• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nevojat Energjitike Shqiptare dhe Projekti Skavica

June 8, 2022 by s p

Ferzileta Gjika

7 Qershor, 2022, New York

A person taking a selfie

Description automatically generated

Parametrat e HEC Skavice

Sipas informacionit te publikuar ne media, HEC Skavice projektohet ne lartesine mbi nivelin e detit: 443m, lartesia e diges: 147m, siperfaqja e rezervuarit 54km2, volume I rezervuarit 2319 mln m3, fuqia 210 MW, Prodhimi Vjetor: 915 GWH, kosto 510 milione euro, ku perfshihen shpronesimet dhe ndertimi I infrastruktures se nevojshme (120 milione euro). Sipas disa studimeve te meparshme dhe nga IFC, kostot reale jane te pakten dyfish gjate ndertimit dhe te shumefishta gjate jetes se ketij rezervuari. 

Nevojat e vendit per energji

Nga raporti vjetor i Enti Rregullator I Energjise (ERE) per vitin 2020 (ENERGY REGULATOR AUTHORITY, 2021) rezulton se vendi ka nevoje per 7589 GWh energji ne vit dhe rezulton qe prodhimi I supozuar I HEC Skavice nuk perben me shume se 12% te kesaj nevoje. 

Gjate vitit 2020, vendi prodhoi 5313 GWh nga cilat 58% nga KESH dhe 42% nga kompani private. Importi per vitin 2020 ishte 31% e nevojes per energji ose 2276 GWh. (ENERGY REGULATOR AUTHORITY, 2021).

Kjo eshte ne kontradite me fjalet e perdorura ne Memorandumin e Bashkepunimit Ekonomik për Projektet dhe Blerjet, mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së SHBA-vë (Energjise, 2020), sipas te cilit HEC Skavice do te krijoje “pavaresi” te plote nga importi I energjise dhe do ta pozicionoje vendin tone si qender energjie per rajonin (Energjise, 2020) ne kohen kur nese HEC Skavice do te punonte me kapacitet te plote ne vitin 2020, do te plotesonte vetem 40% te importit (dhe vetem 12% te nevojave te vendit sic theksohet me siper). Nese te dhenat ketu I referohen vitit 2020, po te imagjinojme qe ndertimi I kesaj vepre do te zgjase disa vite, gjate te cilave supozohet qe nevoja per energji do te vije ne rritje, kuota qe mund te plotesoje HEC Skavice ne nevojen totale te vendit per energji do te vije ne zvogelim. Po te mendojme zgjatjen e periudhes se thatesires cdo vit e me shume, rrjedhimisht dhe energjia qe do te prodhohet do te vije ne ulje. Ne kete moment ne ekuacion nuk kemi future kostot kolosale social dhe ekonomike te investimit dhe ne popullsi. Kostot e projektit te diges se Skavices ne kete lartesi nuk e justifikojne ekonomikisht projektin prandaj deri tani te gjitha studimet e fizibilitetit e nxirrnin kete dige jo rentabel. Dhe projektet kane rene njera pas tjetres. Vet ish ministri Gjiknuri (Gjiknuri, 2016) e pohon kete te vertete me siper pavaresisht narrativave qe ndryshojne sipas intereseva private te qeveritareve. 

Menyrat e qendrueshme te plotesimit te nevojave per energji

Prej kohesh, Banka Boterore keshillon qeverine shqiptare te diversifikoje burimet energjetike pasi mbeshtetja deri 90% vetem ne hidrocentrale eshte e paqendrueshme per shkak te ndryshimeve klimatike (Ebinger, 2010). E njejta gje, ne progres raportin e publikuar cdo vit, Komisioni Europian perserit qe Shqiperia duhet te diversifikoje sektorin energjetik larg hidrocentraleve dhe te promovoje burime alternative te energjise qe te jene ne perputhje me standardet mjedisore (Commission, 2020). 

12% e nevojes per energji mund te plotesohen fare mire nga HEC-et ekzistuese, ne nje vit te mire hidrik. Nese jo, ka shume alternativa. Si psh: nese totali i energjise qe konsumoi Shqiperia ne vitin 2020 eshte 7589 MGh, 21.48% ose 1632 GWh eshte humbja ne rrjet per kete vit, sa gati prodhimi i dy HEC Skavice. Askush nuk pret qe qeveria te ule ne menyre drastike humbjet ne rrjet, por qe te mos beje asgje, me ulje minimale te kesaj perqindje humbje ne rrjet vjetore, dhe nga ana tjeter te kerkoje te zhduke nga harta kerthizen e Shqiperise, Dibren, kete asnje njeri normal nuk mund ta pranoje. Kjo dhe per vet faktin se cdo vit investohen me miliona euro ne tendera per mirembajtje rrjeti qe te reduktohen humbjet teknike por asgje nuk arrihet.

Potenciali per energji te diellit eshte shume I madh ne vend dhe vet Bechtel ka pervoja boterore ne projekte te gjenerimit te energjise nepermjet diellit dhe eres. Ne qofte se shuma prej 510 milione euro investim fillestar ne HEC Skavice do ti jepej Bechel apo nje kompanie fituese te nje tenderi nderkombetar, do te kishim energji te gjeneruar sipas standarteve aktuale mjedisore, ne perputhje me rekomandimet per investime te qendrueshme, pa sjelle pasoje ne mjedis dhe as ne shoqeri. Por ky investim do te ishte afatgjate dhe do te sherbente per diversifikim te energjise ne Shqiperi, qe aktualisht varet 90% vetem ne hidrocentrale.

Cfare beri qeveria Rama nga koha e ardhjes ne pushtet me 2013 per te ndertuar nje rrjet minimal te shperndarjes ose depozitimi te gazit nga Azebaxhani qe kalon tranzit nepermjet Shqiperise drejt Italise? Pothuajse asgje. Me 15 Nentor 2020, TAP AG perfundoi zbatimin e tij (ERE, 2021) dhe ne dhjetor nisi shperndarjen ne Itali. ERE nxori vendimin nr.97, date 15.06.2020 per kodin e rrjetit te TAP qe mundeson transaksionet te kesaj linje transmetimi gazi. TAP nuk shperndan gaz ne Shqiperi, pasi mungon rrjeti shperndares. Vete ERE thote qe eshte urgjente ndertimi I rrjetit te transmetimit te gazit ne Shqiperi, pasi eshte me pak ndotes, por asgje reale nuk eshte ndertuar, ekzistojne vetem projete. Ne asnje plan vendor te qyteteve nuk ekzistojne planifikime te rrjetit te gazit apo terminale per furnizim. Pra, kemi nje burim energjie me cmim me te lire, me pak ndotes, dhe pa pasoja ne njerez dhe mjedis, por qeveria nuk ka bere asgje por kerkon te ndertoje nje dige te madhe, me pasoja te pallogaritshme ne njerez dhe mjedis dhe me kosto marramendese. 

Studimi I fizibilitetit nga Bechtel jo I besueshem

Gjate firmosjes se kontrates mes Bechtel dhe KESH (Balluku, 2021) per fazen e pare te HEC Skavice, me 05 Korrik 2021, Ministrja Balluku njoftoi kompania Bechtel qe do te kryeje studimin e fizibilitetit, do te “nxjerre” nje “produkt” qe te mjaftoje per te nisur fazen e dyte. Qe do te thote, nga Korriku 2021 deri ne nentor 2022, Bechtel do te dorezoje ne ministri nje studim ndikimi social dhe mjedisor, I cili me siguri, perkunder studimeve te deritanishme, do te thote qe projekti eshte I justifikuar prandaj duhet vazhduar me kontraten per ndertimin e diges, kuptohet me Bechtel, dhe jo nepermjet nje gare nderkombetare. Afermendsh korporata Bechtel qe ka firmosur nje kontrate e ka ne dore plotesisht te kryeje te gjitha studimet qe ta cojne ate ne nenshkrimin e nje tjetre kontrate, dhe pse ne kundershtim me te gjithe standardet dhe rekomandimet e organizmave nderkombetare sa I perket fushes se energjise ne vend dhe vet Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise. Dhe ne kundershtim me vete vullnetin e banoreve dhe llogjiken e shendoshe ekonimike.

Sipas Bankwatch, nje organizem qe merret me investimet ne Ballkan, “në korrik 2021, në dukje pa asnjë procedurë tenderimi, u nënshkrua një kontratë paraprake me.gjigantin e ndërtimit Bechtel për të kryer një hetim teknik, për të ndërtuar rrugë hyrëse për ndërtim dhe të kryejë një vlerësim të ndikimit mjedisor dhe social për projektin. Bechtel ka fituar famë në rajoni për përfshirjen e tij në një sërë projektesh të pasuksesshme dhe/ose me çmime të larta, që zakonisht jepen pa procese tenderimi. Kjo ngre shqetësime si për vlerën për paratë te projektit ashtu edhe për kuptimin e vlerësimit të ardhshëm të ndikimit në mjedis. Nëse marrëveshjet për projektin jane tashmë te kopsitur pas dyerve të mbyllura, atëherë dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis do te jape përgjigjen “e drejtë”, pavarësisht nga gjetjet e saj “reale” (Bankwatch, 2022).

Referencat

Balluku, B. (2021). HEC Skavica, nënshkruhet kontrata e fazës 1 mes KESH dhe Bechtel. Retrieved Jun 2022, from https://www.infrastruktura.gov.al/hec-skavica-nenshkruhet-kontrata-e-fazes-1-mes-kesh-dhe-bechtel/

Bankwatch. (2022). Learn more: bankwatch.org. Retrieved Jun 2022, from https://euagenda.eu/publications/flagships-or-red-flags-risks-of-proposed-flagship-infrastructure-projects-under-the-economic-and-investment-plan-for-the-western-balkans

Energjise, M. e. (2020). Balluku nënshkruan me kompaninë amerikane Bechtel, Memorandumin e Bashkëpunimit për HEC Skavica. Facebook. Retrieved June 2022, from https://www.infrastruktura.gov.al/en/balluku-nenshkruan-me-kompanine-amerikane-bechtel-memorandumin-e-bashkepunimit-per-hec-skavica/

ENERGY REGULATOR AUTHORITY. (2021). The Situation of the Power Sector and. Annual Report, Tirana. Retrieved June 2022, from https://ere.gov.al/images/files/2021/08/23/Annual%20report%202020.pdf

Gjiknuri, D. (2016). Ministri Gjiknuri: Po spekulohet qëllimisht mbi Skavicën. Retrieved June 2022 2022, from https://www.infrastruktura.gov.al/en/ministri-gjiknuri-po-spekulohet-qellimisht-mbi-skavicen/

Filed Under: Politike Tagged With: Firzileta Gjika

Vetem te bashkuar mund te ndalojme Skavicen

January 26, 2022 by s p

Ferzileta Gjika/

Po bëj një përpjekje modeste për të folur në emër të dibranëve me shpresën për të rritur ndërgjegjësimin se ndërtimi i Digës së Skavicës nuk është thjesht nocion i sakrificës së njerëzve për zhvillimin kombëtar, por paraqet dilemën për komunitetet lokale të Dibrës qe nuk jane konsideruar ne vendimarrje ne lidhje me projektin famekeq te Skavices. 

Sipas Komisionit Botëror për Digat (WCD, 2000: 1-2), “konfliktet mbi digat janë më shumë se konfliktet për ujin. Ato janë konflikte mbi zhvillimin njerëzor dhe vetë jetën.”

Janë mbi 35 fshatra që do të mbulohen me ujë, dhe mbi 60,000 persona të prekur nga diga e Skavicës do të shpërngulen. Ankesat e tyre shpërfillen dhe protestat e tyre thjesht njihen si grupe të vogla që shkaktojnë trazira politike. Miratimi i një dige të madhe si ajo e Skavicës, pa marrë parasysh zërat e banorëve autoktonë, reflekton idenë se qeveria e zotëron këtë pasuri kombëtare pasi qeveria është ajo që ka për detyrë ta konsiderojë me krenari këtë si një fitore. Kjo ka një ndikim indirekt në atë që qeveria mund të pretendojë kontroll mbi pasuritë kulturore, historike, identitetin e nje rajoni në emër të shumicës. Zhvendosja e detyruar si dhe shpronësimi në rastin e ndërtimit të digave dalin si justifikim për të mirën e përbashkët. Edhe pse ka shumë mënyra të tjera për të marrë energji duke përdorur energjinë diellore, apo energjinë e erës, ndërtimi i digave të mëdha spikat si mekanizmi më me kosto efektive në programin e qeverisë. Ndërtimi i digës së Skavicës nuk ka një vlerësim të qartë për rezultatet mjedisore, e lëre më pasojat socio-kulturore. Për banorët vendas të Dibrës, jeta e të cilëve është jashtëzakonisht e lidhur me tokën, ujin dhe burimet natyrore, zhvendosja e detyruar është më e madhe se humbja e aseteve financiare, si traditat, historia, kultura dhe identiteti i tyre. Fatkeqësisht, komunitetet lokale të prekura janë gjobitur për të ndërprerë fuqinë për të protestuar. Historitë e ankesave të tyre mbahen të pashfaqura nga mediat e kontrolluara nga qeveria dhe qe nuk ia vlen t’i kushtohet vëmendje.

Diga e Skavicës shquhet si një nga konfliktet famëkeqe mes qeverisë shqiptare dhe banorëve vendas të Dibrës, për trajtimin e padrejtë të komuniteteve të prekura dhe për të krijuar dëme të pakthyeshme mjedisore. Ndikimet që rezultojnë përfshijnë shkatërrimin e të gjithë Dibrës si rajon dhe heqjen e Dibres nga harta e Shqipërisë, duke shkatërruar kështu të gjithë komunitetin dibran, dhe identitetin e tij.  Zëri i komunitetit nuk është dëgjuar, dhe as qe jane permendur se eksistojne ne planet e Skavices. Per ironi qeveritaret kane permendur komunitetin e Kukesit qe kane marre leje, dhe kane rene dakord per ndertimin e Skavices, duke injoruar eksistencen e 34 fshatrave te Dibres qe do te fundosen nen uje.  Ju bej thirrje jo vetem komunitetit te Dibres por te gjithe shqiptareve qe te ndalojne ndertimin e hidrocentralit te Skavices. Ne nuk duam t’i zëvendësojmë shtëpitë tona me digën e Skavicës. Nëse humbim Dibrën dhe humbim një pjesë të Shqipërisë, përgjithmonë. Kjo tokë është shtëpia jonë, kultura jonë, historia jonë identiteti ynë. Kjo tokë ruan mjedisin natyror, speciet e ndryshme dhe pyjet. Të parët tanë janë kujdesur mirë për të dhe ne do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Sot duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të luftuar Projektin e Digës së Skavicës në Dibër të Shqipërisë. Ftoj komunitetet lokale, ambientalistët, studiuesit, mbrojtësit e të drejtave të njeriut së bashku me të gjitha organizatat mjedisore kundër projektit të Skavicës. 

Si komunitet i Dibrës, ne bëjmë thirrje që çdo studim i digeve të reja të përfshijë mundësi të shumta për kontributin e publikut, idealisht shumë përpara se të kalojë në procesin zyrtar të rishikimit të qeverisë. Mundësitë e shumta për kontributin publik do t’i lejojnë publikut shqiptar të ekspozojë çdo supozim të gabuar në lidhje me vlerësimet e kërkesës dhe ofertës, si dhe çdo problem tjetër mjedisor dhe ekonomik, qoftë afatshkurtër apo afatgjatë.

Sipas shumë ekspertëve të energjisë së rinovueshme, sistemi i erës dhe diellit jane menyrat me te avancuara si mënyrat më të mira të energjisë së rinovueshme duke ruajtur mjedisin dhe duke shpëtuar lumenjtë dhe tokën tonë.

Mbështetja për një digë si ajo e Skavices duhet refuzuar në mënyrë të konsiderueshme nëse popoulli shqiptar duhet të mbaj vetë barrën e ndërtimit të digave, si tatimpagues për të shlyer kredinë.

Kur zëri i dibranëve nuk është dëgjuar dhe është shuar qëllimisht, ky eshte nje shqetesim kombetar dhe nuk i perket vetem Dibres. Vleresimi dhe konsiderimi i ideve dhe strategjive midis të gjitha organizatave dhe individëve që kontribuojnë në projektin Stop Diga e Skavicës, eshte mjaft rendesishem per vete urgjencen e problemit ne fjale. Këto kompetenca thelbësore kontribuojnë në suksesin e të qenit lider për të bashkuar njerëzit për të njëjtin qëllim për projektin Stop Skavica.

Dibra është në kërkim të një udheheqesi resilient që mirëpret mundësitë për të deleguar dhe gjetur mënyra për t’i përfshirë të gjithë në procesin e vendimmarrjes dhe për të vlerësuar ndryshimin. Udhëheqësit resilient dëgjojnë dhe udhëheqin me compassion dhe intuitë, dhe vlerësojnë qëllimshmërinë në lidhje me aksesin dhe disponueshmërinë për reagime. Drejtuesit proaktivë krijojnë një mjedis të sigurt dhe mbështetës duke nxitur pune krijuese dhe produktive ku dibranët ndihen të motivuar dhe të vlerësuar.

Është detyra jonë si dibranë vendas, të mbrojmë tokën, shtëpinë, historinë, kulturën, identitetin dhe vendin tonë. I ftoj të gjithë drejtuesit intelektualë dibranë të jenë të guximshëm, novatorë, të ofrojnë ndihmë, t’u ofroni kohën atyre në nevojë. Përforcimi i te gjitha lidhjet eksistuese ne planin e mbrojtes se lumit Drin i Zi, dhe krijimi i rrjeteve të reja me organizata të tjera të ngjashme mjedisore, krijimi i një platformë dhe një plani për të ndjekur dhe dokumentuar të gjithë hapat krijon nje domosdoshmeri urgjente. Niveli i ndikimit të komunikimit përcaktohet nga aftësia jonë për ta përdorur atë.

Sfida per ndalimin e Skavicës, ekspozon domosdoshmërinë e zhvillimit të një pune te mirfillte dhe të koordinuar mes të gjithë njerëzve. Gjatë periudhave të tilla te veshtira, është e domosdoshme që organizatat të ofrojnë hapësira të sigurta për të gjithë njerëzit për të diskutuar çështjet që i prekin. Fleksibiliteti dhe komunikimi janë mënyra kyçe për të forcuar qëndrueshmërinë individuale dhe të përbashkët, midis të gjithë anëtarëve dhe midis organizatave. Lidershipi intelektual mund të tregojë një përkushtim të vërtetë ndaj burimit të tij më të mirë – popullit tonë të Dibrës dhe ta dijë se këta njerëz duhet t’u besojnë vendimeve tuaja.

Filed Under: Kronike Tagged With: Firzileta Gjika

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT