• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fituesi Macron: Do t’i luftoj ndarjet që sfidojnë Francën

May 8, 2017 by dgreca

1 MacronPresidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron, me bashkëshorten e tij, Brigitte Trogneux. Paris, 7 maj 2017./Presidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do të shërbejë me përulësi, me forcë dhe duke u qëndruar besnik parimeve të Republikës për “liri, barazi dhe vëllazëri”.

Macron mundi të dielën, në rrethin e dytë të zgjedhjeve, rivalen nga ekstremi i djathtë, Marine Le Pen.

Me të gjitha votat e numëruara, kandidati i qendrës fitoi 66.06% të tyre, ndërsa Le Pen 33.94%.

Macron, 39 vjeç, presidenti më i ri i Francës, u zotua se do të forcojë marrëdhëniet e vendit të tij me Evropën.

Ai iu adresua mijëra mbështetësve para Muzeut Louvre në Paris, duke dalë në skenë me himnin e Bashkimit Evropian.

“Do të bëj gjithçka që mundem gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, në mënyrë që askush të mos ketë më arsye për të votuar për ekstremet”, tha Macron, duke iu referuar atyre që kanë votuar Le Penin.

“Nuk do të dorëzohemi para frikës dhe ndarjeve. Do t’i luftoj ndarjet që sfidojnë Francën”, tha ai.

Mbështetësit e Macronit festojnë fitoren e tij.

Mbështetësit e Macronit festojnë fitoren e tij.

Macron tha se është e rëndësishme të ndërtojë edhe shumicën parlamentare, për të kryer ndryshimet shumë të nevojshme për Francën.

“Detyra jonë është e madhe. Do të na kërkojë të ndërtojmë, prej nesër e tutje, një shumicë të vërtetë, një shumicë të fuqishme”, tha Macron, i cili duhet të përqendrohet në sigurimin e shumicës në Dhomën e Ulët të Parlamentit, në zgjedhjet e qershorit.

Dy sondazhe të opinionit, të publikuara pas fitores së tij, treguan se lëvizja e tij “Përpara” do të dala e para në zgjedhjet për legjislativin, të cilat do të mbahen më 11 dhe 18 qershor.

Macron është liberal, pro biznesit dhe mbështetës i fuqishëm i Bashkimit Evropian, ndërsa Marine Le Pen ishte kundër migracionit dhe donte që Franca të largohej nga BE-ja dhe të braktiste monedhën euro.

Euro u rrit në vlerë pas fitores së bindshme të Macronit, duke arritur në 1.1023 dollarë në tregtinë në Azi, që është vlera më e lartë në gjashtë muaj.

Tregjet në Tokio dhe në SHBA u rritën po ashtu, ndërsa shumica në Evropë të hënën janë të mbyllura për shkak të një feste më 8 maj.

“I lumtur që Franca ka zgjedhur të ardhmen evropiane”, shkroi në Twitter presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se fitorja e Macronit është “fitore për një Evropë të fuqishme dhe të bashkuar”.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, uroi po ashtu presidentin e zgjedhur të Francës për, siç tha, fitoren e madhe.Macron pritet të bëjë betimin më 14 maj. Gushtin e kaluar, ai ka lënë Qeverinë socialiste të presidentit Francois Hollande, ku ka shërbyer si ministër, për të formuar lëvizjen e tij “Përpara”, për të cilën thotë se nuk është as e djathtë, as e majtë.

***

Macron, president i ri i Francës: Një faqe e re e historisë sonë është hapur/

Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron bindshëm ka fituar në zgjedhjet presidenciale në Francë, thonë rezultatet e projeksioneve të publikuara.

Macron ka mposhtur kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, duke fituar 65.5 për qind të votave, ndërkaq Le Pen ka fituar 34.5 për qind të votave në zgjedhjet e 7 majit.

Macron, 39-vjeçar është bërë presidenti më i ri në moshë i Francës.

Ai, po ashtu, do të jetë presidenti i parë i Francës, që nuk vjen nga dy partitë tradicionale, që prej themelimit të republikës moderne më 1958.

Emmanuel Macron i është drejtuar popullit francez, në paraqitjen e tij të parë, pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

Në fjalimin e tij, Macron tha se të dielën është hapur një faqe e re “në historinë tonë të gjatë”.

“Kjo faqe dua të jetë besimi dhe shpresa për Republikën tonë”, tha 39-vjeçari Macron.

Ai theksoi se me gjithë fuqinë e tij, do të shërbejë në emër të qytetarëve të Francës në 5 vjetët e ardhshëm, ndërsa falënderoi të gjithë qytetarët që më 7 maj votuan për të.

Macron u zotua se në Francë do të ketë siguri dhe do të ketë “unitet të kombit” dhe, siç u shpreh, “do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”.

“Do të luftoj me gjithë forcën time kundër ndasive që ne na ndajnë”, theksoi ai.

Macron tha se Franca do të jetë në rreshtin e parë në luftën kundër terrorizmit në vend dhe në arenën ndërkombëtare. Ai u zotua se do të mbrojë interesat e Francës dhe imazhin e shtetit.

Ai falënderoi presidentin Francois Hollande për punën e bërë në 5 vjetët e fundit.

Le Pen pranon humbjen në zgjedhje

Ndërkaq, liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, pak kohë pas përfundimit të zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe i uroi fitoren kundërkandidatit të saj, Emmanuel Macron.

Në paraqitjen para mbështetësve të saj, Le Pen tha se francezët kanë zgjedhur “vazhdimësinë”.

“Francezët sot zgjodhën presidentin e ri dhe me votën e tyre kanë zgjedhur vazhdimësinë. Unë i uroj fitoren dhe sukses, Emmanuel Macronit. Unë i falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe që kanë qëndruar pranë meje gjatë fushatës”, u shpreh Le Pen, duke thënë se do ta vazhdojë betejën politike nga opozita.

Votuesit në Francë të dielën kanë pasur mundësi të zgjedhin në mes të kandidatit të qendrës Emmanuel Macron dhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Projeksionet, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, e nxorën fitues, Emmanuel Macronin.

Projeksioni i realizuar nga Kantar Public One Point-TF1-RTL, thotë se Macron ka fituar 65 për qind të votave, ndërkaq Le Pen ka fituar 34.5 për qind të votave, raporton BBC.

Sipas projeksionit paraprak, të bazuar në numërimin e pjesshëm të votave, tregon se Macron ka fituar zgjedhjet me 66 për qind të votave të fituar, ka thënë projeksioni i Harris Interactive, raporton Reuters.

Presidenti aktual i Francës, Francois Hollande, nëpërmjet një deklarate, tha se fitorja e Macronit në zgjedhjet presidenciale, tregon se shumica e francezëve kanë dëshiruar që të bashkohen rreth “vlerave të Republikës”.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e uroi Emmanuel Macronin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.(RFL)

Filed Under: Politike Tagged With: fituesi i zgjedhjeve, Macron

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT