• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Khan dhe Paglia fitues të Çmimit të Kosovës për dialog ndërfetar

June 2, 2016 by dgreca

Prishtinë, 2 qershor 2016 –  Konferenca Interfaith Kosovo, ka ndarë sot Çmimin e Kosovës për dialog ndërfetar, për kryetarin e Londrës, Sadik Khan dhe për themeluesin e Komunitetit të Sant’Egidio, Monsignor Vincenzo Paglia. Çmimet në emër të konferencës i ka ndarë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përderisa ka vlerësuar lart angazhimin e tyre për avancimin e dialogut ndërfetar.Ndërsa ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi në fjalimin përmbyllës të konferencës duke falënderuar pjesëmarrësit për kontributin e dhënë ka potencuar se Kosova çdo javë dhe çdo vit duhet të punojë në promovimin e historisë sonë të tolerancës dhe të bashkëjetesës, si një kontribut universal.

Ministri Selimi është shprehur se “konferenca ndërfetare sivjet ka thyer çdo rekord për nga numri i pjesëmarrësve, por edhe nga përmbajtja e pasur. Me ndihmë të shteteve partnere dhe organizatave ekumenike, Kosova po bëhet lidere e promovimit të dialogut ndërfetar, edhe pse veprojmë nga pikëpamja e fuqishme dhe e palëkundur e një shteti sekular me orientim evropian”.

Ndërkaq, në pamundësi për të pranuar çmimin drejtpërdrejt, kryetari i Londrës Sadik Khan përmes një telegrami ka falënderuar për ndarjen e çmimit dhe ka vlerësuar se kjo konferencë është tregues se Republika e Kosovës mund të përdoret si shembull nga të tjerët në këtë drejtim.

“Jam i lumtur që Interfaith Kosovo më ka nderuar me Çmimin e Kosovës për Dialog Ndërfetar. Kjo është një dëshmi se Kosova ka bërë progres aq të madh saqë tani mund të përdorë eksperiencën e vet të tolerancës për të ofruar solucione për situatat pas konfliktuoze në mbarë botën. Faleminderit shumë Kosovës për këtë mirënjohje dhe shumë shpejt do ta vizitoj edhe vendin tuaj”, thuhet në telegramin e kryetarit Khan.Kurse në emër të Monsignor Vincenzo Paglia, Çmimin e Kosovës për dialog ndërfetar e ka pranuar Alberto Quattrucci, Sekretar i Përgjithshëm i Komunitetit të Sant’Egidio.

Para të pranishmëve ai ka thënë se “Kosova është më shumë Evropë se Brukseli. Në Bruksel ka shumë homogjeni, kurse në Kosovë ka shume diversitet dhe Evropa është diversitet”.

Më tej duke e vlerësuar me peshë dhe përmbajtjesor çmimin e dhënë për Monsignor Vincenzo Paglia, Quattrucci ka theksuar se “ai është një mik shumë i mirë i Kosovës sikurse edhe shumë të tjerë këtu”. Përderisa ka kujtuar vizitën e parë të tij në vitet ’90 në Kosovë, Quattrucci është shprehur se qëllimi i ardhjes, në emër të komunitetit ishte ofrimi i ndihmës për popullin e Kosovës dhe shmangia e konfliktit.

“Në emër të Komunitetit të Sant’Egidio u munduam të ndihmonim për të shmangur çdo mundësi që kishte të bënte me luftën, mirëpo fatkeqësisht nuk patëm sukses. Por, gjatë luftës ne ishim shumë afër Kosovës sikur deri më tash dhe do të vazhdojmë të jemi miq të mirë”. Konferenca ndërkombëtare ndërfetare e edicionit të pestë Interafaith Kosovo, me temë “Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftimin e ekstremizmit”, në të cilën kanë marrë pjesë mëshumë së 300 pjesëmarrës nga 50 shtete të ndryshme përfundoi punimet sot.  Në dy panele të ndara temë diskutimi ka qenë sigurimi i barazisë në mediet online dhe rastet e studimeve ndërfetare rajonale dhe zgjidhjet.

Këtë vit Interfaith Kosovo është organizuar nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe është përkrahur nga Ministria e  Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Ambasada Amerikane, Ambasada Kanadeze, Ambasada Norvegjeze si dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Mbështetje këtij aktiviteti i kanë dhënë edhe: Instituti Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar dhe Tony Blair Faith Foundation.

Filed Under: Kronike Tagged With: fitues të Çmimit të Kosovës, Khan dhe Paglia, për dialog ndërfetar

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT