. “Dobiçet e kombit” (shprehje e Volterit kjo), kështu quanin ata që s’merakoseshin për fatet e atdheut, ende i ndarë e i përçare në fise e krahina.”(Zbardhur nga një incizim bashkëbisedim me Q.Dilon, se letërkëmbimi është djegur se bashku me bibliotekën e Ilia Dilo Sheperit).
Nga dokumente dhe ngjarjet e tjera të rëndësishme veçojmë:
“Në shtatorin e 1914-s ,Vlora iu shtrua rebeleve, qeverisë që e kryesonte Mustafa Ndroqi .Burrat e mençur të Vlorës gjykuan se duheshin lejuar të hynin në qytet. Të veprohej ndryshe, sa gjak shqiptaresh do të derdhej.
disa rebelet do ta linin Vlorën, do të mërziteshin. Dhe, pa u mbushur muaji, e lanë. Në këto pune plot mend e urtësi, peshonte shume fjala e Aristidh Rucit.,prandaj mund te dëgjosh edhe sot nga vlonjate të moshuar: “Burrë më të zgjuar Vlora nuk ka patur”.
“Aristidh Ruci ishte shpirti i Epopesë së Vlorës” (gazeta “Patrioti” me rastin e 80-vjetorit të Pavarësisë). Aristidh Rruci qe një prijës se kishte pasonjës nuk kërkoi të vihej ndonjëherë në krye, po populli e desh në krye.
Ishte mik me kokë i shume burrave të njojtur vlonjate. Kush nuk e njihte në Vlorë e në Gjirokastër! Pjesëtar aktiv ne Shpalljen e Pavarësisë. Lufta e Vlorës serish e ngriti. “Organizator dhe shpirt i asaj Epopeje. Punonte brenda në Vlore për kryengritjen. Erdhi çasti të dilte jashtë Vlorës, të bashkohesh me luftëtarët, po i kërkuan të qëndronte atje, brenda në qytet, se atje kishte më shumë nevojë për të.
Sa i respektuar ishte për veprimtarinë e tij gjate luftës, po aq mbeti i respektuar ne popull pas luftës .Nuk pranoi asnjë pozite të lartë, që iu afrua.
4. Asnjë kambanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit.
Fjalë dhimbje gjegjen në kohë mortesh. Asnjë kambanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit në vitin 1950. Atdhetari i madh A.Rruci ikën nga jeta. Zë fill shtegtimi qiellor. Vec njerëzit e tij me dhembje të thellë e pa zë, vajtuan në Sheper.
Shtypi i emigracionit politik shkroi:”Vdiq ne Vlore, me 11 prill 1950, Aristidh Ruci, anëtar i Komitetit Qarkor i Ballit Kombëtar për Vlorën.”
“E kishin burgosur si tregtar. E vetmja kërkesë e tij,”Me çoni tek shokët e mi, të dënuarit politike.” (Gazeta “Flamuri”, maj 1950).
“Rrucajt, shkruan Jani Dilo, ishin të fjalës, të ndershëm dhe burra me të gjithë kuptimin e fjalës. Aristidhi pastaj nuk kishte shok as ne Vlore, as ne Shqipëri, aq ishte i mençur dhe i urte. Do të na shërbenin shume, po t’i kishim deri mbas çlirimit të vendit. Vdekja e tyre është një dacke e për fatin tonë famëkeq”(11 maj 1951) .
Aristidhi, i ndershëm si Aristidhi, “koka”e Vlorës, mendja…,’Pashai i ortodokseve”. (“Patrioti”, Nr. 21, nëntor 1992).