• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NAIM FRASHËRI, Mendje e artë e pendë e ndritur

May 27, 2013 by dgreca

Nga Dr. Ali LUSHNJA/*

Të nderuar Zonja e Zotërinj !

Të nderuar Miq dhe Bashkë Kombas!

Së pari, dua të shpreh falënderimet e mia për pjesëmarrjen Tuaj dhe për Kryesinë e Degës së Vatrës Jacksonville për mundësimin dhe  organizimin e kësaj mbrëmje argëtuese. Sot së bashku,  ne kujtojmë  168-vjetorin e lindjes së një prej figurave qëndrore  të letërsisë shqiptare të Rilindjes, poetit të madh të Kombit shqiptar, NAIM FRASHËRI .

Naim Frashëri lindi më 25 Maj 1846 në Frashër të Përmetit .

Mësimet e para i morri nën kujdesin e hoxhës së fshatit në arabisht e turqisht. Naimi filloi të shkruante vjershat e para  që në moshë të vogël. Studimet e shkollës së mesme i morri në Janinë, në gjimnazin ‘’Zosimea‘’ në kohën kur ky qytet ishte pjesë e Mbretërisë Otomane. Në këtë gjimnaz, Ai u njoh me letërsinë, kulturën, filozofinë greke e romake, si dhe ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Frances dhe me iluminizmin Frances .Duke përvehtësuar shumë gjuhë, si: Greqishten e vjetër dhe të re, Latinishten , Frëngjishten, Italishten, Turqishten e Persishten , jo vetëm mori bazat e formimit të Vet, por u bë një njohës i mirë i poezisë Evropiane dhe I asaj të Lindjes .

Pas mbarimit të shkollës së mesme, më 1870, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga sëmundja e tuberkulozit dhe për një klimë më të mirë e të shëndetëshme , u kthye në Shqipëri . Ka punuar në Berat e Sarandë si nënpunës, gjatë viteve 1872 – 1877 . Gjatë kësaj periudhe , ai  njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtutet dhe aspiratat e tij . Naimi njohu gjuhën e bukur , krijimtarinë popullore, shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë dhe bukuritë e natyrës shqiptare . Ishte periudha e ngjarjeve të mëdha të kombit tonë, ngjarjet e lëvizjes çlirimtare, e përgatitjes për formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, ku udhëheqës ishte Abdyl Frashëri, vëllai më i madh i Naimit . Naimi ka dhënë kontributin e vet për krijimin e degëve të Lidhjes në Jugë të Shqipërisë, me programet që përgatiteshin për këtë ngjarje të madhe historike për Kombin tonë .

Kur lexon Naimin, mendon Shqipërinë, mendon Atdheun tënd të dashur, mendon popullin e vuajtur nën zgjedhën e pushtuesit Otoman, pushtues i cili kurrë nuk ka dashur zhvillimin e përparimin e vendit tonë, me hapjen e shkollave e mësonjëtoreve të asaj kohe . Hapja e shkollave Shqipe u realizua në saj të përpjekjeve kolosale të Rilindasve tanë: Jeronim Derada, Andon Z. Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda,  Azdreni , Gjergj Fishta, Faik Konica etj …, dhe ndër më të mëdhenjtë e Rilindasve Kombëtarë, ka qënë Naim Frashëri . Vepra e Tij është e gjerë dhe plot dritë, ku në themel të saj, ka Atdhe dashurinë dhe lirinë  . Vepra e tij ka qënë frymëzim dhe udhërëfyes edhe për shkrimtarët, letrarët e poetët e kohës së vet dhe në vazhdim  edhe pas 100 vjetësh, ajo tingëllon aktuale dhe sot . Ajo të frymëzon që me mënçuri e pjekuri të shikosh të kaluarën, të tashmen dhe të mendosh për të ardhmen .

Naimi Frashëri jetoi dhe punoi në shekullin e 19-të . Ky shekull ka qënë vendimtar për historinë e vendit tonë  . Me poemën “ Historia e Skënderbeut “, Naimi  i tregonte popullit se duhet të ndërgjegjësohej dhe të mendonte për një luftë të drejtë duke patur idealin e lirisë . E vërteta e çmuar e Naimit dhe Rilindasve ishte se duke kujtuar Skënderbeun e madh, u jepte të kuptonin bashkëkombasve të largoheshin nga kujtimi i hidhur i pashallarëve rebelë që punonin për interes të tyre dhe të pushtuesit Osman .

Naimi duke vënë në themel të artit të tij Atdheun dhe lirinë, krijoi dimensione të reja të poezisë  sonë . Kjo poezi ka qënë frymëzim i madh për popullin shqiptar . E si të mos enthuziasmohesh e krenohesh kur lexon poemën:

“ BAGËTI E BUJQËSI “

Ti,Shqipëri, më jep nder , më jep emrin shqipëtar,

Zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.

Shqipëri, o mema ime, ndonse jam i mërguar.

Dashurinë tënde kurrë zemra s’e ka harruar .

 

Janë këto vargje që më kanë emocionuar, që kur kam qënë i vogël, rreth moshës 5-6 vjeç dhe kur akoma nuk kisha mbushur moshën për të filluar shkollën fillore, por që prindët e mij të dashur më mbanin në prehërin e tyre, më përkëdhelnin e më recitonin vjershat e Naimit .

Të shkruash për Naimin  e të flasësh për Atë, duhen ditë e netë të tëra, por dua të theksoj se Atij i përkasin shumë ndere, por nderi më i madh është se Naimi është themeluesi i gjuhës letrare shqipe, mësues i madh për miliona e miliona shqiptarë .

Librat e tij kryesorë , si:

“ Historia e Skënderbeut,

“  Bagëti e Bujqësia “,

“ Lulet e Verës “, etj. u bënë një pasuri e madhe e kombit dhe frymëzim në vitet e luftrave të mëdha, që nga Lidhja e Prizrenit e deri në shpalljen e pavarësisë , e në vazhdim .

Një popullaritet të madh morri poeti edhe pse nuk kishte as gazeta e as botime dhe as institucione kulturore . Kjo tregonte forcën e madhe të artit kur ky vihet në shërbim të popullit e të Kombit  .

Ja si shprehej shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare në librin Naim Frashëri  ( Poezi, botuar me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 1878 – 1978 ) .  “ Prania e tij ndihej kudo . Të shpërndarë nëpër pllaja e lugina faqeve  të maleve e nëpër fusha, midis territ të robërisë dhe mjerimit ekonomik, shqipëtarët, bujq, zanatçinj, barinj e nënpunës e dinin se atje larg në Stamboll, në qëndër të Perandorisë Otomane , midis institucioneve e monumenteve të saj të zymta , jetonte Naim Frashëri, tempulli i fjalës shqipe, fener që dërgonte sinjalet e tij në atë fund shekulli robërie  e në atë fillim shekulli lirie .”

Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë .  Ai ka bërë një punë të pa lodhur për çështjen kombëtare duke punuar me gjithë forcat dhe talentin e Tij , për ngritjen e shkollës shqipe, hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu dhe botoi vazhdimisht duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë tonë .

Disa nga botimet e tij janë:

-Më 1886 botoi veprat:

‘’Bagëti e Bujqësi “,

“ Vjersha për mësonjëtoret e para “,

“ Histori e përgjithshme “,

poemën greqisht “ Dëshira e vërtetë e shqiptarëve “, “ Ekëndimit të çunave këndonjëtorja “ .

-Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht

“ Tehajylat “ ( ëndërrimet },

-Më 1888 botoi “ Dituritë “ ,

-Më 1890 “ Lulet e verës “,

-Më 1894 “ Parajsa dhe fjala fluturake”,

-Më 1898 “ Historia e Skënderbeut “ dhe “ Qerbelanë “ dhe

-Më 1889 “ Historia e Shqipërisë “ .

Sëmundja dhe lodhja e madhe ja keqësuan shëndetin , zemra e Tij pushoi së rrahuri më 20 Tetor 1900, në moshën 54 – vjeçare, i zhuritur nga malli për Atdheun dhe me brengën që s’e pa dot të lirë .

Naimi vdiq , por vepra e tij ka ngritur peshë zemrat e shqiptarëve  kudo që janë, duke patur një ndikim të fuqishëm edhe në ditët tona .

Respekt, dashuri e mirënjohje  poetit të madh të Rilindjes  Kombëtare Shqiptare , Naim Frashërit  .

Së fundi, dua të falënderoj këtë vend të bekuar, Amerikën, që ndër shekuj ka qënë dhe është mbështetje e fuqishme e Shqiptarëve. Kujtojmë gjithashtu shoqërinë gjithë-shqiptare Vatra e cila ka qënë është dhe do të jetë mbrojtëse e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve.

Qofshin shqiptarët gjithmonë të bashkuar, kudo që ndodhen !

*Fjalimi i mbajtur nga Doktori i Shkencave Mjekësore Ali Lushnja,Doktori i Shkencave Mjekësore me 25 Maj 2013 ne Jacksonville, organizuar nga dega e Federates Panshqiptare te Amerikes Jacksonville.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: 25 Maj 2013, Ali Lushnja, fjalim per Naim Frasherin, Jacksonville, ne veprimtarine e Deges se Vatres

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT